Zululand/ Alfred Peza: Duhet të zgjidhet urgjent drejtori i RTSH, ka degraduar këto tre vite

20 Prill 2016, 20:45Politika TEMA

Alfred Peza, ish gazetar, sot deputet në Kuvendin e Shqipërisë ka qenë sonte në Zululand për të folur për zgjedhjen e Drejtorit të Radio Televizionit Shqiptar.

Në cilësinë e anëtarit të Komisionit Parlamentar të Medias, Peza i bëri një skaner RTSH deri sot, dhe çfarë ajo duhet të bëjë në vijim, me politikat e drejtorit të ri që do të vihet.

Sipas tij, buxheti i RTSH ka qenë në shifra të majme, ndërsa produkti mediatik lë për të dëshiruar.

“RTSH vitin e kaluar ka pasur 25 miliard lek të ardhura e përkthyer në 25 milion dollar. Ka një kontraditë shumë të thellë mes të ardhurave që ky Tv ka dhe produktit final që prodhon dhe shikueshmërisë për opinionin publik, pasi, vit pas viti pas ‘90-tës torta e shikueshmërisë së RTSH ka ardhur gjithmon duke u rrudhur sa ka zbritur nën 10 % sot” tha Peza.

Por si është drejtuar RTSH në këto 25 vjet dhe kur ka qenë momenti e degradimit të këtij institucioni mediatik publik? Sipas Pezës, ka një keqmenaxhim, dhe ky keqmenaxhim është 25 vjeçar, por ai thotë që “kriza e drejtimit në tre vitet e fundit na detyroi ne si përfaqësues të të mazhorancës për ta ndryshuar këtë ligj”, dhe e kishte fjalën për Martin Lekën.

Megjithëse Peza shprehur optimizëm se një ditë RTSH do i kthehet publikut, Nano tregoi pesimizëm. Në studion e Zululand biseda në fillim u ndal edhe tek politkbërja dhe sa e vështirë është të merresh me politikë në Shqipëri.

Duke folur për jetën e vet parlamentare, Peza tha se ‘të vjetrit’ e Partisë Socialiste janë një aset për PS-në dhe për vetë politikën në tërësi. Por për Berishën a vlen e njëjta gjë, si një ndër më të vjetrit në PD e politikë?

“Jo domosdoshmërisht të gjithë personazhet me kalimin e kohës kanë vetinë e verës në politikë që do të thotë që sa më shumë qëndrojnë aq më mirë bëhen, ka disa prej tyre që kanë vetinë e uthullës që një prej tyre është Sali Berisha”, u shpreh Peza në studion e Zululand.

2 komente në “Zululand/ Alfred Peza: Duhet të zgjidhet urgjent drejtori i RTSH, ka degraduar këto tre vite”

  1. Zapbone says:

    As nuk kam lexuar dhe as kam degjuar gje se cfar ke thene e ke biseduar me Nanon. Dhe me thene te verteten nuk me intereson se e di se cfar niveli mizerabel dhe i pakultivuar je. Pse? Po je mor je, perderisa lejon qe te funksionoje nje jashteqitje te tille kombetare televizive qe nga sabahu ne sabah. Fillon me nevojtoren me te ndyre ne planet me emisionin mirsevjen e ska te mbaruar psikopatia e cmenduria televizive, skenografia e regjia debile. Pse? Se i paafte dhe me mungese kulture je dhe ti o kokrrra e katunarit qe nuk te kan plasaritur vetem buzet po dhe trute. Eshte niveli i juaj pa eshte dhe i televizionit. Une nuk e kuptoj si nuk ka intelektuale tju hedhin ne gjygj, si nuk ka avokate mediatike tju coj ne banken e te akuzuarve jo vetem ty qe je kokrra e antivleres po te gjithe stafin monumental te mediokritetit e halese shqiptare me emrin TVSH. Kur flitet per TVSH njeriu kurre nuk mund te shkruaj normal. I rrofte estetika e kompozimi i shehseve kryeministrit qe harron te kompozoje me te vertetee nje dritare kulture e informacioni si TVSH.

  2. katarakti says:

    Aq te dhjere jeni saqe nje drejtor nuk jeni ne gjendje te emeroni. Pas 3 vitesh ne pushtet!!! 3 ore do t’i duheshin Berishes. Prandaj edhe tani po ju terheq per hunde dhe ju ka vene perpara. Shkoni vrisni veten me mire. Po jo. Se ngelen tenderat pastaj si mos me keq!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje