Mynxyr Kule!

18 Prill 2016, 16:16Politika TEMA

Nga Bledi Mane-Public Enemy

fb.com/bledi.mane

instagram.com/bledimane

Ia zbehën Bleona Qerretit namin dhe afshin e puthjes me Arjan Çanin. Ia zvenitën erotizmin e tregimit të seksit me Jean-Claude Vandame.Ia lanë në fyt fjalën policit grotesk Mit’hat Havari tek atakonte të atin e Bleonës si ish-sigurims…pra me një fjalë një ylli tallavaje si Bleona iu ul sipari i skenës dhe në vend të saj u shfaqën jo një por dy yje. Dy burra shtatshkurtër si Vandam-i por ndryshe nga aktori hollivudian që është larguar dhe u ka lenë rradhën të tjerëve, këta dy yjet tanë nuk i shkulen as karrierës, as akademizmit, as dallavere lokale dhe as politikës.

Strumbullari mbetet Dhori Kule i cili futi këmbët si zëvendës dekan qysh në vitin e largët 1992 e deri atëhere nuk i është ndarë as fakultetit ekonomik dhe as universitetit të Tiranës. Dhori mbetet “nona” dhe pavarësisht se ligji i ri i arsimit të lartë e ka jashtëqitur kësaj here, ka zgjedhur një nga viktimat e tij për ta nxjerrë si manekinë budallaçkë në vitrinën e bordellos së zgjedhjeve universitare. De facto Dhori do rektorojë sërish universitetin më të madh shqiptar por Mynyri i shkretë i parafinuar me intriga dhe kolpot djallëzore të pushtetit politik apo akademik nuk i pati bërë llogaritë mirë dhe tani pasi i mbeti në derë kopili mundohet ta birësojë i sforcuar por i trembur për ti dhënë atësinë.

Këta dy burra të rrënuar nga mosha dhe energjitë kanë përballë një kandidate femër. Ish basketbollistja e njohur e Tironës dhe ekipit kombëtar e cila po torturohet në garën e saj të padrejtë nuk do ia lejonte kurrë vetes të përdorte të tretë për të kërcënuar këta të dy. Klodeta Dibra falë Zotit dhe kurajos është një sportiste, akademike, aktiviste dhe femër kurajoze. Falë Zotit dhe gjenezës Kloda Dibra është vitale në gjatësi, trimëri, inteligjencë dhe fisnikëri e nëse donte, merrte guximin dhe ua tregonte vendin këtyre dy makutërve. Zonja Dibra zgjodhi mënyrën transparente të të bërit fushatë por asnjë nga servilët e pushteteve nuk e ballafaqoi veten me kandidaten përballë. U fshehën, u tutën, u trembën, u përdorën dhe tani që gongu i alarmit ra, nxorrën në skenë një avokat djalli, nxorrën në skenë një tjetër bur(r)ë që veç gojës nuk i funksionin asgjë tjetër dhe vuri tellall si zakonisht. Sali Berisha që e ka shtrydhur Dhorin dhe Mynyrin edhe në pozitë edhe në opozitë nuk ua garanton dot fitoren me meritë mykjes së gjeneratës dhe gjeneratës së mykur. E trishtueshme, e turpshme, lapanjoze dhe tekanjoze kjo betejë. Tre burra kundër një femre të vetme. Tre burra kundër seksit të dobët që e luftojnë pa mëshirë dhe nuk i përmendin as emrin. Tre burra që masakrohen nga gratë e tyre brenda shtëpive të tyre dhe për t’ia fshehur dynjasë torturat që vuajnë aty brenda, dalin në ballkon dhe shajnë sa për larje goje komshien përballë si shkaktare të dramës së tyre.

Ndaj të dashur pedagogë, lektorë e studentë kur të votoni të mërkurën jepini shansin universitetit dhe vetes për rotacion elitash.

Votoni pa frikë e pa prikë e mos besoni folklorizmat dhe konspiracionet sikur tre makina me 15 veta brenda ndaluan një natë prilli Dhorin e Mynyrin për ta kërcënuar të tërhiqen nga gara. Nuk ka kriminel në botë të kërcënojë këta të dy. Mjafton një klithmë e zakonshme nga gratë e tyre dhe do shikoni që të hutuar do ngatërrojnë madje edhe krevatët. Dhori do mbulojë kokën poshtë jorganit të gruas së Mynyrit ndërsa Mynyri do gjejë strehim poshtë brekëve të gruas së Dhori Kules. Brekë të blera me lekët që u janë vjedhur ju të dashur studentë!!!

32 komente në “Mynxyr Kule!”

  1. Albi says:

    Eshte teresisht jo etike dhe banale qe nje injorant si Bledar Mane perfshihet ne kete mes dhe qe TemA i boton artikujt. Mane per me teper eshte nje i punesuar si militant ne administrate, e ne kete mes artikulli i tij nuk duket si asgje tjeter pervecse perfshirjes direkte te PS-se ne gare, gje qe ne fakt i jep legjitimetet atyre qe akuzojne se jane kercenuar.

    p.s Mane duhet te kujtohet se kater vjet me pare mbrojti kandidaturen po ashtu politike te Moza Hafizit ne UT. Moza nuk fitoi per te njejten arsye qe nuk do fitoje as Klodi. Sepse megjithese rrotacioni i elitave eshte i duhur, kete duhet ta meritosh e jo ta marresh dhurate nga partia. Po gjithsesi, Mania atehere e stolisi me lavderime Moza Hafizin. Nuk e di cfare mendimi ka sot per te?

    1. Haaaaa says:

      Po ta keni me Manen,aty e keni:Shkoni t’ju beje ndonje TEGEL qe ta mbani mend per tere jeten!
      Se ju jeni mesuar qe t’i beni gjithmone te tjereve TEGELA!
      Kur ta provoni vete,atehere nuk do keni nevoje per poste shteterore!
      Kujdes,Dhori,Mynyri!
      TEGELIN E BLEDIT mos e lini pa provuar!
      Dhe me e mira eshte se ai provohet pa votim,pra pa REFERENDUM!

    2. bonbon says:

      Mane ka postuar opinionin e tij personal ne facebook. E ka bere nen emrin, mbiemrin dhe foton e tij. Posto edhe ti te dhenat e tua personale reale ketu qe te te gjykojme me te njejtin standart nese je militant apo familjar militanti nese je Dhori Kule apo thjesht nje shpellar i rendomte.

    3. Daliu says:

      Mane Bravo.

      Ky Dhori na eshte bere si burri i nenes?
      Jo vetem Dhori dhe dhorkat e tij, sejmenet e tij, siper dhe poshte tij, tani na flasin edhe ne emer te Universitetit te Tiranes, te gjithe te lidhur me hajnine, zhvaten parate e studenteve, IU vune takse studenteve ne provimin e gjuhes se huaj, Shiten dhe shesin doktoratura, bleresit me ne ze sot jane parlamentaret analfabete dhe dallkauke te Kuvendit shqiptar.
      Keshtu Blendi, Dhori buratini i universitetit, tashme po le pasardhesin, qe te mos i hyje gje ne kembe. Rrofte Dhori, Buratini Akademik

    4. adri says:

      Monstra e universitet te Tiranes dhori Kule qe duhet shprorrur me te gjithe shpurene tij te ndyre nga dyert e universitetit. ky pleh i korruptuar qe e ka kthyer universitetin si ta kishte pronen e tij po ben mafiozin duke sajuar dhe presione. Pedagoget dhe studentet te largojen keta monstra qe ka ardhur koeh qe te largohen vete po rrijne si ushunjat nuk ngopen. ky kriminel duhet te ishte ne burg per te gjitha aferat korruptive qe ka bere.
      Ti hetohet pasuria ketij kriminele dhe do te dalin te gjithe te palarat ketij dhe shpures se tij qe e mabn ne pushtet .

    5. Ani says:

      ALbit: Injorant je ti plotesisht dhe jo Bledi Mane qe esht shum i kulturuar dhe shkruan si nje qytetar model. Po prandja nuk behet ky vend se ka plot majmun si puna jote.
      Te lumte pena Bledi Mane. Rrofte qytetaria!

  2. Realisti says:

    O Blendi, o punojes dore dhe goje ekspert … Po avokat apo perfaqesues i kujt je ti qe po ben punlicitet per nje basketbolliste apo per cfare ?! Ikni se na hapet barkun plera servile.

  3. bonbon says:

    Ky cubi Shullazi nuk eshte dhe aq cub. Nqs prokuroria nuk do te ishte ne duart e dyshes Meta-Berisha e verteta e urdheruesve te kercenimit do te kishte dale qe te shtunen.

    1. Te shtunen rreth ores 10 paradite Dhori Kule ka qene per “Vizite” tek zyra e Sali Berishes tek 21-Katshi, dhe pas dy oresh Berisha mblodhi mediat e tij per te thene se Shullazi ka kercenuar Mynyr Konin dhe Dhori Kulen. Ka kamera aty afer 21-Katshit qe e kane fiksuar Dhori Kulen (nderkohe qe kamerat e brendshme komandohen nga super-miku i Berishes qe eshte pronari i 21 katshit, prandaj mos kerkoni material Video e Foto nga Bashkim Ulaj). Policia duhet te hetoje mbi kete “takim” jo rastesor midis Dhori kules dhe Sali Berishes, e pastaj sqarohet perse Berisha hodhi shashken per kercenim te Konit dhe Kules.

  4. saleh hum humi says:

    Konia beri ham ham tek qeni plak qe ben hum hum gjithe diten ,gjate gjithe jetes se tij.
    ky hum humi salikomunisti ka filluar te lehe dhe spiunoj qe kur u be sekrekar partie,kercenoi dhe intrigoi sapo erdhi e ashtuquajtura demokraci(e ideuar dhe drejtuar nga sigurimsat dhe komunistat)dhe nga te gjitha keto kercenime arriti te fitoje e te coje vendin ne gremin,e ky ka qene shullazi i pare qe me kercenime dhe spiunime arriti jo vetem vollgen (si shullazi)por ndau gjithe Shqiperin me familjen e co.

  5. ☆~Gopisti i NSHRAK-ut~☆ says:


    Dhori
    Sali
    Havari
    C. Ari

    Njona
    Bleona
    Me lekë
    Pa brekë.

    Ç.Ari
    Ngrihet
    BLeona
    Q.et !

    1. Grigor says:

      Dikush mund te thote: “Sa vulgare!”
      Por, ky dikushi mund te harroje qe ne fund te fundit ti Gopist je. Nuk po del nga specialiteti yt. Hallall t’a befte zoti.
      C’ti besh ketyre koqeve, qe gazetare nuk jane, por bejne si gazetare, dhe vijme e shkruajne komente ketu sikur kane zbuluar te verteten universale. Pale, na qenkam merzitur shume edhe nga vulgariteti I Manes. Kur i shkerdheu Berisha mbare e mbrapsht nuk thane gje.
      Bashkohem me komentin e Bonbon, qe Manja e ka vene opinionin e tij hapur ne Facebook. Pastaj artikuj jane pa detyrimisht leximi. Po nuk te pelqeu, futi nje te share me vete dhe kalo faqen. Pastaj e kane zakon te merren me autorin dhe Jo me temen e shkrimit.
      Une ne fakt nuk jam dakord qe nje njeri qe merret paster me politike te behet rektor, apo rektore.
      Posti i rektorit ketu ne Angli eshte honorifik, quhet Chancellor, dhe ne fakt te drejtat e plota administrative i kane zv-rektoret (Pro Vice- Chancellor). Por te gjithe keta, nuk pyesin fare se kush eshte kryeminister. Pavaresisht totale. Le pastaj dekanet qe nuk I njeh njeri rruges (pavaresisht se kane meritat e tyre akademike ne fushat respective).
      Sa fushate e madhe per rektor mor burre? Edhe per pastrueset keshtu votohet? Fakti qe politika nderhyn kaq shume ne universitete, tregon qe keto jane fusha ku mend te fitohet nepermjet korrupsionit.
      Prandaj sekreti I nje shteti modern qendron tek drejtesia e pavarur.

  6. Psw says:

    Viheni për një moment veten në rolin e Emiliano Zapata Shullazit. Nuk është e thjeshtë por imagjinoni se ju duhet të bëni planin mujor të gjobave dhe grabitjeve…. Pasi jeni lodhur e stresuar duke bërë fizibilitetin e realizimit faktik(kompjuter,harta,tynele,paisje dhe metoda speciale të ç’hetimit) keni dalë xhiro nga Bulevardi dhe ju zë syri Kulen me Konin…….
    Porca putana- po dhe Shullazi njeri është- ka nevojë të heqi stresin, deri sa të bëhet ai dreq kënd lojnash nga liqeni.

  7. Alban Dega says:

    I PAPARE ….XHEVAHIR
    Do te thoshte edhe Arjan Cani per kete shkrim fantastik te Bledi Manes… Aferim mendjendritur!

    1. Flash says:

      Duhet pranuar qe shkrimet e Manes per nga idiotesia konkurrojne deniesisht me komentet e tua Alban Dega.

      1. Alban Dega says:

        FLASH = TRASH
        Jo i trashe ne shqip. Ne anglisht Trash i thone plehut. Duke te dhane kete sinonim tendin Flash nuk te ofendoj ty. Fyej plehun!

  8. Konica says:

    Je thjesht perfekt

  9. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Personazhet anesore,jane te parendesishem,por te shqeteson akademizmi I PS+LSI,perballe Berishes,ku ky ne menyre kostante kerkon te mbaj te gjitha pushtetet ne Shqiperi !

  10. Moza says:

    Etika e shkrimit eshte e diskutueshme, por jo problemi,Kam mendimin qe “kercenimi” i Kones e Kules eshte fabrikim kunder kandidates dinjitoze Klodeta Dibra. Akademiket duhet te kene aq mendje sa te gjykojne drejt edhe cila eshte e verteta.
    Dy bula konder nje femre. Mos e durofsh o Perendi!

  11. Mirela says:

    Albi ke plotesisht te drejte. Kete Bledi Manen e kam pasur komshi kur rrinte tek shtepia e kushurires se tij. Qe atehere ishte rende i ziu dhe i varur komplet nga droga dhe trafikant vizash, e sot na del dhe flet per 2 profesore te nderuar. Po ku i njeh vlerat nje i pavlere. Sa per Mero ziun e di qe nuk do ta publikoje mesazhin por une e kam fotografuar per ta postuar ne fb dhe treguar qe qyqi publikon vetem mesazhet pro dhe jo kunder. Gjithsesi ore Bledi drogmeni fitorja per fatin tend te keq eshte prap ne te kunderten e kandidates qe ti deshiron dhe e di perse ? Sepse ajo eshte turpi i Universitetit per mos te folur per moralin.

  12. Labi 2 says:

    O koqe bon-bom!Po pse gjithenje prokuroret qe vendos Salehu na dalkan se u manipuluan nga Edi Rama?A u ka mbet ndonjeçik moral mor te pafytyre?

  13. Davidi says:

    Dibra eshte me trafikante se dy te tjeret marre bashke

  14. inf says:

    Mane je njish
    pena jote ja u shkerrdhen rracen ksaj klike zuzaresh e zagaresh
    ktyne horrave e rrospijave ktyne maskarenjve qe kane vu miliarda
    me paret e studentave e prindeve te tyne ku i KANE rrjepur Skalpin e kaptines
    kolera spiuni vrasesi tradhtari pisi pizevenku saleh berishi me soj e sorrollop
    ptyyyyyyyyyyyyyyyyy grate e mbesat ku ti kesh o KREMINEL I NYTE JE TI

  15. Baxhanaku says:

    Dhori kule ,mjeshter ne vjedhje dhe bythelepirje.Nga partia e Gjinushit perfundoj gjeneral ne PD e Berishes.Ketu ai u be qirie-bleu disa shtepi,i paisi me komoditetin e sheikeve,shumicen e orendive i ka marre jashte-vetem krisale murrano(Me leket e vjedhura te Bankes ,se Fullani doli pa faj)….Makinen benz te rektoratit te blere para pak kohe 100.000 euro e privatizoi si te pavlere(e prishi vete) dhe e perfitoi per 4000 euro-ky eshte vetem nje aspekt i vogeli makuterise se tij.Heren tjeter do u sjell me shume bema pwr te.Lind pyetja ku e gjen mbeshtetjen ky 1/2 burre?Marshall-Berisha i katit 21,eshte regjizori per gjithcka Me ligjin e ri te arsimit,rektori ka sh. buxhete ne dore…..dote ndertohet kampusi universitar etj etj,pra tendera pa fund.Dhori nuk zgjidhet me si rektor,atehere ,te futim ne loje mikun tone naiv ,z.Kune,qe dhori se bashku me tufen e Berishes ,te perfitojne sa te mundin fitime,ndertime dhe influenca qe burojne nga univeriteti dhe qe Kulja i “drejton” mjeshterisht.

  16. xhixhi says:

    po ky palla bon per te qesh. por me kete teme ska lidhje. urte o klloun se eshte serioze

  17. xhixhi says:

    po ky palla bon per te qesh. por me kete teme ska lidhje. urte o klloun se eshte serioze

  18. Kon Koni says:

    Ky Kulja duket edhe si race e perzjere mor jahu si me qene vllau i madh i Shkelzen Berishes.Shifini foton me siper dhe gjykoni.

  19. mergimtari says:

    Jane shume gjera qe te bejne te cuditesh ne ate Ahqiperi te mjere nga politikane hajdute qe nuk lene gje pa bere per te ruajtur e rifituar vjedhjet. Kush eshte Sali Berisha dhe perse ne kete kohe doli ne konference shtypi dhe denoncoi nje person qe ka tre vite qe e atakon dhe tani ai paska terrorizuar edhe keta dy petagoge qe drejtojne Universitetin e Tiranes?1 Perse Saliu del me shume ne konferenca shtypi duke denoncuar krimet sipas tij ne shqiperi? A eshte ky kryeprokuror apo ai din shume gjera qe i ka bere vete me djallin e te birin dhe ne kete kohe djalli e i biri nuk po i binden dhe akuzon akuzon por jo te kohes se tij por tani. Ky akuzon Shullazin per kercenim po per vete cmendon, ai e pranoi vete dhe eshte e dokumentuar qe vrau 4 vete per te mbrojtur kullen e perkohshme te tij, bile per kete u quajt edhe burre shteti, pranoi se nuk lejon hetim dhe mori nen mbrojtje vrasesit, eleminoi provat e krimit brenda kulles se tij dhe ka mbi tre vite qe jep konferenca shtypi, behet prokuror, polic, kryetar i Opozites, flet pa limit kohe ne parlament me nje gjuhe rrugaci qe ketej ne perendim cdo fjale fyese bllokohet. Z. Shullazi eshte si te gjithe shqiptaret, politikanet e atij vendi, por shoqeria shqiptare eshte ne masen me te madhe e kriminalizuar dhe nga kjo shoqeri del pozite e opozite e kriminalizuar qe jane ne gare kush e kush te vjedhe me shume. Keto paudhesi ne shqiperi i din edhe bufi shpend , por vetem prokuroria nuk din gje. Ka 25 vite qe ne ate vend sundon djalli me te birin, keta qen dhe kelysh te zotem ishin edhe dje ne ate regjim ku qente ishin kelysh qe nuk linin gje pa bere dhe sot keta qen jane bere me antikomunistet ne bote si puna e ketij qenin Berishe. Koha po vjen ngadale por nje dite do te vije te pergjigjen para drejtesise per te gjithe paudhesite e krimet e ketyre 25 viteve por edhe me pare.

  20. Lennard says:

    Z.Mane i ke rene pikes.Po ke harruar se Dhori Kule eshte pjestar i Bandes se Fullanit .Ka gisht ne miliardat e rjedhura nga Banka e Shtetit.Shikoji surratin si Derr i Pangopur.Persa i perket Minirit eshte nje viktime e perdorur keqas nga Klani i Oborrit te Sali Gerdecit

  21. V.Duka says:

    Z.Blendi je i madh. Kisha shume vite qe doja te lexoja nje shkrim te till per z.dhori, vecanerisht, por me mungonte iformacioni dhe aftesia Juaj. Faleminderit, sinqerisht, qe me krijuat mundesin te lexoje mendimet e mia te botuara publikisht. Me respekt V.Duka.

  22. Shoku shpati says:

    Konia Kuli dhe gjithe capaculat e te dy paleve
    Luftojne vetem per para.
    Sju plas shume per shkollimin e shqipetareve
    Por per abuzimin me parate.
    Mos i HENGESHIN.

  23. demo says:

    Pas kryevepres se Edison Ypit per Bestsellerin e Rudina Xhunges,eshte gjeja me e lezetshme qe lexoj.Iku 90-ta Sali!Tani edhe qytetaret e kane te qarte se nga bjeshket e Tropojes nuk zbresin malsore trima,te fjales dhe te beses,por funderrina heroike si Sali Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje