Sot drama e brendshme e Saliut shkoi deri në vetëvrasje, po e mundon “Hija e Bankos”

21 Prill 2016, 21:12Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Berisha iu kërkon atyre që ka vjedhur që të armatosen për të siguruar gjënë e vjedhjedhur prej tij. (!)

Ka bërë shkelje të madhe: ka shkelur ligjin 222 të kodit penal më atë thirrje, me dënim deri në 10 vjet burgim

Po Rama?

Ky është rasti që të provojmë: E do apo nuk e do Reformën në Drejtësi kryeministri shqiptar?

Dyshimet e ndërkombëtarëve janë që nuk e do këtë reforme Rama. Prandaj s’e fut në Parlament.

Por, a do ta hapë procedurën për arrestimin e Berishës nën akuzën e nenit 222 të Kodit Penal?

Ta shohim ! Por ka dyshime edhe për këtë.

Pyetja është kjo:

Vjedhja më e madhe është bërë në Albpetrol. Naftë e grabitur në mënyrë banditeske.Pse nuk akuzon Saliu për këtë? Se ka Koçon kundrejt Rames dhe kërkon të neutralizojë Ramen më Koçon.

Rama…ose me shqiptarët ose me Koçon dhe Saliun!

Në je në dyzim dil nga ky qerthul…se nuk ka shpresë as Saliu as Koçoja.

Dil dhe nis akuzën kundër Saliut, në të kundërt je bashkëpunëtor me vjedhësit që kërkojnë të mbrojne gjënë e vjedhur duke armatosur të vjedhurit. Kjo është kohë guximi dhe jo frike.

Si mund te ketë frikë një kryeministër që ka mbështetje absolute nga politika amerikane?

Nuk ka më kohë, shqiptarët kërkojnë europianizimin e tyre. Të gjithë vjedhësit janë trembur, pse po i merr seriozisht ti Rama?

Fute projektligjin e Reformës në Parlament Rama, se është politika amerikane në atë draft!…

Kush do ta votojë kundër? Asnjë. Prandaj nuk futet. Rama!

Ti ende nuk e kupton se po vepron si me Nishan ziun që nuk pranove të vije kandidature të dytë apo të tretë në zgjedhjen e presidentit? Çfarë po kërkon? Mos po kërkon t’i çosh prapë shqiptarët në nje çezëm pa uje?

Tani që Saliu do të bëjë kryengritje për të siguruar vjedhjet e tij dhe të families së tij, ka vetëm një rrugë: futjen urgjente të Reformës në Parlament.

Kjo është prova.

Sali Berisha kërkon të terrorizojë shqiptarët dhe t’i thotë politikës amerikane që unë “hedh Shqipërinë në erë ” nëse më cenoni te vjedhja ime.

Berisha ka krime të shumtë në shpinë dhe po e mudon “Hija e Bankos”. Mos ju duket çudi, sepse hijen e Bankos e shihte vetëm Magbethi.

Rama, mos u bëj palë me ose pa dashje me ata të cilëve iu është shfaqur “Hija e Bankos”.

Ta shohim si do veprojë ky kryeministër pasi ka firmosur me FBI – në amerikane…

22 komente në “Sot drama e brendshme e Saliut shkoi deri në vetëvrasje, po e mundon “Hija e Bankos””

  1. bonbon says:

    O avokat thirri mendjes se mbete duke i mbajtur shpresat tek amerikanet te cilet pervec dollarit nuk kane zot tjeter. Edi Rama eshte nje politikan i rendomte qe ka bere ate qe bejne politikanet e rendomte.Mashtrojne per te marre pushtetin. Mos prit gje as nga amerikanet e as nga Rama. Jemi ne Shqiptaret qe duhet te bejme shtetin per veten tone dhe jo se na e kerkojne te huajt. Duhet te nxjerrim lider qe kane guxim te punojne per kombin e tyre, prokurore e gjykates qe kane guxim te punojne per te bere drejtesi e jo per te shitur sentenca.

    1. e verteta says:

      Nga Amerikanet po e hane Anglezet, dhe ja kane me te futur, e me jo, kolonia republike banane shqiperia.


      Rama se denon, Saliun se te dy kane vjedhur, te dy kane frike nga drejtesia, te dy kane miliona ne bankat e Panamase a Qipros, Te dy jane te lidhur me krimin , te dy palaco qe morren ket vend me qafe.

  2. Peter says:

    Qenit kur i vjen ngordhja shkon dhe permjerr ne dere te xhamise edhe Sali KRIMINELI sot e mbushi kupen dhe shume shpejt do ta shohe veten prapa hekurave.
    Reforma ne drejtesi i duhet popullit shqiptar sa me shpejt. Llalla te shkarkohet dhe Spartak Ngjela te emerohet Prokuror i Pergjithshem dhe ti marre me radhe te gjithe keta bandite si te majte dhe te djathte dhe ti kalbi ne burg.

    1. Vita e Nastes pe Kolkondasi says:

      Ere te keqen Loni tyja, ce re nuk e kupton tia, qe Spartaku bene shakaze? Dashke zotrote ta besh edhe Kryeprokuror. Po sapo ta bec, ke per te bare ti re, qe ai do ta dredh llafne. Bene shakaze, Taku, ere, bene shakaze…

  3. Dora says:

    Ashtu eshte, sic thote Ngjela. Te gjithe po presim Ramen te levize. Rama perdor nje taktike ne situata te tilla fsheh koken si kangurri. Tani eshte momenti te veproje, ne te kundert cka thene deri tani paskan qene pallavra. Le te mos nxitohemi, te shpresojme.

  4. lipf says:

    shume e drejte z ngjela .Kjo qeveri ka mbeshtetjen e mbare popullit,.ska perse te ndjehet e dobet perballe nje pakice anti shqiptare..

  5. miti says:

    Ngjela,
    Jam dakort me ju, por ka dicka qe nuk kuptoj….
    Ku ishit ju ne kohen kur Rama ishte kryetar bashkie? Nese i lejoni vetes te flisni me deduksione per vjedhjet e Saliut (se prova te drejte perdrejta qe Sakiu perfitoi nga ky apo ai kortupsion nuk keni, nese i qyani te tilla mbani te njejtin standart per sa vijon), perse nuk flisni per ato te Rames? !
    Po me deduksion …betonizimin e kryeqytetit mos doni ta trajtoni si problem shijesh dhe jo perfitimi? Dasmen ala ” corleone ” te Rames? Vilen e tije extravagante? Lejet e ndertimit ne fare pak duar? Inertet per ndertimet ne Tirane (me deduksion-te kushtezuara ne momentin e lejes se ndertimit) te kaluara thuajse ne maxhorance ne companine e Metes…etj…etjera…problem shijesh?! Problem shkujdesjeje?!
    Me vjen keq por kam filluar t’a paragjykoje asnjeanesine tuaj.

  6. Lennard says:

    Rama ka shansin te mbese ne Histori ose ndryshe do te kujtohet si spurdhjak i rendomte.Te gjithe shqiptaret e thjeshte duan masa konkrete.Saliu i MARRE e nxorri veten ne shteg.Keputja qafen dhe do te ikin te gjithe zagaret nje nga nje.

  7. Lennard says:

    Rama ka shansin te mbese ne Histori ose ndryshe do te kujtohet si spurdhjak i rendomte.Te gjithe shqiptaret e thjeshte duan masa konkrete.Saliu i MARRE e nxorri veten ne shteg.Keputja qafen dhe do te ikin te gjithe zagaret nje nga nje.Po ja fut kot Moderatore.

  8. emigranti says:

    E thene qarte e shkurt. Sjellja e reformes ne drejtesi ne parlament dhe denoncimi i kryebanditit sali o sot o kurre. Ne se jo as mos shpresojme se ky vend behet. Eshte prove e gjalle e qeverise aktuale ose e shpeton Shqiperine ose me dashje e shtyn ne gremine. Qe shume politikane jane futur deri ne gryke ne llucen e vjedhjes e korupsionit po mbase ka ndonje grup te ndershem dhe e nxitin me insistim kete detyrim ligjor ndaj zgjedhesve te tyre. Se prokurori fle per shtate pale qefe , me kete te sotmen e hap ceshtjen kunder sales pa pas nevoje per kallzim po kush ja din hallin si e ka ,na e thoni te pakten. Llalle hesapi,ndoshte do kete ngrene dhe ai ndonje “luge corbe te prishur ” e tani s’gjen vrime ku te vjelle. C’pret nga mentaliteti fshatar ….se mos vetem ai….

  9. NjeQytetarOptimist says:

    Ke te drejte Ngjela..

  10. spectrum says:

    Avokat problemi me shqiptaret eshte se I kane prallisur keta donkishotet dhe nuk e kane haberin si fuksionon ligji nderkombetar nuk e dine qe SHBA kur thone stop eshte stop nuk marin shembull nga sadami me kompani qe ishin me miliarda dhe u hoqen dhemballet,koha e saliut dhe politikes se 45 ka mbaruar nuk ka shpetim me amerikanet nuk lojra si me maon dhe krushovin loja ka mbaruar do vijojme me bllokime pasurish dhe burg dhe me mbas me zevendesimin e nje elite te re pro perendimore shqiperia ka nderruar kurs dhe kjo nuk ka kthim

  11. sb says:

    Pershendetje avokat,

    mos mbani shpresa tek njerez pa koqe ! Shpresoj qe sdo te jete e larget dita qe te merrni vendiun e Llalle dhalles.

  12. tomsojeri says:

    Sp aartak ,ke folur si spartian dhe te lumt, sepse dikush duhet ti thot gjerat me emrin e vet ! Saliu e ka mbushur kupen ktu e shum koh dhe kurajo e tij per te dal me nje flamur lufte mes shqiptareve esht dobesia e shqiptareve, qe ai ju a perplasi boterisht ne bordellon ku mblidhen perfaqsusit e saj ! Mos presim te na thot akoma Izet Haxhia ???Nuk di cfar do shofim ma, por kjo ndodhi do tregoj cfar na pret ,kjo ndodhi do cjerr ter maskat e elites qe ka zen pushtetin ! Le te shofim pra kush na udheheq,le te shohim pra se deri ku ajo qe quhet DREJTESI i ka duart te zhyura deri ne krah me padrejtesin krimin e tradhtin !Le te shohim pra kurajon e sheikeve qe lumterojn me gjak shqiptaresh sa e duan Shqiperin dhe shqiptaret, perndryshe “O DJEM REMBENI ARMET JA VDEKJE JA LIRI “se ma keq ska ku shkon ! Perndryshe gjeni nje prijes or shqiptar, te shpetoni Atdheun, se heshtja kesaj radhe do ju kushtoj akoma me shtrej,t nga cpo paguani !Mos prisni tju shpetojn ata qe 30 vjet, e te mos them perjetesisht mbyllen syt me fatet e shqiptareve Mekatari ,krimineli dhe tradhtari i kombit hapi gropen e tij nese kan ngelur patriot ne kte vend !!

  13. MeteH says:

    Z.Ngjela,ju lumt.SB e ka mbushur kupen me kohe,por çudia qendron te Rama pse nuk vepron.Dhe dihet nuk do Meta,pasi ky eshte me i rrezikshem se Saliu,te ha qete-qete.Dhe e ka kapur Ramen keq,se po iku ai-bie Qeveria.Reforma ne drejtesi mund te kaloi me REFERENDUM,pasi Beririshizmi nuk e voton kurre.Kjo eshte taktika e SB sipas parimit “…Mbrojtja me e mire eshte Sulmi..”Dhe ka 3 vjet qe po sulmon rrufeshem duke e tulatur qeverin e mbushur me adoleshent qe kan frike nga hija e tyre.Ky eshte rasti arte qe te veproi Rama dhe do provohet Meta e K/prekurori ne hije,burr-koti…!

  14. La says:

    Ngjela minister i drejtesise

  15. perkthyesi says:

    I cuditeshem eshte fakti se sa nuk ka post, avokati flet mire e bukur, por, ju ftoj te ktheni kujtesen me 1997. Atehere me sa mbaj mend ka qene Minister i Drejtesise, ku u betua se fajtoret do ti dergonte prapa hekurave! Ne te vertete asgje nuk beri! Pse i duhet besuar serish? Politikanet tane jane te pa maturuar! Kesaj une nuk i heq asnje presje!

  16. gert bashaj says:

    ky vend eshte bere si nje cmendine, ku cmenduria fillon nga kryet e zbret deri ne baze. analiza eshte e kote

  17. Mokja says:

    Taku je i pa perseritsh ne menyren se si e arsyeton problemin pra je ‘ 1’

  18. Leo says:

    Ik taku se ke pjerdhur bashke me skizofrenin dhe me keto komentuesit socialists komunist

  19. Arturi says:

    REFORMA NE DREJTESI do te behet, do apo nuk do Sali komiku!
    Pas REFORMES NE DREJTESI, do fillojne gjygjet “me duar te pastra”, nga grupi i prokuroreve dhe gjykatesve shqiptaro-amerikane!
    Njekohesisht do te hapen dhe negociatat per ne BE!
    ? ? ?

  20. Sheshim dheu says:

    Sa vjet burg do ti avokAt kari kur the 13000 te vdekur nuk jane gje?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje