Apeli shtyn vendimin për Xhelal Mziun (dhe një CV brilante e tij)

18 Prill 2016, 12:04Politika TEMA

Gjykata e Apelit ka caktuar datën 22 prill për të dhënë vendimin e formës së prerë ndaj Xhelal Mziut, kryetarit të Bashkisë së Kamzës, i cili në prill të vitit të kaluar u dënua me dy vite burgim për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Së bashku me Mziun janë dënuar me nga 6 muaj burg edhe dy ish-drejtorë të kësaj bashkie. Shkak për shtyrjen e sencës, ku pritej të shpallej vendimi, u bë dorëzimi nga mbrojtja i provave të reja.

Bëhet fjalë për vendimin e Gjykatës së Apelit Administrativ, e cila e cilëson të ligjshme taksën e shfrytëzimit të ambientit për biznesin, të vendosur nga Bashkia e Kamzës e për të cilën Mziu ishte shpallur fajtor në përballjen me kompaninë që e kishte paditur.

Përballë kësaj prove të re, përfaqësuesi i prokurorisë së Apelit kërkoi kohë që të njihej me të, ndërsa kolegji penal caktoi datën 22 prill për të dëgjuar pretendimet e prokurorisë, si dhe për dhënien e vendimit të formës së prerë.

Në bazë të këtij vendimi, Mziu ose do të fitojë pafajësinë, ose rrezikon arrestimin e menjëhershëm, pasi gjykata e shkallës së parë e ka dënuar me 2 vite burgim.

BIRN ndërkohë ka botuar edhe një CV të Xhelal Mziut, të paraqitur nga ai vetë.

CV-ja është vërtetë mbreslënëse:

Lindur në vitin 1967, Xhelal Mziu u diplomua me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin Ekonomik, Universiteti Bujqësor i Tiranës, në vitin 1993.

Është një prej veprimtarëve të lëvizjes studentore të viteve 1990-1991, që shpërfaqi idealin e një brezi të ri për ta bërë Shqipërinë si e gjithë Evropa. Në vitin 1991-2000 aktivizohet në strukturat e PD-së Kodër-Kamëz dhe Laprakë. Në vitin 2000 e në vazhdim ka qenë vazhdimisht pjesë e strukturave të PD-së Kamëz, duke u dalluar për aktivitetin dhe ambiciet e tij prej lideri. Në vitin 2005 ai do të zgjidhej kryetar i nëndegës PD Kamëz. Po këtë vit, z. Mziu zgjidhet anëtar i Kryesisë së PD-së Tiranë dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PDSH-së. Në vitet 2001 e 2003, z. Mziu ka anëtar dhe nënkryetar i KZZ dhe KZQV.

Në këto përvoja shërbimi e komunikimi me qytetarët, z. Xhelal Mziu u njoh në imtësi me shqetësimet e komunitetit dhe u dallua për vizionin e tij që kishte për Kamzën, gjë e cila e çoi që në 18 shkurt 2007 të zgjidhej kryetar i Bashkisë Kamëz, duke pasur edhe një mbështetje nga PDSH-ja.
Vizioni, menaxhimi, drejtimi dhe suksesi që pati në mandatin e parë çuan në rizgjedhjen e z. Mziu më 8 maj 2011 si kryetar i Bashkisë së Kamzës i mbështetur nga koalicioni “Aleanca për Qytetarin”.

Krahas aktivitetit të tij si kryetar bashkie, z. Mziu njëkohësisht është edhe anëtar i kryesisë së Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.

Që nga periudha 2009-2010, z. Mziu i është kushtuar edhe arsimit universitar, duke qenë lektor i jashtëm në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Durrësit dhe gjatë vitit 2010 e në vazhdim, lektor i jashtëm në Fakultetin Ekonomik, UB Tiranë.

Karriera profesionale e z. Mziu ka filluar sapo mbaroi studimet e larta, në periudhën 1993-1995 si inspektor i Policisë Financiare Tiranë e për të vijuar në një tjetër eksperiencë në vitet 1996-1998 si revizor në Drejtorinë e Përgjithshme të BTA. Për një periudhë dyvjeçare z. Mziu ushtron profesionin si konsulent ekonomiko-financiar në sektorin privat tek një studio private dhe me emër. Ai do të spikaste në vitet 2003-2005 si drejtor i Drejtorisë së Ekonomisë e Financës në Bashkinë Kamëz, duke ushtruar profesionin e tij e për të vijuar më pas në vitet 2005-2007 si drejtor i Përgjithshëm i Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës dhe anëtar i Shoqatës së Ujësjellës-Kanalizimeve të Shqipërisë, ku gjatë vitit 2005-2006 do të bëhej president i Shoqatës së Ujësjellës-Kanalizimeve.

Kualifikimi

Shtator 1996: “Dokumentimi i kredisë tregtare dhe i kredisë së padeklaruar”, organizuar nga Instituti Ligjor për Zhvillim Ndërkombëtar.

Prill 2006: Tur studimor në Berlin, Bolonjë, Amsterdam për “Drejtimin dhe Menaxhimin e Ujësjellës-Kanalizimeve” (organizator GIZ).

2009: Certifikuar “Auditues i Brendshëm në Sektorin Publik” pranë Ministrisë së Financave.

2009: Kurs pasuniversitar për “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci” organizuar nga Akademia Diplomatike Shqiptare.

2008-2010: Magjistratura “Politika, diplomacia dhe marrëdhëniet ndërkombëtare”

2010: “Shkolla e Demokracisë Lokale në Ballkanin Perëndimor”, organizuar nga Këshilli i Evropës.

2009-2010: Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike, organizuar nga Këshilli i Evropës.

Studime pasuniversitare Studime pasuniversitare

2003-2005: Master në ekonomi për “Drejtim Ndërmarrjesh” UB Tiranë

2009-2010: Doktoratura “Vlerësimi i leverdishmërisë ekonomiko-financiare për realizimin dhe administrimin e investimeve publike”.

Vlerësime

Është vlerësuar si “Kryetari më i suksesshëm” për bashkëpunimet dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, duke bërë të mundur që Bashkia Kamëz të jetë përfituese e shumë projekteve dhe donacioneve të huaja si Banka Botërore, Banka Evropiane, KfW, IPA, projekte të BE-së, si dhe binjakëzime me vende të Bashkimit Evropian, si Maçerata, Itali; Jena, Gjermani; Kemalpasha, Turqi; dhe La Plata, Argjentinë.

“Mik i Komunës Lunxhëri” dhënë nga Komuna Lunxhëri për “Kontributin e dhënë për lartësimin e emrit Lunxhëri”.
Certifikate mirënjohjeje dhënë nga Federata Shqiptare e Mundjes për “Mbështetjen dhe kontributin e dhënë Federatës Shqiptare të Mundjes”.

Certifikatë dhënë nga Qendra e Zhvillimit Kamëz për “Krijimin e lehtësirave dhe fuqizimin e biznesit për zhvillimin e qytetit Kamëz”.

“Disku i Artë” dhënë nga spektakël-agjenci “Karabashi”.

“Ambasador i Paqes” dhënë nga Federata e Paqes Universale (FPU).

Prej vitit 2007 kryebashkiaku ka nisur një numër të gjerë reformash në fushat e ekonomisë, të financave, të shëndetit, të edukimit, të rendit publik etj. Në gjithë Kamzën është zbatuar një program për investime madhore në infrastrukturë, me fokus parësor ndërtimin e rrugëve dhe të infrastrukturës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, ndërkohë që teknologjia moderne dixhitale është futur në regjistrin e gjendjes civil, identifikimin e qytetarëve etj.

9 komente në “Apeli shtyn vendimin për Xhelal Mziun (dhe një CV brilante e tij)”

  1. ptuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu,

    shifeni kte rrace te ndyr arabesh ,si kercejn vallen e pederit Islamit !

    kta eshte pak ti hedhesh ne mes te detit

    1. Ben says:

      Kamza original provinc nga ato te turqis ne kufi me Isis shikoja surretrit pordha Islamike otomane Jan te gjith. Pupu aj vend nuk bahet kurr

  2. sopiqoti says:

    Se mos e ka Saliu apo Luli me te mire CV se mziu. Per te trhelluar me tej nivelin e tij kulturor,te punes dhe te drejtimit,eshte e domozdoshme qe apeli ti japi MZIUT te drejten e vazhdimit te kurseve te kualifikimit ne Universitetin e Drenoves per jo me pak se dy vite.

  3. kaderusi says:

    Karikatura na thuaj ndonje opinion per CV e Meziut, leri llafet e kota. Per te shemtuar kemi belget, hoolandezet etj.

  4. Brando says:

    Aman o Zot, nga epoka e gurit apo e bronzit vine keta?
    Se ne epoken e hekurit paraardhesit tane ishin urbanizuar e qyteteruar.

  5. Pandi Korce says:

    Ketij Mziut i duhet dhene urgjentisht nga Presidenti i Republikes titulli “Nderi i Kombit”.E cka me shume merita Skenderbeu se Mziu?Ky eshte shembulli qe duhet te ndjeke e gjithe rinia shqiptare.RRofte PD, poshte qytetaria .

  6. Mezat Ziu says:

    Me 22 prill I Ziu Xhel do te shpallet i pafajshem> U soll e u soll Salush i shkrete se si ta nxirrte te pafajshem. Dhe u gjet zgjidhja: Gjykata e apelit Aministrativ shpalli se dokumenta e Te Zut Xhel ishin te rregullta. Keshtu qe me 22 I ziu dhe Salushi me dhimbje do te pranojne pafajsine

  7. Tope says:

    Po festojn ndonje sunetllik shifi me daulle si Galelet.. Hahahaha

  8. kampaçurreta says:

    Publikut nuk i intereson CV e Mziut ,pasi te tille CV kane 90 % e shqipetareve te cilat i kane marre ne kiosko-universitetet shqipetare, sa per ato qe thuhet se i ka marre ne universitetet perendimore jane genjeshtra pasi ne Universitetin e Bolognes ta masin koken me spango dhe nuk munde ti blehen. Populli eshte i interesuar te dije ky Mziu ka kryer shkelje te ligjit apo jo . Te tjerat jane pallavra alla shqipetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje