Andrea Dimushi, një ish-zyrtar i lartë i SHIK në vitet e para të demokracisë, ka vijuar rrëfimin e tij për gazetën Dita rreth planit për vrasjen e ish-kryeministrit Aleksandër Meksi.
Një ditë më parë ai deklaroi se për vrasjen do përdoreshin dy armë snajper ruse, ndërsa krimin do e kryenin Islam dhe Eqerem Kazazi, vartës të Dimushit në SHIK.
Por, ai thotë se nuk i kontaktoi kurrë vartësit e vet për vrasjen.
“Sigurisht që atentati nuk u realizua pasi unë nuk bëra asnjë përpjekje për t’i kontaktuar Kazazët për këtë problem, ndonëse Islamin e takoja thuajse çdo ditë, meqë e kisha vartës.
Që nga zyra e Bashkim Gazidedes atë ditë që më dhanë këtë mision, dola pa e përshëndetur, por më pas më erdhi zëri: Këtu nuk është bërë kurrë kjo bisedë. Dhe në fakt atje mbeti!”, shprehet Dimushi.
Ai thotë se Gazidede nuk mund ta kishte dhënë me kokë të vetë urdhërin për vrasjen e Aleksandër Meksit dhe pas tij qendron pikërisht Sali Berisha.
“Pasi e kam menduar gjatë, shumë gjatë dhe për vite me radhë, tani mendoj me bindje se për mua është Saliu dora vetë autori që ka urdhëruar.
Nuk e bënte kurrë dot Bashkimi një veprim të tillë pa lejen dhe miratimin e Saliut”, thotë ai.
Çfarë ju kujtohet tjetër nga ajo ditë në zyrën e Gazidedes kur morët porosinë apo detyrën për të vrarë Meksin?
– “Mendohu mirë para se të flasësh me ta”, tha Bashkimi. E bëri të sigurtë që duhej të flisja. “Do mendohem, por më duket e pamundur të bëhet kjo gjë”, i thashë. Nuk di nëse Kazazët mund ta merrnin përsipër atentatin, por në atë kohë Salën e kishin idhull. Të thashë dje që nuk di arsyen pse u zgjodhën Kazazët për atentatin kundër Meksit. Lami kishte miqësi me Meksin dhe e donte. “Ke një muaj kohë” më porositi me të butë si shprehje, por i vendosur për të patur një përgjigje pozitive nga unë!
– Mendoni se Bashkimi e bëri me kokën e tij këtë propozim?
– Pasi e kam menduar gjatë, shumë gjatë dhe për vite me radhë, tani mendoj me bindje se për mua është Saliu dora vetë autori që ka urdhëruar. Nuk e bënte dot kurrë Bashkimi një veprim të tillë pa miratimin dhe lejen e Saliut, vegël e bindur e të cilit ishte. Por, eh si kanë ardhur punët pas kaq vjetësh. Ish-pushtetarët tani kanë miqësi me Dash Shehin… As duan t’ia dinë për Salën, pasi i zhgënjeu e s’bëri asgjë as për Kavajën, për pishtarët e saj.
– Pra ju e morët detyrën apo porosinë. Çfarë bëtë më tej?
– Në ato çaste, vetëtimthi m’u kujtua një moment kur Bujari pas një debati verbal në zyrën e Bashkimit, u nxeh aq shumë sa Bujari i tha Bashkimit se do e hidhte nga dritarja! Atë moment po mendoja të njëjtën gjë edhe unë, ndërsa dola pa u përshëndetur. Ishte i dyti paralajmërim një mujor që më jepej. Njëri për trafikun e armëve dhe kjo që më jepej tani, dhe ishte tepër më i rëndë, pasi kërkonte jo vetëm kokë njeriu, por kokën e Kryeministrit të Shqipërisë. Një lojë e pistë deri në fund! E pistë dhe pabesë.
– A u morën masa për atentatin ndaj Meksit?
– Jo, asnjë masë. Sigurisht qe atentati nuk u realizua pasi unë nuk bëra asnjë përpjekje për t’i kontaktuar Kazazët për këtë problem, ndonëse Islamin e takoja thuajse çdo ditë, meqë e kisha vartës.
Nga gjithë kjo histori, kuptoj se në njëfarë mënyre ju e shpëtuat Meksin, apo shefat e tu hoqën dorë nga ai plan?
– Thashë, që nga zyra e Bashkimit atë ditë që më dhanë këtë mision dola pa e përshëndetur, por nga pas më erdhi zëri: “Këtu nuk është bërë kurrë kjo bisedë!”. Dhe në fakt atje mbeti! Për një muaj rresht, përditë më merrnin në telefon dhe më pyesnin në kishte gjë të re. Më pas heshtën. As unë nuk bëra ndonjë lëvizje, por edhe ata duket se hoqën dorë nga ai plan. Nuk e di përse. Nuk kemi diskutuar më tutje për këtë çështje. Meksi është shëndoshë e mirë, ndonëse të tjerë dinë edhe më shumë, që ai ishte vënë vërtet “NË SHËNJESTËR”.
Jam i sigurt qe ky dhe shoket e tjere qe jane akoma gjalle,dine akoma me shume,por jam kurjo te di, po per Remzi Hoxhen a di gje ky njeriu i ish SHIK.
Mjere Shqiperia qe e la Ramiz Alia dhe Elez Biberaj ne doren e nje bande vandale Vicidolase.
talebane islamike tradhetare , cfare tjeter shpjegim mund te kete…..ne fund te fundit , askush skishte per te derdhur lot per banden e PD
Kurre nuk ka per tu bere vend demokratik Shqiperia sepse ne ADN e nje myslimani eshte pabesia te vrasin naten dhe te qajne diten.