SONDAZHI/ Shqiptarët të pakënaqur me qeverinë, shumë herë më të pakënaqur me opozitën

22 Prill 2016, 18:26Politika TEMA

Nga Besar Likmeta, BIRN

Një sondazh i Institutit Demokratik Amerikan tregon që shumica e shqiptarëve i japin një notë ngelëse qeverisë te drejtuar nga kryeministri Edi Rama dhe opozitës të udhëhequr nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Sipas sondazhit i cili u publikua të premten 59 % e shqiptarë janë të pakënaqur me punën aktuale të qeverisë dhe 69.3 % janë të pakënaqur me punën aktuale të opozitës.

Vetëm 25.4 % të pjesëmarrësve në sondazh shprehen të kënaqur me punën akutale të qeverisë dhe 13.8 % me atë të opozitës, ndorkohë që pjesa tjetër e të intervistuarve japin një përgjigje asnjanëse.

Sondazhi është ndërmarrë si pjesë e studimit Analiza e Angazhimit Politik, i cili është një studim bazë që realizohet për herë të parë në Shqipëri, i modeluar nga seritë e raporteve të Analizës Politike të Shoqërisë Hansard në Britaninë e Madhe

Ky studim u realizua nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) me mbështetjen e Institutit Demokratik Amerikan (NDI).

Sipas IDM, studimi ka për qëllim të masë “pulsin e angazhimit politik” të pjesëmarrësve në studim dhe ofron një bazë të dhënash unike në Shqipëri në lidhje me politikën dhe angazhimin e qytetarëve në proceset politike.

“Studimi synon të eksplorojë qëndrimet publike ndaj një sërë treguesish të angazhimit politik që evidentojnë njohuritë dhe interesin e pjesëmarrësve për sistemin politik; nivelin e veprimit publik dhe të pjesëmarrjes në procese politike; kuptimin e efikasitetit dhe kënaqësisë nga institucionet dhe proceset politike,” tha IDM nëpërmjet një njoftimi për shtyp mbi gjetjet etj.

“Përveç treguesve bazë të angazhimit politik të grupuar rreth kategorive të njohurive dhe interesit, pjesëmarrjes dhe efikasitetit si dhe të kënaqësisë, ky studim ka edhe një seksion shtesë që lidhet me perceptimet për Parlamentin dhe përfaqësuesit e zgjedhur, duke qenë se një organ  ligjvënës efikas dhe i aftë përbën themelin e qeverisjes demokratike,” shtoi IDM.

Përveç pakënaqësisë së shprehur për punën aktuale të qeverisë dhe opozitës, sondazhi tregon gjithashtu që 57.5 % e të anketuarve janë të pakënaqur me punën aktuale të kuvendit.

Shumica e pjesëmarrësve raportojnë se nuk janë anëtarë të ndonjë partie politike (75.4%) dhe 2 nga 3 pjesëmarrësit raportojnë se nuk janë mbështetës të asnjë partie politike.

Megjithëse nuk janë të anëtarësuar në parti politike shumica e shqiptarëve besojnë akoma te institucioni i zgjedhjeve. Nëse zgjedhjet do të mbaheshin javën që u administrua pyetësori, 1 nga 2 pjesëmarrësit raporton se do të votonte ndërsa vetëm 22.6% ka deklaruar se nuk do të votonin.

Edhe pse nuk janë të kënaqur më punën aktuale të parlamentit shumica e pjesëmarrësve mendojnë se parlamenti shqiptar është thelbësor për demokracinë tonë (53.2%).

Ndërsa në lidhje me përbërjen e parlamentit shqiptar: thuajse 2 nga 3 pjesëmarrësit mendojnë se parlamenti nuk përbehet nga përfaqësues të respektuar të shoqërisë që punojnë në mënyrë etike (65.4%) ose që ka një përfaqësim të drejtë të të gjitha grupeve të shoqërisë (thuajse 60%). Gjysma e pjesëmarrësve  në sondazh (53%) gjithashtu shprehet se parlamenti shqiptar nuk është transparent në mënyrën si funksionon.

18 komente në “SONDAZHI/ Shqiptarët të pakënaqur me qeverinë, shumë herë më të pakënaqur me opozitën”

  1. Agron says:

    Lexojeni mendimin e popullit
    o kellira te Rilindjes,
    o vemje te superkorruptuar dhe super te paafte
    qe nuk i keni merituar kurre votat e shqiptareve!!!!

    1. ben says:

      Humbja e rilindjes ne keto zgjedhje do jete aq spektakolare sa ishte dhe fitorja ne 2013!
      Rilindja kete e di shume mire dhe prandaj po vjedhin dhe jane te hallakatur.
      Degradimi I tyre sa vjen e do behet me kriminal me i rezikshem po edhe me qesharak.
      Sa per sondazhe ,me i sakti eshte fitorja spektakolare e rektorit te ri perballe shtetit media’s dhe krimit bashke.

      1. Voto Kot says:

        Megjithse jane te pakenaqur do te votojne edhe me shume per rilindjen…….Ky eshte popull trendi….

        1. bato says:

          as do e marrin mundimin te votojne, thjesht do emogrojne. Ku eshte demi me i madh qe beri Rilindja, vrau shpresen, dhe shqiptari nuk di ku te “vare” cengelin. thjesht nje humbetire, ky me te pashpreset largohen te paret…

    2. Tr says:

      Fuck you beach. ……..

    3. radioloja says:

      Kete sondazh ne radhe te pare ta lexojne dhe nxjerrin mesime nga i gjithe PERENDIMI,sepse ai tregon se SISTEMI POLITIK QE ATA INSTALUAN PARA 26 VJETESH NE SHQIPERI KA DESHTUAR PERFUNDIMISHT!
      Kjo eshte edhe pergjigja me e sakte qe shqiptaret i japin ketyre,se PSE SHUMICA E POPULLIT KERKOJNE ENVER HOXHEN e jo ndonje lider tjeter veuropian,sepse ka humbur besimi te te gjithe ata!
      Fakti qe krimineli Sali Berisha ben thirrje per te ARMATOSUR POPULLIN PER TE PERPBYSUR QEVERINE(sic beri me 14 shtator 1998) dhe PERENDIMI HESHT(sic ka bere me Berishen keto 26 vjet),kjo tregon se ai eshte pro Berishes qe Shqiperia te shkaterrohet si shtet!
      Te tjerat jane perralla me mbret!
      Ne darke femijet tane duan te hane ushqim e jo….PORDHET E SUNDIMTAREVE SHQIPTARE DHE KARAGJOZEVE TE PERENDIMIT!
      Ne se kete qe po perjetojne shqiptaret keto 26 vjet e quajne demokraci….E PASKEMI PATUR ME TE MIRE SOCIALIZMIN E ENVEWR HOXHES!

    4. sopiqoti says:

      O zoti Agron ! A ke kthyer ndonje Gote dhe pastaj je shprehur ?

  2. zef says:

    Shume ngushulluese per Qeverrine e Edi Rames, hahahaahah
    ja ka kaluar Opozites se Bashes.

  3. gasper says:

    Bravo, me opoziten duhet te jesh i pakenaqur se ajo udheheq vendin ben tendera jep koncesione, cjane keto idiotesira qe nxjerr o merro, fajin e ka Saliu

  4. Maloku Naiv says:

    Ne kete sontazh u pergjigja dhe une.
    Kuptohet qe per qeverisjen isha shume
    i pakenaqur dhe me shume i pakenaqur isha me
    opoziten dhe ja se pse:
    perballe kesaj qeverisje duhet nje opozite
    me luftarake dhe radikale ne qendrimet e saj
    dhe jo nje opozite paqedashese qe kur
    shkon ne proteste leshon ne shenje paqe
    pellumba dhe me te rinj demokrate
    formon nje gardh para policise qe ky rresht
    me demokrate te mbaje rregullin se mos
    njeri ofendon ose godet policet.
    Duhet:nje opozite qe me protesten e pare
    te detyroje Edi Ramen te ike si i arratisur
    por dhe ta kape ne arrati dhe ti japi denimin
    qe meriton.Edi Rama eshte nje kriminel
    qe duhet denuar dhe denuar patjeter.
    Ja pse votova kunder qeverise dhe kunder opozites.

    1. islam says:

      me duket se ti je me kriminel.

  5. anon says:

    Koha per parti te reja, per levizje qytetare te verteta, jo te pjella nga partite. Levizni, o njerez!

  6. hajrie hom'ni says:

    Sondazhi shume i sakte !

  7. toni i kombinatit says:

    shte e natyrshme si ne cdo vend te botes te jesh i pa kenaqur me qeveri, por te jesh i pakenaqur me Opoziten eshte e papar dhe kulmi. Mendo qe Shqiptaret skan me shpres tek ata qe duhet te ishin shpresa. Normal qe po te kesh Sali Trimin akoma.. cfare pret.

  8. Nardi says:

    Ky sondah tregon se qeveria nuk i fiton zgjedhjet e ardheshme. Por as opozita nuk i fiton. Po kush i fiton?

  9. Arjan says:

    Klasa politike me e papergjegjshme ne historine e kombit Shqiptar .Po punojne si te pasurohen te kene nen kontroll te gjithe bisnezin parane dhe se fudmi edhe pronat.Vriten bisezmene pa problem per nje qellim te vetem tu merret bisnezi neqoftese nuk degjjojne .Perdoren kriminele per frikesimin dhe tjertersimin e pronave.Vidhet banka e Shqiperise guvernatori nuk di gje .Cmini I naftes me I larti ne europe,kur Shqiperia prodhon nafte vete,Jepen me koncesione aeroporti i rinasit ne dem te Shqiptareve me cmimet me te larta ne Europe .Cdo gje sillet nga jashte nuk prodhohet asnje ne vend as edhe domatja.Shqiperia nga nje vend me mbi 3 milion banore tani numeron me pak se 2.7 milion banore ,shume njerez kerkojne te emigrojne , vetem kush Ka lidhje me pushtetin ka te drejte te mbijetoje te tjereve VK.do me per belulin , shteti nuk eksizton opozita me saliun ka marre fund ,prandaj u bej thirrje Shqiptareve per nje klase te re me ide te reja te marre persiper fatet e Shqiperise.

  10. avdulla says:

    ceverin se doni
    opoziten ,jo
    po car Karin doni o shqiptare?!
    tha osmon gazepi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje