Skape Lordi!!!

25 Prill 2016, 09:22Politika TEMA

Nga Enkel Demi

Nëse bën një shëtitje ose sport nga kodrat e liqenit artificial në Tiranë, kudo ke disa tabela të ngulura në pemë, të cilat u kërkojnë të zotëve t’u vënë maska qenve. Nuk janë tabelat e gozhduara nga Erioni, por nga Luli, pra kanë do vjet të ngulura. Ka po kaq vjet që nuk i respekton kush. Shëtitjet në natyrë janë kalime guximtare mes një panairi qensh. Çikat me tuta që u tregojnë hijshëm vithet kanë qen të vegjël ose mesatarë, të cilët janë të kuruar goxha më tepër se shumica e shëtitësve. Djemtë në varësi të gjatësisë së flokëve deri në tullë kanë gjithë racat pa bisht të qenve, bulldog, pastorë gjermanë, dobermann, i cili ndahet në dy soje agresiv dhe pak agresiv. Ka dhe plot raca të tjera, të cilat unë nuk jua di emrat, sepse vij nga gjenerata që i ndanim qentë në dy kategori: langaraqët dhe qen kufiri. Sa herë shkëmbehesh me këta gjitarë, të cilët shpesh shkojnë livadheve pa litarë për të zënë ketra, ujëra të ftohtë të përshkojnë shpinën. Kuptohet, meqë je burrë duhet të përmbahesh, sepse të përqesh gjindja që ka qen dhe jo vetëm. Jo rrallë ndonjë kokërruar të thotë me zë të ngjirur: “O robo, nuk të ha, mos ki frikë!”. Ti i thua: “Po ti nga e di?” dhe ai të përgjigjet: “Është qeni im o burrë! Nuk e sheh që jam unë këtu?!”. Ndërkohë ti e ke bluzën ngjitur pas trupit prej djersës, sepse ai që nuk të ha po të nuhat mandarinat. Në qytetin tonë janë të përjashtuar qytetarët që kanë frikë qentë, sepse fjala: “Nuk të ha” është aksiomë.

Kështu do ketë ndodhur me atë baba që nxorri armën, sepse qeni po i kafshonte fëmijën. U lëndua dhe dikush tjetër dhe tash të gjithë do të përplasen në dyer gjyqesh, por të paktën dikush e ka vënë në jetë porosinë e doktorit për t’u vetëmbrojtur me allti.

Natyrisht, që ky rrëfim do të na çojë drejt moralit dhe egërsisë së bashkëjetesës në qytet. Mungon në mënyrë të plotë respekti për tjetrin kudo e kurdo, tek gjërat më të rëndomta, ndaj jemi të egër si qeni i Sharrit. Nuk duhet ndonjë barrë mend të kuptosh që qeni, i cili ka instikte dhe jo botë shpirtërore ta këput pulpën po ia dha truri, ndaj vendosja e maskës është edhe për të mirën e tij, pasi ha plumbin ballit, meqë për fëmijën apo krahun e robit atij që i duken palat në paskokën e sheshtë nuk i duhet fort. Në këmbësoret, rruginat tona gjen mut qeni me shumicë. Nuk i mbledh kush. Në Perëndim, andej nga ka ardhur kjo modë shëtitësit e qenve i ke me qese me vete dhe doreza që të mbledhin të pëgërat.

Por, jo vetëm tek kafshët, ka plot çaste të jetës tonë që rrëfejnë sa keq dimë të jetojmë. Qeset e plehrave tek dera e shtëpisë, shapkat e këpucët e shkelura në pragun e portës, urinimi ku të të kapë, kalimi i këmbësorëve me të kuqe, futja e gishtave në hundë në mes të xhades, lëshimi i gazrave, fshirja e sekrecioneve me duar dhe një listë e gjatë që mund të shkaktojë përzierje.

Dhe shumë shpesh për hir të padijes mund të ndodhë gjëma, megjithëse ka tabela që kërkojnë maskën apo në mes të pllakave të bulevardit shikon një shënim: “Mos pështy përtokë”.

8 komente në “Skape Lordi!!!”

  1. Korabi says:

    Jemi popull gdhe, dhe i tille do mbetemi, sepse ata qe nuk e durojne dot kete fare mjerimi kulturor, emigrojne, dhe ne Shqiperi mbeten vetem hunjte, ata qe vijne nga pylli, ose ata qe jetojne si te tille.

  2. rrumpalla says:

    Enkeli eshte goxha djale. Pse e nxirrni ne kete foto qe duket sikur do zgjidhe hallet e Shqiperise !
    Pastaj duket edhe pak si kristipinder !

  3. Uzo 12 says:

    Me ne fund shkruajte dicka per te qene!

  4. Ada says:

    Me mire se kaq nuk mund te shkruaje. Po kush po i lexon e kush po ve mend nga keto. Bravo Keli.

  5. BARDHYL MYFTIU says:

    ESHTE E HABITESHME TE SHKRUAJM GJITHCKA PER MUNGESA NE EDUKATEN DHE KULTUREN E SHQIPTARVE.PASTAJ PA MERAK TE THEMI NE FUND FJALE SA ME TE NDYRA PER VETEN TONE ,A THUA SE KETA QE SHKRUAJN JANE AJKE??PER TE ARRITUR NE UNFORMITET SI POPULL NE NIVELE TE LARTA TE EDUKATES DHE KULTURES ,MENDOHET QE BOTA E PERPARUAR KETO I KA ARRITUR NE ATO NIVELEAR QE BRENDA NJE VITI APO DISA TE TYREVE.POR HARROJME SE DHE ATA KANE KALUAR DISA DHJETEVJECARE PER TE ARRITUR NE KETO NIVELE QE JANE.ATO KANE SHKOLLAT QE I K ANE HAPUR 200 APO 300 VJET PARA NESHE ,PER TE MOS THENE PER UNIVERSITETET E ME RADHE ZHVILLIMET KULTURORE ETJ.APO JU QE SHKRUANI E NDJENI VEHTEN TE BARABARTE ME VIVELIN KULTUROR T TE KLASAVE TE LARTA TE SHOQERIVE TE TYRE! NUK DIGJEN KAQ LEHTE ETAPAT ,MADJE NE PO I KALOJME ME SHUME VITE ME PAK NGA ATA QE I KANE KALUAR 5 APO 6 BREZA.PRANDAJ MOS PERFOLNI NIVELIN TONE QE MBASE LUFTES DYTE BOTRORE DOLEM NGA PRIMITIVITETI DHE ISHIM TE PAKTEN 200 VJETE PASE TYRE.NDERSA TANI POPULLI SHQIPTAR PO ECEN ME HAPA SHUME TE SHPEJTA PER TE ARRITUR ATO NIVELE ,MADJE SE DISTANCA ME TA ESHTE JO ME PAK SE 30 APO 40 VJETE.NDAJ BEHUNI ME OPTIMISTA DHE DASHAMIRES ME VEHTEN NE RADHE TE PARE SE DHE JU NE KETE POPULL BENI PJESE DHE SJENI AJKA QE TE NA BINDENI SE JENI TE VECANTE. bardi

  6. ujku i murrm says:

    e ka fajin komunizmi.
    enver qeni e ka fajin.
    se ai ishte qeni me dhemb ujku qe hante njerzit ke liqeni.
    tash te han te gjith.
    psht komunizmi
    rroft demokracija.
    lavdi te perjetshme vepres se shokut ambassador demokratik

  7. Akili says:

    Ne fakt Enkeli ne kete shkrim se ka patur fjalen vetem te qente e parkut qe jane armatosur vetem me dhembe por per ata qente qe duan te ermatosen sipas thirrjes se Doktorit e te kafshojne,coptojne dhe shqyejne gjithe vendin. Kush do e kupton qe ku vend nuk behet shtet nese nuk respekto edhe normat me elementare te bashkjeteses qyetare duke filluar nga hedhja e plehrave ne kosh te “Mos peshty” e deri te pagesa e taksave dhe detyrimeve ndaj shtetit. Evropa eshte ajo qe eshte sot e qe ne deshirojme te behemi pasi e dominon kultura dhe ligjishmeria.

  8. lori2 says:

    Sa mire e ke thene, o Keli! Keshtu vazhdo, pavaresisht se sa lexojne, ky eshte nje qendrim i nje civili qe perpiqet te terheq vemendjen edhe ne dukuri qe ne fillim shfaqen si te parendesishme. Por ja qe jane te qenesishme, dhe shume madje, se ketu fillon ndergjegjesimi per c’ka jemi e si duhet te jemi me veten dhe me ate qe na rrethojne. Edhe nga nje xhest i vogel, apo fjale e vetme qe tjetri shqipton, e kupton se me ke ke te besh. Te behemi me qytetare, te respektojme veten dhe te tjeret, dhe rregullat me minimale te te sjellurit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje