Çmimet e biletave të avionëve nga AlItalia drejt Italisë kanë shënuar një rritje të ndjeshme prej 60-70% ditët e fundit. Një biletë vajtje ardhje për Romë, në gusht, që vitin e kaluar e gjeje me 160 euro, nëse e prenoton sot për gushtin 2016 nuk e gjen dot më lirë se 230 euro. Agjencitë shpjegojnë çfarë ka ndodhur. Reagimi i AlItalia…
Nëse do të presësh një biletë tani për të udhëtuar në verë në Romë, apo Milano është vështirë që të gjesh një biletë nën 200 euro (vajtje ardhje), ndërsa drejt Barit e gjen me 180 euro.
Çmimet e biletave të avionëve nga AlItalia drejt Italisë kanë shënuar një rritje të ndjeshme prej 60-70% ditët e fundit. Një biletë vajtje ardhje për Romë, në gusht, që vitin e kaluar e gjeje me 160 euro, nëse e prenoton sot për gushtin 2016 nuk e gjen dot më lirë se 230 euro.
Mesatarisht, sipas të dhënave nga agjencitë e udhëtimit, nga 120-160 euro që ishin çmimet e biletave më parë, për destinacionet e Italisë, tani ato janë mesatarisht 200-240 euro. Këto çmime i gjeni nëse prenoton tani për pas tre apo katër muajsh. Nëse në korrik do të blesh një biletë për në gusht, çmimi do i kalojnë 300 euro.
Monitor bëri një test: prenotoi në internet në faqen e Alitalia një biletë vajtje- ardhje në datat 6-13 gusht. Çmimi minimal që mund të gjesh është 227.3 euro (për këtë vendet janë të limituara) dhe çmimi maksimal (në varësi të orareve të nisjes e kthimit) arrin deri në 366.7 euro (shiko fotot).
Një vit më parë, për të njëjtin prenotim në të njëjtën kohë, çmimi maksimal ishte 160 euro.
Edhe pa këtë rritje të fundit, çmimet e biletave të avionëve në vend ishin më të shtrenjtat në rajon.
Çfarë ka ndodhur
Drejtues të agjencive të udhëtimit në Tiranë kaJetpacknë shpjeguar se që prej dy javësh, AlItalia la rivendosur kontrollin mbi sistemin e rezervimit. Teknikisht kjo nënkupton që agjencitë nuk kanë më mundësi të ndërhyjnë me klasin e udhëtimeve (më parë agjencitë ndërhynin në sistem duke shitur një pjesë të madhe të biletave me klasin më të lirë). Me lëvizjen e fundit, tashmë në klasin më të lirë mund të gjesh vetëm një numër të kufizuar biletash dhe pas shitjes së tyre, çmimet I rikthehen tarifave standarde.
Burime nga AlItalia, të kontaktuara nga Monitor thanë se AlItalia nuk i ka ndryshuar çmimet, por kanë qenë agjencitë ato që kanë tentuar deri tani të ndërveprojnë me çmimet e AlItalia.
AlItalia rezulton, sipas agjencive, të ketë shkurtuar dhe disa destinacione, si ka hequr rrugën e Pizza, ndërsa ka një fluturim më pak drejt Milanos.
Çmimet i rrit dhe Blue Panorama
Edhe operatori tjetër që ofron fluturime me kosto të ulët drejt Italisë, Blue Panorama ka rritur çmimet me rreth 20-30%, duke iu afruar 200 eurove, apo dhe ka hequr bagazhet, duke i tarifuar veçmas ato, sipas informacioneve nga agjencitë.
Rezervoni sa më shpejt
Agjencitë e udhëtimit rekomandojnë që për të kapur çmime sa më të lira, indivdët apo bizneset duhet të nxitojnë të bëjnë rezervimet sa më shpejt.
Italia, 60% e fluturimeve
Italia është destinacioni më i frekuentuar nga shqiptarët. Sipas të dhënave nga Tirana Intrnational Airport (TIA), fluturimet drejt Italisë zënë 60% të totalit. AlItalia dhe low cots i saj Air One kanë rreth 38% të tregut, ndërsa Blue Panorama ka rreth 20%./Monitor
Deti kos kujt i plas per afriken e evropes
Kur s’ka qeveri dhe kur mafia fundosi Albanian Airlines keshtu ndodh, ju dhjefsha Rinasin dhe Min e Transporteve.
E gjith kjo mersele behet se shqiptaret do shkojn me pa ndeshjet ne europian dhe nje pjes kalojn permes italis. Tirane-Rome-Tirane 180 euro, Tirane-Rome-Paris-Rome-Tirane 190 euro. 4 avione me lire se 2 avione…
Ndeshjet nuk jane ne gusht
Ne qershor jan po kto cmime dhe nuk esht po aq sezon sa ne gusht…
Keni wizzair.com nga Kukesi!
Cili je ti që bën këto përqasje koti???
A do të ta shes unë një rrugë të njëjtë Tiranë-Romë me kthim në datat që ke paraqitur ti: 4-13 gusht 2016 për 227.33 euro???
Nëse do futu te ky link se e ke gati.
më fal se harrova linkun: pra Tiranë_Romë me kthim në datat 06-13 Gusht 2016 = 227.33 euro, jo 336.72 sa ta kanë ofruar ty.
https://www.alitalia.com/it_it/booking/passengers-data.html
o Zana zana borizana…..Deda flet ketu…..alo Zana o Zana…….Zana moj e shkrete po Vaales(holland)Bari(itali) 45€ moj e shkrete…..alo zana zana o zaaannnnaaaa aty je apo te ra te fiket……zzzaaannnnaaaaa cohu se ke dhe Francoforte Stokholm per 58€
Popull idiot!!!
O po kjo Shqiperi e shkrete, gjithandej rritje cmimesh, takasah, po ku do vemi o popull, i kemi biletat me te shtrenjta dhe hic gje, ketu ne kete vend eshte per te marre arratine, o Rame cfare po ben, se ka dale nje here te klani dhe tha nje zonjushe apo zonje, dhe nje djalke i ri qe nuk i kemi te larta cmimet e biletave, keta te bejne budalla me zor, Vini dore, c’jane keto cmime, po nuk kane faj se per vete i kane siguruar nja 10 breza dhe nuk ju ben pershtypje per kete popull. Mos gjecin kurre derman.
vend i dhjere, pa bythe, pa shtet, te korruptuar, ne europe udhetohet me 50 euro vajtje ardhje kudo, kurse ne shqiperi hapen ne bythe. legenat. dublin londer 30 vajtje ardhje, dublin bruksel 45 euro, dublin milano 60 euro, etj etj
Po rilindim me duket! Tani qenka koha per te kujtuar Salen. Eshte nhe shprehje. Ishim mire kur ishte me keq! Ke shtu po ndodh me ke keta kokepalaret e rindjes ku te gjithe e kane pasurine nga grate. Mjafton te shikosh deklarimin e pasurise. Duam dhe refome ne drejtesi …!
vajta ne krete 2 persona 78 euro vajtje ardhe me ryanair…sapo preva bileta per mesin e korrikut 190 euro pa valixhe…….as me i shaqje qeferitaret tone nuk e meritoj
Mire bejne kur Shqiperija nuk ka zot ,
Sa keq po me vjen per ata qe duan te udhetojne drejt Italise por nuk mund te paguajne nje cmim me te larte sepse….vuajne per buken e gojes!!! Ec er legena mos beni derr derr shume se tek e fundit quhet kerkese dhe oferte. Cmimet i percakton tregu dhe jo mjaullite tuaja. Nqs linja nuk mbush dot avionet atehere do detyrohet te ule cmimet dhe kur ka me shume pasagjere se ka vende te disponueshme atehere natyrisht qe do rrise cmimet. Cfaredolloj tregu te jete, e njejta gje ndodh, ndac treg patatesh e ndac treg qepe.