Hotel “për mirënjohje” Shullazit; hetimet tregojnë mënyrën e kërcënimit të pronarëve

18 Prill 2016, 15:46Politika TEMA

Zbulohet dokumenti përmes të cilit shoqëria arabe “Saudi Brothers Commercial Company” i ka dhuruar ish-hotel “Vollga” në Durrës Emiliano Shullazit, ku thuhet se “pronari ia dhuron pronën e tij Shullazit për mirënjohje”.

Megjithëse kjo kontratë dhurimi është firmosur dy vjet më parë, ku përfshihet edhe familja shqiptare Kodra si dhuruese, hetimet kanë filluar me iniciativë dhe pa asnjë kallëzim. Një burim jozyrtar i tha Top Channel se nuk ka ende një kallëzim për gjobëvënie për këtë çështje, pasi dhuruesit shqiptarë kanë refuzuar të denoncojnë.

Fillimisht ky rast është referuar në Prokurorinë e Durrësit nga Shërbimi Informativ Shtetëror. Hetimet janë mbajtur pak kohë më parë në këtë qytet e menjëherë më pas është shpallur moskompetenca duke e ndarë dosjen në dy pjesë: në Durrës është hapur çështja e dyshimeve për pastrim parash, ndërkohë që janë përcjellë për tek Krimet e Rënda të dhënat për dyshimet e gjobëvënies.

Por do të duhet dëshmia e ortakut që ka dhuruar hotelin për të verifikuar nëse ai e ka bërë këtë me dëshirë, apo i kërcënuar. Emiliano Shullazi, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi do të dalin para gjykatës për akuzën e gjobëvënies jo vetëm për këtë episod, por edhe për rastin e 1.200 metra katrorë parking në Tiranë.

Prokuroria thotë në rrugë jozyrtare se përveç Jani Zakës dhe babait të tij Arjan Zaka është kërcënuar edhe një kushëri i tyre, me emrin Mario, i cili ishte ngarkuar me detyrë nga të dyshuarit që t’i bindte të kryenin operacionin financiar që kërkonte Shullazi.

6 komente në “Hotel “për mirënjohje” Shullazit; hetimet tregojnë mënyrën e kërcënimit të pronarëve”

  1. Tarrasi . says:

    E THOJNE PASTAJ PERSE NUK VINE INVESTORE????!!!!

    PERSE TE VIJNE APO TI BEJNE DHURATA GANGSTEREVE TE MBROJTUR NGA LART…. PO SAJE QORRI NUK SHIKON NGA AI XHAM????!!!

    EDI RAMA PO TI PERSE NUK FLET …. PERSE LEJOHET NJE RRUGAC I FELLIQUR QE TE RRJEPI NJERZIT NEPER MES TE DITES???? !!!!

    MIRE E KA BEN BLUSHI JU JENI BERE RIPJERDHJA PER TE BERE LLOQE LART E POSHTE E PER TE RICIKLUAR KRIMINELT.

    MOS KINI MERAK ZGJEDHJET NUK JANE LARG DO QEROHENI ME SHPEJT SE FARA E KEQE E SALI BERISHES…. DHE MOS KI MERAK SE KEMI SE KE TE ZGJEDHIM …. QELEBESIRA.

    1. Une... ti... ne te gjithe... says:

      Hmmm… problemi eshte se ne nuk kemi ke te zgjedhim dhe ata e dine. Pa hyre ne evrope nuk ka shance qe kjo zgjebje politike qe na ka zene te zhduket. Hyrja ne evrope eshte edhe beteja jone e vetme me kete llumb shoqeror qe na ka zene frymen. Kjo eshte edhe e vetmja beteje per te cilen ne kemi municion, cdo beteje tjetet na hedh ne tiganin e tyre. Ne duhet te shpallim bojkot keep mbetar te zgjedhjeve parlamentare. Bojkot sa me aferr njeqind perqindeshit qe te jete e mundur. Vetem keshtu do te ngrihen sirenat e perendimi dhe to vendosen presionet e jashteme per te bere ato qe duhen. Cdo presion I brendshem eshte I pa mundur dhe cdo rruge tjeter con ne deshtim.

  2. Gezim says:

    Pyesni Edmond Cacen ambasadorin e Rames ne Katar se ai eshte marre me kete pune. Plehra.

    1. Blabl says:

      Askush nuk dyshon me se saliu dhe edvini jane I njejti lloj muti I dale nga vrima te ndryshme

  3. Kevin says:

    Nje Bravo kryministrit rama qe po ja kalon dhe Marshall berishes per punet e pista.
    Bravooooo
    Ne mandatin e 2-te me siguri do ta lesh mbas gjith koncurrencen

  4. Shen Thomai says:

    Dhe pastaj ka ende gomere ne shqiperi qe reforma ne drejtesi do beje mrekulli.
    Por po keta Shullaznat qe ishin dje dhe keto qe jane sot kane per ta bere reformen
    keshtu qe cfare prisni …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje