Kërcënimi i Mynyr Konit dhe më pas Dhori Kules nga ana e Emiljano Shullazit, dhe këta të fundit që më pas shkojnë e i ankohen Berishës, ngjall shumë dyshime.
Kështu shkruan sot për gazetën Dita, Andrea Stefani.
Ja komenti i tij:
Nëse shtron pyetjen ciceroniane se kush përfiton (qui bonno) politikisht nga skandali i kërcënimit të Shullazit mbi kandidatin Koni dhe rektorin Kule atëherë përgjigja është vetëm një: Berisha dhe, natyrisht, Basha. Jemi në një rast të ngjashëm me atë të vrajsjes së Azem Hajdarit kur Berisha i dinte se kush qenë vrasësit para policisë. Dhe duke akuzuar Fatos Nanon, saktë sikundër akuzon sot Edi Ramën, ai u përpoq të përfitojë politikisht duke frymëzuar një grusht të armatosur shteti. Është vetëm logjika që na çon në këtë përfundim. Sepse faktet mbeten të gjymta dhe fijet e tyre në mister. Për shembull, asnjeri nga viktimat nuk ka pohuar se ai që i ka kërcënuar ka qenë Shullazi. Këtë e ka pohuar vetëm Berisha. Nga e di Berisha një gjë që nuk e dinë vetë viktimat?! Apo mos vetë e ka nxitur gjithë këtë intrigë, si jo rrallë herë në këto 26 vjet, për të përfituar politikisht?
Një provë e freskët për këtë është edhe fakti që Basha deklaroi publikisht se arrestimi i Shullazit është hapi parë drejt reformës në drejtësi. Sepse, sipas Bashës, ky arrestim është bërë nga prokurorë heronj duke sfiduar lidhjet dhe mbrojtjen politike të Shullazit. Por faktet mohojnë katërcipërisht këto që pohon Basha. Ato na tregojnë se raportimet e policisë kundër Shullazit kanë fjetur në sirtarët e prokurorisë së Llallës me muaj dhe se për shkak të këtij inaktiviteti të dyshimtë në favor të Shullazit, prokuroria e krimeve të rënda do përpiqet që sot në gjykatë, të sigurojë një masë arresti për Shullazin bazuar vetëm në indiciet e furnizuara hershëm nga policia. Pra, të asaj policie që Basha dhe Berisha e akuzojnë se po mbron Shullazin. Faktet tregojnë të kundërtën. Pra se ka qenë prokuroria e Llallës që nuk ka lëvizur gishtin kundër Shullazit. Madje edhe ku policia ka raportuar indicie të krimeve të mundshme të Shullazit në prokurori, kjo e fundit nuk ka lënë detyra as që të hetohet mbi to.
Mbetet mister se nga e mori vesh Sali Berisha se personi që ka kërcënuar Konin dhe Kulen ka qenë Shullazi. Sepse Koni dhe Kule i kanë deklaruar policisë se nuk e dinë nëse personi që i ka kërcënuar ka qenë Shullazi. Dikush mund te thotë se nuk kanë thënë të vërtetën nga frika dhe mosbesimi te policia. Por ç’ndryshim ka ta denoncosh Shullazin te një person si Berisha që e bën menjëherë publik dhe kërcënuesi nuk do ta kish vështirë të kuptonte se kush e ka nxjerrë sekretin? Ai që ka frikë nuk flet fare, as në polici dhe as te Berisha apo kudo. Që këtu sekreti ka marrë fund dhe bie versioni i frikës.
Po ti qëndrojmë besnikë versionit se Koni dhe Kule kanë patur frikë të denoncojnë Shullazin para kujtdo, atëherë duhet të shtrojmë edhe më fort enigmën nga e mori vesh Berisha që kërcënimin e bëri Shullazi?! Nga vetë Shullazi? Apo nga njerëz të tij të botës së krimit që mund ta kenë nxitur Shullazin të ndërmarrë një krim të tillë? Dhe po të marrim parasysh akuzën e ngritur nga Izet Haxhia se njerëz të Berishës e kanë paguar Shullazin deri edhe të vrasë, nuk duhet të na duket çudi që prapa Shullazit të qëndrojë dora vetë, Berisha. Ky i fundit është një dëshmitar kryesor i këtij skandali dhe duhet të thërritet nga prokuroria të dëshmojë për sa di.
Edhe një tjetër mister. Kur Koni mori kërcënimin dhe i trembur i paraqet Kules dorëheqjen, ky i fundit i thotë të vazhdojë garën dhe të mos japë dorëheqjen. Por pas kësaj, është Kule që merr kërcënim nga Shullazi që të mos pengojë dorëheqjen e Konit. Nga e mori vesh Shullazi përpjekjen e Kules për të mbajtur Konin në garë?
Koni dhe Kule kanë pohuar se nuk e kanë njohur Shullazin dhe po të presupozojmë se ata, në përputhje me një karakter të denjë për akademikë, thonë përherë të vërtetën, atëherë na lind një tjetër problem nëse pranohet që të vërtetën ja kanë thënë vetëm Berishës. Kjo do qe skandal më vete. Sepse fakti që një rektor Universiteti Publik i drejtohet për ndihmë jo policisë së shtetit por një personi privat, ngre një tjetër alarm për degradimin ose të gjërave ose të njerëzve. Ose shteti ka rënë aq poshtë sa sundohet nga një njeri ose janë vetë njerëzit që kanë rënë nën këmbët e një njeriu. Dhe ky është problem i madh sa s’ka. Sepse dihet që, në një përkufizim, mafia është privatizimi i sigurisë publike dhe në këtë kontekst, Berisha del në rolin e padrinos së mafias të cilit i drejtohen për shpëtim deri edhe rektorë universitetesh.
Pse janë vetëm Berisha dhe Basha që përfitojë politikisht nga skandali Shullazi. Largohet vëmendja nga vizita e suksesshme e Ramës në SHBA. Ripërtërihet akuza kundër qeverisë për lidhje me banda kriminale. I jepet një goditje fushatës zgjedhore të kandidates Dibra që duket se është e majtë. Vihet policia nën presion që të ndalojë pa patur një kallzim nga vetë të kërcënuarit gjë që (shpresë japin vetëm indiciet e vjetra të raportuara me kohë në prokurori nga policia), do ta bëjë shumë të vështirë për gjykatë të japë një masë arresti për Shullazin. Dhe në rast se ai lirohet pas disa ditësh apo javësh, atëherë Berisha dhe Basha do regjistrojnë një fitore të re propagandistike: Do akuzojnë qeverinë, Tahirin dhe Ramën se e mbrojtën Shullazin! Do kenë një tjetër shkak për të bllokuar reformën në drejtësi.
Nuk duhen ngritur gjithë këto pyetje dhe të shpenzohet kaq shumë energji,kur e di i madh e i vogël që Saliu është kryebanditi që ka marr peng Shqiptarinë.
Rreforma në drejtësi do të zvarritet në pafundësi dhe në këtë ngërç populli duhet të marri fatet në dorë duke e zgjidhur me Referendum.
Pyetja eshte shume e thjeshte: Perse i intereson Berishes kaq shume Rektori i UT?
Ne nje shoqeri civile, Rektoret vene e vijne.
Valle eshte me i rendesishem Rektori se Guvernatori Bankes?
Berisha nuk beri zhurme per Guvernatorin, por po trubullon per Rektorin?
E vetmja aresye eshte se Berisha e di qe Studentet jane eksplozivi nga mund te nise nje grusht shteti, si ai i Shtatorit 1998.
E vetmja menyre per te shpetuar nga Burgu , eshte rremuja.
Berisha shikon endrra me sy hapur.
Nuk ka kanal, det, apo liqen te laje krimet e Berishes, dhe do perfundoje ne burg bashke me Argiten dhe Xenin.
BRAVO PILO LALA! Vertet nuk ka lume e det te laj krimet e Sali Berishes.Sipas mendimit tim,Saliu duhet te varet ne litar me ceremoni ne mes te TIRANES,E TE HIQET ZVARRE NEPER TIRANE.
Analizë pavlerë dhe e morivuar e Andrea Stefanit! Pse?
O Andrea, o njerëz, o prokuror, o Llalla,…. krimet në Shqipëri po vazhdojnë çerek shekulli, jo prej dje!!!
Po të lexohet me vëmendje kjo analizë e Andrea Stefanit, nga një lexues që nuk e njohin realitetin e shtetit shqiptar, do të mendojnë se Andrea Stefani duhet të nderohet me çmimin e parë për “Analizë më e mirë e viti 2016”! Por për ato që e njohin mirë realitetin në Shqipëri, ato që përcjellin shtypin, televizionin, portalet, rrjetet sociale, ku nuk kalon ditë pa kronikë të “freskët” të zezë, padyshim se nuk mendojnë si Andrea Stefani, por mendojnë nëse do të përfundojnë të gjitha ato një ditë apo jo!! Dhe, kur të krahasohet kjo analizë me të gjitha kronikat e zeze, atëher lexesi do pyet veten: Ku ka ka jetuar dhe ku jeton ky Anderea Stefani?! Përgjigja do ishte poaq e lehtë!
Me këtë analizë, Andrea Stefani, le të kuptohet sikur ka rra nga qielli pikërisht në momentin kur Sali Berisha denoncon publikisht rastin kriminel dhe të turpshëm. Dhe, sapo e dëgjoi deklaratën e Berishës, “trishtohet” me rastin që ai e denoncon, dhe vë në dilemë që një mundësi e tillë të ndodh në “një parajsë”, siç është Shqipëria! Prandaj e fillon analizën e tij konspirative, duke shprehur dilema të ndryshme,…, “kush e bëri, pse u bë, kush ka interes nga kjo, pse Berisha e kuptoi rastin para Llallës,…., pse,…, pse,…, pse…” “Pse-të” këto që as Stereo Spase nuk u dha përgjigje në romanin e tij…..
Për mos e zgjatur, sepse nuk ja vlen të humbet kohë për një analizë si kjo e Andrea Stefanit, dhe jo vetëm, dua të them se shqiptarët kanë nevoj të ç’rrënjoset krimi, ndërsa në këtë duhet të gjithë të kontribojnë, pa dyshim se edhe “andrea stefanat”, sepse ai tashmë çerek shekulli po jeton bashkë me shqiptarët, po ua nxinë jetën shqiptarëve, trishtojnë të hapin televizionin, të lexojnë gazetë, portale, sepse nuk shohin dhe nuk lexojnë gjë tjetër pos kronikës zezë: Vrasje, dhunim, bombë, shantazh, hakmarrje, vjedhej,……
Ndërsa të gjitha këto nuk u realizuan nga alienët por nga shqiptarët e sunduar nga Berisha, Nano, Meta,….., por edhe tani, në kohën e Ramës, kur ai, i rrethuar me kriminel të PD-së së Berishës, PS së tij dhe LSI-së së Metës, e ka të vështirë dhe nuk e di nga cilët të mbrohet më parë, dhe nga cilët është më i rezikuar!!!!
eshte fiks fare keshtu, Andrea, Berisha ky sharltan i pandreqshem, ky mafje e gjalle, dhe urdherues vrasjesh seriale, duhet ta kete vendin vetem ne burg, bravo andrea
Ndoqa te enjten e kaluar dy debate ne dy TV kombetare per kete problem, ku ishin te ftuar disa gazetare e analiste perjashtuar pseudoanalistet Fari Balliu me te cilin ka zene merak kohet e fundit Sokol Balla dhe Erzen Bercanin te ftuar nga Fevziu. Me erdhi keq se anjeri prej tyre nuk e tha se i ashtuquajturi kercenim ndaj Konit dhe Kules ka qene nje pisllek i kurdisur prej tyre nen regjine e Sali Berishes per te justifikuar humbjen e turpshme te Konit ne keto zgjedhje. Ne lidhje me sa trajton z. Stefani ne kete shkrim nuk e kuptoj se pse prokuroria nuk e thrret Sali Berishen per artikulimin e emerit te Shullazit ne kete histori. Ndersa per ate qe thote Basha se reforma ne drejtesi duhet te filloje me Shullazin, dua t’i them ketij karafili se nese reforma ne drejtesi fillon me Shullazin, me mire te mos miratohet fare. Ajo duhet te filloje me Berishen, Bashen, pastaj me ata qe fillojne e SH si Shkelzeni, Shullazi dhe gjithe kriminelet e tjere.
Astrit jam dakort me ty per emrat qe permende por mos edhe ti po ben te njejten gje duke dhene vetem emra te djathte? Ku i le Ballat Ruçet,Braçe, Tahairet e plot te tjere nga te majtet qe njesoj si ata qe permende ti meritojne galerat e mesjetes dhe jo keto burgje te tanishmet se tani, njerezit qe jane te varfer po kerkojne te hyjne ne burg se s’kane me se te rrojne jashte. Pra pse se tund kosen djathtas e majtas (e harrove Ilir Meten dhe grupin e ti kriminal?) Hiqini keta dhe Shullazet nuk do te ekzistojne me.
Zoti Stefani, te lumte dora dhe mendja, per analizen e mesiperme. Sali Berisha ka qene dhe mbetet , kryemafjozi me i madh me i ndyri nder shqiptaret, Te vret naten e te qan diten. Ky palaco burre, nga menjgjezi ne darke mendohet, cfare do shpife, ke do akuzoi, cfare intrige duhet te sajoje, vetem e vetem te kete konflikte, insituata, pse jo dhe ne shume raste eshte bashkautor i sekeqes. Te ligat qe ben vete, ua faturon te tjereve, kundershtareve politike, mendon se me keto poshtersi dote bej te pakenaqur qytetaret, qe te mbeshtesin pd dhe lulin, te largoi vemendjen nga problemet madhore, sidomos perfundimi i rreformes, funksjonimi i BKH. marja me SHullazin, deshmon me se miri, lidjet qe ka ky person me kriminelet dhe drejtesine per mosendeshkimin e tyre dhe ashtu si hajduti qe theret kapeni hajdutin, akuzon PS, dhe Ramen, qe ky SHullaz prishte mitinjgjet e opozites ne fushaten e 2013 dhe me gjithe denancimet e herepashereshme te policise drejtesia e sales e ka nxjere qelibar. Prandaj duhet hetuar i pari saliu edhe pse heth gurin e fshe doren. Pa hetuar e denuar saliu shqiperia ska per te gjetut qetesi.
Lereni Shullazin mire ju tha Bushat.
Shullazi eshte i te gjithve .
Mos u mundoni tja rrasni njoni tjetrit.
Shullazin e yshten, e perkrahen, e formuan dhe e shfrytezuan per interesat e tyre bandat PS;PD;
Fundi fundit secili sipas aftesive thirret” nen arme”.Shullazi u ysht te bente ate qe ishte ne gjendje te bente ashtu sikurse Stefani dhe horrat e tjere analiste yshten dhe si rrjedhim bejne ate qe jane ne gjendje te bejne per forcuar pushtetin e mafies ne politike .
Dhe banda perkatese i shperblen sipas parimit “to each according to his contribution”.
Keshtu qe nuk ka ndonje ndryshim te madh midis Shullazit dhe atyre si puna e Stefanit &co .
Analiz mese llogjike e cila do te kerkoje te verteten!Po kujt ja thua?Berisha me shoke jane ekspert sigurimi dhe keto ngjarje te fabrikuara,jane lojra te vjetra.Kehstu funskiononte atehere per ti bere varrin njerit apo tjetrit!Fabrikoheshin lloj-lloj ngjarjesh e me pas akuzash deri ne persekutimin e nje njeriu.Nuk zhvillohet ky vend nese personazhe qe e kane shkaterruar vendin per 25 vite,vazhdojne te promovohen si “mendjet e ndritura” te tij si ne drejtesi, mjekesi, arsim etj.Po nuk u be reforme radikale qe ta ngrej themelin e ta hedhi perpjete,nuk ka nuk behet keshtu do te vazhdoje.Do vazhdojme te degjojme primitivizma te kohes se kalbesirave dhe ne do te na ike jeta per lesh..Kaq o popull!
Ha……..ha…..ha…… C’na bere per te qeshur ,O Andrea Stefani ? Po pse o,ku do ankohen femijet pervec se te baba ! Ja Ju kur keni qene femije ,a nuk ankoheshit te baba? PO femijet tuaj ,anuk ankohen te baba? PO jane femije te edukuar ata,O Stefani,e jo si ata femije qe nuk pyesin baben. Keshtuqe nuk na ke thene gje ,per ate qe jane ankuar te baba. Po baba nuk i siguron te ardhurat nga cunat ? Tani ka dhe cupe qe fiton me shume nga cunat edhe ka. Psh . Di une nje pedagoge qe merrte rreth 100 milion leke ne muaj ? Po kjo eshte gje e rralle,po prap merita e babes eshte. Hat diten e mire e mos na shaj djemte!
Me te vertete analize e thukte dhe e arsyetuar qe s’te le dyshin tjeter.Berisha eshte je simulant perfid dhe komuflant qe e hudh gurin e fsheh doren,por artikulli arrin te demaskoje kete politikan te degjeneruar. Nga Maqedonia Petriti
te lumte dora Andrea,e ke qare shkrimin,por me vjen cudi,a i kupton z.LU,keto lojra,ju lutemi mos u tallni me popullin,se eshte shume i lodhur nga mashtrimet e Saliut.