Debate të forta në Kryesinë e PD-së së Korçës. Ristani dhe Kadilli sulmojnë zërat kritikë

23 Prill 2016, 19:59Politika TEMA

Një mbledhje kryesie e cila vazhdon ende ka pasur mjaft përplasje midis anëtarëve të kryesisë dhe të deleguarve

Arben Ristani, sekretari i përgjithshëm i PD-së është shfajësuar gjatë fjalës së tij. Ai tha se në mbledhjen e mëparshme kishtë thene se Korça ishte dega më e mirë, por atij i kishte mbetur qejfi pasi një korçar i ishte shprehur se dega e Korçës ka probleme të mëdha dhe përplasje. Herën e parë Ristani ndoshta nuk e konstatoi pasi përfundoi në Dardhë, por sot të shpresojmë të ketë kuptuar diçka. Së pari që ka një kryesi të manipuluar në shumicë apsolute dhe ato zëra që flasin ristaninuk janë kundër tij, por janë me PD dhe duan më të mirën.

Mbledhja ka pasur debate dhe akuza të forta nga anëtarja e kryesisë Arjana Pupa, e cila ka akuzuar kryetarin e degës Andrea Mano, se ofendon stukturat dhe nuk është i përgjegjshëm për detyrën. Ajo theksoi se do ta padiste në gjykatë për dëmtim imazhi dhe sulm të papërgjegjshëm politik kryetarin e degës Andrea Mano, por nuk ishte lejuar nga kandidati për Bashkinë e Korçës, Gjergji Mero. Më tej debati i saj ka vazhduar i fortë edhe me Sekretarin për Burimet Njerëzore Fatbardh Kadilli, i cili është përplasur ashpër me Pupën në lidhje me listën e këshilltarëve në bashkinë e këtij qyteti, ku PD ka minimumin e saj historik.

Kadilli duke folur në mbledhje ka kërkuar që të krijohen reparte propagande për të denoncuar veprimet e qeverisë, ai ka kërkuar nga anëtarët e kryesisë ta marin seriozisht takimin e madh që do zhvillohet në shtator në Korçë ku do prezantohet edhe programi i ri i PD-së.

Kreu i degës Andrea Mano ka kërkuar që gjithçka të thuhej në kryesi, të ngrihej çdo pretendim, pasi ai ishte i shqetësuar shumë për sulmet dhe shkrimet në rrjetet sociale. Në fakt Mano është kryetari më I përfolur I PD në rrethe. I akuzuar për emërime arsimtarësh kur ishte drejtor arsimi, por edhe për manipulime dhe përcarje të strukturave të opozitës./Citynews

2 komente në “Debate të forta në Kryesinë e PD-së së Korçës. Ristani dhe Kadilli sulmojnë zërat kritikë”

  1. opozita …….mender opozita ,do te thosha ,vetem opozite nuk eshte ,por vetem nji bande fashiste ,dhe ta veri mire veth ne vesh.se nuk ka per te marre ndonjihere pushtet ………

    jeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeni thjeshte ushtaret e Fazllicit dhe antishqiptaret me te ndyre !

  2. Prova says:

    Aldo! Shitesi i xhinseve papritur e pa kujtuar ne 2005 si nje makiavelist koke bosh vjedh votat e gjithe partive te vogla ne emer te Partise se Kuqos Pollo, dhe drejton Drejtorine Arsimore ne nje nga periudhat me te erta te historise se Arsimit Shqiptar! Koke boshi Aldo dergonte koketat e Dar-it per te treguar qe ishin ne nje ndermarje te re qe do sillte kethesen (lexo rokopujen e pa ndalshme) te Arsimit Shqiptar, ate te altertekstit ku sipas eunukeve te arsimit baza ishte programi dhe jo teksti. Cudia nuk vonoi u Prodhua nga PD e Pollos, kuqos me te mire qe per fat se ka vrare tane, reforma me e degjeneruar e arsimit ku gjithcka ishte ne funksin te sekserve te prodhimit te teksteve bajate pa vlere deri ne denigrimin total ne strukture forme e permbajtje. Nje njeri i xhelosur ne krye te Dar dhe me vone te PD-se Korce ka bere shume pare ne punen e vete ku gjobat shkonin 3000 deri ne 3500 euro, para qe u investua dhe per te marre kreun e PD, ndihmuar dhe nga te ardhurat e vllait te tij debil i cili punonte ne dogane… PD e Aldos ne Korce smundet te jete ndryshe nga PD e Ristan Spiunit e drogaxhiut apo kllefit Strazimiros me Gjeneral psikopatin qe po jep shpirt Berishe vampirin…. Utttt lanet race e qelbur qe jeni mbledhur si milingona duke u zvaritur e quravitur vetem pare….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje