Shullazi dhe Klodi Dibra

18 Prill 2016, 13:38Politika TEMA

Nga Rudina Xhunga

Ndonjëherë e keqja, vjen për mirë, ose ti bëje, të dalë për mirë, thonë.

Ndërsa po afrohet gara e zgjedhjeve Universitare, që në media mori një vëmendje kohë pas kohe, befas ndodhi çudia.

Shullazi kërcënoi kandidatin për Rektor të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, që të tërhiqej nga gara. Kjo ishte ajo çfarë, pak a shumë , tha ish kryeministri Berisha, ndërsa gara për Rektorin e ri të Universitetit të Tiranës është të mërkurën.

Prokuroria , pas arrestimit të djeshëm, do ta hetojë Shullazin edhe për këtë denoncim publik të ish kryeministrit Berisha.

Nuk do të qe çudi që një njeri që ka mënyrë jetese, kërcënimin, ta ketë bërë këtë, të këtë kërcënuar edhe për zgjedhjet Universitare. Por derisa të dalë a është e vërtetë kjo, apo një sajesë, gara në Rektorat, nuk mund të vazhdojë.

Ajo as mund të ngrijë, derisa të flasë Prokuroria. Thjesht do të duhej të prishej, për të nisur nga e para.

Profesor Mynur Koni nuk mund të vazhdojë të garojë, sepse ai nuk gjeti kurajon të denoncojë publikisht një kërcënim, nëse ishte i vërtetë, ose të përgënjeshtronte publikisht, ish kryeministrin, nëse nuk ishte kërcënuar. Ai nuk bëri asgjë. E la të ndodhë, ndoshta nën presion, ndoshta për ta përdorur. “Unë do të vazhdoj garën”, nuk është sqarim për një akuzë të tillë” nga më të rëndat, e përfshirjes së krimit në politikë dhe jetë akademike. Një profesor i përfshirë në këtë situatë, që nuk flet, nuk sqaron, nuk denoncon,  nuk mund të bëhet Rektor. Ai është një baba i mirë që me të drejtë frikësohet për familjen, kur e kërcënojnë, por jo më shumë.

Ndërsa Klodeta Dibra nuk mund të vazhdojë, madje ajo as që duhej të hynte. Pavarësisht sqarimit, a kërcënoi Shullazi dhe në emër të kujt, për të mbrojtur kë, nuk është ky thelbi i largimit nga gara të Klodeta Dibrës.

Ajo është një personazh dukshëm i lidhur me Partine Socialiste, anëtare e Këshillit Bashkiak të Ps, portreti i qeshur i fitores së Erion Veliajt. Ajo të vjen ndërmend e para, sapo të kujtohet fotografia e parë e fitores Veliajt.

Ajo mund t’i shërbeje Bashkisë dhe Partisë, me gjithë energjinë dhe besimin e saj, por nuk mund të drejtojë Universitetin më të rëndësishëm shqiptar. Dhe jo për shkak të Shullazit. Unë, refuzoj ta besoj, që Klodeta Dibra i kërkoi ndihmë atij për t’u bërë Rektore. Por nga ana tjetër, kjo nuk është çështje, shullazi, por pullazi. Universiteti nuk është pullaz i asnjë partie. Jo, pse ka qenë, duhet të vazhdojë të jetë.

Ndaj iku Berisha dhe erdhi Rama. Ndaj nuk mund të ikë Kule dhe të vijë Dibra.

Mirë do të ishte, që pavarësisht nëse Shullazi ka kërcënuar ose jo, më mirë që gara u përgojua, që të prishet dhe të bëhet si duhet.

Prokuroria mund të vazhdojë punën dhe gara të nisë nga e para.

Universiteti i Tiranës,  ka plot vajza dhe djem, burra dhe gra të shkëlqyer,  që mund ta nisin nga fillimi këtë garë dhe ta bëjnë të bukur. Duke i dhënë Rektoratit një fytyrë të re. Fytyrën e besimit te dija dhe mundësive që të jep ajo.

Ka vajza dhe djem të jashtëzakonshëm, që nuk i njeh as e njohin Ramën dhe Bashën. Që janë shkolluar mirë dhe japin një dorë të shkollohen mirë, brezin e shqiptarëve të rinj. E bëjnë këtë me besim te arsimi, jo te politika. E bëjnë pa kërkuar asgjë në këmbim, as të hyjnë në gara, me fitues të përcaktuar.

Jepini mundësi atyre të besojnë, jepuni garën!

Njëri, njëra prej tyre, nesër mund të jenë fytyra e re e Universitetit të Tiranës.

Klodeta Dibra, nuk mund të jetë Rektorja e Universitetit. As Mynyr Koni. Ndaj kërcënimi ose miti  i kërcënimit të Shullazit, erdhi për mirë, që gara të bëhet garë. /dritare.net

31 komente në “Shullazi dhe Klodi Dibra”

  1. Nikolla says:

    Rudina, e ke gabim. Nuk eshte se e njoh Dibren, por edhe ish rektori dhe ky Koni kane perkatesi partiake. Po nuk e di mesoje dhe duhej ta kishe mesuar.

    Pse e njeaneshme dhe gjith ky mllef se Dibra eshte e majte? Po sikur i tere ky kombinacion me kete Shullazin te jete bere nga PD-ja per te prishur garen?

    Ti pse hyne ne keto gjera, ne nje kohe qe per disa kohe sa ishte tek Topi dhe sa yt shoq ishte me funksuone ne qeveri, perpiqeshit te ishit si te paaneshem, megjithese kuptoheshit qe ishit te majte. Ky kapercim nga e majta ne te djathte, te dy burre e grua, flet shume. Nejse pune e juaj, punet e tuaja i dini ju me mire se kushdo.

    1. Kercenim Pajtimi says:

      Po te behet sic thote Rudina , i bie te zbatohet pike per pike kercenimi i Shullazit. Hera e pare qe shoh nje pacavure nga Rudina.
      Nuk e di pse. Ndoshta Shullazi….

      1. A.P.S Katharina die Große.Madona prej Sauku says:

        Lexonja me kujdes opinionin e Rudines dhe do ta kuptoni se ajo ka shume te drejte.
        Ajo i ka sqaru gjonat shum bukur.
        Bravo Rudina.
        Qeverija e Rames duhet te garantoje zgjedhjet te barabarta me kandidat te pavarun.

      2. Drogaxhiu says:

        S’e ka shkuajtur Rudina kete paçavure (ajo vetem sa ka vene firmen) eshte paçavurja e te shoqit, Dritan Hiles, ish-zvministri socialist te mbrojtjes, te Mimi Kodhelit, i cili u be nje kritik i “thekur” ndaj “Rilindjes” se Rames tani qe i vune drune.

    2. adeci says:

      Mi ke mare fjalet nga goja. Bravo.

  2. student says:

    Cafre duhet per te qene nje rektor i mire?
    Ne pergjithsi cfare duhet per te qene ne nje vend pune nje shqiptar?
    1.Te mos jesh me PS. 2. Te mos jesh me PD . por mund jes jeshe ku do tjeter nuk pyet me njeri
    Do qe mire te ishe nje intelektual i zoti, i shkolluar realisht me mbicje per te shkelqyer kudo qe te jesh me kusht qe te mos jeshe bere i tille se hyre ne PD apo PS.
    Pastaj si intelektual i plote ne rrugetim e siper mund te behesh dhe me PD apo PS sic do behesh apo je bere nje prind, nje i moshuar apo nga me floke mund te behesh dhe qeros por te gjitha keto nuk te bejne intelektual , profesor apo doktor. Ashtu ishe bere me kohe e ne kohe.
    Atehere RUDINE. E keqja nuk eshte se je me PS apo me PD por ajo qe kerkohete eshte VLEN apo nuk VLEN, JE ap do BEHESH profesor e doktor, te tjerat s kane rendesi. Ne menyren si shkruani kush profesor eshte ne parti duhet te kandidoje vetem per kryetar partie dhe DEKAN apo REKTORte behet ndonje DEBIL ose partite duhet te behen delja e zeze e intelektualeve ku ne fakt duhet te ishte e kunderta.

  3. cun Tirone says:

    Se kush do te jete Rektor i UT nuk pyeten dhe nuk e vendosin gazataret.

  4. altini says:

    ahhahahaaahahah… Rudina me djallezi ve shenjen e barazimit midis te dyve. Ku qendron faji i Mynyr Konit ketu? Ne te kundert nga sa pretendon Rudina, ai beri nje xhest heroik. Se Berishes nuk i thane zogjjte per ate te cilin kishte ndodhur. Do kete qete vete Koni a Komi (se as emrin s’ia di) i cili me nje kuraje te papare e ka bete te ditur ne rrethin e te njohurve te tij. Vetem duke e bere publike kete ceshtje ai mund te ndihet i mbrojtur. Cfare sygjeron Rudina qe te bente ai. Te shkonte te decononconte te polici? Te ajo polici qe s’kishte as guximin ta therriste ne komisariat por i tha, dil pak te kafja se s’kemi si ia bejme. Kush do e mbroje ate ne nje shtet ku banditet jane ne parlament, ku banditi i akuzuar, si kurre me pare, permendet me emer te pervecem nga Ambsadori Amerikan, se s’ka njeri guxim t’ia permende emrin. Por Rudina i harron keto. Ben bashkefajtor si te kercenuarin si kercenuesen. Dhe faji qe jemi ne kete gjendje eshte edhe i gazetareve si Rudina, qe ne vend te veje kujen, e tjeteron ngjarjen per te humbur thelbin e saj. Faji eshte edhe i gazetareve si Rudina qe jane mesuar te bashkejetojne me krimin, tek punedhenesit e saj. Faji eshte edhe i gazetareve si Rudina qe nuk bejne nje sherbim investigativ si si funksionon krimi ne Shqiperi, sic ndodh ne vende te tjera, por na merret me Nexhmijen, Por te pakten, te rri urte e mos te kontribuoje ne tjetersimin e ceshtjes.

  5. luli says:

    Per fatin e mire Ut ka plot djem dhe vajza te zote, por per fatin e keq ata nuk jane lavjeres te politikes! Nuk lepihen pas saj dhe per kete aresye nuk mund te konkurosh. Tashme, per te bere nje hap ne karriere duhet em patjeter te varesh tek krimi. Nuk mjaftonte kjo sjellje ne poltike, tani ka hyre edhe ne universitet. ta mbani me shendet…

  6. qazimi.com says:

    Edhe koni edhe kule jane partiake. Benjamine teberishes. Te mos kandidojne.

  7. ana says:

    Rudina bravo.. je shume e zonja.. me pelqeu shkrimi yt

  8. mero i bazit te canes says:

    moj Rudina, po ti kush je qe jep mend ?! deri dje ishe pabukse nga Vlora, tani u bote VIP ju ! Sa ka pa e ka percjelle Tirona si puna jote, aq te mira qofshin !

  9. Rudi Gunga says:

    Se si u bere gazetare dhe se si mbijetove deri kohet te fundit ne TopChannel ti Rudina Xhunga, nje Zot e di. Ti as nje pyetje nuk ke ditur ta besh? Bere nje rremuje te gjithe ne kete artikull per te thene se dy qytetar te lire te ketije vendi te lire, nuk mund te jene rektor, se ka akuza nga ish kryeministri i Shqiperise Sali Berisha (qe dihet se cfare reputacioni ka sidomos per akuzat e tija). Perzumimi i pafajsise “cdo i akuzuar gezon pafajsine derisa te faktohet fajesia e tije” (nga organet e drejtesise) e mban Shullazin larg nga gara e perfolur, por akoma me larg personalzhet te cilet zotria jote donte ti perjashtonte me arsyetimin tend jo profesional.

  10. baco says:

    Rudina te lumt goja dhe mendja,ke te drejte ka plot djem dhe vajza te papleksura dhe te papergojuara per pislleqe dhe lidhje partake

  11. Universiteti says:

    C’eshte ky politizim ekstrem i tipit komunist i jetes akademike qe krijoi Sali Berisha?

    Universiteti detyrimisht duhet te jete institucion apolitik.
    Universiteti ka nevoje per shkencetare e jo per politikane. Politikani dhe shkencetari jane antipode intelektuale dhe morale.
    Kujtoni se edhe ne kohen e komunizmit, qe ishte komunizem, me vendimin e Enver Hoxhes, kryetari i Akademise se Shkencave u caktua Aleks Buda qe nuk ishte komunist, autoriteti numer nje dhe njeriu qe degjohej me shume ishte Eqrem Cabeu, te cilin udheheqja e partise e dinte qe ishte anti-komunist dhe shume e antare te Akademise (Shaban Demiraj, Mahir Domi, prof. Kumbaro, Dr. Fejzi Hoxha, etj )nuk ishin komuniste.
    Ne asnje vend te Europes se qyteteruar dhe te Amerikes rektoret e Universiteteve nuk jane aktiviste partish.
    Larg aktivistet partiake nga Univeersitetet dhe qendrat akademike. Partizanlleku ne institusione arsimore e shkencore eshte obskurantizem.
    Lejeni Universitetin apolitik ne qofte se doni shkence dhe dije. Ai funksionon mire vetem kur mbahet larg politikes

  12. Demokrati says:

    Perse “Shullazi dhe Klodi Dibra” dhe jo “Shullazi dhe Munir Koni?”, moj Rudine?
    Kam degjuar se zoti Koni paska qene pedagog ne Universitetin e Shkodres, pra, ne Universitetin ku ka pas ngrohur e nxjerr zogj Topalli. Por, nuk dihet sde çfare zogjesh nxjerre furriku i Shkodres?!

  13. Lpl says:

    Rudina nuk e kuptoje si ka mundesi qe te gjithe jeni anadollake sipas teje ky kandidati seshte burre trim e se metiton se duhet me qene trim e i armatosur per me kandiduar kurse kjo sr meriton se eshte partjake e jo per Shullazin ne nje kohe qe neqoftese edhte e vertete kjo histori kjo Zonja Dibra as mesim nuk duhet lene te japi kurre kurse ky koni te kandidoje me mire nje frikacak se nje kriminel ne post por ne Shqiperi shihet se njerezit me arsy e frikacske nuk jane ne mode kjo eshte psikologjia e te gjitheve sic deshirojne te rinjte me u bere skiftera se ska model me te mire.

  14. MeteH says:

    Eh,moj Z.Rudine.Si e ktheve pllaken e “gramafonit”qekurse yt-shoq u hoq si zv/minister i mbrojtjes e ju nga TOPI?Ju nuk duhet te shkruani ne kete menyre pasi i humbisni fare piket e fituara nder-vite.A nuk u mesuat ju me shpifjet e Saliut,me heshtjen e drejtesise,te vet autoreve te “Kercenuar”qe nuk ndihen.E pse te mos behen zgjedhjet sipas jush.A mos vall te gjith votuesit jan kercenuar nga Shullazi? Sipas jush,Rama duhet te kishte dhene doreheqjen me kohe nqs do mirreshin per baze shpifjet e opozites mjerane.Por,ja qe BE & SHBA e cilesojne qeverisjen si…ne drejtimin e duhur,paçka se Ardian Hila nuk eshte më me Ramen e qellon me bresheri nga TV te PD.

  15. Ben Dibrani says:

    “Ujku fle, hasmi s’fle”, pikaaa Rudine, u bere edhe ti te cosh uje ne mullirin e shkaterruar te Saliut? Sali Culo dhe Mynxyr Cone jane te dy lakejt e saliut dhe ky i beri dhurate denoncimin qe ata vete duhet ta benin, kinse Klodeta Dibra eshte perfituesja prej ketij “aksioni” hipotetik. “Mjeshtri” i ndyre i gjithe intrigave nuk e tha burimin e informacionit (te sigurte – sic tha) sepse ishte ai vete ideatori, nxitesi dhe protektori. Ai e dinte me pare se te ndodhte (nese ka ndodhur) si dhe kush e ka bere (vetem ai thote qe ishte Shullazi), pra eshte ai “i zakonshmi” qe e njohin te gjithe. Gara te vazhdoje dhe plehrat qe nuk kane fije morali (as te bejne vete denoncimin) te ikin, jo se u kercenuan por sepse jane aq te ndyre dhe duan te rrine aq lart sa nuk meritojne. Cone i shkrete as nuk thote dot qe s’me ka kercenuar njeri se pastaj e ka edhe me keq.

  16. Arti says:

    Rudina kur behet fjale per persona qe kane bindje te majta behet trime por per Kulen se kte tjetrin nuk e njohe qe ka qene zeri I bashes ne keshillin bashkiake perse nuk flet apo atje ku te djeg ti nuk ke guximin me Fole , shume mire e the per kte te kercenuarin me mire te mbroje familjen nuk eshte per rektor edhe ti zonje me mire mbylle ate dritare se nuk ke kellqe te na hedhesh hi syve…!

  17. BUJARI JU DEGJON says:

    Artikull i shkruar nen presionin e Shullazit???…
    “Rudiiine!!!”,do te te thoshte Ndrek Luca,po te ishte gjalle…

  18. Centrale says:

    Rudina Rudina, te kemi lexuar me kujdes e respekt per profesinalizimin tuaj.( Mos kopjo Lubonjen )

  19. In says:

    Te gjithe jepni mendim para kohe dhe te gabuara… Prisni njehere vendimin e drejtesise, nese ka drejtesi…binduni per vertetesine e ngjarjes, pastaj gjykoni.Mos fajesoni Znj. Dibra, kur nuk jeni te sigurt per vertetesine e nje skenari, qe duket me shume se i sajuar.Flm.

  20. Moza says:

    Nje shkrim i dobet nga logjika.Nga i do Rudina kandidatet apo te bien nga qielli?!
    Edhe si femer ajo duhet te pakten te mos e rendonte padrejtesisht profesore Dibren.Sjane karakter te njejte Dibra, Koni dhe Kule. Pedagoget,studentet dhe publiku i njohin dhe do ta bejne dallimin. Edhe me vote.

  21. astrit says:

    Rudina kete here thjesht sharabajge e saliut.

  22. shaqo says:

    UNE THEM RUDINA XHUNGA XHUNGA DUHET TE JETE KANDIDATE PER REKTORE, PERBALLE TE KETE DRITANIN. LE TE FITOJE KUSH DO TE V OTOHET ME SHUME.

  23. mireli says:

    Rudina! Ke shkruajtur nji pacaure te vertete. Ju e dini shume mire se kushe qendron pas kesaj loje por tani je tjetersuar. Profesore Dibra eshte femer,intelektuale e mirenjohur. Do apo nuk do ti me Hilen tend ajo e meriton. Respekt per K.Dibren, zhgenjim per R.Xhungen

  24. lennard says:

    Qe kur foli Berisha , kjo pune bie ere HALEJE.Mua me duket krejtsisht sajese e nje pacavureje si Dhori Kule , qe eshte mesuar te gllaberoje fonde , nen bekimin e Sali gerdecit.Ky zotnia Mynyr Koni , e tregoi veten si nje KONE e Sali Gjememadhit.Zonje Rudina eshte nxituar shume ne perfundimin e arritur.

  25. demo says:

    Klodeta Dibra karieren e saj akademike nuk e ka ndertuar duke ju lepire politikaneve ,biznesmeneve,pronareve te medjave.E ka koken plot;ka nje tradite ne kulture dhe nuk vjen nga rruga.Klodeta Dibres nuk i duhet as Shullazi,as Xhunga,as PS,as Berisha,qe me kete loje me kercenime duan ta terheqin ne llumin e tyre.I bej thirrje zonjes Dibre,te mos terhiqet nga presionet e rrugaceve meshkuj,apo femra,sepse qenja e saj ne krye te universitetit te Tiranes ,do te jete nder per traditen e ketij institucioni.

  26. Attractive part of content. I just stumbled upon your blog and in accession capital to assert that I get in fact enjoyed account your weblog posts. Any way I will be subscribing for your feeds and even I achievement you get admission to consistently quickly.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje