PD: Arkitekti i stadiumit të ri, i dënuar për korrupsion

23 Prill 2016, 12:47Politika TEMA

Partia Demokratike ka sulmuar kryeministrin Rama duke deklaruar se arkitekti i stadiumit të ri është arrestuar për korrupsion.

Edi Rama ka përzgjedhur për planin e tij klientelist dhe korruptiv të ndërtimit të qendrës tregtare dhe kullës, në vend të stadiumit, arkitektin italian Marco Casamonti, i dënuar për korrupsion për ndërtimet e tij në Firence”, tha Ina Zhupa, zëdhënësja e PD.

“I njohur në Shqipëri për ndërtimin e kullave të betonit me bekimin dhe mbështetjen e Ramës, si pallati 24-katësh, në krah të Gjykatës së Lartë. Po ashtu, në vitin 2008 ishte anëtar i jurisë për projektin e sheshit “Skenderbej”, që nxori fitues projektin e Anri Salës dhe firmës belge të vajzës së Linda Ramës, projekt që Veliaj parashikon ta ndërtojë së shpejti në shërbim të shefit të tij. Ky arkitekt ka në Shqiperi për ortak Alban Eftimin e Atelier 4, klientin e Ramës që fitonte 70% të projekteve të Bashkisë”, tha Zhupa.

“Për t’i hapur rrugën këtij projekti klientelist e korruptiv, Edi Rama ishte i detyruar të ndryshonte destinacionin e truallit, pasi kjo zonë mbrohej si terren sportiv. Ndaj, Edi Rama me vendim qeverie e ktheu në destinacion josportiv. Pas këtij akti, “mbolli” aty kulla e beton, dyqane e njësi tregtare, pa transparencë, në fshehtësi të plotë. Arena e këtij biznesi zmadhohet edhe më shumë kur del se Federata Shqiptare e Futbollit do të ketë në pronësi vetëm fushën, ndërsa 4 mijë metra katrorë për zyra. Të gjitha hapësirat e tjera të qendrës pseudostadium dhe kulla do të jenë në pronësi të klientelës, kompanisë “Alb-Stars shpk”. Pra, trualli publik me vlerën më të madhe në qendër të Tiranës, i kalon për qëllime biznesi dhe përfitimi mikut të Edi Ramës”, shtoi Zhupa.

4 komente në “PD: Arkitekti i stadiumit të ri, i dënuar për korrupsion”

  1. "Horri i Bulevardit" says:

    Moj tyryfycka e partise se salehut, nje pietje, a e hengre edhe ti mutin e salehut, sic beri bogdani, kjo sipas koleges tende erla?.
    Po prandaj moj salleshe e hoqem salehun, qe mos te na vijne sllavet te na vjedhin, duke bere sikur po investojne.
    Shko tani merr racionin ditor te salehu, por kujdes, se mos helmohesh, megjithese keni fituar imunitet.

    1. Anton says:

      Vazhdon strategjia e grupit Podesta ‘Mashtro dhe genje se dicka do te mbetet’. Duhen paraqitur fakte – nese flet pa fakte jane mashtrime. Asnje nuk beson. Eshte e qarte qe PD ka qene keshilluar nga grupi amerikan Podesta per te sulmuar qeverine me mashtrime – duke menduar qe keto mashtrime do te bejne punen e tyre gjate 4 vjeteve te qeverise ne pushtet. Qeveria duhet te perdore nje strategji te saj per te kunder-mundur kete strategji te ndyre. Nderto, puno, ndihmo, dhe reklamo te gjitha punet e mira. Arrestoni te gjthe kriminelet dhe paraqitni fakte te perfshirjes se tyre ne bashkepunim me PD-ne. Kini parasysh qe pas ‘qytetarit dixhital’ te Berishes qendron Visho Ajazi dhe institucioni qe ai drejton (SHISH). Ky i fundit i siguron Berishes te gjithe infomacionin qe Berisha dhe PD te sulmojne qeverine, edhe kur nuk ka gje. z. Rama besoj se e keni kuptuar kete strategji dhe duhet te vendosesh nje njeri te ndershem ne drejtimine SHISH dhe jo nje spiun serb te Sali Pashe Toptanit.

  2. lond says:

    Coi para drejtsis oi tallalle e lulushit mos dil para tv dhe na cani trapin me genjeshtra.

  3. ariff says:

    ….. edhe Bill Gates eshte denuar per perdorim lendesh narkotike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje