Ish-kryetarja demokrate e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka sulmuar sot kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, për një opozitë të dobët me reagime të vonuara për situatën politike në vend.
Burime nga grupi parlamentar thanë për 27.al se, Topalli i ka kërkuar Bashës shpjegime lidhur me çështjen e hetimit të CEZ.
“Çfarë ju ka penguar ta kërkoni këtë hetim nëntë muaj më parë? Pse u deshën nëntë muaj që të arrijmë në këtë përfundim se u dashka hetimin për CEZ… Çfarë fshihet pas kësaj heshtje nëntë mujore?”, ka pyetur Jozefina Lulin. Ky i fundit është përgjigjur shkurt dhe prerë: Po mblidhnim fakte.
Një tjetër sulm ku është përqendruar Topalli ishte edhe ai për denoncimin ndaj Shullazit.
Topalli ka pyetur sërish kryetarin Basha pse Berisha denoncon gjithmonë dhe i pari, Shullazin?
Në përgjigje të kësaj pyetje Basha është përgjigjur: “Je e pasaktë! E kemi denoncuar gjithmonë.”
Topalli: “Po, por gjithmonë, pasi e ka denocnuar Berisha.”
“Presupozohet që ti do të jesh kryeministër i ardhshëm dhe duhet t’i dalës për zot qëndrimeve që i takojnë një kryetari partie”, mësohet të ketë thënë Topalli.
Kokat hëngërshi, o zot ,të shpëtojmë prej jush një herë e mirë !
Ky do te behet kryeministri i ardhshem vetem atehere kur ky populll te jete qerruar.Ky te shkoje ne burg dhe ti sekuestrohen te gjitha pasurite e vjedhura.Po pse pak djem nenash ka Shqiperia qe jane te ditur fisnik me taban. Po pse gjithe jeten me keta ndyresira do e shtyjme.Nuk u mjaftuam me 25 vite genjeshtra p[or dashkemi akoma.Derdimeni Luli,Kusari,Sali,kukumjacka Xhozi duhet te fshihen nga kujtesa e Shqipetareve si qenie te neveritshme te pangopur,grykes.
Po ç’të bëjë i shkreti Lul-ush moj Zhelefinë ? Le që atë nuk e pyet kush dhe as e dëgjon kush, por nuk ka as informacione. Se Sakatnishani i Presidencës, Dhallëgjiza i Prokurorisë, Ajazvishua i SHISH-it, Zagarnjori i Gjykatës së Lartë e tërë gjinërat e kuliçërat janë të Sali Kriminelit, i raportojnë vetëm atij dhe i marrin urdhërat vetëm prej tij.
Basha do te behet kryeminister pas 5000 vjetesh
Po largohuni ju figura te uryera se i larguat gjith demokratet dhe ka ngelur gjith ata servil dhe hajdute qe e prishen kete vende sa te jeni ju dhe te dilni ne tv nuk ka per te fituar pd