Ndaj thirrjes së Berishës që shqiptarët të rrëmbejnë armët, ka reaguar edhe deputeti Blushi.
Ai e ka cilësuar fatale këtë thirrje.
“S’kam replikë me njeri se s’më ka përmendur njeri falë Zotit, por ndiehem i kërcënuar nga ajo që bëtë sot.
U bë këtu një deklaratë që nuk mund ta pranoj. Këtë nuk e tha një njeri dosido në rrugë, e tha një ish President, një ish Kryeministër, një personalitet i mirë apo i keq në Shqipëri dhe tha ‘merrni armët kundër kësaj qeverie’.
Unë kam shumë arsye për të qenë kundër kësaj qeverie dhe ju e dini. Po ti thuash shqiptarëve merrni armët për tu mbrojtur është fatale. Këtë nuk e tha një njeri dosido, e tha një njeri që e ka bërë një herë. E ka bërë në vitin 1997 dhe viktimat e atij viti jemi të gjithë ne.
Dua t’ju pyes: Edi Palokën kam 20 vejt që e njof, a do doje ti që ai që shet picën të ketë një pistoletë poshtë picës, po ti Jozefinë tek parukierja, po Ristani kur hipën në taksi? Ti Jozefinë u cove ta rregullosh, se ne ishim këtu unë nuk isha në kafe, se paska thënë ta bëjmë me ligj si në Amerikë armatosjen, nuk tha këtë, por edhe nëse e tha këtë është edhe më keq, në Amerikë po e reduktojnë, dhe s’bëhet ky debat as në Francë as në Angli”, tha Blushi.
situata te jashtezakonshme kerkojne masa te jashtezakonshme. Dhe Shqiperia ndodhet ne nje situate te jashtezakonshme ku fatet e vendit jane marre peng nga nje anarkist dhe kriminel qe ende ben thirrje per gjakderdhje. Ajo parti duhet shpallur e jashteligjshme sepse po punon kunder interesave te qytetareve. Ai person, ne pamundesi te vetvrasjes me tre plumba pas zverku, duhet degdisur diku sa me larg qe te jete e mundur, mundesisht I izoluar nga cdo mundesi kontakti me kete vend!