Në ditën e dytë të qëndrimit në Nju Jork, Zëvendëskryeministri Niko Peleshi nënshkroi në emër të Shqipërisë, Marrëveshjen e Parisit për Ndryshimet Klimatike, në një ceremoni të zhvilluar me praninë e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon.
Në fjalën e tij, Zëvendëskryeministri Peleshi e cilësoi Marrëveshje historike për të ardhmen e njerëzimit dhe nënvizoi se Shqipëria është e angazhuar për të ndërmarrë veprime konkrete dhe koherente në dobi të minimizimit të ndryshimeve klimaterike. Ai theksoi se Shqipëria gëzon status të veçantë sa i përket emisionit të ulët të gazit me efekte serë, duke qenë se prodhimi i energjisë elektrike në vend kryhet tërësisht nga burimet hidrike, pa impakt në atmosferë.
Institucionet shqiptare në përputhje me politikat e Bashkimit Europian po përgatisin strategjinë kombëtare dhe po ndërmarrin hapat e nevojshëm në përafrimin e legjislacionit për qasjen ndaj ndryshimeve klimaterike. Kontributet e synuara kombëtare (INDC), sipas Zëvendëskryeministrit Peleshi, do të sjellin përfitime të drejtpërdrejta në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, si dhe do të pasohen nga ulja e emetimit të karbonit në dobi të përmbushjes së të tri dimensioneve të zhvillimit të qëndrueshëm në vend.
Ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes së Klimës u nënshkrua nga më shumë se 170 liderë botërorë.
Rrëfime mëkatesh.
Shqiperia nuk figuron fare tek lista e vendeve qe prodhojne sasi te medha te “gazrave te gjelbra”, ndaj dhe asnje pefaqesuses i saj nuk u ftua ne Konferencen e Parisit vjet ne Dhjetor.
Firmosja e kesaj marreveshje eshte thjesht simbolike per tu bere pjese kesaj nisme, por realisht kontributi i Shqiperise per krijimin e gazrave te demshme eshte shume i ulet (dhe kjo eshte dicka pozitive ne aspektin mjedisor, por njekohesisht indikator se industria e prodhimit te energjise se hidrokarbureve ne Shqiperi eshte e ulet dhe si rrjedhoje Shqiperia nuk hyn tek vendet e zhvilluara, por ne zhvillim e siper ose te pazhvilluara)
Momentalisht Kina perfaqeson perqindjen me te madhe te prodhimit te gazrave te gjelbra, por njekohesisht anetare byro te qeverise se saj vetdeklarohen se pozicionimi i Kines ne rangun boteror eshte i atille qe te investoj me teknologji prodhimi tek ato vende qe jane ne zhvillim e siper (kategoria e Shqiperise); por njekohesisht fuqia industriale e Kines nuk eshte e afte te krijoj teknologji me produkte kapitale (teknologji qe prodhojne teknologji), por vetem teknologji dytesore (psh: prodhon pjese avioni, por nuk eshte e afte te krijoj avion- momentalisht, ne te ardhmen nuk i dihet, kjo varet sa i afte do jete perendimi te qendroj nje hap para ne aspektin e zhvillimit industrial)
Mendimi im personal:
Te mirepriten investimet Kineze te predispozuara per venden ne zhvillim e siper (kostoja e te cileve eshte me e ulet); dhe investitoreve perendimor tu vihet kusht qe energjia qe do perdoret per zhvillimin e aktivitetit te biznesit duhet te jete medoemos natyrale dhe e reciklueshme, ne menyre qe te jete funksionale edhe pas shfrytezimit total se lendes se pare.
(Ndoshta ideja ime eshte utopike, por firmosja e kesaj mareveshje e detyron Shqiperine moralisht, qe tu veje kete lloj kushti kompanive te huaja qe kerkojne te shfrytezojne pasurite Shqiptare)