REPLIKAT/ Rama tallet me Palokën: Ti je trampisti më i mirë, dhe nuk e besoj se luaje poker me Shullazin te Milosao

21 Prill 2016, 12:16Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer disa replika me Edi Palokën gjatë seancës së sotme.

Ai i ka përmendur atij edhe fjalët që qarkullojnë, se pikërisht Paloka luante poker me Shullazin.

Meqë përmend Trump dhe zëdhënësin e tij, unë them se prapë mes tyre dhe teje, do të zgjidhja ty.

Ti je trampist më i mirë se ata.

Unë nuk e besoj që tit ë kesh luajtur poker me Shullazin tek Milosao.

Kështu thonë, por unë nuk dua ta besoj.

Unë di që t’i i lë lekët në skedina.

Por unë s’mund të merrem me ty, se ti je shpifës profesionist dhe këtë gjë e provoi edhe gjykata.

Ti atëhere qendroje si pulë dhe thoshe kështu thotë partia”, tha Rama.

Ndërsa Paloka nga ana tjetër tha se ai nuk qendron si pulë para Ramës, pasi nuk ka frikë nga ai.

Paloka tha se Berisha ka meritën që Emiljano Shullazi nuk është sot ‘rektor’ i Universitetit të Tiranës.

Sipas tij nëse Berisha nuk do denonconte Shullazin, ai sot do ishte rektor i Universitetit, pasi kandidati i kërcënuar do ishte tërhequr nga gara.

Çfarë do ndodhte nëse Berisha nuk do ta denonconte? Sot do kishim Shullazin rektor, sepse kandidati për rektor do tërhiqej ndërsa kandidatja e këtij (Ramës) do ishte rektore. Për këtë u kërcënua ai, se kishte votat, siç edhe u provua.

 Kjo tregon se çfarë mentaliteti ka Rama për zgjedhjet. Nuk bëhet fjala për një problem të brendshëm të PS-së, që ishin zgjedhjet në partinë tuaj. Ne nuk na interesojnë zgjedhjet në PS.

Por kjo është mënyra e vetme se si ai mund të bëjë zgjedhje, sepse Rama ndryshe nuk fiton. Për këtë arsye i duhen Shullazët. Nuk është çështje thjeshtë e një rektori apo e një universiteti”, u shpreh Paloka.

3 komente në “REPLIKAT/ Rama tallet me Palokën: Ti je trampisti më i mirë, dhe nuk e besoj se luaje poker me Shullazin te Milosao”

  1. spartaku says:

    O hund rr..e, kerkon edhe ti te krahasohesh me Edi Ramen.Ti hundmadhe dhe thuthuq, nuk i vjen as te thonjete kembes Edi Rames.Kthe hunden andej nga Saliu yt se ai te vjen per shtate ty o kafshe deputet.Sa i perkete zgjedhjeve te ardheshme,frike kini ju te pd-ke jo Edi Rama.Ju jini parti e krimit dhe nuk u jep njeri voten.Ju e dini kete dhe kerkoni ti paraprini te se keqes,duke akuzuar te majtet.Ps-te dhe i gjithe koalicioni i majte ne 2017-ten do te fitoje me shume se ne 2013-ten.Per kete ju te jini te bindur.

  2. england says:

    Keta te Shqup-it jane te gjithe njesoj a thua se i ka nxjerre Berisha nga bytha!
    Ne mendjet me te ndritura te kinematografise veshtire do gjeje ide kaq “brilante” dhe shpikje te tipit se nese nuk do ndodhte qe plakushi mos kish denoncuar Shullazin,ky i fundit sot do ishte bere rektor i universitetit.
    Jane kaq qesharake dhe genjeshtare,sa une mendoj per ato qe shpifin gjate dites,me siguri qe mendohen pergjate gjithe nates kur nuk i ze gjumi.

  3. e verteta says:

    Alabaket e kuvendit dhe shteti banane i albanistanit kane me cfare te meren ne sofren e sovranit….e kane me tapi dhe sillen si bajraktare, fodulle dhe rrugace.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje