Rama iu përgjigjet akuzave për Shullazin: Adriatik Llalla nuk dha autorizim për përgjimin e tij

21 Prill 2016, 12:01Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur në Kuvend akuzave të opozitës në lidhje me Emiljano Shullazin.

Rama ka thënë se ai u arrestua nga policia, ndërkohë që Prokuroria nuk ka dhënë autorizim për përgjimet ndaj tij.

“Ju po bëni sikur e keni arrestuar ju Shullazin.

Ndalimi është bërë nga policia, e cila ka filluar procedurën pa pasur një denoncim konkret, por duke u nisur nga një indicie e paprovuar.

E ka ndaluar dhe ka kërkuar nga prokuroria autorizimin për arrestim dhe e ka marrë autorizimin pas mesnate.

Policia ka kërkuar autorizimin nga prokuroria për të vendosur nën përgjim këtë njeri dhe nuk e ka marrë,” tha Rama.

Akuzave për lidhjen me krimin, Rama tha se një njeri i lidhur me krimin, nuk pritet në Shtëpinë e Bardhë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje