INTERVISTA/ Rajerson rikthehet në Shqipëri: Ndërhyra që komunistët të mos fitonin në '92-n. Nuk do të kisha bërë asgjë ndryshe

23 Prill 2016, 20:11Politika TEMA

Para 25 vjetësh, William Ryerson shkoi në Shqipëri si shef i zyrës së Shteteve të Bashkuara pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Uashingtonit dhe Tiranës, për një qëndrim prej 30 ose 60 ditësh. Në fakt ai u bë Ambasadori i parë pas përmbysjes së komunizmit. Këtë javë u bë një çerek shekulli që kur ai mbërriti në Tiranë dhe në një intervistë për Zërin e Amerikës, kujton ditët e para atjje, sjell mbresat e tij dhe reflekton për ato që janë përmbushur apo jo nga shpresat e tij për Shqipërinë.

Zëri i Amerikës: Ambasador Ryerson, këtë javë u bënë 25 vjet që kur ju mbërritët në Shqipëri, në fillim përkohësisht si shefi i zyrës amerikane në Shqipëri dhe më pas si ambasador. A mund të na i përshkruani përshtypjet dhe ndjesitë tuaja nga ato ditë të para?

Ambasador William Ryerson: Të them të vërtetën u trondita nga gjendja fizike e vendit. Dhe mendova se kushdo që mund të vinte të shiste bojë, do të bënte para. Çdo gjë dukej në një gjendje të mjerueshme. Dhe njerëzit dukeshin në mos të uritur, të hequr në fytyrë, të dobët, dukeshin si në siklet. Dhe disa gjëra ishin me të vërtetë tronditëse. Ishte një mëngjesore, në qoshe të sheshit kryesor dhe unë kalova aty afër duke menduar se ndoshta mund të haja mëngjes ndonjëherë atje, por pastaj pasi ndjeva erën që vinte që aty, thashë “Jo, nuk besoj se dua të ha këtu”. Këto lloj gjërash të bënin shumë përshtypje. Sigurisht për mua ishte jashtëzakonisht interesante. Unë kisha filluar të mësoja pak shqip në Beograd vetë. Që atë ditë ose të nesërmen, i bëra një telefonatë shefit të Zyrës së Protokollit dhe hyra në debat me të. I thashë: “Dëgjova që është propozuar një Kushtetutë e re – e cila ishte hedhur poshtë nga Kuvendi Popullor”. Dhe ai me tha: “Po, por të huajt nuk lejohen në seancën hapëse të Kuvendit.” Unë i thashë se e kundërshtoja një gjë  të tillë dhe se në Kongresin amerikan mund të shkonte të dëgjonte gjithkush. I thashë “Qeveria ime proteston!” Ndoshta kjo i tërhoqi vëmendjen dhe të të nesërmen në mëngjes më tha që mund të shkoja dhe mund të sillja me vete përkthyesen time dhe kjo ishte një plus. Dhe në parlament, të gjithë diplomatët e tjerë erdhën të më falenderonin, sepse tani që po më lejonin mua, do të lejonin të gjithë të tjerët.

Zëri i Amerikës: Pra kjo ishte fitorja juaj e parë…

Ambasador William Ryerson: Në fakt nuk ishte fitore për mua, ishte fitora për një shkallë hapjeje dhe një kontribut që kjo të ndodhte pati Gramoz Pashko, të cilin unë e takova pasi pata debatin dhe i thashe se nuk e dija nëse do të më lejonin, para se të merrja vesh të nesërmen. Dhe ai më tha “do të na duhet të merremi me këtë” dhe mendoj se kombinimi i përpjekjeve të të dyve, e arriti qëllimin.

Zëri i Amerikës: Ato ditë të para, a e mbani mend se cilat ishin çështjet më urgjente me të cilat u morët? Çfarë ishin gjërat e zakonshme të rutinës dhe çfarë ishte e pazakontë?

Ambasador William Ryerson: E kisha shumë të vështirë të më zinte gjumi dhe më pas e kuptova që ishte adrenalina. Çdo gjë ishte shumë interesante për mua. Kishe gjithashtu edhe shumë bubullima gjatë natës. Nuk e dija më parë për shembull zakonin e xhiros në bulevard. Dhe pastaj papritur vinte një moment kur gjithçka binte në qetësi dhe mora vesh që arsyeja ishte se njerëzit shkonin në shtëpi të dëgjonin Zërin e Amerikës. Dhe 45 minuta më vonë, kur emisioni mbaronte njerëzit dilnin në rrugë përsëri. Diçka tjetër ishte që vrisja mendjen a po ndiqesha dhe përgjohesha apo jo dhe mendoj se ndodhte mjaft shpesh sepse nga dita raporte botuar para disa vitesh, tregonin se ku shkoja, sa gjatë fola për shembull me Napolon Roshin në qoshe të rrugës. Por gjithmonë ndjehesha i sigurt.

 Zëri i Amerikës: Po gjërat më të mëdha, cilat ishin sfidat kryesore? Si i përjetuat ndryshimet e mëdha që po ndodhnin?

Ambasador William Ryerson: Sfidat e mëdha ishin, të kuptoja se ç’po ndodhte, përpjekjet për gjetur faktet e vërteta dhe drejtësinë për vrasjet e 2 prillit në Shkodër dhe kur pyesja për këtë më shmangeshin. Njohja me njerëzit. Kishte dhjetra vetë që nuk i kisha parë ndonjëherë dhe që më duhej t’i njihja që të merrja vesh se cilët ishin njerëzit e mirë dhe cilët torturuesit edhe kjo ishte një dilemë e vazhdueshme. Emrat nuk i njihja të gjithë por fyturat në përgjigjesi i mbaja mend. Kështuqë kur shihja dikë që e kisha takuar me një person tjetër që e dija që ishte njeri mirë, një nga demokratët atëherë e dija që ishte në rregull. Pra çdo gjë po ndërtohej aty në moment, nuk kishte pikë reference, asnjë dokument, pra çdo gjë duhet ta bëja nga e para. Diçka tjetër ishte se gjërat nuk fillonin në kohë. Mbaj mend një ditë isha në llozhën e parlamentit, Kastriot Islami po drejtonte seancën dhe unë i tregova orën me gisht, dhe ai bëri një gjest duke mbledhur shpatullat si të thoshte, s’kam ç’bëj.

Por gjërat më të rëndësishme ishin zhvillimet e mëdha: qeveria Nano ra, kishte një qeveri teknike, vizita e Sekretarit Baker, që ishte diçka e jashtëzakonshme.

Kisha parë diçka të tillë vetëm një herë më parë: Në turin tim të parë si pjesëtar i shërbimit të huaj, në Gjermani, kur erdhi për vizitë presidenti Kennedy dhe mendova: nuk kam për të parë kurrë më diçka të tilla. E kisha gabim, sepse vizita e Sekretarit Baker në Shqipëri u shoqërua me të njëjtin entuziazëm. Dhe unë e kuptova që kjo solli një ndryshim të jashtëzakonshëm për njerëzit në vend. Njerëzit nuk ishin më aq të frikësuar që të ngrinin zërin.

Por në përgjithësi dua të them se mua më duhej të veproja me intuitë dhe të bëja ç’duhej bërë se nuk mund të prisja sa të lidhesha me Departamentin  e Shtetit për udhëzime.

Zëri i Amerikës: Ju mbajtët një qëndrim të caktuar në atë kohë. Çfarë mendoni sot për qëndrimet tuaja të atëherëshme dhe çfarë mendoni për figurat politike që takuat atëherë para 25 vjetësh kur ata ishin ende të rinj.

Ambasador William Ryerson: Ndoshta pozicionet e mia mund të mos kishin qenë aq të forta. Kur Sekretari Baker ishte në Tiranë, ne organizuam për të një takim me 10 disidentë në një sallë tek Hotel Dajti ku ishte një vapë e jashtëzakonshme. Dhe jam i sigurt që ishin vendosur  dhjetra mikrofonë për të përgjuar, dhoma ime patjetër që përgjohej, për këtë isha i sigurt. Dhe Sekretari Baker tha: “Ju duhet të bashkoheni dhe të votoni për t’i hequr komunistët nga pushteti”.  Dhe unë mendova: “Ky është urdhri për atë që duhet të bëj unë. Qeveria teknike do të jetë këtu për një farë kohe por është i domosdoshëm një fillim i ri”. Dhe për këtë arsye unë vendosa që të flas dhe siç i shkruajta më pas Sekretarit Baker, pasi u largova nga Shqipëria, unë mendova: “Ambasadorët shkojnë e vijnë. Nëse komunistët fitonin në 1992-in, ka shumë mundësi që ata do të thonin që Ryersoni duhet të largohet. Dhe do të kishte qenë në rregull. Ambasadorët janë të zëvendësushëm. Por përsa kohë të jem këtu, ta ngre zërin”.

Po, unë po ndërhyrja në çështjet e brendshme të Shqipërisë. Por kushdo që po promovonte demokracinë dhe tregun e lirë, automatikisht po ndërhynte në punët e brendshme të Shqipërisë. Ishte qëndrimi i duhur.

Zëri i Amerikës: Dhe a u realizuan shpresat që kishit ju atëherë duke pasur parasysh se sa investuar ju si diplomat dhe personalisht, nëse bëni një analizë tani pas 25 vjetësh?

Ambasador William Ryerson: Pjesërisht, në një pjesë të konsiderueshme. Besoj se nuk e mora në konsideratë sa ç’duhej – siç i thoshim njëri-tjerit herë pas here unë dhe Chris (Hill) – ndikimi i Perandorisë Osmane ishte ende gjallë në Ballkan. Ajo kulturë e rrënjosur fort e rryshfeteve, ishte ende atje dhe unë nuk e kisha të qartë se sa e rrënjosur ishte dhe druhen se vazhdon të jetë edhe sot. E di që ambasadori (Donald) Lu e ka kritikuar shumë hapur korrupsionin dhe kur ishte këtu gjatë vizitës së kryeministrit (Rama) e takova dhe i thashë: “Don, shiko, ora ime është plastike” dhe ai qeshi. Sigurisht ky është vetëm një element. Korrupsioni e ka dëmtuar keq rritjen dhe ekonominë e vendit.

Por, po të kthehesha mbrapsht në kohë, a do të mbaja një qëndrim po aq të fortë ndaj partisë në pushtet?

Unë do të bëja përsëri të njëjtën gjë, padyshim.

Zëri i Amerikës: Domethënë në Shqipëri ishte kombinimi më i keq i mundshëm: pasojat e Perandorisë Osmane dhe llojit më të keq të diktaturës…Dhe sot po shihen pasojat e këtij kombinimi…

Ambasador William Ryerson: Po, pak a shumë kështu e shoh. E kaluara vazhdon të ndikojë. Në takimn e parë që pata me Ramiz Alinë, i thashë “Zoti President, Shqipëria duhet të përballet me të kaluarën siç bëri Gjermania”. Dhe përgjigjia ishte që Shqipëria ishte krejt ndryshe. Unë mendova me vete “Po e gënjen veten dhe ndoshta i beson fjalët e tua, por duhet gjetur një mënyrë për t’u përballur me të kaluarën”.

Zëri i Amerikës: Një nga çështjet më shqetësuese në Shqipëri është përveç korrupsionit, kriminalizimi në politikë. Si e shihni këtë fenomen?

Ambasador William Ryerson: Është për fat të keq shumë e vërtetë. Lexoj për shembull – nuk kam qenë atje, nuk e kam parë – se si një zyrtar shumë i lartë është i regjistruar në video duke marrë bakshish dhe ai vazhdon të jetë në pushtet. Një gjë e tillë duhet ta ishte arsye për ta larguar por nuk ka ndodhur dhe kjo është e tmerrshme.

Zëri i Amerikës: Klima politike në vend, vazhdon të jetë e tensionuar. Nuk duhet të ketë më shumë pjekuri? ….

Ambasador William Ryerson: A e keni fjalën për Shtetet e Bashkuara?

Zëri i Amerikës: Jo, për Shqipërinë…

Ambasador William Ryerson: Mendoj që edhe në Amerikë është mjaft e polarizuar…

Zëri i Amerikës: E vërtetë, por Shtetet e Bashkuara mund ta përballojnë një gjë të tillë sepse kanë institucione të konsoliduara, ndërsa në Shqipëri është më e vështirë …

Ambasador William Ryerson: Po, Shqipëria nuk mund të përballojë aq shumë gabime sa ç’mund të përballojnë Shtetet e Bashkuara përsa i takon klimës përçarëse, me kaq shumë acarime dhe bojkotime. Shpresoj që miqtë e mi shqiptarë – dhe kam miq nga të dyja palët – të mos vazhdojnë më me këtë frymë, nuk është gjë e zgjuar dhe nuk është produktive.

Zëri i Amerikës: Dhe në fund, cili është mesazhi juaj për shqiptarët, 25 vjet pasi arritët atje?

Ambasador William Ryerson: Faleminderit shumë! Ishte një privilegj!

42 komente në “INTERVISTA/ Rajerson rikthehet në Shqipëri: Ndërhyra që komunistët të mos fitonin në ’92-n. Nuk do të kisha bërë asgjë ndryshe”

  1. Studenti Shqiptar says:

    Ndihmove Berishen dhe e perkrahe me pa te drejte ate, prandaj eshte ne kete dore dite populli shqiptar.

    1. antifashisti says:

      Rajerson!
      Je nje nga FAJTORET qe solle ne pushtet FASHIZMIN e jo DEMOKRACINE!
      Doje te largoje komunistet,por bere te kunderten:
      -NDIHMOVE ISH KOMUNISTET ME TE POSHTER QE TE SUNDONIN,PERCANIN DHE GRABISNIN Shqiperine!
      Ti je fajtori qe sot pas 26 vjetesh shqiptaret kerkojne shpetim tek ENVER HOXHA!
      Ti je FAJTORI i pare per DESHTIMIN TOTAL te sistemit fashist qe i instalua ne Shqiperi!

    2. Partizani says:

      Ti ndihmove qe te mos fitonin komunistet,por ne fakt kishe marre detyre qe te fitonin SHKATERRUESIT E SHQIPERISE!
      Per shumicen e shqiptsareve ti je po aq i urryer sa edhe Sali Berisha!

  2. Studenti Shqiptar says:

    Ai zyrtari i larte i rregjistruar ne video duke marre bakshish kush eshte o Rajerson?

  3. BERISHA= SON OF RAJERSON says:

    Edhe pse dyshonim atehere per veprimtarine e dyshimte (sot mund te themi antishqiptare) te BEOGRADASIT rajerson ..shikojme ne kete interviste nje pranim faji te asaj katastrofe kombetare qe filloi sa shkeli kemba e ketij ambasadori..

    Per nje njeri normal dihet qe komunizmi (nqs quhet i tille) kishte vdekur me kohe.

    Pra Rajesonovici ishte nje gjeneral kanibal qe mundi nje ushtri te vdekur..

    NQS DO BEHEJ NJE GJYQ NUREMBERGU ME AKUZE KUSH E VRAU SHTETIN SHQIPTAR..
    PATJETER QE 2 TE PARET NE BANGEN E TE AUZUARVE DO ISHIN
    RAJERSON-BIBERAJ…

    NE VEND QE ADMISTRATA AMERIKANE TE KERKOJE FALJE PER VEPRIMET ANTISHQIPTARE
    TE RAJERSONOVIQIT & COM…AKOMA NA NXJERR KETE FANTAZMEN E BEOGRADIT

    TURP
    25 VJET REPUBLIKE AMBASDORIALE ME GOVERNOR NENPUNSIN E RRUGES ELBASANIT..

    MOS NA I BENI ENVER HOXHEN SI XHORXH WASHINGTONI..DUKE TOLERUAR MOSTREN BERISHE,,DJALIN E RAJERSONOVIQIT

  4. DRENICA E KUQE says:

    Pse nuk nderhyte qe komunistet te mos fitonin edhe ne ish-Jugosllavi, ne republikat (“shtetet”) e dala prej saj? A po e tregon kjo mjaftueshem fytyren tuaj “miqesore” ndaj Shqiperise dhe shqiptareve?… Pse, z. Ambasador?…

    DRENICA E KUQE

    1. KOZi says:

      Atje mjaftonte Kroacia, tjeret te zgjidhnin si desheronin!

  5. pikerishte zoti ambasador,ishit ju nji injorant qe instaluat neo-komunizmin me ne krye malokun SALI !

    nji gabim aq shume fatal….me dashje apo pa dashje ….ju e dini ,por mos u krenoni por kerkoni falje publike !

    dhe ,tani merreni kerrmen qe na bete peshqesh dhe mbylleni ne ndonji cmendine qe te shpetoj rajoni nga ky kolere……

  6. .... says:

    Po cfjane keto pallavra more qe na nxirrni. Komunista ishin te dyja palet. Te djathten e vertete Kombetare e kishit asgjesuar me kohe…….Cfare ju mbeti ishte lufta brenda sojit. Komunistat duke i ngrene kokat njeri-tjatrit….., kurse populli vuante dhe vuan akoma nga keto lojra te ndyra.

  7. PD says:

    Duket ne fytyre ky. Ky qenka shkaterrimtari i Shqiperise. Ky u thoshte Sales, Azemit, Gramozit etj.: shkaterroni, digjni e vidhni cdo gje! Vrisni e prisni se do t’ua rregulloje Amerika cdo gje ,me çekun e bardhe! Dhe ne fakt, Amerika e Rajersonit na e dha çekun e bardhe. Ja dha Sales me 40 hajdutet e vrasesit te cilet sot notojne ne euro (Armina K… me Xenin jane me pushime luksi e perrallore me leket e popullit) ndersa populli vuan per buken e gojes.

  8. Bayoneta says:

    Komunisteve ju rruajte bolet se ne qeveri jane kane qe nga 1946 deri sot,akoma nuk e kupton si funksionon ballkani o qafekuq i tredhur.
    Sali fatosiliredvin pandeli te gjithe te kuq jane ,ta paskan futur keq o plak matuf.Mjere populli thuaj se komunistet jane antikomuniste sot, vetem emri ju ka mbetur.

  9. lodrizo says:

    Kjo radjo qe dikur ishte drita e larget ,por e shpreses! sot ska as nje vlere.Kjo intrviste spontane duket pak qesharake.z ambasadore nuk e paska ditur qe ramizi e kishte pregatitur<> sali komunistin.kjo interviste duhej te fukosonte ne ngjarjet e ketyre diteve te fundit ,ku ne parlamentin shqiptare ish kryeministri ben thirrje per vllavrasje.

  10. ky shkerdhate dhe shume si ky andej nga vjen ky ,
    kujtojn se duke vene perball cdo kryefjale Termin “komunist” –
    duke e perdorur gjasme nji Argument –
    qe ne realitet eshte qesharake edhe pse ky lloj shkerdhate mendon se shqiptari eshte nji idiot arabo-afrikan ,shkaterrimin

    justifikojne me kte shprehje me pafytyresine e tyre dhe shpirtin prej qeni e kanibali te lindur ,
    shkaterrimin e nji shteti dhe te ardhmen e nji Kombi !
    FUTINI NDONJI HU NE BYTHE E QITJANI NE ATO SY PREJ SHKERDHATE KTIJ KURVE

  11. albania says:

    Ky, ish ambasador ne Shqiperi, i ka sjelle deme Shqiperise dhe shqiptareve po aq sa i kane sjelle Ramiz Alia dhe Sali Berisha. I pari, duke e ditur se Sali Berisha ishte spiun i sigurimit te shtetit, dhe me pas i UDB, e lejoi te “futet” bne Bllokun e udheheqjes me paramendime te qarta, qe tashme jane bere te njohura permes shtypit. E perzgjodhi sali Berishen per te udhehequr Shqiperine, per dy asrye: 1) per t’i garantuar jeten atij dhe familjes se tij (gje qe Saliu e beri shume mire), dhe 2) qe Sali Berisha te vazhdonte t’i sherbente atyre sherbimeve, te cilat Ramiz Alia e dinte shume mire se cilet ishin. Ky i dyti, i dha shtytje, perkrahje, dukle lejuar Saliun te bente cdo gje qe binte ndesh me interesat e Shqiperise dhe te shqiptareve, duke filluar qe nga 22 maj, 1992 dhe deri ne ditet e sotme. Edhe kjo interviste nuk behet pa qellim, behet per t’i thene Sali Berishes se vazhdoj ende te te perkrah, te te mbeshtese dhe te te mbroj ndaj cfaredo gjeje, per krimet qe ka bere, per vjedhjet dhe tradhetite, per vrasjet, mashtrimet dhe per te gjitha veprimtarite antishqiptare. Dhe saliu ketre e di prandaj nuk trembet dhe heziton te beje thirrje qe “populli te rrembeje armet per te luftuar kunder “bandave” te qeverise”, sepse kur ai qe ne pushtet nuk kishte banda fare. Vazhdo Sali, vazhdo, se ke miq qe te mbrojne ende!

    1. galaxy says:

      Rajersoni duhet të shpallet ‘persona non grata’ për shqiptarët.

  12. katarakti says:

    Komunizmi pati shume te mira dhe po aq te keqija. Por ky sistemi qe instaluat ju te Perendimit, nuk ka asnje te mire. Shkaterrim, vjedhje, korrupsion, degjenerim… Perse e bete kete?! Se ju vinte keq per popullin shqiptar?! Nuk e besoj asnje sekonde.

  13. Treviso says:

    zOTI Ryerson, nuk e morrem vesht se kujt ja dorzuat ate çekun e bardhe, qe i bere publiçita ne çdo miting qe Berisha mbajti fjalim. Jovetem publiçitaja qe i bete çekut te bardhepor, Ju lejuat qe kryekrimineli i popullit Berisha te urdheronte manifestuesit qe te shkaterronin çdo veper industriale,çdo fabrike e uzine, se do ti bente te reja me çekun e bardhe qe valvite.
    ZotiRyerson, Ju keni nje pergjegjsi te madhe per shkaterrimin e Shqiperise. Ju keni mashtruar popullin shqiptare me emrin e shtetit Amerikan. Ju jeni ambasadori i pare dhe besoj i fundit qe punuat per shkaterrimin dhe per sjelljen e varferise. Ne kohen qe Ju ishit abasador populli kishte nevoje per buke dhe jo per 5 kamjona qe sollet te ngarkuar me nitrat per buqesine, kur kjo ishte 100% e shkaterrume.
    Zoti Ryerson, me dashje a pa dashje ju keni punuar kunder popullit shqiptare dhe kunder administrates Amerikane,per kohen qe perfaqsuat SHBA-ne.

  14. historjani realist says:

    ky ambasadori solli kulturen e krimit ne shqipni. dhe te korrupsjonit.
    ky duhet te provoj njeher ne kurriz te tij se kush jan shqiptaret demokrata antikomunista.duhet qe,disa shqiptare demokrate ti shesin drog fmijve t vet dhe niperve dhe mbesave,ti vdesin ata nga droga,disa shqiptare te tjer democrat ti vjedhin shtpin ku banon,ti vjedhin gjerat personale unaz martese,apo gjerdan florin te lena trashgim nga gjysh stergjyshet e vet,dhe si perfundim disa shqiptare te tjer democrat refugjat gjithashtu,se si kta ka me miljona ne bot,ta grabisin me dhun ne shtpin e vet kur ai osht duke flejt gjum me grun n krevat,ata ta lidhin dhe ta rrahin “trego ku ke paret”.. t ja perdhunojn edhe grun n krevat t vet n sy t vet….
    dhe masanej ta pyesesh kte ambasadasin :”me ke je me kta demokratet shqiptare qe sapo provove,apo me ata komunistet e nershem dhe zemerbardh qe I urreve”
    jam kurjoz sesi do pergjigjej pasketaj…
    bo vaki qe do pergjigjej si bythqimi qe ha kar dhe thrret “rrnoft kari”! dhe nderhy qe kari t vij n pushtet…

  15. Bardhi Tolabi says:

    Le te flase Rajersoni e rajensorevica,per mua ka rendesi vetem nje fakt shume i rendesishem ne kete interviste:Mos permendja e Sali Berishes!?!?
    Pse?
    Kjo kerkon sqarim te metejshem prej analisteve dhe shpjegim prej Rajersonit,sepse dhe gazetari i Zerit te Amerikes nuk e ka pyetur.Sali Berisha ne ate kohe,ishte figura numur nje e ndryshimit te sistemit,ishte kryetari i PD-se,ishte presidenti i pare i pluralizmit,ishte miku me i ngushte i Rajersonit dhe Biberajt.Te permendesh Kac Islamin,te ndjerin Gramos Pashko e Napolon Roshin,eshte si te mos kesh jetuar ne ate kohe ne Shqiperi.Kur e mohon edhe Rajersoni Berishen,merret me mend se ku ka perfunduar per Ameriken i ziu Sali….

  16. Shqiperia ETNIKE says:

    a::::AAA::ky na Qenka @ Rajersoni i Famshem qe na solli “Demokratin” NE KRYE TE SHQIPETAREVE??????
    Z.Rajerson, nuk di si te te “Falnderoj” per kete te “Mire” QE NA BERE…..
    Po si na u Be Komunisti i Devotshem Sali Berisha , Demokreat per 24-ore….??????Do te kishim qe ne me Fate, sikure te mos na “Dhuroje” sHPELLARIN E SERBEVE….ME MIRE DO TE KISHTE QENE NJE Serbe nga Beogradi, se sa Sali Krimineli…lol

  17. Kanceri says:

    Interesant eshte fakti qe fale Rajersonit jeni te lire te shkruani lloj lloj pislleqesh Ju qe para 25 vjetesh fshinit prapanicen me gazeta se letra higjenike ishte per bllokmenet dhe I kishit dyqanet bosh. Shkruhej Mish po gjeje vetem kasapin. I harruat tollonat. Komunizmi eshte kancer I pasherueshem.

    1. labivlore says:

      O kancer edhe te te q…n ne B. ..th ty thua mire , te mjafton vetem te llapesh, pa nuk eshte gje se te marin ç’do gje. lum ti o verem…….

  18. luis says:

    Nje komentues beri pyetje se kush eshte ai politikan qe u pa ne video duke marre ryshfet dhe eshte sot ne pushtet.Ky e ka fjalen per Ilir Meten.

  19. Elio Gora says:

    Ne historine e diplomacise boterore nuk besj se ka ndonje shembull te dyte si ish ambasadoti Rajerson,qe ka mare pjese ne tribunat e mitingjeve te opozites sic beri ky koke patate ne Shqiperi.Duke njohur te drejten nderkombetare dhe rolin e nje ambasadori te huaj,thosha me vete si eshte e mundur te lejohet ky qendrim nga departamentii shtetit amerikan?Si mund te veprohet kaq hapur?Si mund te deklaroje nje ambasador i huaj ne mitingun e opozites (sic ndodhi ne Korce)se me 23 Mars 1992,diten e pare te fitores se PD-se i pafsha gjithe socialistet pa pune?Megjithate mendoja se keto veprime kaq te trasha behen me qellim qe popullit aq shume te indokrinuar,ti thuhej mos bej gabimin si ne zgjedhjet e para te 31 Marsit 1991,sepse po ja u thote hapur edhe Rajersoni.Me kujtohet se ne periudhen midis zgjedhjeve te 1991 dhe 1992 Shqiperia u ndez ne flake,shkaterrime,vjedhje masive e qytetareve,hapje e depove.Ku shkelte kemba e Azem Hajdarit nuk mbinte me bari.Ne qytetin tim ndikoi shume nje histori qe ngjiti shume.Nje banor i qytetit ishte per vizite ne USA dhe pasi u kthye i vune ne gojen e tij keto fjale:” Qindra anije po lundronin me ndihma per Shqiperine,por rruges mesuan rezultatet e zgjedhjeve te 31 Marsit qe fitoi PPSH-ja dhe moren rrugen e kthimit.Pas 25 vjeteve une e vleresoj sinqeritetin e Rajersonit per qendrimet e tij vetem qe komunistet te largoheshin nga pushteti,por kur thote se do te veproja perseri ne te njeten menyre per te rrezuar ata qe sot jane ne pushtet ne Shqiperi,une do te thoja:Rajerson kokepatatja ti nuk paske qene kurre ambasador por nje mitingash ne krah te Sali Berishes.Tutje fare e keqe.

  20. kali says:

    ky e ka pas qi salen ne byth,aqsa u apn fjal qe rajersoni esht president dhe jo sala.
    pastaj ja la rradhen Ronald reganit I cili I futi vetem nji t qime sals,vec nji nat.
    e qiu edhe kllintoni
    tash sala don qe te rifitoj nerin e humbur dhe hiqet si rebel antiamerikan.
    po ca rebeli amen
    rebel bythcpuar

  21. frederik engelsi says:

    ala me picerin e komunizmit po merret ky a?
    njerzit po hajn njeri tjetrin t gjall,n amerik vriten si puat e koteceve perdit,e ky po qan hallin shqiptarve pse vinte era pica vetsherbimi!!!
    ktij I paska ngel ora ke karl marksi m duket

  22. MeteH says:

    Ky,me teorit e tija e shkaterroi shqiperine.Bejkeri e paska then hapt:Te zhduken komunistet.Po Saliun-komunist si e vut ne krye dhe prap nuk po e hiqni.Dhe na del e flet ky tashme per te ndihmuar Saliun qe e injoroi edhe SHBA me armatosjen e popullit..Turp

  23. me ndegjoni mue says:

    per te qeshur e per te qare;paska ndihmuar qe te mos fitojne komunistat!!!!!!!edhe te fitojne sekretaret e partive si salikrimineli.
    Keta me te vertete ose jane te zgjuar shume ose e dine qe kane te bejne me nje popull budalla qe e ha sapunin per djathe.
    Por ne fakt ne jemi popull legen qe bertitem “poshte komunistat”dhe brohorisnim per sekretaret e partive dhe sigurimsat qe po rrezonin bllokmenet qe te beheshin vete bllokmenet me te rrezikshem te kombit(sic po e shohim sot)
    Edhe sot e kesaj dite akoma ky popull car,nuk po e kupton qe keta komuniste antikomuniste jane dhe do mbeten e keqja e ketij vendi,le te ndrojne emra partish ,jane po ata sali berishe te djeshem qe duartokisnin per enverin jane po ata qe qanin se vdiq enveri apo hisniu,jane po ata qe qajne se beri sikur dha doreheqje salehu.
    Prandaj o popull car per ju duhet nje nate dimri qe te rrefesh,por ky Rajersoni ka ardhe ketu qe ti jape edhe nje dore per shperndarjen e armeve per serbin berishovic dhe sllobodankes qe te kenaq edhe nje here rracen e millosheviceve,dhe njekohesisht te bej nje dore dollaresh se helbete jane mbaruar dollaret Rajersonmutit.

  24. Q.S says:

    Do kish qene mire mos kishin fitu komunistet. Po ky qeka fare jashte realitetit, akoma pas 25 vjetesh nuk e ka marre vesh qe Sala ishte dhe eshte komunist e derr komunisti. Zgjohu ore apo ke rrjesh edhe ti si Sala

  25. hajrie hom'ni says:

    Legen burre!!!!!!!

  26. Ejtan says:

    Per hir te ndjenjave pro amerikane qe dominojne tek shqitaret, ky palo ambasador nuk duhet te acaroje me tej popullin tone.

  27. Lpl says:

    Cdo dite e me sjume po kuptoj se ata qe komentojne jane ish funksjonare te komunizmit dhe nostelgjike te regjimit kane mesuar kompjuterin e shkruajne kjo tregon edhe pse ka rene shitja e gazetave Sali Beridha ishte komunist por pjesa qe e ndiqnin ishin pjesa e diskriminuar e Shqiptareve nga ju ai doli dhe i udheheqi keta njerez ate solli historia . Por ju diversjonin e keni institucjon bashke me urrejtjen kjo ju bashkon juve institucjonii urrejtjes pushtetin ju e keni drejtone vendin sju ndalon kush jeni shumice .Ky stanjacjon tre vjecare vjen nga se komunistet arrogante e te pa shpirte nuk i do kush edhe ate qe e bejne e bejne per hater te popullit .Si mundet te bisedoje dhe te besoje Mekel nje komunisti te arrogant te ri qe sa mori pushtetin u kthye ne metodat e te pareve te tije komuniste me agresivitet kundra njerezve te pambrojtur me ideologji tipike Marksiste Kineze dhe bota e nuhati shpejte sa qe sot e ka lene si zorragji me propagande partjake vetem per militantet e vete .Bota eshte e ndjeshme ne kete eshte kundra apolutizmit dhe kultit qe te jep pushteti .Ata jane te Krishtere Merkel eshte e Krishtere dhe nuk munde te pranoje keshtu injorant te kohes moderne se asaj i duket si perbindsh e mashtrues ajo e njeh nga brenda se cfare perfaqeson komunizmi ne karakterin e njerezve sepse arma e forte qe ka nje i Krishtere eshte se arrin ta njohi nga brenda njeriun me dy tre veprime qe ben e flet dhe ajo e njohu shpejt dhe e braktisi se i duket monster .Ky eshte njeriu apsolut qe nderton komunizmi qe gjithmone lufton per tu kthyer ne shpirtin apsolut qe zevendeson Zotin i duket vetja si shpetimtari i njerezimit kjo eshte ne kundershtim me qytetrimin Kristjan Evropjan eshte e kunderta e asaj qe Evropa promovon .E kaluara komuniste qe i ka mbushur me krenari e arrogance i nxori bllof sot dhe i la lakuriq sepse nuk pranon Evropa keta prototipa Evropa ka kulture pervujterine humanizmin dijen dhe dhume virtyte te tjera qe ne Shwiptsret nuk e trashegojme asnje virtyt dhe ne krahadim nga ata dukemi sikur kemi ardhur nga nje planet tjeter me kode tjera .

    1. SHPRESEHUMBURI says:

      DEGJOJENI MURGUN Lpl , SE AI DHE SHOKET E TIJ , PER “TE MIREN” E SHQIPTAREVE FLASIN . KISHA GREKE JEP SHPIRTIN PER TE SHPETUAR SHQIPTARET . S`E BESONI …….?! PER KETE FLET HISTORIA NE CDO FAQE TE SAJ , KU DUKEN HIJENAT E KISHES GREKE , ME DUART E PERGJAKURA DHE ME THIKEN MBAS SHPINE , GATI PER “HUMANIZEM” .
      BESONI NE “DASHAMIRESINE” E Lpl , POPULLI SHQIPTAR , DO E GJEJE “SHPETIMIN” , KUR TE VEJE JANULLATOSI E HORDHITE E TIJ TE URITURA,TE JAPIN MESIME FEJE NE SHKOLLAT TONA PUBLIKE , TEK NJOMZAKET TANE , SIMBAS IDEVE TE PRIJESIT TONE TE PA NGRODHSHEM , PSIKOPATIT EDUSH KRISTUSH RAMUSHIT !

  28. Ivani i madh says:

    Ju palo ambasador nuk erdhen ne Shqiperi per te rezuar komunistet po nga Beogradi aq i dashur per ty e ameriken qe te akmereshit me popullin shqipetar qe e mbajne aq kohe komunizmin qe ja u dogji kartat ne duar dhe nuk bete dot ate qe po beni me popujt arabe e latine. Dhe per tu hakmaret ndaj popullit tone ndimuat ti, amerika e serbia te vinin ne pushtet llumi dhe tradhetaret e tij sherbetoret tuaj dhe te Beogradi me ne krye kriminelin Berisha dhe banden e tij kriminale te istruktuar nga palacot si puna juaj Rajeson qe ben pjese ne krim ndaj popullit shqipetar. Ju nuk bete asgje ne lidhje me renien e komunisteve se ata i keni ne krye po ndimove sherbetoret e tuaj dhe tradhetaret e Shqiperise qe merni pushtetin e te benin si deshiron ju dhe maskarenjte si ju. Futet hundet se ju lejonin sherbetoret tuaj pse se beni ne shtetet e tjetra po aty ju vene drune dhe shkoni na hale se ku keni futur hundet ju amerikanet dhe seshte shkatruan shtete e demtuar popuj. Po do vije dita qe dhe popullit shqiptar ti dale narkoza juaj dhe tju jape reston qe ju takon.

  29. Ivani i madh says:

    Ju palo ambasador nuk erdhen ne Shqiperi per te rezuar komunistet po nga Beogradi aq i dashur per ty e ameriken qe te hakmereshit me popullin shqipetar qe e mbajne aq kohe komunizmin qe ja u dogji kartat ne duar dhe nuk bete dot ate qe po beni me popujt arabe e latine. Dhe per tu hakmare ndaj popullit tone ndimuat ti, amerika e serbia te vinin ne pushtet llumi dhe tradhetaret e tij sherbetoret tuaj dhe te Beogradi me ne krye kriminelin Berisha dhe banden e tij kriminale te istruktuar nga palacot si puna juaj Rajeson qe ben pjese ne krim ndaj popullit shqipetar. Ju nuk bete asgje ne lidhje me renien e komunisteve se ata i keni ne krye po ndimove sherbetoret e tuaj dhe tradhetaret e Shqiperise qe merni pushtetin e te benin si deshiron ju dhe maskarenjte si ju. Futet hundet se ju lejonin sherbetoret tuaj pse se beni ne shtetet e tjetra po aty ju vene drune dhe shkoni na hale se ku keni futur hundet ju amerikanet dhe seshte shkatruan shtete e demtuar popuj. Po do vije dita qe dhe popullit shqiptar ti dale narkoza juaj dhe tju jape reston qe ju takon.

  30. Ivani i madh says:

    Ju palo ambasador nuk erdhen ne Shqiperi per te rezuar komunistet po nga Beogradi aq i dashur per ty e amerikanet qe te hakmereshit me popullin shqipetar qe e mbajne aq kohe komunizmin qe ja u dogji kartat ne duar dhe nuk bete dot ate qe po beni me popujt arabe e latine. Dhe per tu hakmare ndaj popullit tone ndimuat ti, amerika e serbia te vinin ne pushtet llumi dhe tradhetaret e tij sherbetoret tuaj dhe te Beogradi me ne krye kriminelin Berisha dhe banden e tij kriminale te istruktuar nga palacot si puna juaj Rajeson qe ben pjese ne krim ndaj popullit shqipetar. Ju nuk bete asgje ne lidhje me renien e komunisteve se ata i keni ne krye po ndimove sherbetoret e tuaj dhe tradhetaret e Shqiperise qe merni pushtetin e te benin si deshiron ju dhe maskarenjte si ju. Futet hundet se ju lejonin sherbetoret tuaj pse se beni ne shtetet e tjetra po aty ju vene drune dhe shkoni na hale se ku keni futur hundet ju amerikanet dhe seshte shkatruan shtete e demtuar popuj. Po do vije dita qe dhe popullit shqiptar ti dale narkoza juaj dhe tju jape reston qe ju takon.

  31. Ledio says:

    Edhe Edi Rama kete kopjoj kur tha qe zgjedhja e Donald Trump nuk do te ishte ne te miren e popullit Amerikan. Pse vetem plaku matuf Rajerson do nderhyje ne punet e brendeshme te nje shteti te pavarur?:)

  32. Jevi says:

    Ambasadori dhe gjithe nepunesit e tjere amerikan apo te vendeve te tjera ben ate qe kishin ne plan te fitonin mbi kampin e demokracive popullore qe e kishin ndryshuar faqen e atyre vendeve ne dobi te masave.Te njejtin veprim bene dhe ne vendet e lindjes se mesmeper te cilat Obama na thote se ishte gabim.Aritjet e “MEDHA”te demo ta kercita po i shohim c’do dite ne lulezimin e gjerave me te kqia qe kish pare njerezimi.Krimeve qe jane bere ne keto 25-vjet nuk do te ket liber qe ti shkruaj.Edhe turpet s’kane te sosur.

  33. E po kjo pune! says:

    Zoteri, nga padija apo disinformimi qe perhapte UDB sepse CIA ndoshta nuk kishte burimet e saj, ju larguat komunistat por i zevendesuat jo me demokrate por llum te shitur tek greko-serbi. I bete dem Shqiperise duke mos bere zgjedhjen e duhur dhe vete shtetit tuaj sepse nje Shqiperi e forte eshte plus per gjeopolitiken amerikane ne rajon. Keni bere gafe, po iku ajo pune tani dhe te pakten mos mbroni gabimet e dikurshme. Sa per komuniste, gjysma tek PD ishin me teser te PPSH ndaj bie dhe argumenti juaj. Pleqeri te mbare por nuk bete punen si duhet jo per interesin tone por per interesin e Amerikes dhe koha provoi sa i pavend ishte rekomandimi juaj. Kusuri jone 25 vjet por te pakten vini dore tani se boll u meruam me “yjet” qe na i lavderuat aq shume.

  34. Illyrians says:

    The Genesis of Evil – Origjina e se keqes (Rajerson-Biberaj)

    Origjina e gjithe vuajtjeve te popullit shqiptar qe nga rrezimi i diktatures komuniste, je ti z.Rajerson dhe Elez Biberaj, qe vute ne krye te shtetit shqiptar nje serb perbindesh, siç eshte Saleh shpella e Viçidolit. Qe aty filloi rrugetimi i vuajtjeve dhe fatkeqsive te popullit shqiptar ne keto 25 vjet. Mos ejani tani te na tregoni perralla me komunista.. Duhet t’i kerkoni falje popullit shqiptar per demin qe keni bere qe ne fillim..

    1. Jo vetem qe e vune kte funderine salehun e shpelles president , ne nji kohe kur saliu ,nuk vlente te drejtonte as koperativen e vicidolit ,
      poooooooooooooooooooooor e mbeshteten ate gjate gjithe kohes me gjithcka i duhej atij te qendronte ne pushtet ,madje edhe 97-en jane kta qe e inspiruan ,dhe gjithcka ai ben e shpreh ja servirin po kta ,sepse ai vet eshte nji cop idioti afirmuar ,
      dhe kjo akoma deri me sot , nepermjet ambasadoreve amerikan ne shqiperi .
      Nji politike e ndyre njelloj si ajo qe ndiqen me Pranveren Arabe , u provua ne 97-en ,
      por te njejten gje Duan ta aplikojn perseri tani ,nqs ne Shqiptaret nuk do reagojm fuqishem per te mbrohtur jeten e femijeve tane
      dhe Shqiperine e marr peng nga kta shkerdhata e kriminele politike qe te ndihmuar nga tipa e Politika antishqiptare si Rajson
      po cojne kte vend drejt shkaterrimit total .

  35. Zhozituta says:

    Misioni yt mund te permblidhet vetem me nje fjale, mision “PLEHRE”. Me e keqja eshte se ti akoma nuk e ke kuptuar se sa tragjedi ke ndihmuar te ndodhin ne vendin tim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje