Basha kërkon largimin e Tahirit për shkak të Shullazit

20 Prill 2016, 16:00Politika TEMA

Partia Demokratike përshendeti vendimin e gjykatës për arrest me burg për Emiljano Shullazin dhe thotë se do të ndjekë me vëmendje procesin gjyqësor ndaj tij, pasi siç tha Lulzim Basha, Edi Rama dhe Saimir Tahiri po përpiqen të sabotojnë hetimet.

“Prej 2 vitesh Partia Demokratike ka denoncuar lidhjen e krimit me Edi Ramën, kemi denoncuar për epideminë e gjobvënieve, tritolit, kërcënimeve dhe rrëmbimeve. Edi Rama dhe Samir Tahiri janë në këmbë dhe po bëjnë gjithçka që Shullazi të mos thotë ato që di. Janë në këmbë për të ndalur dhe sabotuar këtë hetim, kjo është tronditëse, por e vërtetë”, tha Basha.

Në përfundim të mbledhjes javore të grupit parlamentar, kreu i opozitës ripërsëriti se gjyqi ndaj Shullazit është një pikë kthese edhe për reformën në drejtësi.

“Gjyqi është një një provë në vigjilje të reformës në drejtësi për t’u dhënë shpresë e shqiptarëve që lidhjet e krimit me pushtetin nuk mund të jenë përherë mbi ligjin”, u shpreh ai.

Basha iu rikthye një kërkese të hershme të Partisë Demokratike për largimin e Saimir Tahirit dhe për këtë dha edhe arsyen se përse.

“Largimi i Tahirit është parakusht për ecjen normale të procesit Shullazi”, tha Basha.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, thuajse në të njëjtën kohë me daljen për mediat të Lulzim Bashës mohoi se ka përplasje mes policisë dhe prokurorisë për në rastin Shullazi. Ai tha se as Shullazi dhe askush tjetër nuk është mbi ligjin.

2 komente në “Basha kërkon largimin e Tahirit për shkak të Shullazit”

  1. E-lion says:

    Te ike Tahiri se te do menderja ty,apo Lazaratasve ik mer qurrash. Ik mer vrases,tradhtar,hajdut e i paafte. Ti je i vetmi njeri qe i ka te gjitha cilesite e maskarait.
    Edhe Haxhi Qamili ka pasur me cilesi se cke ti,deshtak.

  2. ODISEJA says:

    TE GJITHE SHULLAZET E PD NE BURG TE PARET DHE PASTAJ SHULLAZET E PS NE KOMISARIAT DHE TI COJNE NE GJYGJ ME PERFAQESUES TE FBI DHE SHQIPERIA SHÜPETON NJE HERE E MIRE NGA RREMBYTHJET QE NUK KANE ASGJE NE TRU VETEM KRIM DHE KRIM PA MBARIM PER TE FITUAR PAREN E PISTE PA DJERSE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje