Një 32-vjeçar nga komuna Petrelë në Tiranë është dënuar me 2.8 vite burg për akuzën e përndjekjes. Qytetari E.D. ishte dënuar edhe më herët me disa muaj burg, për përndjekje ndaj ish të dashurës së tij me iniciale H.E.
Por, nuk dorëzohej dhe vazhdonte të këmbëngulte duke e përndjekur sërish dhe kërcënuar të renë, duke i thënë “do të jesh vetëm e imja, ose nuk ke për të jetuar”.
Gazeta ‘Panorama’ shkruan se, vajza i kishte dhënë fund lidhjes kur kishte mësuar se ai ishte i martuar dhe me dy fëmijë.
“Me shtetasin E.L. kam qenë e lidhur, lidhje dashurore që kur kam qenë 22 vjeçe, të cilin e dija beqar. I kam shkëputur marrëdhëniet me të në moshën 26-27 vjeç, në momentin kur kam marrë vesh që ai ishte i martuar.
Në periudhën prill-maj-qershor 2015 më vinte vazhdimisht në punë, më ngacmonte, kërcënonte dhe më ofendonte me shprehje nga më të ndyrat.
Më thoshte ti je kurvë. Unë i thosha që më lër rehat, ti ke familjen tënde dhe unë kam familjen time.
Më thoshte se ‘kam bërë burg dhe ti duhet të më japësh lekët për burgun që kam bërë prej teje. Ti nuk ke për t’u fejuar dhe do të të vras po u fejove. Lëre punën se nuk ke përse të punosh ti këtu’. Nuk donte që unë të punoja”,- është shprehur vajza në Gjykatë.
po normale moj bibe ske cfare pret nga katnari petreles.
Denimi me vdekje duhet aplikuar per keta kriminele. Po denim duhet aplikuar dhe ndaj atyre gjyqtareve dhe prokuroreve po dhe punonjesve te administrates se burgjeve qe lene te lire keta monstra qe po e bejne gjithnje e me te zymte dhe me te zeze jeten e cdo njeriu te ndershem ne shqiperi. po shkaterrojne ekonomine dhe shpresat per zhvillim te ekonomise dhe te turizmit. Me nje fjale keta kriminele dhe te gjitha ata qe bejne krime dhe nuk mbahen ne burg perjete jane vemjet e Shqiperise. Turp palloshi edi rama qe vetem trash qafen si derr dhe nuk merr ne mbrojtje njerezit e varfer dhe te pambrojtur te shqiperise qe e votuan. Nuk Ndershkon dhe godet fort korrusionin ne Gjykatat shqipetare dhe korrupsionin tek prokurori i pergjitheshem adriatik llalla.
Po sikur ta kete ditur kjo qe ky eshte i martuar. Nese eshte e njejta vajze e cila kishte derguar disa mesazhe tek revista anabel e cila eshte online, personi e akuzonte qe i kishte shkaterruar familjen dhe tashme nuk e linte te qete. Totalisht kundra dhunes psikologjike dhe perndjekjes por nganjehere them me te vertete nuk e dine keto vajza me ke kane te bejne ?? Sa do e madhe te jete Tirana gjithmone do te dali nje i njohur dikush qe te njeh aq me teper ne nje mardhenie kaq te gjate 4-5 vjecare. Aludova dhe kerkoj falje nese ajo qe ka deklaruar vajza eshte e vertete megjithate per mua eshte pak e veshtir te rrish me dike 4-5 vjet dhe mos te marresh vesh nese eshte i martuar apo ka familje.
ja kaq eshte IQ e rrazes albane, prandaj kane udheheqes Ramen dhe Meten apo dhe lulin ne te ardhmen …..fatkeqsi
C’eshte ky denim: 2.8 vite burg? Denimet i kemi degjuar me vite e muaj, por paska edhe me numra dhjetore. Le te bejme pak llogari: 0.8 e 12 muajve del 9.6 muaj. Pra denimi qenka 2 vjet e 9.6 muaj. 0.6 e muajit mesatar 30 ditesh del 18 dite. Pra denimi qenka 2 vjet 9 muaj e 18 dite. Mungojne oret, minuat e sekondat.
Ketu duhet lejuar prostitucioni qe te qetesohen derrat e uritur per seks…