HETIMI/ Dritë-hijet e Prokurorisë dhe çështjes “Shullazi”

18 Prill 2016, 18:52Politika TEMA

 TemA

Rasti i fundit i bërë publik lidhur me arrestimin e Emiljano Shullazit, si dhe të gjitha të dhënat e zbardhura deri tani, hedhin dritë mbi disa të vërteta të hidhura lidhur me Prokurorinë, nga njëra anë për mungesën e angazhimit të saj, e nga ana tjetër për përpjekjen e saj për të manipuluar opinionin publik duke shitur lajme për gjoja aktivizimin e saj.

Ajo që dimë sot, është se Shullazi u shoqërua nga policia pas denoncimit të Sali Berishës për kërcënim të kandidatit për rektor, e sot është ende i ndaluar sepse Prokuroria “u kujtua” se paska pasur në sirtar edhe çështje të tjera.

T’i marrim me radhë faktet dhe pikëpyetjet që ngrihen nga e gjithë kjo situatë:

 Përse Prokuroria e Tiranës nuk pranoi materialet e Policisë për Shullazin deri në 12 të natës?

Dihet tashmë që Policia shoqëroi pasdite Emiljano Shullazin, pas deklaratës publike të ish-kryeministrit Berisha, se kishte kanosur kandidatin për rektor, Mynir Koni.

Megjithëse vetë kandidati nuk pranoi të jepte kallzim në polici për kërcënimin, policia çoi materialet në Prokurori.

Ajo që ndodhi ishte vërtetë për t’u çuditur.

Prokurorja Mirela Zavalani nuk pranoi materialet e Policisë, duke i kërkuar oficerëve që të referonin materialet ditën e hënë, me fillimin e javës.

Pra, deri në këtë moment, pa këmbënguljen e Policisë, po të ishte për Prokurorinë, Shullazi do ishte ende i lirë, ose më keq akoma, edhe nëse do të kishte një hetim, të gjithë personat, përfshirë Shullazin, do të ndiqeshin në gjendje të lirë.

 Përse u kujtua mesnatën e 16 prillit Adriatik Llalla për arrestimin e Shullazit?

Sic dihet tashmë, Adriatik Llalla thirri drejtorin e Policisë, Haki Çako, rreth mesnatës.

Ajo që nuk kuptohet është përse priti Adriatik Llalla deri në mesnatë?

Nga ana tjetër, akuza për ndalimin e Shullazit nuk është kërcënimi i kandidatit për rektor, por kërcënimi i biznesmenit Jani Zaka.

Policia kishte çuar kallëzim plot dy herë, në shkurt dhe mars, si dhe kishte depozituar materialet për këtë kërcënim ‎në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Edhe pse Policia kishte më shumë se dy muaj që kishte depozituar materialet e kërcënimit në Prokurori, asnjë lëvizje nuk kishte nga Prokuroria për këtë hetim.

Ajo që ngjall akoma më shumë habi, është pikëpyetja e madhe përse nuk kishte lëvizur Prokuroria për arrestimin e Shullazit, pa pritur që ky të kërcënonte edhe një kandidat për rektor.

Rreth mesnatës së 16 prillit, Prokuroria e Krimeve të Rënda i komunikoi urdhër-ndalimin Emiljano Shullazit, kushëririt Blerimit dhe mikut të tij, Gilmano Dani.

Këta të tre ndodheshin në Policinë e Tiranës për t’u pyetur pas një denoncimi për kërcënim të kandidatit për rektor.

Në fakt, nuk pati fakte të reja apo hetim shtesë nga organi i akuzës, por vetëm referimet e policisë të mbi 2 muajve më parë për kërcënimin e shtetasit Jani Zaka.

Duket se Prokuroria donte të dilte patjetër nga cepi ku u gjend, duke parë që kishte mbajtur në sirtar materialet e Policisë prej më shumë se 2 muajsh.

Duket se zhurma dhe presioni politik ka vënë në lëvizje Prokurorinë për rastin e kanosjes së biznesmenit, edhe pse nuk lëvizi as gishtin kur policia i referoi kallëzim për kërcënim dy muaj më parë.

 Fakte të reja – Bllofi i Prokurorisë me çështjen “Shullazi”

Në 3 shkurt 2016 në Policinë e Tiranës u paraqit dhe u mor deklarimi i shtetasit J. Z., i cili pretendoi se ishte kërcënuar për t’i marrë një pronë. Pra, veprimet hetimore nisën nga Policia në datë 3 shkurt.

Më pas deklarimi iu përcoll organit të akuzës.

Në datë 8 shkurt 2016, Policia e Tiranës ka bërë një referim të veprës penale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Në themel të referimit, janë deklarimet e shtetasit Jani Zaka dhe një të afërmit të tij, jurist.

Nuk është e qartë përse Prokuroria nuk kreu veprime të tjera hetimore për të shtyrë para çështjen.

 Përse Prokuroria nuk hetoi për 5 javë me radhë Shullazin?

Emiljano Shullazi do të dalë të martën para Gjykatës për masën e sigurisë.

Me shumë gjasa, në kushtet e një ndalimi të sforcuar nga Prokuroria, nuk do të jetë çudi që Gjykata ta lirojë nga paraburgimi.

Dhe kjo do të ishte fatale për Prokurorinë vetë.

Është e sigurt se nëse do të kishte prova të mjaftueshme për arrestimin e 3 të ndaluarve, nuk do të pritej shoqërimi nga policia për t’u marrë deklaratë për një çështje tjetër, por Prokuroria do të kërkonte një masë sigurimi në Gjykatë për këta shtetas dhe policia vetëm do të egzekutonte urdhërat.

Ajo që bën habi, është pikëpyetja përse Prokuroria nuk ka nxjerrë urdhër-arresti por vetëm urdhër-ndalimi.

Kuptohet që veprimet e Prokurorisë kanë plot dritë-hije, dyshime të cilat lënë të kuptosh se ka probleme shumë të mëdha në mënyrën si funksionon ky institucion.

14 komente në “HETIMI/ Dritë-hijet e Prokurorisë dhe çështjes “Shullazi””

  1. bonbon says:

    Pikepyetja me e madhe eshte: Pse Adriatik Llalla vazhdon te jete kryeprokuror?

    1. korçari says:

      Jam dakord me ju o bonbon dhe pyetja qe shtrohet eshte se a do te lejohet akoma ku palo k/prokuror te tallet me shqiptaret ,deri kur do te hane buke nga ky popull keta ordinere te cilet i sherbejne krimit dhe jo interesave te popullit megjithese paguhen nga taksapaguesit shqiptare ,uroj dhe shpresoj qe sa me shpejt Byroja e Hetimit ne b/veprim me FBI-ne te beje pastrimet e duhura dhe ne kete te ashtuquajur prokurori

    2. Illyrians says:

      bonbon

      perse ben pyetje te cilave ua di pergjigjen? Dhalla eshte ushtari i Salehut, ashtu si Nishan egjiptiani apo ai 007 Visho Ajazi, i SHIK-ut. Duke patur ne dore keto institucione te rendesishme, Kryeprokurorin, Presidentin (edhe pse sakat) dhe Sherbimin e Fshehte Shqiptar, Saleh kuçedra praktikisht ka ne dore shtetin shqiptar. Le te mbaje Rilindja ministrite e ekonomise, energjetikes, turizmit, arsimit, etj, Saleh serbi ka ne dore Shqiperine. Kete e kupton edhe nje femije 8 vjeç.
      Pa iu prere koka kuçedres se Viçidolit, ai vend qe quhet Shqiperi (Albanistan me mire) nuk ka te ardhme dhe nuk do te kete kurre drejtesi. Kush nuk e kupton kaq gje, nuk ka kuptuar asgje nga kjo bote.

  2. Safet Qose says:

    Hezitimi per te ndaluar krimet ne kete vend ka shoqeruar gjate 25 vjeteve ne kete te ashtuquajtur trazicion Keshtu eshte bere model sjelleje ne te gjitha istitucionet shteterore me qellim perfitimi nga krimi dhe krimkinelet.

  3. PETRIT VJOSA says:

    PORDHET E PLAKUT TE VICIDOLIT DHE DRITAT E EMERGJENCES SE ADRIATIK LLALLES

    – Ne krye te akuzes shqiptare apo ne qeli nen akuze !?

    Jo sot…
    1- Qysh diten kur ofendoi me gjuhe prej rrugaci kolegun e tij Hajdari ne mbledhjen e
    e prokurorve te mbare vendit.
    2- Qysh diten kur grushtoi si nje halabak kolegun e tij Hajdari , sekretar i Shoqates Kombetare te Prokuroreve te Shqiperise ne syte e lemerisur te prokuroreve Shqiperise…
    3- … Edhe nje rrugac ordiner arrestohet nga policia kur kercenon e aq me teper
    grushton nje qytetar tjeter jo me kryprokurori i Shqiperise Sekretarin e Shoqates Kombetare te Prokuroreve te Shqiperise…
    4- Qysh diten kur “me urgjence” levizi, ngriti ne detyre e gradoi nje lukuni prokuroresh te perfolur e denoncuar jo vetem per paaftesi por edhe per afera korruptive sipas sherbimeve dhe tarifave, qe i kane paguar atij te njohura si “taksat e korrupsionit” dhe kontratave te fshehta per sherbime ne te ardhmen
    5- Qysh diten kur iu mohua viza kryprokurorit te Durresit nga Ambasada amerikane si pjese e “delegacionit” te tij per nje konference te nje shoqate nderkombetare juristesh e jo si
    i ftuar zyrtarisht nga FBI-ja amerikane, sic mashtroi Llalla ne Tirane dhe sic u detyrua te rrefehet nga “Zerin e Amerikes”.
    Kush pagoi per shpenzimet e udhetimit, tarifat e pjesemarrjes ne konference, per hotelet, dietat e sherbimit… Taksapaguesi shqiptar apo Llalla e co.!? Ta hetoje KL(e)SH i Leckajt!
    6- Qysh diten kur mashtroi shqiptaret per delegacionin e Prokurorise se Pergjithshme qe do te takohej me drejtorin e FBI-se amerikane dhe nuk u prit as nga portieret e saj .
    7- Qysh diten kur u zgerlaq keqazi nga Zeri i Amerikes ne intervisten me te turpshme te nje funksionari te larte shqiptar qysh kur eshte krijuar ajo.
    8- Asnje pergjigje konkrete… Pergjigje kodra mbas bregut… Genjeshtra nga me te trashat per cdo pyetje te holle te saj.
    9- Qysh diten qe jo vetem nuk e pranoi ta nenshkruante por as ta takonte drejtori i FBI-se, syshqiponjave amerikane … Pse!?
    10- Qysh diten kur nuk e besojne shqiptaret kryeprokurorin, krygjykatesin e larte, KLD-es, Presidentin jo vetem me te paafte te vendit te vet, si mund ta besojne amerikanet qe dine per te me shume se ai di per veten e tij.
    11- Qysh diten kur Ana Veizi ( Ana Franku shqiptare ), nusja e Aleks Nikes, familjaret e 4 viktimave te 21 janarit dhe Gerdecit, te Otrantos e 1997-es u drejtohen Gjykates se Starsburgut ( ne fakt duhet ti drejtoheshin Gjykates Nderkombetare se Hages sepse behet fjale per krime te mirefillta kunder njerezimit ) e jo Prokurorise se Pergjithshme, Gjykates se Larte, KLD-es, kryetarit te shtetit qe i ekzekutoi pa gjyq e ne Bulevardin ku nuk guxoj te ekekutoje as nazi-fashizmi dhe as komunizmi…
    12- Qysh diten kur nuk e besojne shqiptaret kryeprokurorin, krygjykatesin e larte, KLD-es, Presidentin jo vetem me te paafte te vendit te vet, si mund ta besojne amerikanet qe dine per te me shume se ai di per veten e tij.
    14- Qysh ditet kur Plaku nga Vicidoli dhe banda e tij kusare e vrastare, ” Qveria e tij e gangstereve” dhe ” Mafia e tij qe ka dale krejt jashte kontrollit” kapi dhe nuk po leshon kurrsesi te gjitha hallkat e drejtesise dhe te shtetit shqiptar .
    15- Qysh diten kur ne vend te homologut shqiptar Adriatik Balla, Drejtori i Pergjithshem i FBI-se amerikane nenshkroi marreveshjen e bashkepunimit per Byrone Kombetare te Hetimit, me ministrin e me te suksesshem te Shqiperise Saimir Tahiri ne prani te kryeministrit Edvin Rama.
    Pse!? Sepse amerikanet si askush tjeter te shohin , te vleresojne punen e jo gunen e shqyer te nje kryeprokurori qe nuk ka nisur asnje hetim serioz per aferat me te renda te korrupsionit ne historine e Shqiperise duke nisur nga… Autostrada e kusarise se kombit e deri tek CEZ-i, nga Gerdeci e deri tek 21 janari, nga Fazlici e deri tek Fullani, qe nga vrasja makaber e gjyqtarit Ikonomi e deri tek ekzekutimi nen hunden e tij i Artan Santos, qysh nga shkarkimi i Ina Rames e deri tek vete emerimi i tij me kontrate besnikerie e impuniteti nga Mafia politiko- financiare e Tiranes e me tej.
    Cdo njeri prej fakteve te mesiperm do te mjaftonte qe Adriatik Llalla sot te ishte ne burg e jo ne krye te organit qe ka per detyre te shenjte e ligjore hetimin, ndalimin dhe goditjen e krimit dhe korrupsionit qe po ia ze frymen e merr shpirtin demokracise shqiptare.
    Shqiptaret jane ngopur me sirenat e alarmit dhe “mbledhjet urgjente” te nje kryeprokurori sharlatan qe prodhon show mediatik, por qe nuk ka hetuar, kopsitur asnje dosje te plote ne keto pese vjet… Te pakten te kishte apeluar vendimet skandaloze te gjyqtareve te sterkorruptuar te dosjeve te Fullanit, Tafajt.
    Me siguri keshtu do te veproje edhe me ceshtjen e Kseres, per te cilin edhe amerikanet kane informacion te sakte se, midis te tjerash bashke me sekseret e tij, eshte marre edhe me trafik njerezor duke shitur viza amerikane, deri ne 25 mije euro copa per shqiptare qe kurre nuk kane punuar ne ministrine e tij.
    Kaq eshte edhe cmimi qe paguajne shqiptaret tek Mafia italiane dhe Greke e pasaportave dhe vizave per ne SHBA.
    Ne vend te flinte pas kangjellave te burgut Adriatik Llalla jo vetem po fle, por edhe po majmet nga kllapia e tij totale mbi dosjet e krimit dhe korrupsionit.
    Me kete mbledhje urgjente Adriatik Llalla dekonspiroi edhe me keq veten si kryeprokuror me kontrate nga Mafia politike e Tiranes…
    Sa leshoi ajo nje pordhe me ere plaku i Vicidolit, u ndezen dritat e emergjences ne zyrat e pergjumura te Llalles.

    Petrit Vjosa, London

    1. kabashi says:

      Petrit paske ba mund te madhe, petrit a te dhane naj lek ata te mavise, sajmja, ai kari I gjate dhe kurva marre.. ju duhet me ju ….. nanat dhe grate.

  4. Erion says:

    Edhe Saje qori do ta kishte zile kete shkrim.

  5. Daku says:

    Turp qe botoni keto pacavure ne vend qe te pershendesni ate pak gje qe behet (edhe ndoshta rastesisht apo me motivacion politik)!. Ky pleher meriton me keq se burgu!!

  6. adriana says:

    Po cfare do kapi dhalla ai eshte nje koker gomari kjo loje eshte e sali shullazi ai do te humbase gjurmet dhe cfare njuke shpif.Sali berisha po tallet me kete popull,pedagogu shkon e falet te sala dhe ai gomare dele me deklarate qe e ka bere shullazu kur ai nuke permend asnje emer se kush e kercenuar ,une kame frike se pedagogun nuke e ka kercenuar asnje njeri po ja fute kote ,ai eshte nga ata pedagoget qe kercenon studentet dhe ju thote qe fotio grafoje voten cfare i thua kesaje a eshte kjo loje loje e plakut psikopat nga dixhitoli kriminel.

  7. GJUHA JONE SA E MIRE says:

    Qe nje shtet te boje hapa perpara, dihet qe prokuroria duhet te punoje e lire dhe pa ndikime politike..
    sepse sic e dime krimi (dhe ai me ordineri) vjen nga politika ne nje far menyre..
    Problemi esht, cdo bejm per ta ndaluar..!?
    lalla o palla ska rendesi.
    rendesi ka qe te mos nxjerre nga burgu kriminelet dhe te mbaj ne burg fukarenjte..
    PER MENDIMIN TIM llalles JA GJEJ VENDIN BASHKE ME salen e shum te tjere “NE BURG”..
    Evetmja menyre te shpetojme nga kto kriminele te pushtetit.

    POR SI GJITHMONE MENDOJ SE NJERIU KRYESOR PER TU ZHDUKUR NGA SYT E POPULLIT ESHT sali PUSHTUSI…
    Po ndalove armikun kryesor te ktij populli ke ndalu 80% te armiqve qe kemi ne Shqipri..

  8. pausady says:

    Zhurme vicidoliste edhe Shekspiri do ta kishte zili.O plak matuf ska p… some te shpetoj.Vetem Sazan Guri i beson idiotizmave te tua.

  9. rigoni says:

    Opozita me ata qente e zgjebosur ne komisionin e Reformes se drejtesise,me ne krye Halimin e 21 Janarit,u cane me dysh qeri sa u vendos qe Llalla te mos prekej nga ligji,pra te mos I nderpritej afati ne detyre.Ja ku e nxorri koken perpjekja e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje