Komisioni i posaçëm i reformës në drejtësi, vazhdoi sot punën me praninë e përfaqësuesve të Misionit Europian EURALIUS dhe atij amerikan OPDATE.
Edhe pse Partia Demokratike bojkotoi komisionin, përmes një deklarate që e bëri tek shkallët e Kuvendit, Eduard Halimi, përfaqësuesit ndërkombëtar në Komisionin e Posaçëm të Reformës, nuk u tërhoqën.
Mbledhja vazhdoi normalisht dhe u diskutuan pikat e rendit të ditës që ishin planifikuar.
“Nëse opozita ka vullnet real për reformën në drejtësi ne jemi të gatshëm ta votojmë atë në një datë të afërt. Kemi një projekt kushtetues të standardeve ndërkombëtare të bekuar edhe nga Venecia”, tha Xhafaj.
Tashmë pritet që ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT të japin vlerësimet e tyre në lidhje me projektin kushtetues për këtë reformë dhe për këtë do të duhet një javë kohë.
“Sot kemi bërë një hap të rëndësishëm, kemi dëgjuar dy përfaqësuesit ndërkombëtarë. Me këtë kontribut të sotëm në iu lamë detyrë ekspertëve që brenda kësaj jave të na paraqesin projektin kushtetues. Duke filluar nga java e ardhshme projekti kushtetues është gati për ta votuar në Parlament. Ne jemi të gatshëm”, theksoi kreu i komisionit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, po qartësohen për qëndrimin kundër të PD ndaj reformës.
Takimi i fundit i ambasadorit Lu me Sali Berishën, duket se ka qenë një provë e shpresave të pakta që ndërkombëtarët kanë tani, se PD mund ta votojë reformën.
Kryeminstri Edi Rama premtoi sot se do ta çojë draftin në Kuvend për ta ballafaquar aty vullnetin e PD për votë kundër reformës.
Kriminelet dhe te shiturit jane KUNDRA rEFORMES NE dREJTESI……Sali Kriminelit po i vjen FUNDI PRANDAJ kerkon Armatosjen e Shqipetareve…..por kunder kujt do te luftojne keta Shqipetare te Armatosur????Kunder Shqipetareve???Ja ky eshte Serbi Sali Berisha……qe kerkon te Percaj Shqipetaret qe te Sundoj Klani Serbe i Sllobodankes..lol
Nqs nuk votove, ne vere zgjedhje te reja. (Pike)
Ne zgjedhjet e reja, PS-ja e vetme, pa LSI-ne (bashkejadutin Ilir Meta).
Aty Rama, me nje gur vjet dy zogj; Fitimi absolut me 90 % dhe heq Ilir Meten.
Vetem ashtu i i hapej rruga reformes ne Drejtesi.