Gjobvëniet e Shullazit/ Tre biznesmë nuk paraqiten në prokurori

23 Prill 2016, 09:39Kronika TEMA

Pas lënies së Shullazit në arrest me burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda, Prokuroria po vazhdon hetimet ndaj tij për katër gjobëvënie.

Grupi i hetimit ka ftuar për të dhënë deklarime dy biznesmenë nga Durrësi dhe një sipërmarrës karburantesh në Tiranë. Prokuroria nuk sqaroi nëse tre biznesmenëve në fjalë u ka dërguar thirrje me shkrim apo i ka ftuar përmes kontaktit verbal të hetuesve.

Ajo çka bie në sy, sipas organit të akuzës, është se tre biznesmenët kanë refuzuar deri tani të paraqiten në Prokurori për të bërë kallëzim apo për të dhënë deklarime në lidhje me Emiljano Shullazin, shkruan Panorama.

Shërbimi Informativ dhe Prokuroria kanë siguruar raporte vëzhgimi dhe përgjime telefonike e ambientale, sipas të cilave këtyre tre biznesmenëve, bashkë me Jani Zakën, u janë kërkuar pasuri apo shuma monetare nga Emiljano Shullazi, 38 vjeç, Gilmando Dani, 38 vjeç, dhe Blerim Shullazi, 32 vjeç.

Në shkurt 2016, në Polici dhe Prokurori ishte paraqitur e kishte bërë denoncim biznesmeni Jani Zaka, sipas të cilit Shullazi po i kërkonte një parking 1200 m² te “21 Dhjetori”.

Prokuroria ka kërkuar edhe dëshminë e Jani Zakës, por ai rezulton të jetë larguar nga Shqipëria në javën e parë të shkurtit dhe nuk është kthyer më në Tiranë.

5 komente në “Gjobvëniet e Shullazit/ Tre biznesmë nuk paraqiten në prokurori”

  1. Maloku Naiv says:

    Vertete qe u arrestua Shullazi po
    truri bandes eshte i lire dhe me
    pushtet.
    Shullazi eshte ushtar i kryeministrit
    Edi Rama prandaj te gjobiturit
    nuk besojne se e keqja eshte larguar.

    1. TR says:

      O malok naiv. Rama eshte mik me Altin Lamaj qe eshte kundershtar i Shullazit. Jane taku diten per diell dhe mos ja fusni kot kur se keni idene.

    2. Paulo says:

      A e ke bere shurren. Shko denonco

  2. Zigur Qarri says:

    “Prokuroria ka kërkuar edhe dëshminë e Jani Zakës,”…!!!!!!!!!
    Çfar dëshmie???!!!
    Mbrëmjen e 3 Shkurtit, rreth orës 20:00, një bizmesmen u paraqit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.Jani Zaka, 40 – vjeç,
    lindur në Lushnje dhe banues në Tiranë, kërkoi të kontaktonte me një nga drejtuesit e policisë.Ai i tha oficerit roje se kishte
    marrë një kërcënim me jetë. Oficerit të Policisë Gjyqësore që nisi t’i marrë deklaratën i përmendi emrin e Emiljano Shullazit
    dhe të Blerim Shullazit.Ai tha se Shullazi i kishte kërkuar që t’i kalonte në pronësi një parking nëntokësor me sipërfaqe
    1 200 metër katrorë, në rrugën “Sali Butka”, në Tiranë, pranë Policisë Bashkiake.
    Policia, më datën 09 Shkurt, materialet hetimore – proceduriale ia kishte dërguar Prokurorisë për Krimet e Rënda me materialin referues, deklarim të Jani Zakës dhe Mitri Priftit, për vlerësim dhe cilësim të saktë juridik.
    Burime nga policia bëjnë me dije se, për 2 muaj, prokuroria nuk i ka deleguar asnjë detyrë oficerëve të Policisë Gjyqësore pranë Drejtorisë së Qarkut të Tiranës dhe nuk ka shkëmbyer asnjë informacion për referimin përkatës.
    Një muaj më pas, më 13 Mars të këtij viti, në derën e garazhit të Jani Zakës shpërthen një sasi tritoli.
    Dëmet ishin të vogla, por për policinë dhe prokurorinë, që kishte nisur hetimet, ky ishte një paralajmërim. Jani Zaka ishte larguar ndërkohë jashtë vendit, bashkë me familjen.

  3. Kiu says:

    Keta pisnesmenet te pyeten njehere dhe tu merret deklarate. N.q.s. pergjimet provojne te kunderten, te dergohen tek vendi per deshmi te rreme…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje