Gjykata e Lartë varros "21 Janarin"; rrëzon rekursin e prokurorisë

25 Prill 2016, 15:26Politika TEMA

Pasi e mbajti 3 vjet në dhomë këshillimi, Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila këmbënguli  edhe në shkallën e fundit të gjyqësorit për 21 Janarin, dënimin me 23 vjet burgim për Ndrea Prendin dhe 25 vjet për Agim Llupon.

Por deri të hënën pasdite, vendimi nuk ishte dorëzuar ende i zbardhur në Sekretarinë e Gjykatës, ndërsa informacioni nuk konfirmohet zyrtarisht. Kolegji Penal i gjykatës supreme është mbledhur të premten dhe vendimi duket se është marrë të hënën paradite, duke rrëzuar rekursin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Kolegji Penal, i përbërë nga Edmond Islamaj, Artan Zeneli, Aleksandër Muskaj, Guxim Zenelaj dhe Shkëlzen Selimi lë kështu në fuqi vendimin e gjykatës së Apelit Tiranë. Vendimi i Apelit u dha në vitin 2013 dhe dha dënimin me një vit burgim për ish-komandantin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe dënimin me 3 vjet burgim për ish-gardistin Agim Llupo., raporton TCH

Ndërkohë, shoferi i ish-komandantit, Margarit Kume u shpall i pafajshëm. Për 21 Janarin prokuroria humbi nga njëra shkallë e gjyqësorit në tjetrën, ndërsa humbja e sotme shënon mbylljen përfundimtare në sistemin gjyqësor të kësaj çështjeje të rëndë kriminale dhe me prapavijë politike.

10 komente në “Gjykata e Lartë varros “21 Janarin”; rrëzon rekursin e prokurorisë”

  1. antikrimi says:

    Ed Rama ky eshte sistemi i drejtesise qe TI mbron qe prej ardhjes ne pushtet me votat e atyre qe u vrane nga pisi i vicidolit dhe ketyre pisave te mesiperm te gjykates.

    A duhet te jene ende keta gjykates!!! Merri ne shtepi Ed Rama.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Sistem I Varrosur Drejtesie.. Rrini ju qe ju ka votuar populli rrini.. Rri reforma be drejtesi ne sirtar…Harram ju qoft…

  3. Populli says:

    Nuk kemi Gjykata. Edmond Islamaj dallohet per vendime te paligjeshme qe kur ishte ne Apel. Madje, per kete e shperbleu Nishani, e dergoi ne Gjykaten e Larte. Keta jane kriminele, i vrasin per se dyti viktimat. Turp! Haram buka o Nishan, ushtari i Sali Kriminelit. Populli duhet te ngrihet kunder klikes kriminale Berisha – Basha – Nishani- Zaganjori- Islami e kompani.

  4. sikur te isha djale says:

    Pranoje Edi rama se je i paafte.
    Shpresuam kot.

  5. sit .back. _and_ relaks says:

    Tani ngelet ta gjejne o prej zotit p prej robit drejtesine se gjykata i vuri kapucin mutit

  6. sherifi says:

    Po nuk eshte Edi Rama e keqja e ketij problemi,o te nderuar komentues, per mendimin tim;pengesa kryesore eshte Iliri,Saliu,Nishani e te tjere.
    kjo zgjidhet vetem me Referendum dhe jo me parlamen (reforma ne drejtesi).

  7. topri says:

    turp , turp kombetar

  8. Devolliu says:

    Kujt i shërben Zagarnjori i Gjykatës së Lartë? Gjithë qentë për të zotin lehin. Kështu bën edhe nishansakati i Presidencës, kështu bën dhallëgjiza i Prokurorisë së Përgjithshme, kështu bën ajazvishua i SHISH-it, kështu bëjnë dhe tërë gjingjonërat e gjykatave e të prokurorive, të gjithë Sali KRIMINELIT i shërbejnë.

  9. Hajdutit me ze dhe figure says:

    Reforma ne drejtesi do te votohet pas pushimeve te beharit sepse deputete duan te pushojne dhe shkojne kampionatin europian. Keshtu do Ilir Meta skemi cfare te bejne. Rama eshte dakord te pushojne dhe ata qe protestoje per votim in e saj do te lodhen dhe per 3 dite kjo gje harrohet.

  10. Hi says:

    Nese dolen te pafajshem ky Prendi me Llupon atehere kush ishte fajtor? Atehere le te fusin Ramen ne burg se keshtu i bie…po gjykata jone e lart duhet djegur me napal me gjithe Zaganjor bythlopen qe na ben kot si burre i llesht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje