Rama i tregon shembuj stadiumesh, Basha i thotë se Koço Kokëdhima nuk lahet

23 Prill 2016, 15:29Politika TEMA

Kryeministri Rama iu është përgjigjur kritikëve për stadiumin e ri kombëtar, me disa shembuj.

Por, ndërsa Rama sjell shembuj stadiumesh të tjera, Basha ka replikuar me të, duke i thënë se Koço Kokëdhima nuk lahet.

“Duhet mbajtur mend e fiksuar mire se sot budallalleku i nje kryeministri kaperceu cdo vrapim me pengesa per te zene vendin e pare ne galerine e tuhafeve te motos; cme duhet mua se cfare them une. Sot Edi Rama shpalli se ai e paska cuar kombetaren ne finalet e europianit. Pa droje fare e beri te veten dhe kete merite, si te qe tender apo koncesion.

Po ia plasin gazit i madh e i vogel, packa se ky qendrim eshte i rende dhe hedh poshte mundin, sakrificen, talentin e djemve te kombetares, te ekipit, stafit drejtues. Edhe ata qe presin topat pas porte e dine cfare kontributi ka Edi Rama ne kete histori suksesi. Po te deshperuarit bejne deklarata te deshperuara.

 Pasi e ngjiti Shqiperine ne krye te listes europiane te droges, me tahirin, shullazin e habilajt, pasi instaloi korrupsionin ne cdo zyre, pasi e beri vendin me te inkriminuar ne planet, pasi futi skamje e varferi ne popull, e vete me banden e hajduteve kapi majat e luksit, me gjithe kete bilanc te zi qe eshte drejperdrejt puna e vepra e tij, rreket ta vere emrin te e vetmja gje e mire qe ka ndodhur, dhe thote se ai e paska derguar Shqiperine ne France 2016.

Marifet i dale boje per te larguar vemendjen nga plaget e medha te shoqerise. Shqiptaret shohin se si ky kumbar ngriti nje perandori krimi me Shullazin, me zhvatje, plackitje, me eksploziv e arme te koka, ky bertet reforma. Shqiptaret duan stadium, e jo biznes per mikun e Rames qe behet pronar i mijera metrave ne zemer te Tiranes, ky thote kombetarja. Shqiptaret shohin se si vjedhja qeveritare behet cdo dite me thase, ky thote rilindje.

Sa per shijet estetike, keto tashme i dallojne qarte te gjithe. Ato te Rames nisin te gjirizet e erreta te rruges se Kavajes ku kishte zyrat banda e tij e preferuar e perfundojne te komisari i jugut qe dikush e ka shpallur armik te ujit dhe sapunit”, shkruan Basha.

Se ça lidhje kanë stadiumi me larjen e Kokëdhimës, vetëm Basham und ta shpjegojë.

2 komente në “Rama i tregon shembuj stadiumesh, Basha i thotë se Koço Kokëdhima nuk lahet”

  1. Cerri says:

    Ik o kriminel Ik fshihu mos bej sikur zbret nga hena dhe sdi cfare ndodhe ne token shqipetare se te gjithe njelloje jeni ska ne shqiperi parti te majte ose te djathte ekziston vetem partia kush te vjedhi sa te mundet leket e popullit. Boll se na vjen per te vjelle kur ju degjojme por skemi cfare te bejme.

  2. Turi says:

    Edi Rama dhe PS kane rene ne gracken e strategjise se grupit Podesta qe ndjek PD. Nuk ka rendesi se cfare thote Rama apo PS e rendesishme eshte te hidhen sa me shume akuza dhe te angazhohet qeveria dhe Rama ne pergjigje te vazhdueshme. Strategjia e cuarjes ne gjygj per shpifje nuk duhet te ndalet sepse po punonte per qeverine dhe PS-ne. Te gjithe te PD-se dolen genjeshtare e mashtrues. PS ka nevoje per strategjiste qe te merren me shpifjet dhe si te menaxhohen shpifjet dhe per ndertimin e strategjise se saj per te demaskuar PD-ne dhe lideret e saj mashtrues e kriminela.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje