Avokati i Emiljano Shullazit këmbëngul se nuk ka asnjë kallëzim direkt për Emiliano Shullazin, Gilmando Danin dhe Blerim Shullazin.
Pas mbarimit të masës së sigurisë, Alban Qafa tha se Shullazi nuk e ka kërcënuar biznesmenin Jani Zaka për t’i marrë parkingun 1200 m2, por vetëm i ka kërkuar që ai të zgjidhë mosmarrëveshjen me Fatmir Sinanajn.
“Ka një deklarim të Jani Zakës, por nuk thotë që është kanosur nga Emiliano Shullazi.
Ka pasur vetëm një takim me të dhe Shullazi i ka kërkuar të zgjidhin problemin që kishte me Fatmir Sinanajn.
Ka vetëm një takim ku i kërkoi të zgjidhnin çështjen.
Deklarimi i Jani Zakës nuk thotë që është kanosur nga Shullazi.
Për rastet e tjera nuk ka asnjë shtetas që ta ketë kallëzuar”, tha avokati i Shullazit.
Sipas tij, ndërhyrja e Emiljano Shullazit në këtë çështje mes Fatmir Sinanajt dhe Jani Zakës është bërë me kërkesë të djalit të Fatmirit.
Duke folur për dhurimin e ish-hotel Vollgës në Durrës, Qafa tha se gjithçka është bërë sipas ligjeve në fuqi.
“Emiljano Shullazi ka pasur njohje me njërin nga djemtë e Fatmir Sinanajt.
Prona e Vollgës nuk është marrë në mënyrë të paligjshme nga Emiljano Shullazi.
Me gjithë këtë trysni mediatike dhe politike që ka pasur kohët e fundit, ne e prisnim një vendim të tillë.
Megjthatë, nuk ka asnjë provë për Shullazin, atij nuk iu gjet asnjë armë”, u shpreh më tej avokati i Shullazit.
Deklarata:
Emiljano Shullazi nuk ka dhënë asnjë deklaratë në gjykatë, deklarohet i pafajshëm dhe nuk pranon akuzat.
Edhe dy të tjerët.
Ka një deklarim të shtetasit Jani Zaka por që nuk thotë se është kanosur nga Emiljano Shullazi.
Ka patur vetëm një takim me të, është administruar në dosje, ku ai thotë që kam pirë kafe që të zgjidhë mosmarrëveshjen që ka me ndërtuesin Fatmir Sinani, pasi ky i fundit pretendon që i është marrë nëpërmjet një loje bixhozi pirate një shumë e humbur 200 mijë euro dhe e ka konvertuar me garazh.
Ka vetëm një takim dhe jo dy takime mes Jani Zakës dhe Emiljano Shullazit.
I ka kërkuar vetëm zgjidheni dhe kaq, dhe nuk ka pasur takim të dytë.
Deklarimi i Jani Zakës i administruar si nga prokurorët, si nga gjykata, nuk thotë se është kanosur apo ushtruar dhunë psikologjike nga Emiljano Shullazi.
Veprat për të cilat akuzohen janë të rënda, por nuk shoqërohen me asnjë provë.
Po kështu nuk ka asnjë person që të jetë ankuar për gjobëvënie.
e drejte,sipas ketij avokati shullazi eshte nje njeri serjoz dhe intelektual,po a me thua ti mor zoti avokat sesa vite pune ka ky njeri qe eshte milioner?dhe nqs i ka bere me shitje pronash sic kam lexuar edhe me pare,a mund te verifikohen qe nga fillimi sesi filloi ky lloj biznezi kaq fitimprues,sa per hotelin tek vollga eshte cudi nje dhuratee tille sikur ky te ishte i biri i atij qe ja dhuroje,kot per gallate jane disa pyetje per kete person serjoz dhe i sinqerte shullazin,dhe e fundit perse nuk me arrestojne mua per shfifje tetilla por pikerisht klientin tend zoti avokat,puna jote eshte ta mbrosh se paguesh,por po te ishte nje shtet serjoz shqiperia shullazi jote kalbet ne burg vetem per pasurite qe ka pa punuar asnje dite pune te deklaruar,mos thuaj qe ka punuar ne ndertim kur ishte refugjat para disa vitesh se nuk e ha njeri kete karem.
Ah mor Sigurim i Shtetit, na mori malli per ty! Te na i hiqje ca qelbesira! me soj e sorollop!
Po si e merrka “Vollgen” ky qe nuk ka punuar kurre ne jete te tij dhe njerezit e zakonshem rrojne me pensione dhe rroga kamerieresh?
O toc ska rendesi si i ka bere leket perderisa ska asnje deshmi. Prandaj pra e shkruajti dhurate se po te kishte vendosur shume do pyesnin se ku i gjeti leket. Vari lesht…. merreni se ku i gjeti leket ky. Po politikanet qe hyne pa breke ne politike dhe dolen milionere me prona dhe biznese? Berishes nuk ja bene dhurate shtepine dhe zyrat? Mos u merrni me ket se sja gjeni dot komet. Tung
qeke cun i squt, po te plas squtlliku ka veshet. si mer nuk ja gjetkan dot komet ktij?!! ktij po ti doje bytha shtetit i gjejne rronje e dhemalle qe ti dali qumshi nones per bythe, po thuj ene ata qi duhet tja fusin koqet ne bige jane po shoket e shpullazit. vk shtet leshi qe komandojne ca lapurake lagjesh me breke firmato.
E.Shullazi eshte akuzuar nga kryepolitikani ie ketyre 25 viteve te fundit, dhe Prokuroria e arreston menjehere.(!)
Cfar i ngelet per te bere Shullazit te akuzuar ? Do t’i kerkoja te nxirrte ne “syte” e Publikut politikanet dhe pushtetaret me te cilet ka bashkepunuar per realizimin e “bamiresive” te tija.
Prokuroria e ka fare te lehte qe te zbuloje bashkepuntoret e veshur me kostum politik apo kostum pushtetari.
Por Llalla dhe vartesit e Tij nuk kane per ta bere, kurre. Vetem E.Shullazi mund ta beje. Kjo do te ishte bamiresia me e madhe e priteshme qe do te bente E.Shullazi ne te mire te shumices se varfanjakve.
Edhe Jezu Krishti vdiq nga pleviti!
90% e avokateve ne Shqiperi jane avokate te krimit jane seksere jane pikerisht keto qe kane korruptuar sistemin e drejtesise dhe prandaj fshirja e tyre nga lista e avokatise do te ishte hapi i pare per reformen ne drejtesi, mos harrojme edhe noteret qe hane ne nje tas.E kishte mre Enveri qe hoqi institucionine avokatise. Qe te besh avokatine duhet te jesh me te vertete intelektual i nje niveli shume te larte dhe si i tille numuri i tyre duhet te jete shume shume i vogel.Ne shqiperi ne cdo 10 hapa eshte nje zyre avokatie!!!
Cfare nderi ka bere Shullazi qe ka marre si “mirenjohje” Hotel Vollgen? Kete gje duhet me patjeter ta justifikoje avokati, qe te behet i besueshem per veten e tij te pakten. Nje sygjerim i jap une, le te thote qe i bente qejfin mire gruas se ish pronarit – se do ta besojme; po keshtu pa asnje argument ……. pse s’me bejne edhe mua ndonje dhurate per mirenjohje!?
Tani duhej Enveri dhe puna ne galerite e spacit per riedukim.Ai ishte ilaci i duhur per rrugacerine 25 vjecare te shkerdhatokracise.
Pra ky bastardi na qenka zgjidhesi i problemeve dhe mosmarreveshjeve. Keshtu eshte kur shteti dhe ligji nuk egziston. Cubat mbajne peng kombin.
si nuk i vjen pak turp prej vehtit keti palaco avokat, ka hyre ndermjetes per te pajtuar palet, po cne ky kriminel te pajtoje palet, a thua se eshte kryetar i ndonje shoqate pjtmesh, qe ketu cdo fjale avokatit eshte nje turp i madh per te mbroje nje ceshtje qe duhet e jo keto pallavra qe shet mjerani avokat
Bukur
Ne shqiperi ndodhin skenare tip Western dhe ko histori eshte tipike e stilit.