TAP, nis zbatimi i projektit në Shqipëri: 18 fakte interesante

18 Prill 2016, 08:21Politika TEMA

Ndërtimi i gazsjellësit TAP, tashmë ka nisur në Shqipëri dhe gjatë këtij viti është vlerësuar si një nga kontribuuesit që të sjellë ndikime pozitiv në ekonominë e vendit. Projekti, për Shqipërinë, jep disa fakte interesante, ja disa prej tyre :

-Rreth 13,000 tuba do të përdoren për ndërtimin e tubacionit në Shqipëri.

-Tubat janë prodhuar nga kompania gjermane Salzgitter Mannesmann International GmbH.

-Tubat kanë udhëtuar për 11 ditë nga porti gjerman i Brake deri në Portin e Durrësit.

-Tubat e parë kanë arritur në tokën shqiptare më 5 prill, ora 08:15.

-Anija e parë transportoi 1,390 tuba si dhe 73 bërryla

– Shkarkimi nga secila anije zgjat rreth 6 ditë.

-Sheshi kryesor i magazinimit është rreth 90.000 m2.

-90% e numrit të përgjithshëm të tubave që do të përdoren në seksionin shqiptar të Tubacionit do të jenë me gjatësi 18 metra, ndërsa 10% e tyre me gjatësi 12 metra.

-Diametri i brendshëm i secilit tub është 1,22 metra.

-Pesha e një tubi të vetëm prej 18 metrash është rreth 16.900 kg.

-Pesha e tubave të çelikut për seksionin prej 215 km në Shqipëri është rreth 126.000 tonë. Kjo është sa 17 herë pesha e strukturës prej çeliku në Kullën Eifel (7.300 tonë) në Paris.

-Një saldim i tubacionit ka gjatësi prej 3,83 m. Gjatësia e përgjithshme e saldimit për seksionin shqiptar të tubacionit është 16.5 km, që është pothuajse sa distanca nga Sheshi Skënderbej deri në Aeroportin e Rinasit.

-Veshja e jashtme është e përbërë prej tre shtresash polietilen (3LPE) me trashësi minimale veshjeje prej 3,3 mm dhe sasi të përgjithshme prej 825.000 m2, e barabartë me 120 fusha futbolli.

-Muret e brendshme të tubacionit janë të veshura me rrëshirë Epoksi. Qëllimi i saj kryesor është të reduktojë fërkimin e rrjedhjes së gazit dhe si rrjedhojë të kursejë energji në Stacionin e

-Trysnia maksimale e operimit në Stacionin e Kompresorëve është 95 bar, që është 50 herë më e lartë se trysnia e një gome makine.

-Toka e marrë përkohësisht për korridorin e punës së tubacionit është rreth 8.170 ha (81,7 km²) që është pothuajse sa dy herë sipërfaqja e qytetit të Tiranës.

-Toka e marrë në përdorim të përhershëm për 9 Stacionet e Valvulave të Bllokimit, 1 Stacion Kompresorësh, dhe 1 Stacion Matjesh është gjithsej 70 ha, që është e barabartë me sipërfaqen e 90 fushave futbolli.

-Volumi i gërmuar i kanaleve për seksionin e tubacionit prej 215 km në Shqipëri është 1.600.000 m³ që është e barabartë me rreth 2/3 e volumit të Piramidës së Keopsit në Egjipt.

Monitor

5 komente në “TAP, nis zbatimi i projektit në Shqipëri: 18 fakte interesante”

  1. Detari says:

    Shume bukur kutioziteti.Cfar plani ka shqiperia per te shfrytrzuar kete rast.Sa perfitim ka.

  2. maks says:

    po mir na shuani nje kurjozitet ky instalim tubash cfar tregon qe ne jemi vend tranzit apo dhe shqiperia do perfitoj duke kunsumuar gaz

  3. mirel says:

    Deri tani na treguan tubot me ngjyra.
    Kaq di te paraqese piktori
    mendojne qe shqiptaret duhet te hidhen perpjete nga gezimi.
    Si femijet qe kane nevoje per lodrat.
    Si parkun per femijet e lodrave.
    Tubot, lodrat, parku…keto jane ato qe ju serviren shqiptare..
    Ahh, ka dhe nje video se si luane femijet ne park.
    Sa te gezuar qe duken,
    Po Vjosen a e fut dot Edi ne keto tuba?
    Po Valbonen?
    Kurumin e ka fut apo e ka nxjerre nga tubi..duam ta shikojme ku rrjedh dhe pikon,
    Po Bankers Petroleum.
    Po naften me vendburimet.
    Cfare do kaloje ne ato tuba valle.?
    Se mua me duken si tubot bankare te koncesioneve, asgje tjeter nuk shikoj te qarkulloj ne to vec parave qe do marri Ramuti dhe Ahmuti

  4. e verteta says:

    E crendesi ka , shqiperia gjithmone I ka pas dyert e hapura, bujare dhe mikpritese.
    Vetem se keta te TRAPIT duhet te hedhin beton si mbulese e jo thjesht dhe.

  5. Faja says:

    Po mire kaq lyf matrak jeni ju detar , maks e mirel as arithmetike nuk keni mesuar , vecanerisht ti Mirel qe nxjerr vetem mut nga goja , e kur do ta mesoni matemetiken kur tju thahen trute fare. Zafmet e keni ose taksirat e mos u lodhni shume tu vra trunin se vallahi ju bon dom , e do merrni veten ne qafe , se ju ” kemi” si pika e ujit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje