Koncesioni për ndriçimin e Tiranës dhe Durrësit përplas të majtën. Manjani kërkon nga Gjiknuri të kthejë mbrapsht projektin

19 Prill 2016, 20:53Politika TEMA

Ministria e Drejtësisë i kërkoi Ministrisë së Energjitikës të kthejë mbrapsht projektin për dhënie me koncesion të ndriçimit të rrugëve të bashkive Durrës dhe Tiranë një firme daneze, pasi projekti i saj nuk është në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe se në mënyrën se si është hartuar del mbi ligjin.

Në datën 1 prill të këtij viti, Ministria e Energjetikës i kishte kërkuar asaj të Drejtësisë të shprehej në lidhje me një projektvendim për të zhvilluar një tender ku do t’i jepej me koncesion një firme daneze ndriçimi publik i Tiranës dhe Durrësit.

Por ministri i Drejtësisë, duke i kthyer përgjigje e konsideron të paligjshëm zhvillimin e tij, raporton TCH.

Sipas ministrit, është një cënim i autonomisë vendore në një kohë kur qeveria hyn në çështjet e administrimit të një shërbimi që i takon bashkive. Përveç tejkalimit të kompetencave, ai vë në dyshim projektin, duke u shprehur se është e paqartë zanafilla e propozimeve të kompanisë daneze “HeSaLight A/S”, që ka kryer një studim për sistemin e ndriçimit në Bashkinë Tiranë dhe Durrës.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë nuk duhet të jetë autoritet kontraktor për të ndërmarrë procedurat për dhënie koncesioni ndriçimin publik në territoret e bashkive, pasi ajo është autoritet politikëbërës dhe standardizues, nuk është një autoritet zbatues.

Ministria e Energjisë nuk është pronar i çdo çelësi dritash, thuhet në letër. Ndriçimi publik në rrugët kombëtare është përgjegjësi e Autoritetit Rrugor Shqiptar, ndërsa rrugët vendore i përkasin bashkive. Duke e sqaruar teknikisht, ministri i Drejtësisë shprehet se projekti propozon hapësirë për përplasje të kompetencave ndërinstitucionale dhe përplasje të kompetencave me pushtetin vendor.

2 komente në “Koncesioni për ndriçimin e Tiranës dhe Durrësit përplas të majtën. Manjani kërkon nga Gjiknuri të kthejë mbrapsht projektin”

  1. Treviso says:

    Ky minister as nuk e paska haberin se si funksionojne Bashkite.A do kete ministra te tjere si ky minister? Shpresojme qe jo. Kjo ministri ka nevoje te rifreskohet 100%, se kur ministri gabon ka dhe specialiste qe duhet ta korigjojne.

  2. ZZZZ....z says:

    PO CMUTIN KA MIN E DREJTESISE ATE PO E KA THYER LIGJIN LE TA HETOJE PROKURORIA ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje