Akuza e Bashës për Ahmetaj/ Agjensia sqaron se bëhet fjalë për tre persona plus hotelin dhe qëndrimin

20 Prill 2016, 18:37Politika TEMA

Pas lajmit të publikuar dje nga një media se ministri Arben Ahmetaj ka shpenzuar 670 mijë lekë për një biletë avioni për të udhëtuar në Vjenë, kryetari i opozitës në një prononcim dhënë sot për mediat ka përsëritur të njëjtën akuzë.

Jo vetëm që media në fjalë nuk ka bërë asnjë verifikim lidhur me vërtetësinë e lajmit që ka publikuar, por as Basha dhe stafi i tij nuk i kanë kushtuar rëndësi këtij detaji, që e ka nxjerrë sot kreun e opozitës “bllof” në publik.

Agjensia e udhëtimit në të cilën Ministria e Ekonomisë ka bërë rezervimin e biletave të udhëtimit të ministrit, shpjegon se në fakt kjo shumë i korrespondon shpenzimeve për tre persona (ministri dhe dy këshilltarë të Kabinetit të tij që e kanë shoqëruar në udhëtim, dhe përfshijnë koston e udhëtimit dhe të qëndrimit në hotel gjatë pesë ditëve që zhvillohej Panairi i Turizmit në Vjenë.

Pra, shpenzimet që punonjësja e thesarit i ka regjistruar si “shpenzime për biletë udhëtimi për ministrin Arben Ahmetaj”, janë në fakt shpenzime udhëtimi dhe akomodimi në hotel për tre persona, përfshirë ministrin, ose sic detajohet në pershkrimin e plotë të fatures së likujduar nga thesari, rezultojnë të jenë 3 fatura të likujduara në një urdhër xhirimi.

1 komente në “Akuza e Bashës për Ahmetaj/ Agjensia sqaron se bëhet fjalë për tre persona plus hotelin dhe qëndrimin”

  1. sahiti says:

    I ka qejf panairet ky verremliu i thate… Simodos kur shkon me “keshilltaret” qe i pallon hoteleve te Evropes…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje