Ilir Meta: Reforma në drejtësi do të miratohet

18 Prill 2016, 11:50Politika TEMA

25-vjetori i Parlamentit pluralist është përkujtuar këtë të hënë përmes një ceremonie në ambjentet e këtij institucioni.

Në fjalën e tij, kryetari aktual i Parlamentit, Ilir Meta ka deklaruar se, Shqipëria ka ndryshuar mjaftueshëm në këto 25 vjet dhe jo vetëm nga aspekti politik.

“Shqipëria është sot një vend i respektuar në arenën ndërkombëtare, por shumë mbetet për të bërë për të garantuar një demokraci funksionale për qytetarët”, ka thënë Meta.

Gjithashtu ai shprehu bindjen e tij të palëkundur se reforma në drejtësi do të përmbyllet sa më parë.

“Jemi përballë reformës madhore në sistemin e drejtësisë. Reforma në drejtësi do të miratohet, por mbetet ende punë për të bërë. Mbetet ende për të bërë për një demokraci funksionale e jetë më të mirë” deklaroi kryeparlamentari.

Të pranishëm në këtë event kanë qenë ish-kryetarët e Parlamentit ndër vite, si Jozefina Topalli, Kastriot Islami, si dhe figura të hershme të politikës shqiptare.

3 komente në “Ilir Meta: Reforma në drejtësi do të miratohet”

  1. Aureli says:

    Po nuk e miraton babalikja i ka pordhe se hapet prape blloku 700.000 eruo e i vete burgut me koke.

  2. e verteta says:

    Kryefjala LikeFloriri apo Reforma ne Drejtesi.

    Perseri Tema gjeti patjeter nje sebep per te na hapur barkun me kryefjaken Like. Sikur vetem Likja do apo eshte i interesuar.

  3. GJUHA JONE SA E MIRE says:

    patjeter qe do miratohet..
    po ta dish: qe ti e ke venin tat mas sales..

    do pini kafe mjes per mjes me salen, tu kujtu ka…lliqet qe keni bo…
    mrapa i fusni i dor domino, ene kshu kalon dita “NE BURG”.
    Ah harrova do vij ne luli ke ju.. (bojeni treshe)………..lojen..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje