Pas armatosjes Berisha fton për revolucion demokratik

21 Prill 2016, 19:21Politika TEMA

Pas deklaratës së fortë të lëshuar në orët e paradites gjatë punimeve në seancë plenare në Kuvend, ku ftonte qytetarët që “të armatosen për t’u mbrojtur nga qeveria”, pasdite Sali Berisha bëri thirrje “për revolucion paqësor”.

“Ftoj qytetarët në një revolucion demokratik dhe me mjete paqësore t’i hedhim sa më parë aty ku e meritojnë, në koshin e plehrave të historisë”, tha ai.

Ish-kryeministri ka një tjetër version nga ai i paraqitur nga kryeministri Edi Rama në seancë plenare, i cili tha se policia arrestoi Emiljano Shullazin dhe më pas kërkoi nxjerrjen e urdhër-arrestit nga ana e Prokurorisë.

“Nuk mund të bintë Prokuroria në kurthet e Edi Ramës. Në fakt Rama ra në kurthin e Prokurorisë dhe shërbimeve të tjera”, u shpreh ai.

Berisha i ka kërkuar Prokurorisë që të sekuestrojë tabulatet telefonike të Emiljano Shullazit dhe ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, për të provuar, sipas tij, lidhjen mes tyre.

3 komente në “Pas armatosjes Berisha fton për revolucion demokratik”

  1. manuel vila says:

    ESHTE GJIGAND MOS TE JETE KY NJERI KOMUNISTET NA SHKELIN ME KEMBE RROFSH SA TE DUASH VETE O GJIGAND KY ESHTE URIMI IM NE EMER TE QYTETAREVE TE VETEDISHEM !!!!

  2. Luani usa says:

    Sali Berisha : Qytetaret te armatosen kunder reformes ne drejtesi dhe Byroja Kombetare e Hetimit..!

  3. Taras Bulba says:

    Na rrofsh trapin ti Manuel bashke me kriminelinSali

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje