Një nga historitë më të bujshme në votet 2007-2008 ka qenë ajo e Albana Lazes, një 35-vjeçare që arriti të mashtronte disa nga emrat më të përfolur në proceset gjyqësore të kohës, duke u marrë atyre shuma të mëdha.
Gruaja pretendonte se ishte e afërt me një prokuror dhe u ka premtuar të dënuarve të ndryshëm lirimin nga burgu në këmbim të shumave të mëdha.
Ajo u arrestua në 17 tetor 2007, ndërsa po merrte nga të afërm të familjeve të Emiljano Shullazit dhe Genc Ferhatit 150 mijë euro, duke u premtuar se do t’i lironte ata nga burgu.
Gjykata e Tiranes shpalli fajtore Albana Lazen në vitin 2009 dhe e denoi me 12 vjet burg, aq sa kishte kerkuar edhe Prokuroria ne konkluzionet e procesit.
Ajo u akuzua per mashtrim ne shuma te medha dhe shpifjes per shkak te detyres.
Por pervec mashtrimit qe i kushtoi 12 vjet jete ne qeli, gjykata u shpreh ne vendimin e saj se Laze denohet edhe me nje vit burg per shpifje ndaj zyrtareve, pasi ka perdorur emrin e disa juristeve per te arritur qellimet e saj.
Më vonë emri i saj u zhduk nga qarkullimi deri në vitin 2011, kur Gjykata e Lartë e riktheu çështjen sërish në Gjykatën e Shkallës së Parë.
Vetë Laze nuk e mohoi që kishte marrë 150 mijë euro, por këmbëngul se nuk i ka detyruar që t’ia japin dhe se dënimi është mjaft i rëndë.
Denohet per mashtrim 12 vjet !!!!!!!
Nese do ishte seriozisht e afrmja e ndonje prokurori dhe ta Bente ate Pune. Asnje fije floku nuk do i kishin hequr
Normale, nuk eshte e lehte ti vjedhesh punen hajdutit
e paska fytyren njelloj si bolet e mia,150 mije euro kjo fytyre ptu rrace plehrash