Faleminderit Emiljano Shullazi!

19 Prill 2016, 18:22Politika TEMA

Nga Bledi Mane-Public Enemy

fb.com/bledi.mane

instagram.com/bledimane

I nderuar zoti kriminel.

Mes tollovisë, të vërtetave, legjendave, anatemimeve, gjobave, trafiqeve, vrasjeve, kërcënimeve, pengmarrjeve ti më në fund bëre diçka fisnike.

Ti i nderuar zoti kriminel zgjove kujtesën kolektive në këtë vend të keqarsimuar dhe falë teje doli lakuriq e pa brekë ajo mafia më e poshtër, më e ndyrë, më hileqare dhe më hipokrite.

Shqipëria e famshme me kriminalitetin e saj ka në qarkullim ” mafien e betonizimit”, “mafien e ilaçeve” “mafien mediatike”, “mafien politike”, “mafien e kurvave” dhe ti më në fund u bëre sebep që mileti injorant apo intelektual të njohë edhe më të keqen mafie, “mafien e universiteteve”…

Ti i nderuar kriminel bëre të kthejnë kokën qytetarë, gazetarë, lektorë, profesorë, studentë, prindër, halexhinj e zengjin dhe nesër kur të shkojnë të votojnë ti thërrasin mendjes jo vetëm për paranë publike, jo vetëm për universitetet publike por edhe për të shenjtën, të ardhmen e gjeneratave!

Ndaj i dashur kriminel të falënderoj që si mace e zezë ua preve rrugën në mes zagarëve me grada shkencore e ua zure në grykë kockat e vjedhura dhe lehjet e tyre atë natë të ngrohtë prilli kur Tirana si zakonisht hapej bythësh nëpër Bllok…!

20 komente në “Faleminderit Emiljano Shullazi!”

  1. faro says:

    Bledi!
    Gjithenje i sskte!
    Gjithenje i zgjuar
    Gjithrnje gjetje origjinale!

  2. serveti says:

    TY ORE BUCKO TE KAHYRE VEHTJA NE QEJF …..
    BANALITETI NE SHKRIME , SIDOMOS NE SHKRIME , NUK ESHTE KULTURE , POR ESHTE GJUHA E RRUGACIT /…
    MOS HARRO SE JE PERMETAR DHE PERMETAR TE TILLE NUK GJEN …….
    PO FILLOVE NJE ARTIKULL , MENDO SE JE I DEPOLITIZUAR , SE JE ASNJANES , SE NUK I PERKET ASNJE FORCE POLITIKE VEC POPULLIT , SE AI TE LEXON DHE KA ETJE TE INFORMOHET ….
    MOS HARRO SE JE PERMETAR , AJKA E SHOQERISE SHQIPTARE,,,,,,

    1. vjeshta says:

      Ajka e kuj Përmeti….???!!!

  3. Vrases i Pushtetshem says:

    Nuk e kuptoj qe Sullazi me gjihte keto merita perse nuk eshte bere deputet…
    Apo ndoashta nuk i ka permbushur akoma gjithe detyrat si njesit gureil…

  4. A.P.S Katharina die Große.Madona prej Sauku says:

    Mane more manushu tru lepurush.
    Shkrimi asht interesat por e ke dhjer kur i drejtohesh me Falenderim dhe me i nderuar nje KRIMINELI qe kudo ku ka hudh hapin ka kriju fatkeqsi.
    Jo Manere kjo nuk asht gazetari por bythqirje publike qi ti i bon vetvetes,
    Faleminderit Kriminel i nderuar vrases!!
    ,kesaj i thua ti shtyp i lire, more i paudhe !!

  5. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Shullazi ne pamje te pare te duket nje Robin hood modern !
    Emra personazhesh,teper abstrakt,per tu dukur te besushem “sheik” arab,”dhurojne” pronen sikur te jete nje makiato !
    Robin hoodi moern,ka marre lek sa majtas dhe djathtas,kercenimi i Berishes ngjason me nje qe ka humbur pronat,duke u zhgenjyer.
    Robin hoodi si gjithmon nuk ka kapital fillestar,ai pasurohet dhe asnje nuk “ankohet”,po te duash ankohu !
    Nuk besoj se ka fakte per ta denuar,por pasuria e tij ngjason “pak” me Xenin,te dy pa pune jane miljonere,prokuroria duhet ti padise te dy !

  6. Zani Burimi says:

    Ore seveti,
    Se cfare lidhjeje ka te qenurit permetar apo dicka tjeter me zgjuarsine etj., nuk arrijme ta kuptojme ne te trashet! Po pse, more serveti, te politizuarit nuk duhet te shkruajne artikuj?
    Hajde mendje, hajde! Nuk ia vlen te shkruash, o Bledi, per lexuesit si ky!
    Hajde, tung!

  7. astrit says:

    I nderuar zoti trafikant. Je i madh.

  8. Baci says:

    Shume drejte dyshohet te jete e sajuar .per ti dhene fitoren Menxyres kone qe Pd te beje cte doje me studentet por demede se mund te ndodhe

  9. beratci says:

    O ju kurva qe shani Bledin, ku jeni ju,qe gjithe diten qe ju bejne zbor nga mengjesi deri ne darke. Jeni bere kurva koke e kembe, pa fije dinjiteti. Per nje vend pune apo karier qiheni ne byth. I mbyllni syte kur e fusni doren ne xhep per te paguar dhe tani na hiqeni si qytetare te ndershem qe disa fjale te renda ( por te verteta) ju prekin. Ti Kathakurva i ke numeruar sa kriminel ke lepire per te pasur nje favor? Kur i thua faleminderit doktorit,policit,doganierit,zyrtarit pasi ke futur doren ne xhep si te duket vetja. A nuk je duke falemnderuar edhe ti kriminela qe edhe se nuk vrasin me arme,lene popullin ne vdese?

    Popull kurv

  10. beratc says:

    thema!!!!!!!!!!

  11. Antifashisti says:

    I nderuar Bledi!
    Kaq hapur dhe cinik sa tregohesh ti me sundimtaret aktuale te Shqiperise duhet te kishe thirrur pas vetes te pakten 70% te popullit shqiptar!
    E kuptoj qellimin tend,por fatkeqesisht,kur nje popull i tere ka 26 vjet qe kerkon nje “AVNI RUSTEMI”,qe te qaje hallet e shqiptareve,ne vend te nje DREJTESIE skllavopronare,qe zgerdhihet kur shqiptaret vriten me njeri tjetrin,kur presidente republike apo kryeministra punojne per vete e jo per shqiptaret,kur shikojme se pasuria kombetare grabitet dhe llogarite bankare te politikaneve,gjyqtareve,prokuroreve etj mbushen per dite dhe krye prokurori ferkon barkun,kur Banka e Shqiperise boshatiset komplet dhe guvernatori jo vetem del i pafajsjhem,por kerkon edhe 500 mije euro demshperblim etj,etj,etj,!!!,cfare pret me ti Bledi te ndryshoje ketu?
    Kush mund ta ndryshoje kete vend perderi sa edhe te huajt duket hapur se po luajne rolin e DORDOLECIT?
    Nje popull qe dikur e udhehiqte Gjergj Elez Alia,Mic Sokoli,Skanderbeu,Enver Hoxha ,Avni Rustemi,Migjeni,Pashko Vasa,Papa Kristo Negovani etj,tani degjon nga ty se vetem “HERONJ” si Shullazi paskan mbetur per ta zgjuar kete popull nga “GJUMI” i vdekjes!
    Bajlozi i Zi eshte shtruar kembekryq ne mes te Tiranes,ha e pi,tall bytrhen me te gjithe dhe ne i hakerrehemi Edi Rames se pse nuk e fut Berishen ne burg!
    HAAAAAAAAAAA!
    Berishen nga burgu e ruajne perendimoret,ata qe kane 26 vjet qe na perdorin si KAVIE eksperimentale,packa se ne nuk kemi buke te hame!

  12. liri demokraci says:

    ky shullazi nuk I ka bo keq fukarajit.
    ky I ka mor pare bisnesmenve qe kan bo pare me pislliqe.
    mir ja u ka bo. osht I zoti le t ja mori atyne.
    don me shit drog jasht shtetit po na thon per shullazin. le t shesi mer. kur t hujt dun drog pse mos t ja shesi?
    kte e kan frik politikanet se ai osht I fort dhe rrezik real per ata qe dun me bo pislliqe por t mos ken “polic” qe ti kapi. dhe shullazi osht njifar huri qe I rri mas bythe politikanve,se,derisa sot ky po I fut hurin bisnesmenve qe kan bo pare me pislliqe,atehere neser me llogjik I vje rradha politikanve me honger hurin e shullazit n sum,sepse edhe ata te pist jan. me pasuri dhe pare t pista jan.
    pranej,shteti s ka pse t merret me shullazin por me objektet e shullazit qe jan kriminela.
    un shullazit ja jap voten teme per kryeminister te shqipnis.
    kurse atij shokut t vet per minister t mbrendshem.

  13. Justini Amerike. says:

    Hhaaaaaa cfare gjuhe prej gazetari qe perdoret ketu!!!! Ne asnje vend te botes nuk e gjen.Vetem gazetare nuk jeni ju qe ne nje gazete te perditshme te botoni artikuj me fjale te ndyra.Cfare mundohesh te transmetosh tek lexuesit o Mane??? Nuk do as mend as kalem qe ne e kuptojme dhe nuk ju besojme.Pse do te thuash zotrote? Sepse kur lexon kesi lloj shkrimesh,besimi humbet,sepse askush nuk beson ne gjuhe banale o djale.Ahhhhhhhh thuaj…….harrojeni,Shullazi ka kercenuar nenshtetas Amerikan,harrojeni se do te dale me ky.Edhe po doli,nje zot e di ku do gjendet.Ta harrojne kriminelat dhe politikanet,se po e kruajtet me Ameriken,apo amerikanet,qofshin keta Amerikano-Shqiptare,nuk e keni te gjate.

  14. Tania says:

    Po pse je kaq I madh o Bled, te lumte dora

  15. A says:

    Te gjitha se cfare shkruan BLENDI MANE ne kete shkrim jane te verteta jane te sakta dhe jo “krijime artistike, letrare”. Ka nje pjese kur dikush thote te verteten i thone: “Te ka hypur vehtia ne qejf”.
    Sepse keto lloj tipash jane frikacake, qe kur shikojne hijen e vet, marrin vrapin, sepse thone se qenka ndonje qe me vjen nga mbrapa. Keto jane servila, dallkauke, dallaverxhinje, ku vdesin si derrat per pisllik.
    Kjo ndodhe sepse prej 26-te vjetesh ne Shqiperi eshte instaluar e ashtuquajtura demokraci, qe ne gjitha drejtim qelbet nga zhuli dhe paftyresia, sepse ne krye ka pasur tipa te tille si SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, LULEZIM BASHA dhe kete aktualin EDI RAMA.
    Te cilit ju vrane KATER PERSONA per sloganet e tij dhe nuk e rruan trapin, bile i percemon. Te cilet, familjaret e tyre detyrohen qe ngjarjen, procesin ta dergojne ne GJYKATEN e STRAZBURGUT.
    Mashtrimeve, genjeshtrave dhe brockullave te ketij palo EDI RAMA i ka dalur ngjyra, ku genjeshtra me e madhe eshte se per KATER VITE ne PUSHTET, ne POZITE do te hapte 300’000 vende pune. Per kete hapi Zyra Pune ne te gjithe Shqiperine, por zyrat jane pa njerez, bosh, sepse s’kane se cfare pune te ofrojne. Nxjerr gjithefar marifetsh, kodra pas bregut, non stop. Me cfare thote dhe si vepron duke luajtur rrolin si mukri shejtan, vetem nje rrol e luan mire ate karagjozit. Ka filluar si SALI BERISHA dhe FATOS NANO te jape “mendime” te medha, te shquara” neper Evrope dhe ne neper Evrope. Arrin dhe thote qe nuk duhet te zgjidhet President i SHBA-se DONALD TRUMPH. Kur e mori vesht DONALDI, deklaroj: “Kete fare vemje, do ta shtyp si insekt”.
    Pra, keto jane politikanet tane ganstera, kriminela dhe deshtuar qe na drejtojne popullin shqiptar.

  16. Sula says:

    Eh ci doli boja fare kesaj qeverie..

  17. dash says:

    Sakte Mane(ne komente ka njeres qe nuk kuptojne sensin e ketij shkrimi)

  18. Pyetje drejtuar Zotit Minister
    =======================
    Pershendetje .Z . Minister (Saimir) . DO desheronim qofte dhe per disa minuta ,nese keni kohen , te lexoni .nje shkrim te publikuar sot ne faqen e medias elektronike newsbomb.al ne lidhje me ceshtjen Shullazi . Do kishim nderin te na jepni nje pergjigje ne lidhje me kete shkrim kur nder te tjera thuhet se : Avokati i zotit Shullazi eshte zotria Alban Qafa . Deri ketu gjithshka eshte normale brenda kuadrit ligjore ,por nga te dhenat te deklaruara nga zoti Qafa dhe te publikuara ne shkrimin e bordit te newsbomb.al ,zoteria ne fjale eshte funksionare aktiv i nje instuticioni shteror dhe punon tek Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve .Si eshte e mundur qe nje punonjes i nje instuticioni Shteteror te dale ne mbrojtje te nje te akuzuari nga vete instuticionet shteterore ,gje qe bie ndesh me etikin dhe kordinimet e veprimtarise se nje shteti ,ku cdo gje kryhet ne baze te regullave dhe principve qe karakterizon instuticionet shteterore.Nderkohe qe zoti Qafa ,sic dihet ,ka qene larguar nga ky instuticion me motivacion, sic lexojme ne web site \ ekzekutimi i masave të sigurimit “arrest me burg” të vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 17.09.2007, për veprën penale të “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimit të detyrës”parashikuar nga neni 259, 248 dhe 25 të Kodit Penal. \ nderkohe qe eshte absurde kjo koicidence . Sinjqerisht do donim nje pergjigje ne lidhje me temen ne fjale ,per t’ju dhene lexuesve tane nje konfirmim te qendrimit te Ministrit qe drejton Organin ekzekutiv sic eshte Min. Punve te Brendshme ,nga e cila u be e mundur vendosja ne pranga e zotit Shullazi. Ju faleminderit per mundesine qe na u dha te komunikojme me Ju

  19. Ben says:

    Populli i di te gjitha dhe nuk ka nevoje per ”mesimet treguese” te ”kacakeve” te sotem te cilet jane vetem nje pjese e vogel e ”shpures” se hajduterise ne vendin tone, Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje