Është mbledhur paraditen e sotme Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste. Në fjalimin e tij, kryetari Edi Rama ka vlerësuar se, me kongresin e mbajtur dhe më pas me referendumin për mandatin e tij PS ka hyrë në një proces demokratik që do t’i shërbejë në të ardhmen.
“Referendumi ishte një mjet i shkëlqyer demokratik, me një pjesëmarrje inkurajuese dhe motivuese. Ajo çka ka ndodhur në këtë periudhë të fundit është një motivacion jashtëzakonisht i fuqishëm për të ecur me vendosmëri përpara”, ka deklaruar Rama.
Sipas tij, “tani PS ka një mbështetje kaq të madhe e domethënëse dhe vullnet për t’u anëtarësuar në radhët e saj”.
“Procesi i anëtarësimeve të reja nuk ka përfunduar, por me mbajtjen e kësaj asambleje anëtarësimi do të shtrihet në të gjithë vendin”, ka thënë Rama.
Ai ka nënvizuar se, plani për ripërtëritjen rrënjësore të forumit rinor socialist ka tërhequr mbi 4 mijë të rinj e të reja, ndërsa ka bërë thirrje për më shumë angazhim për përfshirjen e emigrantëve në vendimmarrje.
Më tej Rama është shprehur se, pavarësisht këtyre arritjeve ka vend edhe për reflektim. “Në 25-vjetorin e PS duhet të bëjmë edhe një reflektin në retrospektivë, për të parë arritjet dhe dështimet”, ka vijuar Rama.
Në fund të fjalës së tij, shefi i qeverisë ka thënë se, në këto 3 vjet qeverisje është realizuar një numër rekord reformash. “Kemi bërë më shumë reforma se asnjëherë më parë, në një kohë të shkurtër. Reformën territoriale-administrative, reformën fiskale, etj”, ka thënë Rama, raporton TCH.
“Jemi partia që kemi çliruar nga barra e taksave 97 për qind të shqiptarëve. Sot planifikojmë një rritje ekonomike 3.4 për qind, por mjafton të jemi mbi treshin”, ka shtuar shefi i qeverisë, për ta vënë theksin më tej edhe tek reforma në arsim, ajo në shëndetësi, etj.
po reformen ne drejtesi harroi ta permende??
Ju ,Arti,lexoje shikohe dhe nje here sa Rama tha cfare reformash ka bere,dhe sa per reformen ne drejtesi do e beje brenda ketij 15 diteshi
Mos e permend referenleshin se te beri Edvin Saliu. Ta corri masken Blushi aq sa edhe ata qe enderronin akoma jane zgjuar. Si ka mundesi qe shkon e voton si sekretar te pergjithshem nje njeri qe nuk i lejohet te shkoje ne amerike? apo voton ne Kryesi nje Deputet si Brace qe nuk e ka takuar asnje politikan europian qe merret me ekonomine. Voton nje Kryetar Bashkie Si ky Dako qe normalisht duhet te ishte ne Burg. Ti je kapur koke e kembe nuk solle asnje gje te re perserite gjithe te keqijat e Sales ne nje nivel maskaralliku me te larte.