DEBATI I PLOTË/ Jozefina Topalli sulmon Bashën: Berisha u ngrit nga shtrati i sëmurë dhe foli… (pushon pasi ia bën me shenjë ky i fundit)

21 Prill 2016, 09:19Politika TEMA

Jozefina Topalli është përplasur sërish me Lulzim Bashën në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar.

Ajo tha se është e pakënaqur me drejtimin e partisë nga Basha.

Por, pas disa replikave me Bashën, ajo ka pushuar pasi ia ka bërë me shenjë Ai, Sali Berisha.

Debati i plotë është zbardhur nga Panorama.

Jozefina Topalli: Kryetar, dua të të bëj një pyetje për këtë kërkesën që kemi bërë për komisionin hetimor të CEZ-it në Kuvend. Kjo është një çështje që ne e kemi diskutuar fort dhe e kemi denoncuar. Pse pas kaq shumë muajsh po kërkojmë këtë komision hetimor? Pse u kujtuat ju pas kaq shumë muajsh dhe të kërkoni një komision të tillë në një kohë që për muaj e muaj me radhë ne si opozitë kemi denoncuar aferën për prishjen e kontratës së qeverisë me CEZ-in? Çfarë ndodhi tani që e pengonte këtë kërkesë muaj më parë?

Lulzim Basha: Zonja Topalli, ne si opozitë kemi qenë konstantë në denoncimit e kësaj çështjeje. Denoncimet tona kanë qenë në koherencë të plotë me informacionet dhe dokumentet që dispononim. Aktualisht që kemi kërkuar këtë komision hetimor, kemi fakte tronditëse, të cilat do t’i paraqesim në Kuvend për të vazhduar aksionin tonë opozitar.

Jozefina Topalli: Nëse keni fakte tronditëse, shumë mirë. Na i bëni me dije edhe neve si deputetë të Grupit Parlamentar që kjo betejë të bëhet nga të gjithë.

Lulzim Basha: Jemi në pritje të dokumenteve në fjalë. Sapo t’i kemi ato, do t’i vëmë në dispozicion dhe do t’ju njohim të gjithë deputetëve.

Jozefina Topalli: Zoti kryetar, nuk është fjala vetëm për çështjen e “CEZ”-it për të cilën jemi duke folur. Unë e kam te kuraja që opozita duhet të ketë në denoncimin e çdo fakti, informacioni apo dokumenti që disponon. Më thuaj pak ç’do të ndodhte po të mos ishte Sali Berisha, kush do ta denonconte Emiljano Shullazin? Më thuaj ç’do të ndodhte? Ti që pretendon të bëhesh kryeministër, reagove 24 orë pas deklaratës së Sali Berishës për Emiljano Shullazin. Kjo është një e vërtetë, zoti Basha. Keni reaguar 18 orë pasi u arrestua Emiljano Shullazi. Është fakt që vetë Berisha ka guxuar dhe ka marrë atë risk përsipër. Po ne të tjerët çfarë bëmë ndërkohë? Asnjëri nuk reagoi, duke nisur nga ju, kryetar, i pari. Nëse kemi vendosur të bëjmë opozitë, duhet të marrim parasysh gjithçka. Duhet të denoncojmë pa marrë parasysh pasojat që mund të vijnë nga denoncimet tona. E tillë është opozita. Të tillë duhet të jemi ne si opozitarë.

Lulzim Basha: Zonja Topalli, keni shumë pasaktësi në gjërat që ju po artikuloni në lidhje me Emiljano Shullazin. Ne e kemi pasur në qendër të akuzave këtë individ. Në pjesën më të madhe të deklaratave të mia publike, do ta gjesh të përmendur emrin e Emiljano Shullazit si personifikim i krimit dhe lidhjeve të qeverisë me këta individë. Nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë drojë për të denoncuar këtë individ, madje e kam bërë publikisht edhe kur kam marrë kërcënime.

Jozefina Topalli: Zoti Basha, jam duke folur për sakrificën që duhet të bëjë gjithsecili dhe riskun që duhet të marrë si opozitar. Berisha ka dalë i sëmurë në konferencë urgjente kur mblodhi gazetarët dhe denoncoi kërcënimin e profesor Mynyr Konit nga Shullazi. Për këtë jam duke folur.

Lulzim Basha: Ashtu erdhën rrethanat dhe pas diskutimeve që kemi pasur, është vendosur që Berisha të dilte në konferencë dhe të denonconte ngjarjen, ndërkohë që deputetët më pas të tregonin vendosmërinë e forcës sonë politike përmes deklaratave.

Jozefina Topalli: Unë po ju kërkoj për të disatën herë të ngrini partinë dhe të dalim në protesta. Nuk ka rrugë tjetër. E kam thënë publikisht edhe para se të vija në mbledhje, është totalisht e paimagjinueshme që të arrijë puna sa të kërcënohen edhe profesoratet. Ne protestën kemi si instrument, ndërkohë që vazhdojmë betejën në Parlament. Njerëzit s’kanë shpresë dhe vendi po shkon drejt një rrokullisjeje të paimagjinueshme. Partia duhet ngritur dhe njerëzit duhen thirrur në shesh, vetëm kështu mund të vijmë në pushtet.

(Berisha i bën me shenjë Topallit që të ndalë reagimet)

Lulzim Basha: Edhe për çështjen e protestave, ke pasaktësi, zonja Topalli. Në të gjithë vendin ka pasur në mënyrë konstante protesta. Megjithatë, unë nuk shoh të nevojshme që asnjëri prej deputetëve të Grupit Parlamentar të ketë nevojë që dikush të marrë bilbilin dhe të fërshëllejë që të kuptojë rolin e tij. Secili duhet të mbajë përgjegjësi dhe të japë sugjerime lidhur me zhvillimin e protestave apo takimeve me qytetarët në varësi të problematikës.

8 komente në “DEBATI I PLOTË/ Jozefina Topalli sulmon Bashën: Berisha u ngrit nga shtrati i sëmurë dhe foli… (pushon pasi ia bën me shenjë ky i fundit)”

  1. mira says:

    koken hengershit.

    1. Gopisti i Nesherakut says:

      PO KJO ESHTE E SHPREHUR O KOMUNISE

  2. andi says:

    po kjo ishte loja more hahahaha

  3. sb says:

    SHQUP’i, nje zgavër hienash

    sb

  4. Bledi says:

    Ha ha ha ha ha.. Humor thriller ne Partine e debilave. Ha ha ha.

  5. shqip says:

    PD= pervers. shqup= bordello politike. deputetet= injorante te lindur, dhe te rritur kafshe.

  6. spartaku says:

    Zhvillimi i protestave te pd-ke do te jete semundja e gangrenes per renjen me koke poshte te kesaj partie.Protestat shkaktojne vetem urrejtje dhe jo simpati.Kete e di dhe vete Topallka qe e ngre si metode per te rrezuar qeverine,por ajo e perdor kete version per te diskredituar Lulezim Bashen.Ajo eshte shume zemer zeze.Ajo nuk e do Bashen,simpatizo Berishen,dhe per kete ajo kerkone te destabilizoi partine nga brenda e te hiqet Basha si kryetar partie.Jozefina Topalli dhe Berisha,duhen hequr nje ore e me pare nga drejtimi i pd-ke.Nga keta lloj njerzish do ti vije fundi pd-ke.Ajo parti nuk vjen kurre ne pushtet,per shkak te ngjyres se keqe qe i ka dhen Saliu, Topalli, e te tjere krere si keta,qe po e shesin partine te Edi Rama.

  7. Na bashkoj kenga popullore says:

    Kryeinjoranca e kombit Shqiptar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje