Rama: Reforma në drejtësi, gati ta votojmë javën tjetër

23 Prill 2016, 11:51Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot gjatë Asamblesë së Ps se për Partinë Socialiste, reforma në drejtësi mund të votohet pa problem që javën që vjen.

Ai tha se “reforma është kyçi i të gjitha dyerve, sepse pa të e gjithë përpjekja për t’u bërë shtet rrezikohet të ngelet në vend numëro”.

“Reforma ka sjellë një tensionim artificial që janë shprehje të sekëlldisë që ka shkaktuar reforma. Afatet fundore po afrohen, rrethi po ngushtohet dhe kjo reformë është hapi i fundit për të kapërcyer pragun e BE”, tha Rama.

“Reforma mund të kalojë edhe javën tjetër, sepse ne kemi qenë gati që në mars dhe jemi gati. Për ne reforma kalon në pak ditë”, ka theksuar Rama.

1 komente në “Rama: Reforma në drejtësi, gati ta votojmë javën tjetër”

  1. ILIRET says:

    Po e sakte. Mund ta votoni reformen qe javen tjeter. Por nuk keni per ta votuar as kete vit. Thjesht nuk ua mban. Nuk keni bythe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje