Gramoz Ruçi, rrëfimi i pazakontë i njeriut histori në Partinë Socialiste

22 Prill 2016, 20:42Politika TEMA

Si erdhi në Tiranë  nga Tepelena drejt e në krye të Ministrisë së Brendshme në qeverinë e fundit komuniste? Sfida për të drejtuar Kongresin e famshëm të PPSH më 12 qershor 1991 dhe gjithë historinë që do të pasonte ai Kongres. Në një intervistë për një studim që ka lidhje me demokracinë e brendshme në partitë politike, Gramoz Ruçi jep detaje të parrëfyera më parë.

“Me thënë të drejtën në fillim hezitova për ftesën e Ramiz Alisë, por në fund mendova se këtë detyrë dikush do ta bënte, pra një shqiptar do të ishte ministër i Brendshëm në atë kohë të vështirë të vitit 1991. Kështu vendosa ta pranoj këtë detyrë. Ky fat i mirë apo i keq më ra mua”. Kështu e nis rrëfimin e jetës së tij politike, Gramoz Ruçi. Ishte fundi i vitit 1990, në atë kohë mbante postin e sekretarit të parë të Komitetit të PPSH-së në Tepelenë.

Më 11 dhjetor ishte shpallur plualizmi politik çka nënkuptonte shkrirjen e komiteteve të PPSH-së. Vendi ishte në kaos, qeveria “Çarcani” mezi po mbahej në këmbë. Udhëheqësi Ramiz Alia nuk kishte shumë zgjidhje, iu desh të pranonte rrëzimin e qeverisë pas protestave masive në të gjithë Shqipërinë. Në krye të qeverisë së re u zgjodh Fatos Nano dhe posti i dytë më i rëndësishëm në qeveri ishte ai i Ministrit të Brendshëm.

E kishte njohur më herët në aktivitete partiake të PPSH-së në rrethe, por siç thotë Gramozi nuk është se kishte ndonjë lidhje të veçantë me udhëheqësin. Por ai rezultoi të ishte i zgjedhuri i tij për të administruar një prej momenteve më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë, për të ruajtur rendin dhe sigurinë në kohët e ndryshimit të madh, rrëzimin e sistemit komunist dhe vendosjen e demokracisë. Vendi ishte rrezikohej edhe nga përplasjet civile.

“Kam parasysh se lëvizjet demokratike në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë ishtin të vrullshme dhe udhëheqja nga emocionet shpesh i contë në veprime të pakontrolluara. Përballë tyre ishin nostalgjikët e Enver Hoxhës të cilët u rigjallëruan dhe krijuan lëvizjen e vullnetarëve të Enverit. Kjo lëvizje në fillesat e saj ishte e frikshme. Ata nisën të grupoheshin e organizoheshin dhe përplasja e tyre me lëvizjen demokratike të sapolidnur ishte në çdo çast e mundshme.

I ndodhur në këtë situatë, unë kisha përgjegjësinë e madhe kombëtare që në asnjë mënyrë të mos ndodhte një përplasje e tillë. Sigurisht që situata nuk mund të përballohej me mjete dhe forca të dhunshme, kështu që me aq përvojë sa kishim me mekanizmat që koha në vinte në dispozicion, u përpoqëm dhe ia dolëm të shmangim këtë përplasje”, thotë Ruçi.

Një tjetër detaj i rëndësishëm në drejtimin e Ministrisë së Brendshme ishte edhe shkrirja e Sigurimit të Shtetit dhe kalimi i të gjithë kontigjentit në polici. Ishte një vendim që sipas Ruçit e diktonin vetë ngjarjet politike të kohës.

“Në atë kohë Sigurimi i Shtetit ishte pjesë e Ministrisë së Brendshme. Sapo mora detyrën e ministrit të Brendshëm unë kërkova që të pushonte së vepruari Sigurimi i Shtetit, pasi ata vepronin nga ana politike, pra merreshin me hetimin e  aksioneve politike apo elementëve që tentonin të nxisnin veprime politike. 

Pra, Sigurimi monitoronte situatën për të hetuar nëse kishte armik të klasës. Në atë moment “armiku i klasës”, kishte dalë në rrugë dhe kërkonte pushtetin. Ata që kishin qëllime të tilla tashmë ishin legalizuar dhe po kërkonin pushtetin, dhe Sigurimi i Shtetit ishte jashtë loje. Forcat e Sigurimit të Shtetit u angazhuan në forcat e  policisë në funksion të ruajtjes së stabilitetit të vendit. Pra, Sigurimi i Shtetit pushoi së funksionuari, pasi objekti i punës së tij kishte marrë fund, opozita ishte tashmë legale”, thotë Ruçi.

Sa për inflitrimin e ish-sigurimsave nëpër partitë politike, Gramoz Ruçi thotë: “Ka vetëm hije dyshimi”.

 Kjo ishte prova e parë  për Gramoz Ruçin. Do të ishte një moment shumë i rëndësishsëm gjatë drejtimit të kësaj ministrie, ngjarja e 2 prillit. Nga kjo ngjarje u duk se Gramoz Ruçi doli i paprekur, pasi të gjitha përgjegjësitë ia shkarkoi vartësve të tij. Për më tepër kjo histori nuk u zbardh kurrë si shumë të tjera të historisë së  tranzicionit. Më 2 prill 1991, u vranë katër protestues në Shkodër. Për këtë ngjarje Gramoz Ruçi u largua nga posti i ministrit të Brendshëm bashkë me qeverinë ku bëntë pjesë dhe që drejtohej nga Fatos Nano.

Prova e dytë e Gramoz Ruçit ishte drejtimi i Kongresit të dhjetë të PPSH-së, në qershor të vitit 1991. Udhëheqësi komunist Ramiz Alia kishte bërë gati gjithë skenarin e pastrimit të PPSH-së nga byroistët dhe vazhdimësisë së kësaj partie në kushtet e reja, pluralizimit politik. Kishte një strategji të qartë. Që nga PPSH të përjashtoheshin byroistët,  të zgjidhej udhëheqja e re e drejtuar nga Fatos Nano, por nën një emër të ri, Partia Socialiste e Shqipërisë. Duhej vetëm një dorë e fortë që ta zbatonte atë me përpikmëri. Dhe ai ishte Gramoz Ruçi, labi me temperament tipik të kësaj krahine dukej më i përshtatshmi për t’i bërë ballë egërsisë së  byroistëve, në grahmat e fundit të pushtetit.

18 komente në “Gramoz Ruçi, rrëfimi i pazakontë i njeriut histori në Partinë Socialiste”

  1. Claus says:

    Se c`kishte ketu te pazakonte nuk e mora vesh.

    1. arbereshi says:

      HAHAHAAAA FILOZOFI claus nuk ndaka dot te zakonshmen nga te pa zakonshmen ne nje anomali sepse anomalia eshte kozmosi normal i egzistences se tij

    1. Shefqet Cela says:

      Une mendoj se ka lidhje me votimin qe do behet neser per kuadrot drejtues te PS. Uroj qe ta vazhdoje detyren qe ka sepse nuk kemi njohur ndonje rrast qe te kete devijuar nga drejtesija dhe normat de PS .

  2. kozmosi says:

    bravo I qoft gramnozit
    njeri me karakter!
    se shteti ra dhe njerzit hanin njeri tjetrin si vampire.
    po t ishte nanji malok,si ahmet zogu do merrte trastat ne krah dhe do ikte matran gardhit. apo si sala,qe u be gati per matan kanalit,coji familjen por ne moment te fundit fatos trapi e nimoji…
    dhe sala poi na can trapin tash perdit..

  3. Blerim says:

    Gjiligand gjate gjithe karrieres se tij politike, ka ngritur dhe vazhdon te mbaje unike PS me karakterin e tij te forte. Edhe dhendrin qe e ka mjek kirurg dhe eshte nga me te miret qe ka QSU t (e njohin te gjithe mjeket), qe e meriton te drejtoje QSUT pasi e di ku i pikon catija, ja ka privuar kete te drejte, pasi nuk do qe te perflitet se ben favore te te tijte. Gramoz Rucii, Shtylle e palekundur per PS.

  4. Emer says:

    Hije dyshimi per sigurimsa ne politike?? Hahahaha

  5. Blerim says:

    Gjigand gjate gjithe karrieres se tij politike, ka ngritur dhe vazhdon te mbaje unike PS me karakterin e tij te forte. Edhe dhendrin qe e ka mjek kirurg dhe eshte nga me te miret qe ka QSU t (e njohin te gjithe mjeket), qe e meriton te drejtoje QSUT pasi e di ku i pikon catija, ja ka privuar kete te drejte, pasi nuk do qe te perflitet se ben favore te te tijte. Gramoz Rucii, Shtylle e palekundur per PS.

  6. Urim says:

    Kerkojme kalimin e tranzicionit kur ne kete vend te dyja partite politike kuadrot i kane komunista… gramozi mund te jete njeri i mire por vendit i duhet nje shtyse perpara me njerez te rinj te afte te adaptohen me mendesine europiane ne drejtimin e shtetit. Respekte per Gramozin por ka ikur koha.. smund te ngelet nje person numri 2 ne nje parti politike se po na ktheni hijet e komunizmit.

  7. Totila says:

    A ka ndonje komentues ketu nga te gjitha krahet politike qe te bej pis Gramoz Rucin i cili eshte unik per disa gjera :
    1-E ka shprehur boterisht qe kam qene Antar Partie ,Kryetar i keshillit populllor te Lokalitetit apo Kooperatives se Salarise .
    2-Kam qene njekohesisht dhe pjestar i ish-Sigurimit te shtetit ,nuk e mohoj por ,,POHOJ qe :
    3-Le te dale edhye nje pewrson i vetem dhe te pohoje ketu se gramozi me ka Spiunuar apo me ka dale deshmitar kunder ne gjyq apo me ka denuar dhe nese del nje i tille ,une iki menjehere dhe shkoj atje ne fshat ,ku kam lere ( lindur )
    4-E ka shprehur perpara Shkodraneve ne qershor 1997 kur ata e moren “PENG ” dhe u tha boterisht qe ju e dini vete se kush i ka vrare djemte tuaj ne 2 prill ,boll te lexoni se cfare shkruhet neper muret e pallateve te Shkodres dhe ne se une kam gisht ,bujrum ja ku me keni ,MA HIQNI KOKEN SI TE ZOGUT .
    Por Shkodranet e denden me mish dhe raki tek hotel “Rozafa ” dhe e sollen vete ne Tirane.
    5-Gramozi eshte Trim ,por dhe ekuilibrist midis 2 kampeve “kundrshtare “.
    6-Ka meriten se ne ato vite te rrezikeshme merte Zjarr dhe Bari i Njome .pa e ndezur fare shkrepsen ,ne kohen qe Gramozi ishte Minister i brendshem .
    7-Eshte personi me me burreri jo vetem ne krahun e PS por te gjithe partive politike sot ne Shqiperi .
    8-Une nuk di qe deri me sot ai te kete kerkuar ndonje post Ministri apo tjeter pergjegjesi .,
    9Ai nuk mer zjarr si kashta ,por ndizet avash-avash dhe kurre nuk shuhet .

  8. e verteta says:

    kamunista te felliqur..plehra te enverizmit..krenoheni me bishat komuniste…

    1. arbereshi says:

      Po ka me BISHE komuniste se SALI KOMUNISTI? Sekretar partie deri ne dhjetor te 1991 me jete teper aktive si komunist. Me shume ne Tirane ishte i njohur si KOMUNIST sesa si MJEK.

    2. Vonoi, vonoi, po nuk harrrojme says:

      Po ku ka pas komunista te vertete Shqiperia pas 1956. Ata qe mbeten ishin vetem antare te PPSH-se qe dinin vetem ti benin lavde dhe i serviloseshin Enver trimit per ti dhene nji kocke ne pushtet te lepiheshin. Po te kishte komuniste te vertete Enveri nuk do livadhiste aq kollaj sa ju vertetua ne 1956 ku qene gati per ta hequr nga posti per korrupsion dhe vendi kush e di se cfare rruge do merrte dhe aq me teper po te ishin deri ne vitet 1990 atyre si Saliu me shoke do u kishte mbire bari qe ne 1991-ishin duke perfshi edhe ish agjentin e UDB-se Ramiz Aline. Mos i ngaterroni komunistet e vertete qe organizuan luften Nac.Clirimtare dhe dolen fitimtare me ish antaret e PPSH-se te cilet u futen ne parti per te gjet nji post, per te gjetur privilegje qe per mua ishin zanafilla e korrupsionit, apo per te spiunuar kundershtaret e Enverit me shoke per ti fut ne burgje duke e kthyer vendin ne burg te vertete ku nuk pipetinte asgje sepse edhe muret kishin veshe, ishin sigurimsat kriminela qe benin detyren e veshit dhe syve te PPSH-se. Ata ishin antar te PPSH-se dhe jo komuniste. Emrin komunist ja vuri Enveri per ta mashtru popullin duke pretenduar se ata ishin te njillojte si ata qe bene luften, prandaj i a ndrroi emrin partise nga PKSH ne PPSH duke nen kuptuar se ne rradhet e partise shtet do hynin idiotet, injorantet, kurvat, kurvaret e do kapnin edhe kreun sic e kapen, kujtoni antaret e byrose politike si Pali druvarin, Muho karrocierin, Lenka katunaren qe e katunarizuan qytetet e cte themi me.

  9. Mashtrimi qe Vazhdon says:

    Sali Berisha dhe Gramos Ruci jane dinosauret e fundem te PPSh qe, eshte realitet, kontrollojne pluralizmin e dyte albaneze.
    Berisha nuk replikon as te Enjteve me Gramozln.
    Gramozi eshte labi tradicional, Berjosha tropolabi tipik. Te dy, fshataret e mencur alla Balzake qe sundojne Qytetin. Nanon, Ramen, Ben imamin, Ceken me thinja, etjetj….
    Kur te ike Berjosha do lind PD, kur te ike edhe Gramozi,ka mbaruar tranzicioni i antReve te Ppsh ne partitee tjera, pasi perfundoi kalimi i sigurimsave ne polici…!

    1. e verteta says:

      bravo, ke te drejte…po ka 1 milion koketrashe qe e quajne burre dhe politikan perbindshin Gramoz Ruci……

      kurre ndonjehere jane perplasur seriozisht keto dy monstra…kur vjen puna i ngrohin krahet njeri tjetrit kamunistat e djallit…..

      per aq kohe sa kemi saline, rucin, meten,gjinushin, servetin, dokle, nishanin,…..ata te PD as po i permend fare, rrugacet….. e bandat shpellare….po dhe fatos nano e blush…….dhe arkitektin, demagogun, artistin, shakaxhiun e fodullin Edrama…..

  10. Nje shqiptar says:

    Gramos Ruçi eshte nje shqiptar i vertete, nje patriot qe ka punuar me vendosmeri per vendin edhe ne situata te nderlikuara e shume delikate politike. Eshte nder qe PS ka ne gjirin e saj nje personalitet te tille.

  11. selaudini says:

    Mero Bazeja e ben hero Gramoz Rucin se e ka kusheri nga nena po ju nuk dini gja dhe besoni profkat qe boton Mero. Se Gramozi i Rucajve nga Salaria ka qene ministri brendshem qe hodhi forcat speciale te policise kunder popullit. Keto forca theriteshin ton ton makutet e Gramoz Rucit. Hapini gazetat e opozites te asaj kohe Republika, Rilindja etj. dhe lexoni vete qe ti njihni ngjarjet dhe mos prisni ti thote Gramoza Ruci qe erdhi si ministri brendshem pasi ishte sekretari i pare e komitetit te partise se punes ne Tepelene. I edukuar me mesimet e shkolles se partise se punes dhe te institutit dy vjeçar te Shkodres.

  12. Arben says:

    GRAMOZ RUCI ESHTE NJE KRIMINEL, QE E PRET LITARI NE FYT.

    NIPCET E TIJ, KANE ZAPTUAR ME DHUNE GJYSMEN E FIERIT DUKE UA GRABITUR PRONAT NJEREZVE,

    PAS VARJES NE MES TE FIERIT TE NIPCEVE TE TIJ, E KA RRADHEN VETE KREU I BANDES.

    VDEKJE KRIMINELAVE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje