Gjatë bashkëbisedimit që kryeministri Rama zhvilloi me ish-eurodeputetin Hannes Swoboda, ky i fundit i ka kujtuar Ramës atë takimin e gjatë në hotel “Krokodil” në Strasburg në 2010 mes kryeministrit të asaj kohë Sali Berisha dhe kreut të PS, Edi Rama.
Ja si i përgjigjet Rama Swobodës me batuta:
Swoboda: Nuk do ta harroj natën së bashku me Martin Schulz, ju dhe kryeministrin Berisha në përpjekje për të shtyrë vendin përpara, por kishte shumë opozitë nga njëra prej palëve. Imagjinoni kush ishte pala.
Rama: Na kujtove një moment nga ato momentet dramatike dhe pasionante që kemi kaluar së bashku. Mbase duhet të kishit zgjedhur një restorant tjetër atje në Strasburg, sepse restorant “Krokodili” nuk na solli mbarësi në atë kohë.
Swoboda: Ishte një krokodil i vdekur
Rama: Po normal u bënë dy krokodilë një restorant dhe një tjetër ke të drejtë.