Për një pallim më shumë

20 Prill 2016, 14:04Politika TEMA

Nga Enkel Demi

Natyrisht, ngjarjet në media shihen për nga rëndësia dhe së fundmi për nga shitja, klikimet. Ka lajme që theksohen më tepër dhe dihet se cilët janë ato të këtyre ditëve, ka do të tjera që thuhen, por lihen të treten në harresë. Kjo, sepse media nuk ka emocione, është e ftohtë si akulli. Megjithatë telegrafisht po rreshtoj ca lajme që shkuan më lehtshëm.

Iva Aliko ka një të dashur, politikan Kosove, i cili i ka blerë një shtëpi tek Komuna.

Bashkë me Agim Madanin është gjendur e vdekur në bunker, në Tropojë edhe një vajzë, e cila mendohet që monstra ta ketë rrëmbyer. Kur e kanë denoncuar zhdukjen e saj, autoritetet janë tallur dhe kanë thënë se e kanë marrë për muaj mjalti, ndaj do ua kthejnë. Ua kthyen kufomë.

Shkëndija ka dalë gollomesh veç me do petale trëndafili. Ka ca kohë që qëndron në Dubai.

Shpati thotë në TV se ia ka dhënë nja dy shputa të dashurës, pasi e kapi gafil.

Në Shkodër një burrë i martuar e mbyt gruan me duar në fyt.

Bleona ka shkuar me Van Damin.

Në Kavajë një burrë rreh gruan në mes të rrugës në sy të fëmijëve.

Të gjitha këto lajme që rradhita (dhe besoj do ketë ende) janë ndodhi të këtyre ditëve të fundit. Të tëra rrëfejnë respektin më të ulët ndaj qënies njerëzore, e cila është e gjinisë femërore. Në këtë botën tonë shqiptare femra shihet si frymore, e cila pallohet në shtrat dhe më pas pallohet në dru, dhe pse jo mund t’ia marrësh jetën, sepse të përket, nëse çika apo gruaja nuk rrinë sus.

Vajzat që ne i konsiderojmë të kronikës rozë nuk po e fshehin më që janë eskortë. Kjo po konsiderohet e moralshme dhe ato po krijojnë modelin se gratë ulen përditë mbi thesarin e tyre. Dinjiteti i munguar nuk mund të vihet në vend as nga peticioni i Valbona Memës që u hodh në rrjet si antidot. Ky është modeli që po krijohet, shitet dhe respektohet në mediat online, ose ato të traditës. Tash nuk ka më kufizim. Vajzat që shkojnë në shkollë, nuk janë të pëlqyeshme. Tek ky model nis thurrja e jetës rreth asaj plaçkës, derisa vetë personazhi përfundon në plaçkë dhe kalojmë në pjesën e dytë të kronikës që Shpati mjaftohet me dy shpulla, kurse sipërmarrësi i Shkodrës me ja nda frymën.

A ta fërshëllen njeri, kur thua këto gjëra? Askush, por të paktën ta themi që jemi popull legen./ 27.al

12 komente në “Për një pallim më shumë”

  1. QYFYR TV . says:

    Kjo teme i duhet dhan byrrishit ,ta trajtooj – Urgjent ne Parrlament !

    pALLIMI puatanve te tipit bleona qe shetit botes me pasaport Minitsre Gopi ,

    o ceshtje kombetare .
    E ne ket muuuuuuuhaabet ,dmth Teme ,duhet muuuuu perfshi ene Parrlamenti Koqevar ,

    kur dijme , qe vitet e fundit VIP-et kosovare vdesin per zezaket !

    “Allahile cpo ndodh me VIP-et Shqyptare ” – Duhet me ken Tema e Rubrikes ; Te pallosh ose te pallohesh kjo eshte ceshtja!

  2. te gjitha te barabarta says:

    Bravo! Jane bere gazetat si zyre informacioni per bordell! Ku eshte morali ketu? Na del Bleona prostituta dhe na tregon sesi ka bere leke duke punuar prostitute. PSE NUK FUTET NE BURG BLEONA, POR FUTEN ATO FAKIRET E 5 MIJE LEKSHIT QE NUK KANE BUKE TE HANE??????!!!!!! Prostituta si kur shkon me 5000 lek te vjetra, si me 1000 euro, si me nje vend pune, prostitute eshte. Kerkoj me force trajtim te barabarte per te gjitha puntoret e seksit. Edhe kontroll mjekesor falas per Bleonen, duhet ta ruajme si figure kombetare qe eshte!

  3. Haaaaa says:

    Sa i mencem ky budall!
    SZe ku i gjen ca tema qe as gomarit tim nuk do i shkonin ne mendje!
    Si nuk i con keto PERLA ne gazetat me te medha te botes xhanem?
    Kaq pervoje pallimi paska ky derdimeni ne shtepi sa cdo dite aty e ka mendjen?

  4. Centauri.alb says:

    Ke të drejtë Enkel, në të gjitha që ke renditur, me përjashtim të fjalisë së fundit, së cilës i mungon një pjesëzë e vogël për të qënë më pranë të vërtetës, sepse nuk është populli ynë që i shpiku vajzat ekskortë apo konkubinat e “biznesmenëve”, as jemi ne që i bëmë protagonistë të medias vajzat e bukura që pallohen me shumë se të tjerat dhe i rrëfejnë këto me krenari nëpër studio televizive apo intervista, dhe as jemi ne të parët dhe të fundit që e trajtojmë femrën si plaçkë tregu për në shtrat apo si kalin e punës së shtëpisë, madje nuk jemi as të vetmit që ja fusim me shpulla dhe me shkelma femrës tonë apo femrës që duam ta bëjmë tonën. Nuk jemi ne, të parët e botës që bëmë “kodoshin” me femrat sepse bota, sidomos bota e qytetëruar, i njeh prej qindra vjetësh dhe i ka në çdo qoshe “pimp”-ët e saj, real dhe virtual, në shërbim të orekseve seksuale të të gjitha shtresave dhe rangjeve sociale dhe pasurore, përfshirë dhe individët apo institucionet që bëjnë moralin publik dhe shkruajnë rregullat lojës, që pikturojnë maskat e shoqërive, të cilave në fakt, revolucioni seksual i nisur në Perëndim në vitet 60-të, nuk u ndryshoi as moralin dhe as sjelljen e meshkujve, vetëm se ju hapi rrugën edhe femrave të sillen dhe ta përdorin seksin e tyre njëlloj si meshkujt, madje edhe të mburren për këtë, madje edhe “ta bëjnë atë punë” live nëpër realityshow-et e tipit BB, në sy të publikut popullor, përfshirë babin dhe mamin e sojë-e- sorollopin e tyre.
    Mos i shpikëm ne shqiptarët këto ynyre zoti Enkel, që të meritojmë të na quash ne ‘popull legen”?
    Praktikisht zoti Enkel, jeta seksuale në perëndim, duke filluar me boyfriend-in e girl-friendin-in e pranuar në famile në fakt si partneri seksual i fëmijës të paktën që nga mosha 13-14 vjeç, por i toleruar edhe për mosha më të hershme, dhe e vazhduar para martesës dhe paralelisht edhe në mardhënje jashtëmartesore, deri tek martesat e hapura me partnerë të tjerë të lejuar seksualë përveç bashkortit, i ka kthyer shoqëritë perëndimore në një farë haremi kolektiv, femëror e mashkullor, ku seicili gëzon dhe shijon jetën e sulltanëve dhe sulltaneshave.
    Këtu po shkon me shpejtësi edhe shoqëria jonë. Nuk ka asgjë për tu shqetësuar, as për tu sharë, as për tu mallkuar!
    Dhe zoti Enkel, thuaji Meros që ta ndryshojë foton tënde që shoqëron shkrimet e tua e cila, mendoj, nuk pasqyron realitetin e një djali simpatik siç jeni ju.

    1. Alban2016 says:

      Nuk di se si te te falenderoj per kete pergjigjie. E marr me mend se kush mund te jeni por pak rendesi ka ajo…. Ah sikur te gjithe te shkruanin neper gazteta sic keni shkruajtur ju.
      BRAVO.
      Enkel, sa do kisha dashur qe ta hiqje rreshtin e fundit dhe ta zevendesoje me: NE KEMI POLITIKANE PROSTITUTA.

      Mero, kujdes me keto titujt plako. E ke ul pazarin shume.

  5. LIDA AL says:

    O Mero, po me keta lloj titujsh do ta besh te lexueshme gazeten tani?! Po e ul nivelin shume dhe si perfundim do te kesh lexues ndjekesit e Arian Canit. Ku po e shpini vendin? Cfare po u mesoni perdite femijeve?
    Beni te pakten nje gazete per njerez, jo per pervese. Nuk eshte vetem ky nivel ne Shqiperi.

  6. Klimax says:

    Jo! Nuk mund te quhet “bota jone shqiptare” qe femren e trajtojme si frymore, qe femren e trajtojme vetem si nje objekt pallimi per te plotesuar epshet seksuale te mashkullit sepse pa gjitonen me mini (te pakten keshtu u justifikua dikush ne nje artikull ne TemA qe fajin e kane femrat qe dalin me shalet jasht(!!!!!!!!) ashtu si justifikoheshin edhe refugjatet ne Gjermani mbas perdhunimeve ne rruge) apo per te shtuar racen e tij, qe e trajtojme si nje thes boksi per te zbrazur adrenalinen dhe stresin e dites, qe e trajtojme si sherbetore per te na gatuar, lare (edhe kembet)!!!!!! Jo! Jo gjithe “bota jone shqiptare”!
    Duhet te flasim hapur, pa frike, pa dorashka se ne “boten shqiptare” egzistojne tre kultura, tre mentalitete.
    E para, kultura e familjes kristiane te Toskerise ku gruas i drejtoheshin me fjalen zonje dhe e trajtonin dhe respektonin si zonje. Dhe sigurisht qe kjo tradite vazhdon edhe ne ditet e sotme.
    E dyta, kultura e familjes kristiane me ligjet e ashpra e deri shtazarake kanunore te Lek Dukagjinit.
    E treta, kultura e familjes myslimane te huazuara nga ligjet islame te Perandorise Osmane.
    E pra, kujt “bote” i perkasin ata burra qe gruan e trajtojne si mallin e tyre, qe behen xheloza po te dali ne rruge apo te shkoi ne pune, por, per veten e tyre krenohen duke u treguar shokeve celularin me fotot e dashnoreve te javes dhe historite e pallimit me to??!!

  7. kasanova pri kosova says:

    pallim ore pallim!
    therret gjithkah shqipnija
    pallim,tamam te qim
    se nryshe ngordh njerzija.
    dhe nese nuk palloni
    pernija s ju bekon
    ne pidh nese s harboni
    mallkimi ju mallkon.
    prandaj palloni burra
    nga lindja ne pernim
    bejani pidhit fora
    me qirje dhe pallim.
    nje ze kercet si trari
    nga mbremja ne agim
    bjeri te lumte kari
    qi pidhin me pallim!

  8. sos says:

    JEMI POPULL ME GJAK ARIAN !!!

  9. Don says:

    Mire Ky gazetar qe aq tru ka po gazeta TEMA pse e UL nivelin e saj me titulli e ketij shkrime. Dulqifi se ka problem etike dhe standarti te percjell pislleqe ne shkrimin e tij. Gazeta TEMA eshte shtepia shpirterore dhe morale e shume shqiptareve brenda dhe jashte vendit. Ju lutem mos e beni pis.

  10. Detari says:

    Po per cfare morali flitet sot.Sali demokrati nuk kerkoj te shuaj fukarallekun por legslizoj martesen e nje seksi.Kur pallohen burrat cfar tu themi femrave?Televizioni Klan shyqyr qe gjeti nje kurve si B…..per model.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje