Po me kombëtaren çfarë kanë xhanëm?

23 Prill 2016, 13:14Politika TEMA
Po me kombëtaren çfarë kanë xhanëm?

Kryeministri Rama ka reaguar pas sulmeve të opozitës lidhur me stadiumin e ri.

Rama thotë se ka dhjetra stadiume me projekte të ngjashme dhe ka publikuar disa foto.

Ja reagimi i plotë i tij:

Ata qe si zakonisht i dine te gjitha prandaj edhe nuk dine asgje, jane sulur te perbaltin projektin e Arenes Kombetare, pa kaluar ende 24 ore nga prezantimi! Kjo natyrisht eshte prova tjeter se nje tjeter pune po behet si duhet.

Per sa kohe stadiumi kombetar u kanibalizua nga shtesat e prapashtesat e shemtuara, s’ishte monument kulture. Askush nga keta nuk ndihej, si gjithnje bashkejetesen me rrenimin, pisllekun e shemtimin e kane fare te kollajte, ndertimi, pastertia, bukuria u vret syte e u sekelldis mendjen e kyçur! Tani qe rilindjes se stadiumeve u duhet shtuar Arena Kombetare, u kujtuan keta per monumentin e kultures…

Per keta s’qe fare problem, qe ajo germadhe qe rri ne kembe duke u mbajtur mbi gjithefare kioskash e garazhesh te shemtuar, s’ishte me as stadium per Kombetaren!

E cila, te ishte per sojin e ketyre, do kishte perfunduar ne emigracion per ndeshjet eliminatore, sepse UEFA e shpalli non grata “Qemal Stafen” e rrenuar. Dhe sikur kjo qeveri mos kishte ndertuar Elbasan Arenen ne kohe rekord, Kombetarja do luante ne shtepite e botes dhe zor se do ishte sot ne France apo jo?!

Po kur thone pastaj qe s’ka ne bote stadium me kulle apo per me teper, me sherbime tregtare, meritojne nje dacke provash syve (shikoni fotot bashkengjitur, nga stadiumi i ri i Milanit, tek stadiumet amerikane qe jane modele zhvillimi te jetes urbane e sociale e deri tek stadiumi kombetar i Helsinkit).

Sepse stadiumet e gjenerates se fundit jane te gjithe keshtu, jo ne forme po ne qellim, kush me kulle vertikale e kush me volume te tjera horizontale; stadiumet duhet te jetojne 7 dite ne jave jo vetem kur ka ndeshje. Duhet te jene objekte me mjedise e hapesira shumeqellimeshe per jeten urbane, te cilat ofrojne sherbime, argetim, relaks, per te gjitha moshat.

Sqaroj se ky projekt eshte bashkepunim i Qeverise me Federaten Shqiptare te Futbollit dhe ne po bejme ate qe deshtoi ta bente qeveria paraardhese. E cila si ne te gjitha punet e tjera, premtoi stadiumin per 100-vjetorin e pavaresise, tentoi ta jepte me koncesion, me garanci te kripur financiare nga buxheti i shtetit dhe ne fund beri nje vrime ne uje!

Ne do ta bejme Arenen Kombetare ne partneritet me privatin, ku partneri publik do jete FSHF-ja, po ama pa paguar asnje qindarke nga buxheti i shtetit! Madje do perfitojme permes FSHF-se, nje mbeshtetje financiare 10 milione euro nga UEFA, pikerisht fale ambicies e standarteve te projektit te perzgjedhur.

UEFA qe supervizon gjithe stadiumet e reja ne Europe, qe nga skicat e para deri ne gurin e fundit, “çuditerisht” entuziazmohet per projektin dhe jep fonde. Ndersa keta qe e lane Shqiperine pa asnje stadium per Kombetaren e per klubet ne kupat e Europes, i japin gojes per nje projekt qe do ta beje Shqiperine vend aplikant, per te marre finalet e Europa League apo Superkupes se Europes!..
Mire me qeverine, po me Kombetaren cfare kane xhanem?!

Sa per arkitektin e famshem italian, s’kane faj qe e akuzojne si kriminel! Nuk zbuluan dot asnje kriminel ne parlament me ligjin e tyre famoz te dekriminalizimit dhe tani e kane zbuluar ne Arenen e re Kombetare.

36 komente në “Po me kombëtaren çfarë kanë xhanëm?”

  1. bato says:

    Oh sa i lodhshem je bere me keto shpjegime bajate. pse nuk e ben githe tetitorin e stadiumit pribat dhe po te kete desgire privati mun e lejoje hapesira ne katin e 20 per stadium ajror, do te ishim me te vecantet ne planet. Se harrova, cfare u be me kinema Republiken…

    1. ben says:

      Ky nuk eshte me i lodhshem.
      Ky eshte me i bezdisshem, bile I koruptuar.
      Cdo gje qe eshte fitimprurese per te serviret si e mire per kombetaren e pordhe te tilla.
      Eshte bere identik si saliu
      Kur I thoshin ore po grin dynjane me rrugen e kombit, jeni kunder kombit thoshte.
      Edhe nje pyetje pse valle nga gjithe arkitetktet e botes ky te zgjedhi kete italianin e koruptuar e te denuar?

      1. bonbon says:

        Kujt nuk i pelqen stadiumi le te shkoje tek stadiumi qe ndertoi Sala per 100 vjetorin e pavaresise.

    2. ☆~Gopisti i NSHRAK-ut~☆ says:


      ☆☆☆
      Ç’Ke o Edi Rama
      Ç’ke që po habitesh
      Nashti që Rilinde
      S’po të lënë të rritesh?!
      ☆☆☆
      Ç’Ke o Edi Rama
      Ç’ke që po çuditesh
      Mjafton që Rilindëm
      Pas kaq e kaq vitesh ?
      ☆☆☆

      P.S.
      Ç’kanë me Kombtaren
      Ta jap unë sqarimin
      Nuk e harron Sala
      Dot Eleminimin!

      1. Grigor says:

        Perle je e perla shkruan
        Tere lexuesit te duan
        Ti vete thua “jam Gopist”
        Por per ne je thjesht Artist

        1. ☆~Gopisti i NSHRAK-ut~☆ says:

          FLM!
          ?

    3. hektor says:

      Ne fakt me nihiliste si puna jote , nuk ia vlen te spjegohesh.Po te mos flasi, thoni pse nuk jegohesh. Eshte e kote me ju, do gjeni gjithmone nje bisht.

    4. antonio says:

      Dakort zoti kryeminister,por kam nje pyetje per ty:
      1-Ku e gjete te drejten zotrote qe t’i heqesh emrin e LAVDISHEM TE HEROIT TE LUFTES NACIONAL-CLIRIMTARE QEMAL STAFES,ketij stadiumi?
      A nuk te duket se po vepron si Ramiz Alija dikur qe e mbushi Shqiperine duke u vene institucioneve emrin e ENVER HOXHES,ndersa ti po u ve stadiumeve emrin “Arena”?
      A mund te sqarosh popullin se pse do hiqet emri i Qemal Stafes?
      U&ne per vete jam i sigurte se ti kete e ben nga qe Qemal Stafa ishte partizan komunist dhe ti per LANC-in ke thene se ishte LUFTE CIVILE,pra i urren partizanet,ndonese ke mjele te mirat e GJAKUT TE TYRE tere jeten si CUN BLLOKU qe ishje!
      Ndersa tani na hiqesh anti nkomunist!
      TURPI TE MBULOFTE!
      Se fundi:
      Ai stadium NUK DUHET PRISHUR,se ishte me i miri ne Shqiperi!
      Ne se ti e quan karakatine,doemos ke interesat e tua personale,por anti ekonomike!

    5. Loko-Loko says:

      Nuk e ka njeri me kombetaren,o kryemiser,por me TY.TY.TY bie boria!!!
      Pse duhet te prishesh stadiumin me tre mire ne Shqiperi,por nuk prishe karakatinen “Selman Stermasi” ,qe eshte ndertuar ne vitin 1960 mbi dhe???
      Aty ta beje kete stadiumin e ri! Ne se do ta beje akoma me te mire,kishe vend plot sa per 3 stadiume ne Yzberisht,prapa DIGITALB-it,por ti e ke hallin tek FITIMI duke shitur apo dhene me qera ambientet e tjera!
      Mund tra beje stadiumin me kete projekt,por atje te kishte vetem ambiente sportive,te gjitha zyrat e federatave,komiteti olimpik,palestrat e gjimnastikes,peshengritjes,mjekesia sportive etj,etj!
      Pasi te plotesoheshin te gjitha kerkesat e sporteve,atehere te mendohej edhe ndonje restorant,klub etj!
      Ti nuk ke pyetur njeri,se ke koke me vete!
      Ti je bere njelloj si Berisha,por me i DJALLEZUAR se ai!

  2. orli says:

    As mos prisni qe agjenti dhe njekohesisht dhenderri serb sali ram sheqere fazlliç udb-ja te flasi ose te duan projekte zhvillimi e shtet Shqiptare,urdherat “bisturia” i ka qe Shqiperia te jete gjithmone e destabilizuar.

  3. Fatjoni says:

    Nuk pati njeri gje me Kombetaren Z. Kryeminister. Problemin e paten me faktin qe doni te ktheni Stadiumin e Kombetares ne qender tregtare, e deri tani nuk e ka ngritur askush zerin se jane interesat e ndersjellta ne te. Problemin e kemi qe po kthehet Stadiumi i Kombetares ne nje tjeter mundesi per te shitur apartamente me 3000 Euro metri katror dhe dhoma hotelesh me 300 Euro nata. PO GARAZHET SA I SHISNI? Por ky reagim I juaji pritej pasi kur nuk keni mundesi tjeter qe te mbroni projektet tuaja korruptive dhe te perbindshme, perpiqeni te manovroni duke futur Kombetaren ne mes, qe ti beni njerezit qe nuk ju vine nga mbrapa interesave tuaja dhe te Dukes, si anti-patriotik. Turp te keni!!! TURP E FAQJA E ZEZE QE JU ESHTE BERE SI SHOLLE KEPUCESH NGA PAFYTYRESIA!

    1. Tony uk says:

      O Fatjon po qenke dru me pre or i shkrete,po normal qe dhe hotel behet dhe dyqane behen ne qofte se ka mundesi dhe qender tregtare ku eshte problemi,shiko si i ka bota e zhvilluar stadiumet i kane te gjitha,ah harrova ka thene baba i shqupit qe ka korrupsion dhe ju me vrap hidheni ne sulm!!

  4. Emy says:

    Ore mund ta beni edhe kullen por bejeni bukur. Merrni nje student arkitekture se e ben me mire.

  5. Tifozi1 says:

    O Fatjon, nese je ndopak i ditur, bej nje search ne google dhe do shikosh qe te gjitha stadiumet jane multifunksionale ,me qendra biznesi e funksione te ndryshme argetimi pervec hapesires se fushes se blerte.Lexo pak per Allianz arena o derezi sesi funskionon.Nuk qendron problemi nese eshte me kull te larte apo pallat 5-katesh, kryesorja eshte cdo stadium projektohet ne funksion te sportit dhe biznesit ne teresi. Hapi syte dhe nuk do gjesh asanje stadium pa nje qender biznesi ne to.Nese ste pelqen shko kerkoji ndonje projekt Sali kafshes.

    1. mirel says:

      Ngadale mor tifoz se sjemi ne Kine ketu,
      Keto projekte qe paraqet Rama nuk jane per qytete me siperfaqe si te Tiranes.
      Tirana ishte qytet model per sa I perket arkitektures.
      Me shkak stadiumin, po ben pallatin, me shkak te Pallatit do I duhen dy parqe lojerash per femijet., pastaj do beje pallat tjeter.
      Zanat ky qe I ka ardhur shume per mbare qe kur ishte kryetar bashkie.
      Pyesni ndonje ndertues sa jane fitimet.
      Me mire nga Ramiu nuk e di njeri. Prandaj na permend kombetaren tani se e di qe shqipit vdesin per dron.

    2. bato says:

      nuk e dimeper ke tifozon ti, per Kombetaren apo Partine. Gjiyhsesi na trego nje stadium qe perdoret rendom per Kombetaren qe ka dhe qender tregtare, dhe per me teper eshte dhe ne qender te qytetit.

  6. sekretari i par says:

    po futet n ngatrres kari dhe dollari!
    po “harroet” elementi baz. pronesija.
    stadjumet qe jan pron private e klubit qe esht privat,bejn ca te duan,edhe hotelk,restorant motel,pijetore,pidhtore…..
    stadjumi kombtar qemal stafa esht pron e shtetit shqiptar,sikurse jan pronat e reparteve te ushtris,spitalet shtetnore,rruget nacjonale,urat tynelet autostradat shtetnore…. portet,aeroportet…
    dhe shteti nuk nderto restorante e pijetore private ne kto prona.
    boll ka ndertu private motele pijetore ku haet me lek e flihet pa brek! ceshtje private kto!
    shteti merret me ceshtje shtetnore. stadjum kombtar,krenari dhe perfaqsim kombtar dinjitoz dhe jo treg shitje.
    ne hapsirat “ndihmese” te stadjumit kombtar duhet te ndertohet kendi I lojnave per fmi. e jo te cungohet hapsira e parkut te liqenit.
    aty duhen vendos zyrat e administrates se federates se sporteve te shqipnis.
    duhet te ndertohen palestra sportive per te gjitha llojet e sporteve,pishina noti…
    ky esht investim ne sport dhe jo ai, qe siper neper shkallt e stadjumit tifozat te gerthasin per gol dhe posht bythve te tyre nen shkall,ne motelet e shtrenjta te gerthasin kurvat duke u pallu nga bisnesmenet me pare!
    nuk shkon!! sepse nuk do quhej stadjum sportiv por pidhtore sporti!!! dhe njerzit nuk do thoshin me “hajde t shkojm n stadjum me pa neshje” po do thon “po shkoj ke pidhtorja me pallu kurva”…
    stadjumi te ngelet stadjum,sporti te ngelet ne stadjum.
    tregtija dhe bisnesi dhe hotelnija kan plot vene t tjera.
    ku esht shoqnija civile qe s flet?
    po sportistat me emer,ata qe kan pas bo stervitje ke palestrat posht shkallve?
    pse s flasin qe te mos I perdhunohet destinacjoni sportive stadjumit kombtar?
    edhe kafene do ket,edhe restorant ku me honger apo kjosk,si ne aeroport,por kto nuk duhet te diktojn arkitekturen e stadjumit. ato duhet te jen dytsore,ndihmse.

  7. PLAKU says:

    Po mire more derdimen ,ç’fare do ti te behet nje kasolle per qe ,lope e viça dhe kaq ,a nuk t’a thote mendja se ne nje investim qe behet duhet gjetur ç’ka eshte funksionale,racionale dhe produktive dhe qe t’i rezistoje kohes dhe zhvillimeve prespektive .Pse kaq miop ,a e ke idene se ç’behet ne ndeshjet e zhvilluara ne stadiumet e Evropes per te mos shkuar me tej kur zhvilohen kampionate e kupa ,a e di se ne ndeshje derbi mblidhen me dhjetra mijera njerez te cilet duan te hane te pine te akomodohen e te relaksohen e kenaqen e jo te vijne me shqetesimin se nuk do te gjejne per te ngrene ,per t’u shlodhur e per te shijuar mundin e rrugetimit perveç kenaqesise se tifozerise..Po hotelet sipas jush nuk duhet te bejna salla konferencash apo te sigurojne mjedise te ndeyshme e aktivitete te tjera fitim prurese apo sherbimi per te terhequr sa me shume kliente ,Perse stadiumi jone te jete nje vathe bagetish, keshtu e gjykoni ? !

    1. Eri says:

      Mire e ke shef ky eshte prioriteti shqiperise stadiumi ky na mungon ky eshte problemi i shqipetareve stadiumi nuk jane rruget urat ujesjellesat kanalet vaditese per fermeret shkollat spitalet. Ju jeni te gjithe njelloje o zotrinje mafjoz.

  8. Greece & Turkey are shit says:

    Mos na bej per budallenj! E kemi me kullen! Sa para do blihet toka per ta ndertuar kullen? Na tregoni nje stadium ne bote me kulle si ajo qe keni paraqitur!?

  9. arbeni nga tepelena says:

    Besoj se qendra tregtare nuk ka asnje problem sepse do sjell vetem euro.stadiumi eshte per fat te mire ne qender dhe ne jo valias apo diku larg.por lepuri fle diku tjter po pse ta shesin dhe mos ta japin me qera dhe ngelet e popullit.me pak fjale mos te kete fatin e rinasit.gjithashtu shum i vogel.

  10. valbona says:

    Nese ka nje turp ne sportin shqiptar kete vit eshte fakti qe ne olimpiade po shkojne vetem 5 sportiste nga Shqiperia. Futbolli eshte nje sport i rendesishem, por ngelet nje mes shume te tjereve. Arena kombetare le te sherbeje si nje stadium olimpik ku te gjitha federatat e sportit do te kene nje ambient te tyre cka siguron dhe gjallerine me aktivitete 7 dite te javes. Persa i perket Milanos ai eshte nje stadium privat dhe jo kombetar cka i jep dore te lire ndertuesit ta projektoje si te doje.
    Nese FSHF apo kushdo tjeter kerkojne te ndertojne zyra apo ambjente biznezi te marrin toka ne Ndorq apo Kashar dhe le ti ndertojne aty ato.
    Per me teper PS ne kete rast nuk mund te mbaje nje qendrim me dy fytyra, ndersa ne rastin e ndertimit te xhamise anulloi projektin per nje qernder biznezi kurse tashme ben rolin e aspi karralloit se gjoja kulla eshte pjese integrale e stadiumit per ta mbajtur gjalle 7 dite te javes etj.

  11. Coli says:

    komentet e ketushme tregojne dhe mungesen e civilizimit dhe njohurive baze mbi funksionalitetin dhe arkitekturet e qendrueshme te nje objekti te tille . une nuk kam njohuri mbi aferat e Rames apo Berishes dhe as me interesojne, nese ata qe e dine qe jane te korruptuar le ti denoncojne ne prokurori apo media dhe keta si njeri dhe tjetri te vene atje u i takon ense kane vjedhur leket e popullit. por per objektin ne fale Rama ka shume te drejte, nuk mund te ndertosh ne pjesen me te shtrenjte te qytetit dhe ta perdoresh vetem per nje ndeshje ne jave apo dhe dy. duhet te jete nje godine qe funksionon dhe eshte ne veprimtari cdo dite, aty mundet neser ne ate kulle te kete zyrat federata apo nje pjese e mire e televizioneve sportive dhe ta perdorin ne menyre te vazhdueshme. e dini qe Rogers center ne mes te Torontos ka hotel me dritare dhe ballkone nga fusha e bejsballit?apo te gjitha stadiumet ne amerike kane salla klube dhe bare apo dyqane shitjeje ne modelin e qendrave tregetare jo qoskave qe kuterbojne era shurre
    ja keto jane funksionet e godinave te tilla.

  12. Vita e Nastes pe Kolkondasi says:

    Allah o zot, c’te gjen ne kete vend po te punosh! Po kush e ndaloi Berishen ta bente stadiumin, kur drejtonte qeverine? Per shume arsye, nuk mundi ta beje. Dakord. Po c’ke atehere qe nuk e le tjetrin ta beje? Mire qe s;e bere, por kerkon qe ta bejne te tjeret si do ti. Harrove cfare I bere Zogut te zi? E prishe sepse doje ta beje sic e bere dhe nuk pyete. Pse u dashka te te pyesin tani ty? Ndaj lerini llafet, ju qe vetem pune nuk dini te beni Dhe lereni tjetrin te punoje. Ai pune po bene. Nja 100 here me I mire se stadium ekzistues do te jete ky. Do rroje nja 20-30 vjet, do dale nga moda dhe Berisha, i njohur si nje individ i lidhur me te rejat e modes, do jete atehere kryeminister dhe ta beje nje stadium te ri si do vet.

  13. tr says:

    HA HA HA NUK KEMI ASGJE ME KOMBETAREN ,POR ME KULLEN QE PO JA NGJISNI ME 100 JYSTIFIKIME STADIUMIT .

  14. mirel says:

    Ky dhe e ben pisllekun dhe te tregon dajakun-tani duhet te kemi gati fytyren per shuplakat e Ramutit se dalngadale armet kunder popullit, njelloj si Salua. Arroganca po del hapur ne tiparet e shperfytyruara te drogaxhiut, qe u be kryetar bashkie dhe biznesmen ndertimesh.

  15. injoranca says:

    O njerez “pa din e pa iman” si sju gjet karari, njeri i bie gozhdes tjetri patkoit, pse fusni politiken e felliqur edhe ne sport e ne pune qe sja keni idene, lerini mor njerzit te punojne, ju po shkoni ne Europe dhe skeni nje stadium te kualifikuar per ndeshje normale nderkombetare, UEFA po ju ndihmon, parate nuk dalin nga taksapaguesit, cfare kerkoni, me dyqane pa dyqane, me kulle pa kulle, cfare njohurish keni ju per kete, edhe ne
    teater apo kinema ka klube dyqane e jo me ne nje stadium, lerini politiken e smiren e tradhetareve (serb e grek) por thoni shyqyr qe po behet dicka persembari.

    1. mirel says:

      Po ai komenti siper I Erit per rruget, urat, kanalizimet, cfare te tregon ty, qe je ti injoranti, apo plera vete-Lirindasi ne pushtet

  16. duno says:

    Frazen e fundit te shkrimit tend e ke qare me lot o kryerilindasi yne i madherishem . Megjithse mazhoranca me zemergjeresine e saj miratoi ligjin per dekriminalizimin , keta merhumet e opozites nuk po gjejne dot nje kriminel , dhe arsya eshte fare e thjeshte : Ne parlamentin tone jane mbledhur gjithe engjejt dhe kryeengjejt i ka mazhoranca e jote , e ne krye fare qendron ti , ZOTI VETE

  17. shvejk says:

    Ne 13 komente 13 eksperte, Xha Sulua e kishte mire kure thoshte : Prandaj vene punet corap ketu.

  18. tori says:

    Asgje nuk kane me kombetaren ore deshtak,por do te ishte ultra fare sikur pervec stadiumit me pallat,te realizohet edhe ai pallati me minare.
    ptuuuu bastard kryeminister.

  19. lond says:

    Komenturs shpellar qe nuk ju pelqen puna e bukur dhe dilni mundoheni te gjeni argumenta k… me k…, po pse mor kurva stadiumi i barcelones qe e vizitojn ne dit mbi 20 mij rob plot me ambjente te ndryshme eshte dhe njerzit paguajn nga 30 euro per ta pa, por ju se keni hallin tek stadiumi qe do dalin yll por e keni inatin se po e bon rama dhe nuk e boni dot ai buz petlla juaj lulushe domatja

  20. demokrati says:

    Kryeministri ka shume te drejte per stadiumin. Nuk duhet ete jete vetem nje objekt sportiv, por edhe rekeativ, nje objekt qe te mos jete i huaj per qeytetin pr te jete pjesa me e frekuentuar e tij, Qe nga Coloseum i Romesderi tek stadiumet me te mira dhe te frekuentuara te Londres, Madridit dhe Munihut stadiumet jane ne qender te jetes shoqerore. Evetmja gje qe i duhet bashkengjitur ketij stadiumi te bekuar te Kombetares se shqiptareve i duhen sportdashesit, jo si fanatiket rrugace, por familjare si tifozet e Arsenalit dh Realit qe shkojne si familje per tu argetuar 3 dite ne jave. Kulla e stadiumit, nje gjetje e vecante.

  21. Arber Iliri says:

    Uroj te realizohet sa me pare projekti i ketij stadiumi modern, Rama mos prit nga mendjembyllurit te kuptojne gje nga c’behet.
    Mbas 91 kur u dynden nga fshatit, Tirana u baltos gjithanej.Vije re se qytetaret e vjeter te Tiranes ndiheshin keq me balten , te arrdhurit as qe e ndjenin baltosjen se kishin ardhur prej fshatrash plot me balte.Nuk u ve faj duhen gjenerata te integrohesh.
    .Mos prisni nga gjenerata e tanishme e PD se Saliut, mendim e sjellje moderne, s’u ve faj aq e kane, mbase gjenerata tjeter e udheheqsve, por mos prisni as nga Patozi, Noka, Paloka, Ristani etj, ndryshim nga menyra berishiste e te berit politike.

  22. edi usa says:

    0ooooooor bari dhish keni shku noj her me ndeshje juve mor arrnuat mor gabele cra asht ai stadium me 20 mije vende edini juve more arixhi tirona do bahet 2 miljon banore per 10 vjet dhe shqiperia 10 miljon banore me gjithe kosove e tjerA BANI MOR NJE STADIUM 40 MIJE VENDESH VETEM ME SPANJEN NE TETOR DUHEN 50 MIJE BILETA JENI APO SJENI NJEREZ ORRRRR KAFSHE MOS BANI DYQANE E KULLAAAAAA POR STADIUM TIRONA NJE QYTET 1 MILOJN BANORE KA NJE STADIUM 20 MIJE VENDESH JENI APO SJENI NE TEREZI, PO SI MORE BARI DHISH ASNJE SE NGRE ZERIN KETU

  23. intelektuali says:

    DEMAGOGJIA KRIMINALE E EDI RAMES ESHTE NJESOJ SI DEMAGOGJIA E SALI BERISHES

    Po te kujtosh si mashtronte Saliu me Rrugen e Kombit, nje projekt vetem per te vjedhur pa preventiv dhe pa studim, vetem i kamufluar me propagande patriotike, njesoj sot trumbeton patriotizmin e tij fals edhe Edi Rama me betonin tek Shen Prokopi apo me kete projekt tejet dallkauk qe prish vizionin e vjeter te arkitektit te Duces qe projektoi Tiranen e bukur ne kohen e Ahmet Zogut. Ka ardhur koha qe Shoqeria Civile t’i kundervihet ketij KAQOLI pa shkolle qe nuk ndjen asnje faj apo pendim si Kryetar Bashkie-Betonizues dhe Terminator i Urbanistikes seTiranes, por perkundrazi po keron te shtoje dozen e betonit me mashtrime enveriste dhe krahasime idiote me Helsinkin e gjelberuar me vila 2 kateshe, apo me Milanon e Italise, apo me qytetet ne SHBA ku gjelberimi dhe parqet e qyteteve jane temat me te debatuara ne media dhe ku ASNJE pushtetar nuk guxon t’i preke edhe me gishtin me te vogel pa lejen e Institucioneve te Pavarura apo te Shoqerise Civile.

    PO SI NUK TE VJEN PAK TURP O KAQOLI EDI RAMA?

    Qe te besh krahasime te tilla qesharake duke manipuliar miletin dru me pre vetem nga lakmia per te bere ca LEKA ne dem te tirones sone qe e ke katandisur si nje qytet afrikan i Botes se Trete? Po nuk te themi shko tek Parku i Liqenit apo ne Farke, ne Bathore apo ne Kashar o Edi Rama, por shiko qendren e Kryeqytetit tone dhe shko tek shkolla Partizani qe te shikosh me sy LIVE si e ke masakruar Tiranen duke i dhene leje ndertimi miqve te tu duke gllaberuar nje shkolle publike si ne ASNJE vend tjeter ne Bote,

    dhe:

    PASTAJ SHKRUAJ SA TE DUASH BROCKULLA PATRIOTIKE ME KOMBETAREN SI SALIU ME RRUGEN E KOMBIT!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje