Harrojini Fan Nolin dhe Faik Konicën, harrojini Mbretin Zog dhe udhëtimet e tij në Vjenë, harrojini Enver Hoxhën dhe veprat e tij kundër kapitalizmit dhe revizionizmit botëror. Harrojeni edhe Sali Berishën, i cili sa herë i kishte punët pisk në vitet ‘90, përpiqej të ndizte konflikt në Kosovë, shante BBC-në, diplomatët amerikanë… Harroni të gjithë. Shqiptarët kanë një yll të ri në skenën e politikës botërore. Një analist e komentues, vrojtues dhe vëzhgues të pashoq të ngjarjeve botërore. Emri i tij: Edi Rama.
Publikisht ai njihet si kryeministër i Republikës së Shqipërisë, por vokacionin e tij kryesor po e zbulon tani tamam: me deklarata për agjenci të lajmeve dhe me intervista për ngjarjet botërore. Pasi punët në Shqipëri ecin mirë, pse të mos merret me politikë botërore zoti piktor? Javën që shkoi Rama qëndroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Para se të shkonte përtej Atlantikut, kryeministri i madh i vendit të vogël duke tundur grushtin e çeliktë kishte paralajmëruar se do të bëhet hataja nëse budallenjtë amerikanë e zgjedhin Donald Trumpin president. Lajmi gjeti vend edhe në faqet e “New York Times” për shkak se një ndërhyrje kaq e drejtpërdrejtë e një politikani të huaj në fushatën elektorale amerikane është e pazakonshme. Sapo aterroi në SHBA, Rama e nxori kokën në CNN. Edhe aty i dha kosës gjerë, tha se fitorja e Trumpit rrezikon paqen në Ballkan, nënvizoi se deklaratat e tij janë frikësuese për botën dhe kërcënuese për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gazetari i CNN-it, Richard Quest, e pa të domosdoshme që me zërin e tij të ngjirur ta frenojë analistin e ngjarjeve botërore, duke ia përkujtuar se janë disa rregulla diplomatike që thonë se politikanët e huaj nuk duhet të përzihen në politikën e brendshme elektorale në SHBA. Kjo vetëm sa e nxiti Ramën edhe më shumë. Ai ishte i bindur se nuk po thoshte asgjë të re, sepse edhe politikanë të tjerë të dynjasë kanë folur kundër Trumpit. Por Rama dështoi të përmendte një shembull kur një president apo kryeministër i një shteti evropian në mënyrë kaq eksplicite dhe të drejtpërdrejtë ka ndërhyrë në fushatën amerikane, siç po bën Rama.
Por përse të mos përzihet zoti piktor në ngjarjet e mëdha të dynjasë? A nuk ishte Shqipëria fanar i komunizmit dhe vatër e luftës kundër kapitalizmit për gati 50 vjet? Përse të mos vazhdohet tani kjo traditë, duke shfrytëzuar përvojën e lavdishme të së kaluarës? Rama ka edhe një arsye: që nga vera e vitit 2014, disa media shqiptare kultivojnë mitin se kancelarja gjermane Angela Merkel e ka emëruar Ramën një lloj emisari të saj për Ballkan. Duket se këtë mit Rama e ka marrë shumë seriozisht, andaj po e zgjeron fushëveprimin e tij edhe në Amerikë.
Pastaj mund të komentojë edhe arsyet e dhunës mes sunitëve dhe shiitëve dhe të tregojë si shembull se dervishët tanë si degë e largët e shiitëve nuk shpërthejnë të tjerët, por veten. Ose Rama mund t’i kthehet sërish fushatës elektorale në Amerikë. Tashmë që e dimë se Donald Trump qenka frikësues, a thua ç’mendon analisti Rama për Ted Cruz, republikanin që ka ambicie presidenciale. Analistë të njëmendtë shohin disa anë pragmatike te Trump, ndërsa Cruz përshkruhet si rreziku i vërtetë.
Ai ka paralajmëruar se do të shkatërrojë gjithçka nga trashëgimia e Barack Obamas. Cruz do të varrosë marrëveshjen me Iranin për atomin, reformën shëndetësore, zyrën e taksave, do të kufizojë punën e agjencisë për mbrojtjen e ambientit. Madje dhe vetë kolegët nga Partia Republikane e quajnë Cruzin «bombahedhës». Ndoshta për këto çështje Rama do të prononcohet në ditët në vijim. Shqiptarët, ndërkaq, që tani mund të ndihen të lumtur që kryeministri i tyre, pasi bëri aq shumë për përparimin e Shqipërisë, po marshon me hapa gjigantë në karrierën e tij të re si analist i çështjeve ndërkombëtare. E pse jo? Piktor, politikan, politolog. Rrugë konsekuente. Ka gjasa që Rama të bëhet komentues i përhershëm në CNN. Çfarë do të bëjnë pa të pasardhësit krenarë të ilirëve dhe pellazgëve?
Para se të davarisë mjegullën rreth Donald Trumpit, Rama është tallur me vende të tjera. Një gazete zvicerane i tha se Shqipëria as që do të jetë shtet model si Zvicra, sepse kjo do të ishte «monotone». Në një gazetë gjermane ai atakoi në mënyrë frontale shumicën e vendeve të BE-së se nuk kanë bërë sa duhet për refugjatët, ndërsa lavdëroi Serbinë dhe Maqedoninë për sjelljen e tyre gjatë krizës së refugjatëve. Analizë gjigante.
Maqedonia dhe Serbia të vetmen meritë që kanë është lejimi i kalimit të refugjatëve nëpër territorin e tyre dhe përfitimi aty ku ishte e mundshme. Sa ndërmarrja e autobusëve në Serbi është bërë e pasur nga kriza e refugjatëve, sa firma e taksive në Maqedoni, sa shitësi i sandviçëve, i ujit mineral, sa moteli i pistë ka fituar para. Këto janë meritat e Serbisë dhe të Maqedonisë. Ndërsa gati mbarë Evropa e quan kryetarin turk Rexhep Taip Erdoan shantazhues të Evropës me refugjatë, Rama ka një mendim krejt tjetër: «Nuk besoj se Turqia po e shantazhon dikë. Ajo po reagon kundër BE-së, e cila një kohë të gjatë është sjellë e rezervuar ndaj saj, e frikësuar dhe pa strategji të qartë. Nëse tani Ankaraja tregon njëfarë krenarie, kjo është e natyrshme». Krenaria e Erdoanit po shihet: jo vetëm që terrorizon gazetarët në vendin e tij, por ka filluar edhe një fushatë për frikësimin e humoristëve në Gjermani.
E si do të ishte sikur kryeministri i Shqipërisë të fliste seriozisht për zhvillimet dramatike në Maqedoni? Fundja, kemi atje mbi gjysmë milioni shqiptarë dhe një qeveri që shtypi gjerman po e quan “kriminale”. Si do të ishte sikur Tirana të hapte një konsullatë në Preshevë për të qenë më afër pakicës shqiptare në Serbi, e cila diskriminohet pandërprerë? Si do të ishte sikur të kishte një konsullatë në Strugë? Këto janë pyetje dhe çështje serioze, me të cilat nuk ka nge të merret Rama. Me rëndësi që Greqia ka konsullata në Gjirokastër dhe në Korçë, me rëndësi që Serbia po kërkon prej vitesh hapjen e një konsullate në Shkodër.
Koha Ditore
Ik o Enver merru me Kalifatin e Kosoves e mos na caj menderen shume.
O Enver Rebolli, sa poshte ke rene si shumica 99% e Ju Kosovareve qe jetoni jashte Kosoves, qe jeni Berishjane te pashoq sa harroni mbi nje shekull vuajtje, rrembime, vrasje, perdhunime, vjedhje te Shkaut Serbi, dhe gjen kohe e ben kete shkrim vertete nga zyra e Berishes (baras zyre e Beogradit ne cdo detaj qe ke perdorur). Po Edi Rama mbrojti pikerish Kosoven dhe kosovaret e ofenduar nga Donald Trump mese dy here si perpara elektoratit Republikan apo dhe ne intervista e debate Televizive ku; Thekson me force se eshte kundra asaj qe Amerika dhe NATO i bene Serbise ne 1999, duke e sbrapsur pergjithmone nga trojet shqiptare te Kosoves, e duke i dhene Kosoves lirine qe gezon sot. Meqense UDB-shet jane akoma me shumice si ne Tirane e Prishtine, por edhe ne disapore, te te vije TURP e MARRE qe ben nje shkrim filo-Serb dhe filo-Berisha kundra Edi Rames, qe ka jo pak gabime ne punen e tij (ne nje vend rrumpalle nga rrumpalla Berishja e shoket e tij te “armeve” Nano e Meta, kjo treshe kriminale qe e ka bere Shqiperine keto mbi 2 dekada ne kete derexhe, qe jo Edi Rama se rregullon dot per nje a dy a tre mandate, por dhe Kryeministri me i mire Britanik a Francez a Gjerman nuk e riparon dot ne preiudhe te shpejte kete gjeme qe i ka bere kjo treshe KRIMINALE ne cdo drejtim, Shqiperise, por dhe juve ne trojet shqiptare ne Ballkan e ne Diaspore. Vazhdoni te ushqeheni nga super-nevojtorja shqiptare me e madhe e historise, Sali Berisha, dhe Zoti ju shtofte inatin per te share e ironizuar nje qytetar te vertete qe ne Perendim ka performancen me dinjitoze deri me tani. Doni apo nuk doni Ju zedhenes te se KEQES te paguar pa dyshim nga Projekte a Fondacione a Private te lidhur me kriminelet Berisha me shoke ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mal te Zi, a Diaspore, Edi Rama eshte qyetare (Kreyqytetar me gen familjar me prejardhje nga familje VIP…spo zgjatem ne detaje se nuk ja vlen me…me Ju), qe krahas disa gabimeve ne pune qe nuk jane te niveleve te gabimeve e krimeve bashke te treshes Berisha-Nano-Meta, cfardo krahasimi te bejme duke marre parasyshe LUFTEN penguese me format me Mafioze qe po bejne prej vitesh e vitesh kundra Edi Rames, por me shume keto 3 vite qe Ai eshte Kryeminister. Ti Enver Rebolli s’po di te vleresosh e te shohesh me qarte nivelin dhe minutazhin e pritjes se Edi Rames ne White-House 10 dite me pare, sepse je radhitur perkrah te keqes Shqiptare duke filluar me Berishen e Berishjanet e Nanoistet e Metiste, pa permendur te keqen ne Kosove e Maqedoni e Mal te Zi dhe Disaporen qe jane…, pasi nuk duan Qytetarin por Malokun e Katundarin ne krye te vendit ne cdo pikpamje. Me thoshte nje Politolog Akademik Britanik para 5 viteve se; cfare perqindje ka qytetaria ne drejtimin e vendit dhe elitave tek Ju (per Shqiperine behet fjala kryesisht…) , dhe une qe me keqardhje e hesitim nuk i pergjigjem direkt por me gjysem zeri, “Perseri edhe pse kemi hyre ne shoqerine e Ekonomise se Tregut te Lire, shoqerine Pluraliste, te quajtur shoqeri Demokratike, jemi nen thundren e provincialeve, per numer fryme se pari dhe per gabimin e radhes qe Ne qytetaret (sidomos ne te Kreyqytetit) i lejuam ne Dhjetor 1990 te na perdorin dhe te na mashtrojne ne kete menyre qe po e vuajme prej mbi 2 dekadash, duke na dhunuar intelektualizmin, vjedhur pronen, dhunuar virtytet qytetare, vjedhur gjithcka e vrare ne mase jo me pak se rregjimi Komunist i falimentuar qe ne 1990 ne shumicen e Lindjes. Britaniku i mencur me pas me tha vetem kaq: GABIM FATAL QE S’DO MUND TA RIPARONI KOLLAJ, SEPSE ESHTE NJE E KEQE MIKS ME NOCIONIN BAZE TE ELEMENTEVE: MAFIA+INJORANCE+MENTALITET (mentalitet, e ka fjalen me provincializmin…OK). Kjo besoj se te jep Ty dhe gjitheve si Ty nje pergjigje per te reflektuar e ndare nje here e mire nga e KQEJA me sponsorizim nga Serbia e Sllavizmi ne pergjithesi, pra: Nga Berisha e Berishizmi pike separi me perfaqsuesin me te rrezikshem e kriminal te Serbise nder Ne shqiptaret edhe pse jemi ne 2016…
Shume sakte vella, te lumte Dora per kete koment te sakte.
…bukur fare …te lumte pena dhe mendja….per pergjigjen qe i ke dhene ketij gazetari karagjoz ….!
i ka ik truri
prej kohesh
Shko ore shih ato punet e Kosoves ti druvar dhe mos u merr me Edi Ramen.
Robelli apo Torobelli e ka mbiemrin ky anal-isti?
Se pari mor Torobell, meso gazetarine dhe si shkruhet e zeza mbi te bardhe, qe mos na nxjerresh anal-iza kaq te dobeta, si kjo pacavurja me lart.
Enver Robelli, si ekspert, na ben nje rezyme, per kryeministrin e Shqiperise, duke aluduar me nje dashakeqesi totalisht berishiane, fjalet e zotit Rama.
Po mire more analist leshi, Si te duket ty, fjalia e thene publikisht nga Donald Tramf, se SHBA beri nje gabim trashanik, qe sulmoi Serbine ne vitin 99?, apo mos te ka ardhur edhe ty keq, pse SHBA dhe koalicioni europian, sulmuan agresorin serb, qe dhunoi, vrau dhe zhvendosi mijra shqiptare nga trojet e tyre?.
Cfare deklaroi kryeministri Rama: deklaroi se po u zgjodh Tramf, dite te veshtira do te vine per shqiptaret, kjo sepse ishte vete Tramf, qe e deklaroi kete publikisht.
Kryeministri terthorazi i beri thirrje mijra shqiptaro-amerikaneve, qe te votojne nje zonje, qe e ka treguar me vepra, se eshte nje mike e madhe e shqiptareve dhe po te kete bythe ky analist leshi, le te thote troc, qe familja Klinton, eshte nje mike e shqiptareve, prandaj ju shqiptaro-amerikanet, mos e votoni, por votoni antishqiptarin Tramf.
E di qe ketij robelles sja mban bytha ta thote kete, se do ti duhet pastaj te kerkoje AZIL POLITIK NE SERBI, por mundohet te perqeshe zotin Rama, me nje dashakeqesi qe edhe serbet, sdo te guxonin ta benin.
Enver Robelli, je nje plehre qe se ke shokun.
O veri,
Po ai sikur e argumentoi me qendrimin negativ e perbuzes qe mban Trump ndaj Kosoves, emigranteve dhe myslimaneve!
Prandaj mor ver, kur i thua te gjitha ( berishen po keshtu e ke bere cope!) permende edhe argumentin e Rames per kete ceshtje. Eshte thjeshte ndershmeri gazetari! Jo kaq meskin or zotni!
ik re pirdhu ti megjithe analizen tate e me gjithe ironine tate.
Dhe nqs je Kosovare te them pirdhu dy here. dhe je se kam probleme me Kosovare (perkundrazi), po vetem per faktin se ai ka bere me shume se te gjithe qeveritaret e sotem. Te pakten nje faleminderit se kritikat qe ai beri ndaj Trump-it kishin te benin me temen e Kosoves.
O Enver! Po ti je gjalle mor burre. E di ti cfare ka thene njeri ne Librazhd, per Hilari Klinton? Pu, pu, pu, pu….
S’ke si ta dish, keshtu dhe amerikanet jo vetem nuk dine c’ka ka thane Edi Rama per Donald Trampin, por nuk dine se ka nje shtet qe quhet Shqiperi.
Prandaj, nuk e di pse shqetesoheni dhe vleresoni ju cdo analize te nje politikani nga nje vend i humbur i botes, per te cilin bota nuk e di ne ekziston apo jo.
Plako je me vonese e beme kete analize javen qe shkoi ala ke ura zotrote. Tung
u sulen lehesat e rilindjes. Nje pjese e atyre qe shkruan Robelli qendrojne
Ah moj mirushja e salehut, sa bukur te shkon roli i shoqes Nafije, tunde dybekun moj moter, tunde dhe shkunde mire, se sic thoshte plaku, Nafija e kishte ne soj, gjithe jeten dybekun kane tundur si fis.
Mos harro moj Nafija e salehut, vetem me kete fjali-koment, qe ke bere e ke fituar rracionin e mutit te salehut, per sot, por mos harro neser, duku prap, se ndryshe, mbetesh pa rracionin ditor, se bytha e salehut, eshte varferuar dhe nuk nxjerr me shumice mut, por po bere nje kunderkoment, brenda dites, perfiton ulje cmimi nga salehu.
Gjithe fushata elektrole behet midis Trump dhe Clinton, gjithe te tjeret nuk kan shanset per te fituar kete gare (ne kampet respektive). Per dijenine tuaj, nje personalitet i lart i OKBs doli me nje deklarate direkte kunder Trump. Mos harroni qe kemi te bejme me shetin me politike te jashtme me te forten
Robelli ka te drejte idiote, symbyllur. Edhe nuk merrni vesh nga bota edhe doni te beni komente. Vuani mendjen tuaj dhe mos u qani kurre nga politikanet e zgjedhur prej jush! C’rendesi ka nga eshte Robelli perderisa ai gjykon drejt, sepse Rama (nje fodull shqiptar) ka shkelur etiken nderkombetare.
o ENVER ( emer qe duhet te ndalohet me ligj) na çave trapin me kete shkrim, EDI RAMA nuk beri asgje tjeter, perveçse ju pergjigj pyetjes se gazetarit, ai i kerkoi mendim EDI u pergjigj; tani ku e shikon te keqen ti ketu, EDI te mbrojti ty o trushpelare se TRUMPI eshte kundra te gjitheve atyre si puna jote qe e çon b****n perpjete 10 here diten, prandaj per mua do ZOTI fiton dhe te ta shikojme ate b****n tende se do ta çosh me perpjete apo jo??
Nje analize e deshtuar e Robelit. Jo per te mbrojte Edi Ramen si kryeminister por deklaratat e Trumpit jane mese ofenduese per shqipetaret pa dallim.Nuk eshte vetem kryeministri i jone qe shpreh indinjaten e thelle ndaj Trumpit, kete e kane bere shume zyrtare europiane dhe te amerikes latine. Shembulli me konkret eshte ai i kryeministrit mexican dhene Fax ch. ku edhe u nderpre pasi kryeministri mexican live ja shau nene Trompit duke bertitur, shko e q…. ti dhe muri i yte shkerdhate, ta fusim ne ate mure ne b…
Ik o pallosh se u desh te vinte Rama ne Serbi qe te hidhen perpjete morrat nga koka juaj bosh,dhe hop shume shpejt ja moret doren e kaluat te keqen tani morrat jo vetem kercejne lart,por bejne dhe pordhe nga ato me ere te ndyre,leshoni gojen tuaj pa fre,kot nuk thone se fukarait po ti ferkosh koken i ngrihet rrocka!Ishit mesuar me ate plakushin ju qe eshte dhe dhender serbie,dhe qe e doni aq shume,ai punoi dhe luftoi kunder interesave tuaja gjithe kohen,dhe ju jepni jeten per te,nderkohe qe Rama filloi te jua ngreje kokat lart juve,dhe ju jo qe ta vlersoni por ju e urreni….
shqipKART e presheves dhe te monkeydonkey dun me vujt vet…jan sadomasokist ….ju pelqen dhunimi sllav.
Un per vete me kohe do isha bo VUK ZVETOVIC
dhe natyrisht do kisha si objektiv te vetem ne jete …Masakrimin dhe zhdukjen e cdo gjeje shqipKkkkaaare
Sado qe te ket gabuar zoti Rama me deklaratat kunder kandidatit per President Trap te Shteteve te bashkuara i falet sepse ne rradh te par e ka bere per interes te kombit te vet,dihet historikisht se presidentat Demokrat kan qen gjithmon ne mbeshtetjen e kauzes te kombit Shqiptar
Nuk e di nese ndonje shqiptar tjeter i rruazit tokesor do te shprehej ndryshe per Trapin …kandidatin e ewpublikaneve per president…kur trapi vete na del hapur kunder shqiptareve dhe ne mbeshtetje te serbeve..
Rama …ka qindra te meta e gabime per tu kritikuar por kt Enver per çudi gjen nje nga ato pak gjera te drejta qe Rama arrin te thote ..dhe e kritikon per to.
Ik or rrote ka.i ,se nuk kupton ti nga politika.Meqe thua se je kosovar (shqiptar nuk je ) kujdes se trumpi po te rikthen serbin qe te fut malluten krejt.
Sa per interesat e Kosoves, kunder thenieve te Trumpit, mund te ishin shprehur vete kosovaret meqe e kane nje ambasade ne SHBA. Tashme Kosova eshte shtet i njohur nga vete SHBA. Nuk kishte pse te perzihej Rama kur Kosova e ka nje kryeminister e nje president. Sikur shteti i Kosoves mos te ishte njohur nga SHBA, atehere do te kishte vlere nderhyrja e Rames.
Gazetari duhet te kete kujdes e mos te perdore fjale te huaja pa vend: “Kur Rama aterroi ne Amerike…”. Duhet ditur italishtja qe ta kuptosh se ç’kerkon te thote gazetari. Thjeshte shqip: “Kur Rama zbriti ne Amerike …”. Kete duhet ta kene parasysh te gjithe ata qe punojne ne media.
Era e pordheve te Edi Rames ketyre rilindasve u duket ere parfumi!
Kenaqen me pordhet e tij!
Mos ua prish kete kenaqesi Enver Robelli!
Nuk ka c`i duhet Rames me rivalitetet per zgjedhjet amerikane! Ne zgjedhjet amerikane nuk guxon te nderhyje Merkel,jo nje politikan shqiptar,qe i lepihej ambasadorit amerikan Arvizu,qe t`i kthente bashkine,qe ja vodhen per 10 vota.Amerikes i shkon mendja per Ramen,kur i vjen shurra dhe ka per te nxjerre ca muxhahidine.Rri o kone,se t`a futa n`ate vrime terpome!
Here te tjera nuk kam qene dakort me opinionet e Enver Robellit, por kesaj rradhe i jap 100 per qind te drejte. Asnje presje nuk i hiqet analizes se tij. Dhe ia ka bere shume mire Edi zdapit. I zgjidhi ky problemet ne Shqiperi dhe po i jep mend Amerikes!!! Nuk eshte ne gjendje te beje zap nje Sali Berishe qe e ka vene perpara dhe po na jep mend per Ameriken! Debili.