"Pas politikës, krimi po kërcënon profesoratin"

18 Prill 2016, 09:16Politika TEMA

Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda ka reaguar në lidhje me kërcënimet që janë bërë për garën e rektoratit të Universitetit të Tiranës. Ja çfarë shkruan ajo në rrjetet sociale:

“Ortakëria e politikës me krimin ishte produkti me bastard i këtyre viteve tranzicion.

E paimagjinueshme, të transplantohet i njëjti model mes akademikëve, profesorëve dhe krimit.

Lajmi se eksponentë të botës së krimit përfshihen në garën e akademikëve është anormal, amoral dhe tejet alarmant në atë çka ka mbetur nga shoqëria shqiptare.

Kjo e jona është një shoqëri, mentaliteti i së cilës duhet varrosur një orë e më parë. Më i forti nuk mund të jetë ai që vret, ai që vjedh e dhunon. E neveris këtë model dhune, hipokrizie e nënshtrimi që po rrisim në mesin tonë.

Modeli i mënçurisë, mirësisë dhe dashurisë, janë vlerat e reja që kemi nevojë të rrisim. Nga duhet të nisim? Më së pari drejtësia të gjejë fajtorët pse krimi dhe politika janë bërë bashkë e nuk i hyn gjemb në këmbë.

Më pas nevoja e një platformë të madhe kombëtare për edukimin, dhe këtu nuk e kam fjalën vetëm për arsimin, por për gjithë mjedisin që e rrethon qënien njerëzore, e që sot është e molepsur, e dhunshme dhe pa asnjë sistem vlerash.

2 komente në ““Pas politikës, krimi po kërcënon profesoratin””

  1. LORA says:

    Guxon e jep mend nje kriminele palmash,e cila eshte pjese e pergjegjesise historike te shtrirjes se mendesise dhe praktikes kriminale ne tere territorin shqiptar.
    Jazek kandidateve te UT qe inkuadruan veten e tyre,me vullnet te qarte, ne nje pseudo gare te kriminalizuar.Mynyr Koni dhe Dhori Kule vertetuan publikisht inkriminimin e tyre,me ca ndihje shqup-sash brekedhjere.Kjo eshte nje fatkeqesi uleritese per Arsimi e Larte ne Shqiperi.

  2. Klimax says:

    Cudi se ti, Mesila e Partise Camoke dhe deri dje e PD-se, modelin tend te “mencurise, miresise dhe dashurise” e ke shprehur hapur me menyren me “demokratike” duke “nderuar” opoziten e dikurshme “me varje ne litar tek palmat”!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje