Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka sfiduar hapur Ambasadën Amerikane në Tiranë, e cila është investuar, si asnjë herë më parë, në luftën kundër korrupsionit elitar në Shqipëri, duke u bllokuar vizat gjyqtarëve, prokurorëve dhe politikanëve me pasuri të dyshimtë.
Teksa kryediplomati amerikan në Tiranë, Donald Lu, në emër të Shtëpisë së Bardhës, ka deklaruar se, lufta kundër korrupsionit në drejtësi, duhet të nisë pikërisht nga hetimi i pasurive të pajustifikuara të gjyqtarëve, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe kryetari Bujar Nishani, mendojnë të kundërtën.
KLD dhe Nishani kanë mundësuar emërimin e Arjan Qafës, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit.
Në datën 31 Mars të 2014, Qafa është kallëzuar në Prokurori nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, për fshehje pasurie dhe deklarim të rremë të pasurisë.
Gjyqtari i dekretuar nga Nishani është kallëzuar asokohe, në cilësinë e ish-Inspektorit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, pra të njeriut, i ngarkuar me ligj, për kontrollin e punës dhe të integritetit të gjyqtarëve.
Për rastin në fjalë, ILDKP njoftoi zyrtarisht KLD dhe Pastrimin e Parave, informon shqiptarja.com.
Kur pritej që, KLD dhe kryetari i saj, Bujar Nishani, të paktën të mbanin një qëndrim distancues ndaj rastit në fjalë, befas Arjan Qafa është promovuar, duke u emëruar gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit.
Sigurisht që nuk ka asnjë vendim gjykate për të rrëzuar apo konfirmuar akuzat e ILDKP mbi Qafën, por nxitimi i Nishanit për ta dekretuar personazhin në fjalë, komprometon vullnetin e shpallur të Presidentit dhe partisë së tij, pro reformës në drejtësi.
Dekretimi shpërfill gjithashtu akuzat e ILDKP, ndërsa është një goditje edhe ndaj embargos amerikane për një numër të caktuar gjyqtarësh.
Nuk ka faj per kete.ku do ta gjej ai nje gjyqtar ne shqiperi qe justifikon pasurine???
Po normal lali presidenti asht kamikaz i PD e PD nuk don reforme se jane te gjithe kamikaze te PD ne gjykata
Drejtësia e vërtetë ka vdekur aty nga vitet 90-të. Hidhuni përpjetë tani që të kërkoni drejtësi. Kërkoni Hasan Zyko Kamberin se ai jua rrëfen ç’kuptim ka drejtësia në kapitalizëm. ‘Kadiut ti rrëfesh paranë, ters e vërtit sherianë, për para sa se shet t’anë, ja di kimenë parasë.’ Dhe kështu ka për të qenë përherë e nga mot.
nishani edvini saliu lulushi lgbt ilir floriri karat 700 mije me nje dore fatmir frymeqelbet gerdeci genc fytyrezgjebe ruli, arben marinar 105 mbrojtja, myqerem anemik arsimtari, ridvan lori kafe devolli, dhe konet e tipit brace, katunar balla, ristan pijaneci kqz, halimi, alibeaj trafikanti dhe me i famshmi kacurelsi me pisqolle ne brez starzimiri keto halera dhe kriminele duhen futur ne parlament dhe aty ti shfarosesh, vetem keshtu mund te shpetoje ky vend.
po ju ka faj nishani se te gjithe jane te perlyer ne shqiperi e gjithe kld funderrinat e shqiperise njerzeit me te koruptuar jane te gjithe anataret e kld me nishan, etj etj i ke pare emerimet qe ka bere ne gjykaten admininistarti Apelin gjyqtare me pike minimale dhe pa anje lloje kriteri se ato me pike me shume i degdise ne gjykatat e rretheve ato qe ju ngrohen cepat kld i mbajten ne Tirane e ne Apel te Tiranes. kjo eshte KLD jone e famshme qe kerkone drejtesi ku ajo vete nuk ben drejtesi.
kur do ike ky mustaqemiu nga ai post se nuk e shof dot kete krimb ne maje te plehut.
NE nje kazan ziejne te gjithe polikriminalet SHQIPTARE.Eshte e kot te beshe komente kur te gjithe jane njesoj pseudodemokratet komuniste SHQIPTARE,per nje gje me ben pershtypje si AMERIKANET I besojne mos kane filtruar dhe me enver hoxhen dhe sduan te prishin rjedhshmerine politike te istaluar nga ENGLEZET ne 1943 ?.