Debati politik rreth ndalimit të bujshëm të Emiliano Shullazit i ngjan në thelb të gjitha debateve shterpë që zhvillohen prej kohësh në këtë vend, për kriminalizimin e palëve, për koncesionet abuzive, për tenderat e miqve dhe familjarëve, për vjedhjen e zgjedhjeve e kështu me radhë.
Edhe njëherë akoma publiku është vënë në rolin qesharak të spektatorit që duhet të shohë pafundësisht filmin : “Hajduti thërret kapeni hajdutin”. Kjo po ndodh edhe tani.
Berisha bërtet për lidhjet e “Saje Qorrit” me të fortin e paprekshëm, për gjobat që i vihen biznesmenëve dhe grabitjen e pronave nga një njeri që ka mbulesën dhe mbështetjen e pushtetit. Zëdhënesit e tij përmendin atë rastin e “luftës” tek rruga e Kavajës, pas të cilës Shullazi u la i lirë menjëherë pas paraqitjes në polici me justifikimin se ndaj tij nuk kishte prova.
Nga ana tjetër, idhtarët e shumicës nuk përgjigjen direkt për këto akuza, por flasin vetëm për kohën kur Shullazi flirtonte me njerzit e Berishës. Ata kanë seleksionuar në memorien e tyre atë rastin kur “miku i sotëm i ministrit të brendshëm” shërbente në majin e vitit 2001 në fushatën e Lulzim Bashës. Kur ai u kap me armë dhe u la i lirë. Ata kujtojnë prishjen e mitingjeve të PS-së në opozitë dhe ngrejnë pyetjen: Pse kur Berisha ishte në pushtet i akuzuari prej tij, u arrestua dhe u lirua plot tre herë?
Sot berishistët bërtasin se Tahiri nuk ka as guxim ta përmendi të fortin e arrestuar dhe socialistët mbrohen duke thënë : si ka mundësi që Saliu, që nuk le emër pa marrë nëpër gojë, e harroi për 8 vitet e pushtetit të tij Emiliano Shullazin ?
Ky pra është ping pongu i zi që luhet në sytë e publikut.
Dhe në këtë kuptim ai ngjan me një histori që kemi përjetuar më parë.
Me atë kur u vra komisar Dritan Lamaj.
Atëhere ishte koha e pushtetit të PD-së dhe opozita nxitoi të akuzonte se i dyshuari për vrasjen, Arben Frroku, ishte i lidhur me kupolën e policisë, se këndonte me ta me çifteli, pra se shkurt kish guxuar të ngrinte dorën mbi një komisar sepse kishte mbrojtjen e pushtetit.
Nuk kaloi shumë kohë dhe Rama ndryshoi vendet me Berishën në qeveri. Por akuzuesit e dikurshëm e futën Frrokun e akuzuar në koalicion, e bënë vëllain e tij deputet, nuk e ndoqën procesin e policit të vrarë dhe se fundi fshëhën edhe dokumentat e interpoliti që mund të hidhnin pak dritë mbi këtë ngjarje.
Përfundimi dihet : në shkallë të parë, gjykata e la krimin pa autor dhe i dha mundësinë Arben Frrokut të arratiset.
Sepse ai qe i të gjithëve.
Kështu është edhe Shullazi sot.
Njësoj i demokratëve të djeshëm, sa dhe i socialistëve të tanishëm.
Prandaj disa zëra përtej PD-së dhe PS-së kanë filluar të bëjnë kasandrën për të thënë parathënë lirimin e tij. Dhe nuk është çudi që të ndodhë.
Ai dhe njerzit e tij mund të vazhdojë në rrugën e bëmave të deri tanishme ndërkohë që PS-ja dhe PD-ja do të vijojnë të zihen se kush e ka fajin për të, ashtu si për krimet e tjera, tenderat, koncesionet, lejet e ndërtimit.
Dhe fatkeqësisht kjo kacafytje gladiatorësh fallco do të vazhdojë, deria sa publiku në arenë të kuptojë se PD dhe PS janë e njëjta gjë.
Ata të gjithë janë me Shullazin.
Lapsi.al
Ashtu është o Bushat. Populli po rripet nga të gjithë krahët e politikës dhe delet vazhdojnë e besojnë tek këta hajdut ordiner. Show i radhës ndaj një populli te mjerë e të rraskapitur gjer në asht.
Fishta: “Dhjeu dreqi ne prrue dhe fshyu bythen për (me) mue”. Kjo metafore fishtjane i ka te gjitha brenda. Djajte qe dihet kush jane, dhe ata qe perdoren prej tyre si karte higjenike, dihen gjithashtu. Popull zgjohu! Ndryshe e keqja do vazhdoje gjate. Jemi ne demokraci, te lire qe te vendosim vete me inteligjence per fatin tone. Mos i votoni ‘djajte’. Mendoni pese sekonda para se te hidhni voten. Ndryshe nëmos njeren pale, do keni palen tjeter ne kurriz.
haa haa!
pse tash e moret vesht qe demokracija esht krim dhe dhun?!
edhe ne koh te Dull kaomunizmit qe gjoja ishte pushteti I popullit dhe ni fukarajit,forca dhe dhuna vlersohej dhe “thithej” me respect nga pushteti. kujtojm rastin Myslym Peza I cili ishte nji bicim Shullaz I asaj kohe. T vriste Bab Myslymi. dhe Dull Hoxha qe ja dinte vlerat dhunes dhe forces e futi n grup udheheqje.
edhe sot. kush merr pushtet ka “te fortet” mas veti.
mjer ai qe s njef ” te fort”
iken per lesh,do thoshte xhozefina/
edhe ne bot parimi I “t fortit” esht parim sundues.
a nuk esht amerika “i forti” I globit a?
dhe a s jan te tjeret si rusija,kina apo dikush tjeter “te fort” qe jan dicka me te fuqishem por gjithsesi te rrezikshem .
dhe gjith politika botnore esht nje pazar I “t fortve”.
sikurse edhe jeta e shqipnis. “t fortit” bejn ligjin dhe dominojn politiken.
ne fund te fundit kjo esht esenca e liris. kush ka forc ka liri.
kurse demokracija synon t ja kaloj forcen shumices sipas parimit bashkimi ben fuqin. kush esht shumic ka fuqi,por realisht fuqin e bejn “te fortet” sepse shumica kurr nuk behet bashk. edhe ne votime I shet votat,e jo ne jetesen reale qe s behet stan me lepuj.
Shullazi nuk lindi dje,pra nuk eshte kriminel tre vjecar. Arben Ndoka me fisin e tije ishin pike e forte e PD por kur kaluan ne krahun tjeter u quajten kriminele nga kurva e perdale Sali malok shpella. Mark Frroku me vellane Arben punuan 10vjet per PD por kur nuk duheshin ma
Sepse kaluen me PS dhe u shpallen armiq.
Kjo asht partia kurve e familjes
Berisha qe u bjen kokes atyre qe i krijoi
Rendesi ka qe “spektatori budalla” (populli) ta kuptoje se ndeshjet e politikes jane fallco (ose te shitura)
Me pak fjale kete vend e ka marre lumi prej kohesh dhe vetem nderhyrjet nga jasht mund ta shpetojne.
Megjithate, Bushati ben shume mire qe ja perplas ne surrat lojen hipokrite qe luajne te dy palet,
bashke me palen e trete (LSI) qe ben arbitrin dhe qe eshte me zi (kryemafioze) se te tjerat.
Topin tek e fundit, e ka edhe populli shqiptar i cili ka ne dore pjesemarrjen ne votim dhe voten.
Vota ne Shqiperi eshte bere zakon te vidhet, pra mbetet bojkotimi masiv ne zgjedhje qe Europa
dhe Amerika te kene dore te lire per te sjelle FBI-ne dhe gjykaten nderkombetare dhe per te futur
ne burg te gjithe Shullazet, Berishet, Kokedhimat, etj. Kjo eshte e vetmja zgjidhje per popullin
e “virgjer” shqiptar (aq pak sa ka mbetur), ne te kundert do vazhdojme te hajme kokat e njeri tjetrit,
deri sa fqinjet tane ballkanike (mos harroni Turqine) te realizojne deshiren e tyre te vjeter,
asimilimin e shqiptareve, qe historikisht nuk qene ne gjendje te ndertojne kombin dhe shtetin e tyre.
Normalisht qe quhen te forte se kane pushtetin nga mbrapa… Ata te fortit do hiqen qafe vetem kur mos ti duhen me bandes se PS-se dhe bandes se PD-se, qe I perdorin per qellime vetjake. Te forte jane edhe pjestaret e grupit te 17 Nentorit ne greqi por ata perdoren per qellime kombetare e jo per qellime vetjake/partiake sic I perdorin politikanet tane. Si te behet shqiperia shtet kur ne kupolen e saj ka njerez mafioze? Kush eshte ai mafioz qe don shtet ku te mbizoteroi ligji?
Nuk eshte e veshtire te kuptosh pse greku, serbi e turku tallin bythen me ne shqiptaret sepse e dijne qe ne I bejme gjerat per qellime vetjake dhe jo per qellime kombetare. Historia e shqiptareve eshte e mbushur plot me te ashtu-quajtur “patriote” qe blihen me nje grusht para.
PS: Ky shullazi ka nevoje per nje edukim fetar qe te heqe dore nga krimi e terrori!
Jam shum DAKORT me ty Andi.
Kesaj rradhe ke shkrujt realitetin e vertet shqiptar.
Zoti Bushati, nuk ke thene me shume se realitetin. Pse? Kjo qeveri ka tre vjet qe qeveris dhe Shullazi kajetuar po ne Shqiperi. Si ka mundesi te mos jete denuarnga kjo qeveri? A mos ka ndryshuar menyren e jeteses Shullazi?
…pyka del me pyke….ketu qendron zgjuarsia e Edit…..ndryshe kishim saliun mbret sot….Nje gje eshte e sigurte ..me denimin e saliut bie edhe keshtjella e tij ..e ndertuar dhe e mbajtur ne kembe me mekanizmin e krimit….grupi “ciftelia” jeton me parate e krimit qe jane ne dore te saliut….le te lodhen edhe pak….!!
SHKRIM I DREJTE.. por duket se eshte i nje opozitari..
Vetem opozita ska cfar me humb.. Prandaj ja fut Pordhes kot.
Duhet te rrije e qete e te presi vendimet..
Nuk ka te drejte te gjykoje qeverine aktuale, per kto situata qe vete ajo i ka krijuar nga sot e 26 vjet..
Te kthej koken mbrapa e te shofe ne qofte se ka ngel naj dosje ne ndonje cep te prokurorise.. (PER NDONJE CESHTJE TE VJETER).
Po cfar “ceshtje”..!?
Ata nuk kan zgjidh asnje ceshtje.
Prokuroria eshte ne dore te PD-se… (mund te zgjidhe dhe tani ndonje ceshtje)
LENI MER KTO LLAFET E BUKRA TUJAT, (se i kupton ne nji kalamo)..
“KLYSH I SALIUT”
Opozita s’esht asgje, duhet te rri urte.. (vetem per arsyen e thjeshte qe para 3 vjetesh ishte ne qeveri)..
Kur kishte ne dore te bente ate qe duhej bere… Tani ta mylli gojen.. Ene kur ti vij rradha mas 12 vjeteve, do kete munsi me tregu se a kan ndryshu o jo…
Shpresoj qe gjysma t’ken ik per lesh…HAJDUTE TE LINDUR.
Te lumte Andi qe me pak fjale zbulon e denon nje te vertete te dhimbeshme te realitetit ne Shqiperi. Politika dhe krimi bashkepunojne dhe pushteti juridik eshte i pafuqishem, i korruptuar apo i politizuar qe te denoje kete bashkepunim.
Shullazi eshte edhe i joti o Bushat….. . Ne nje vend demokratik nuk del klasa politike merret me arrestime dhe ndalime policie qofshin pro apo kunder… nuk eshte normale pasi shprehin nje opinion te tyre te cilin ne vetvete intimidon gjykaten te bej drejtesi….. per sa kohe vazhdon ky lloj angazhimi i politikes ne ceshtje te drejtesise nuk do kemi kurre sistem te pavarur te saj…. nuk duan ta lene te pavarur eshte kaq e thjeshte….
Shullazit dhe dhjetra te tjere te cilet i permend politika kane te gjithe te drejten e botes ti shpetojne me vone sistemit te drejtesise duke perdorur sulmin qe politika i ben me gojen plot gjithe diten e Zotit… ku ishim asgjekundi cfare beme as nje gje…
Hajde tung o Bushtat!!! (dhe shut up ne te tilla raste eshte rekomandimi im)