“Shullazi dhe Dajti kërkuan 200 mijë euro për vrasjen e Lul Berishës”

19 Prill 2016, 14:12Politika TEMA

Gjatë procesit gjyqësor të Bandës së Durrësit që u zhvillua disa vite më parë, Adriatik Coli, i penduar për krimet e tij, ka implikuar dy emra të njohur të botës së krimit të cilët pranuan të eliminojnë Lul Berishën, i cilësuar si kapo i bandës famëkeqe që ka vepruar në qytetin bregdetar.

“Pasi kaluan 40 ditë nga vrasja e Klodian Saliut, kishim vendosur të hakmerreshim dhe të vrisnim Lulzim Berishën”, – ka thënë ai.

Sipas Colit, në këmbim të shumës prej 200 mijë eurosh, Dritan Dajti së bashku me Shullazin janë ofruar për të kryer vrasjen e Berishës.

Madje, Dajti, që në atë kohë ishte një ndër personat më të shumëkërkuar nga Drejtësia, sipas Colit ka kërkuar një shumë prej 50 mijë eurosh si paradhënie, por nuk është rënë dakord për shkaqe që nuk ka mundur t’i sqarojë para Gjykatës.

I penduari është shprehur para Gjykatës se, të gjithë këtë rrëfim e ka dëgjuar nga Aleksandër Keka, ish-kryetari i Partisë Demokristiane në Malësinë e Madhe, i cili u ekzekutua nga një shpërthimi në automjetin e tij luksoz.

“Keka më ka ndihmuar të largohem nga Shqipëria në vitin 2005, kur rrezikohesha të vritesha. Atëherë më ka rrëfyer dhe për bisedat që janë bërë me Dritan Dajtin dhe Emiljano Shullazin për planet për ekzekutimin e Lul Berishës”, – është shprehur ai më tej.

Më parë, Adriatik Coli ka deklaruar se Aleksandër Keka është përdorur si korrier droge nga “Banda e Durrësit”.

Dëshmia e Colit konsiderohet prova më e rëndësishme në procesin penal ndaj Lulzim Berishës, Indrit Dokles dhe të akuzuarve të tjerë. Të pandehurit akuzohen për nëntë vrasje, 11 plagosje, një pengmarrje, atentate si dhe trafiqe të ndryshme. Banda kryesohej nga Lulzim Berisha e Klodian Saliu, fillimisht miq dhe më pas kundërshtarë, pasi u përçanë për pazaret e drogës.

Dritan Dajti është autori i masakrës së 7 gushtit 2009 pranë pistës “Iliria” në Durrës, ku ekzekutoi katër punonjës policie të skuadrës speciale operacionale. Fatos Xhani, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastriot Feskaj, specialë të GOS-i tentuan t’i vinin prangat Dajtit, por u ekzekutuan brenda 40 sekondash prej tij. Dajti, i cili mbeti i plagosur.

8 komente në ““Shullazi dhe Dajti kërkuan 200 mijë euro për vrasjen e Lul Berishës””

  1. Pilo Lala says:

    Te gjithe keta kishin lidhje me Kulicin.
    Policija ishte e korruptuar me keta kriminele.

  2. Pushka Top says:

    Nuk e kuptoj se pese merren me kete Shullazin. Perderisa ate do ta lirojne dhe do te rifitoje gjithe pronat e tije, sepse qeverite nuk e denojne dot ate, atehere perse bejne cfaqje kot. Me mire ta lirojne tani. Per njerzit e kercenuar ka vetem nje rruge: te mbrohen me arme pasi shteti i ka lene ne meshire te fatit. Cili prokuror mund ta coje deri ne fund kete ceshtje pasi sapo te duket se gjerat shkojne keq per Shullazin prokurori do pushohet nga puna etj etje….

  3. TR says:

    Mashtrime pa fund. Emiljano ka pas nejt me ato. Policia mundohet me I fut ne sherr. Rrena te vjetra. Endrit Dokle ka qene grup me Altin Lamen si I paska kerku ketij me vra Lul Berishen? Mashtrim I trashe fort.

  4. Don says:

    Prokuroria nuk eshte organ I zgjedhjur nga populli. Perse duhet te jete organ I pavarur dhe te mos jape Llogari askund edhe kur nuk ben detyren?
    Prokurori merr rrogen dhe hesht per krime monstruoze kunder shtetit dhe individit. Zgjidhja e ketij problem ne shqiperi eshte fare e thjeshte. Kryetarit I gjykatesit se larte dhe krye prokurori te zgjidhen nga populli.

    1. Vetembrojtje says:

      Mire o Don por puna eshte se gjithe gjerat ngecin pikerisht tek ata qe jane zgjedhur nga populli. Ata vjedhin, ata jne tutor te hajduteve, ata ndersejne dhe mbrojne hajdutet dhe vrasesit . Pra duket se ne Shqiperi nuk ka rrugdalje…. vec vetembrojtjes…

  5. Timi says:

    Cfare surrati mor… bene keto bythepalaret kriminela dhe bene lemsh gkithe Shqiperine…keto morracake vodhen dhe tjetetsuan pronat kudo sepse i perkrahte krimineli me i ndyre qe ka pare ky vend..Sali qen Berisha. Cohu o Enver nga varri dhe beji edhe nje here te dgjedin ne breke keto surreter qensh qe flutiruan me pras ne bythe nga krimineli Sali qen Berisha.

  6. Treviso says:

    Po kjo ngjarje e Dajtit ne plazhin e Durresit a do te rihapet? Pse kryekrimineli Berisha mori masat urgjente per ti njohur pencion famijeve te ketyre oficereve te vrare nga Dritan Dajti? Dritan Dajti nuk ka dashur ti vriste keto ushtarake, por eshte mbrojtur. Kush e sinjalizoi Dajtin per rrethimin qe ju be? Apo mendoni se keto ishin te paafte per te prangosur Dajtin? Prapa kraheve te prangos dhe nje femije jo 4 oficere te pregatitur ne maksimum, nga ana profesionale.

  7. manuelvila says:

    PO KRIMINELI AVOKAT AGIM HOXHA CFA RROLI KA PASUR PERSE NUK FLITET PER 400000EUROT E K SALIUT QE I NDANE AGIMI TAN TABAKU DHE N GJURA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje