"Qeveria keq, opozita edhe më keq", Majlinda Bregu reagon pas sondazhit: Reflektim për mëkatet tona

23 Prill 2016, 14:49Politika TEMA

Një sondazh i Institutit Demokratik Amerikan tregonte se shqiptarët janë të pakënaqur me qeverinë, por edhe më shumë të pakënaqur me opozitën.

Pas publikimit të sondazhit ka reaguar edhe deputetja e PD Majlinda Bregu.

Sipas sondazhit i cili u publikua të premten 59 % e shqiptarë janë të pakënaqur me punën aktuale të qeverisë dhe 69.3 % janë të pakënaqur me punën aktuale të opozitës.

Komenti i Bregut:

Gjetjet e nje sondazhi te NDI, Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim,(Institutit Demokratik Amerikan), besoj se nuk po me bejne te mendoj vetem mua. Ka kohe qe kembana e zhurmes prej zbrasjes nga mendimi politik dhe mosbesimi te ndryshimi qe sjell politika, bie fort. Nderkohe qe mbushja e gjymit me tallava politike, demagogji e marketing politik nuk e pudros dot krizen e gjithanshme qe ka mberthyer kete vend.

Perkundrazi, logorete boshe te politikaneve qe nuk mendojne ate qe thone dhe thone ate qe s’bejne, jane vetem paradhoma e kesaj renie te paralajmeruar. Por po ndodh ajo qe pritej. E kam thene gati para nje viti dhe me vjen keq qe asgje nuk me ben qe te ndryshoj mendim. Investimi i politikes tek individe e mesazhe apolitike; investimi i politikes tek vetshkaterrimi, boshatisja nga idealet duke i predikuar dhe praktikuar keto, investimi i politikes tek antipolitika, eshte politike me vete!

Persakohe e vetmja pike ku politika gjen konsensus eshte mosbesimi mes paleve politike, njerezit do ta ankorojne shpresen e besimin jashte politikes. Persa kohe ndryshimi per mire jo vetem nuk ndodh, por qyetetaret jetojne me keq, jane me te kercenuar per t’perditshmen, jane shume me te pashprese per te ardhmen, diku besimi do te ankorohet. Dhe shoqeria civile, mendimi online, nje hapesire qe s’ ka per kufi ideologjite pa ide,fiton ate qe leshon politika. I kundervihet institucioneve, partive e politikes se pari. Askush nuk e di cdo ndodhe neser. Mesa duket, “demokracia e publikut”- shoqeria civile, mediat sociale po i zene vendin “demokracise te partive”.

Me sa duket qytetaret po preferojne demokracine direkte. Me sa duket, ja dhe nje raport/ sondazh tjeter per te reflektuar keto dite per gjithe mekatet tona.

3 komente në ““Qeveria keq, opozita edhe më keq”, Majlinda Bregu reagon pas sondazhit: Reflektim për mëkatet tona”

  1. sonar389 says:

    Nuk jane mekate moj debile. Jane krime, tradheti kombetare. Mekatet i rrefehen priftit; krimet i rrefehen gjykatesit.

  2. Shqiptari says:

    Arroganca dhe prepotenca e Sali Berishes vazhdon ta shkaterroje PD-ne. Nuk e kuptoj pse demokratet vazhdojne te besojne se njeriu qe shkaterroi dhe e kthehu PD-ne ne OJF, mund ta ringreje perseri. Ai rri ne politike vetem nga frika se po te dali nga politika do ta masakrojne. Ai sot ka me shume nevoj per PD-ne se sa PD-ja ka nevoj per te.

  3. Arben says:

    KTHEJU SHQIPETAREVE PARATE QE U KE VJEDHUR, KESHTU MUND TE QUHET NJE FARE REFLEKTIMI.

    NDRYSHE, DO TI PAGUASH DHE BASHKE ME TO DO TE MERRET EDHE JETA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje