Thashethemet që qarkullonin për vetëvrasjen e Mehmet Shehut

25 Prill 2016, 11:34Politika TEMA

Libri “Bulevardi Stalin nr. 57”, rrëfimi tronditës i çiftit francez në Shqipërinë e viteve ’82-’89, si pedagogët e parë të huaj në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Udhëtimi i Elisabeth dhe Jean Paul Champseix në Tiranë, përkoi me ngjarjen më tronditëse në Shqipërinë komuniste, vetëvrasjen e Mehmet Shehut, sjellja e kësaj atmosfere në librin që u ndalua të përkthehej, rikthehet me përkthimin e ish-studentes Irena Rambi:

Të huaj natën

Atmosfera që mbretëronte nëpër klasa nuk ish tjetër veçse pasqyrimi i turbullirave që po e shkundte shoqërinë në vitin 1982, kohë kur qarkullonin vesh më vesh thashethemet për shuarjen e klanit Shehu.

Mehmet Shehu, vullnetar i brigadave ndërkombëtare antifrankiste të 1936-s, ishte një nga inkuizitorët e Partisë qysh në krijimin e saj. Komandant i regjimentit të hekurt që shporri trupat nazistë nga Tirana në 1944 dhe kryeministër, ai ishte pasardhësi i Enver Hoxhës.

Më 18 dhjetor 1981, shqiptarët me tepër habi morën vesh se ky “kishte vrarë veten”. Spastrimet pas këtij akti ishin të pamëshirshme: E shoqja, drejtoreshë e kuadrove të shkollës së partisë “Vladimir Iliç Lenin”, si dhe të bijtë, u dërguan në internim. Ministri i Brendshëm (Feçor Shehu, nipi i Mehmet Shehut), ministrat e Mbrojtjes dhe të Shëndetit, si dhe një ish-komandant i shtatmadhorisë u ekzekutuan në shtatorin 1983.

Nuk ishte trishtimi i shuarjes së familjes së heroit kombëtar që po i pikëllonte shqiptarët, jo! Mehmet Shehut i ishin tutur të gjithë sepse njihej për egërsinë e tij të skajshme. Vetë Hrushovi kishte shkruar në kujtimet e veta se Shehu mburrej se kishte vrarë me dorën e vet shumë të burgosur.

Njëra nga nuset e djemve, i pezmatonte banorët e Tiranës me rrobat shumë të kushtueshme dhe që binin në sy. Çka i mundonte njerëzit ishte një zmbrapsje më tepër e nivelit të jetesës, si dhe ashpërsimi i kontrollit policor. Të gjithë ishin të ndërgjegjshëm për krizën e rëndë që po kalonte regjimi.

Si për dreq, një tjetër çështje, akoma më enigmatike, kishte ndodhur fill para mbërritjes sonë aty, duke e përkeqësuar gjendjen. Në shtator, disa refugjatë antikomunistë kishin zbarkuar në mënyrë të mistershme në një plazh të jugut.

Ardhur me gomone, rreth 30 vetë, të organizuar si grup special me në krye Xhevdet Mustafën, u rrekën të hyjnë në rrethin e Vlorës për t’i nxitur banorët e zonës, të njohur për ndjenjat e tyre antikomuniste, që të ngrinin krye.

Mirëpo u pikasën dhe pas pesë orë luftimesh, u asgjësuan. Pretendenti për fron, “mbreti” Leka, (që jetonte në Afrikë të Jugut) e bëri më të besueshëm lajmin e këtij veprimi, mbi të cilin u tha se “kishte shprehur rezerva”.

“Vigjilencë” dhe spiunim

Në Shqipëri, askush nuk e ka ndjesinë se i shpëton mbikëqyrjes së përgjithshme. Çdo sjellje sadopak e veçantë bie në sy dhe përflitet. Emri i mirë i një vajze mund të prishet kur ndodh që del shëtitje ose shkon në kinema me një djalë dhe shihet nga ndonjë fqinj dashakeq… Hakmarrja, megjithëse rreptësisht e dënuar nga pushteti, sundon tinëzisht.

Çdo shqiptar që ka sadopak ambicie, rreket pra të bëjë një jetë sa më transparente që të mos shkaktojë kritika. Një gabim i një anëtari apo një pjese të klanit e fëlliq të tërë klanin. Edhe dyzet vjet pas luftës, familjet kanë kujdes që të mos lidhin martesa me familje me njollë në biografi, si për shembull ato që kanë bashkëpunuar me pushtuesin.

Nëpër rrethe, jeta është pak më e qetë se sa në Tiranë: Mundësitë për punë janë më të pakta dhe spiunimi më i rrezikshëm, sepse vështirë të kryhet në mënyrë anonime.

Kur mbërritëm në Shqipëri, na pati habitur shumë mosbesimi që e karakterizonte shoqërinë shqiptare. Kudo mbretëronte një klimë tmerri. Parulla “Vigjilencë”, e kudondodhur, e yshtte çdo individ të parandalonte sabotimet e mundshme të “armikut të brendshëm”.

Sundonte një atmosferë luftarake, e ushqyer edhe nga ndërtimi i një numri të pafund bunkerësh, rreshtuar nëpër fshatra, propaganda anti-jugosllave. Spiunimi nxitej dhe shpesh ishte i pranishëm edhe nëpër filmat për fëmijë. Heronjtë e vegjël vëzhgonin me dyshim aktet e individëve ose gjatë luftës, ose pas saj.

Ata u shmangeshin makinacioneve dhe shkonin u tregonin partizanëve ose autoriteteve komuniste, për çka përgëzoheshin.

As i huaji nuk i shpëton dot kësaj ndjesie të lodhshme. Ai e di se edhe në rrugë nuk i shpëton dot syrit kolektiv dhe se mund të akuzohet për synime dashakeqëse ndaj shtetit shqiptar. Nganjëherë, kjo kthehet në estradë. Një ditë, një roje i ambasadës italiane po shëtiste me të shoqen me makinë.

E kapi një nevojë e ngutshme dhe e ndaloi makinën në anë të një kodrine me shkurre, aq të dobishme në këto raste. Zgjodhi një gëmushë dhe u zbraz. Mirëpo nuk e kishte marrë parasysh vigjilencën shqiptare, e cila ushqen parullat e kudondodhura si të ishte një urdhëresë fetare hyjnore.

Disa fëmijë të vegjël, të ushqyer me seriale plot spiunë, menduan se më në fund u kishte ardhur dita për t’u bërë heronj të socializmit dhe se do të thyenin kushedi ç’plan të mbrapshtë të armikut të huaj. Lajmëruan disa ushtarë që po kalonin atypari, çka nuk ishte aspak e vështirë sepse këta i gjeje pak a shumë kudo, dhe të gjithë bashkë po e prisnin italianin e pabesë që po vinte kodrës teposhtë.

E pyetën se çfarë kishte bërë, mirëpo ky nuk dinte shqip dhe u nxitua të futet në makinë për t’u larguar. Ushtarakët rrethuan makinën, e kërcënuan dhe e detyruan të dilte nga makina për t’u shpjeguar. Përpjekja e tij për të ikur i kishte nxehur ca më shumë gjakrat: Nuk kishte më dyshim se diçka po luhej aty. Italiani i pafat e kuptoi më në fund se çfarë kërkonin dhe nuk deshi të tregonte me shenja aktin e dobishëm që sapo kishte kryer.

Duke ditur se një numër i madh shqiptarësh e flasin italishten, u rrek t’u shpjegonte në gjuhën e Dantes se për çfarë i ishin dashur ferrat. Ushtrisë popullore iu shqyen sytë nga zhgënjimi. Mirëpo ngelej edhe një “fishek” në mes, mos vallë ky kishte gënjyer? Atëherë iu kërkua të tregonte faktet.

Biri i ujkonjës e ndjeu dinjitetin të plagosur dhe i dërrmuar sa s’ka më, iu ngjit kodrinës përpjetë, i ndjekur nga ushtarët në radhë. E gjeti gëmushën në fjalë dhe u tregoi të gjithëve provën e padiskutueshme të pafajësisë së tij. Këto lloj incidentesh nuk ndihmojnë në afrimin e popujve, po t’i besojmë tonit me të cilin na u rrëfye incidenti në fjalë.

Familja është streha e vetme ku njeriu është i sigurt se nuk do e spiunojnë. Aty mund të bëhet shaka, të dëgjohen ose të shihen emisione të huaja. Maska që mbahet në shoqëri bie. Fëmijët, të adhuruar prej prindërve, luajnë një rol themelor sepse e gëzojnë shtëpinë dhe u japin prindërve mundësinë e vetme për të ushtruar përgjegjësitë e tyre.

Këtë tablo e errëson hyrja e fëmijës në klasë të parë, sepse aty ai i nënshtrohet një katekizmi të fortë dhe ndodh t’u kundërvihet prindërve. Në këtë rast, shqiptarët thonë që fëmija “është nën ndikim”.

Shtëpia ka karakter familjar dhe, përveç festave, si p.sh. fejesa apo martesa, nuk organizohen pritje. Fëmijët luajnë jashtë, burrat bisedojnë në kafene dhe të rinjtë bëjnë xhiro. Studentët konviktorë pohonin se nuk e kishin shkelur kurrë pragun e shtëpisë së tiranasve.

Kur dikush do të takojë një person jashtë familjes së vet, e thërret nga jashtë dhe pret që ky të dalë në dritare. Arkitektura e shtëpive private, si në qytet, si në fshat, është shumë domethënëse. Mure të larta prej tullash e izolojnë shtëpinë dhe e mbrojnë atë nga shikimet e kureshtarëve. Shpesh, kur konsiderohet se muri rrethues është tepër i ulët, ai lartësohet. Në fshat, shtëpitë janë të rrethuara me gardhe kallamash.

Kolegët nuk shkonin te njeri–tjetri dhe studentët mbanin me profesorët një distancë të çuditshme. Një studente vinte shpesh t’i tregonte Elizabetës trishtimin se ishte ndarë nga fëmija e saj, që jetonte me të gjyshen në provincë, dhe qahej se nuk i fliste dot askujt për këtë, megjithëse nuk ishte e vetmja në këtë rast.

Disa të tjerë vinin të bisedonin me ne për filma apo pjesë teatrale që i kishin parë, por për të cilat nuk donin të flisnin me shokët e tyre sepse nuk kishin besim. Disa të tjerë, tashmë “intelektualë”, konstatonin me një lloj trazimi plot ankth se mjedisi i tyre familjar, sidomos kur ishte me origjinë modeste dhe pak i shkolluar, nuk ishte më për ta mjedisi i ëndërruar, por megjithatë asgjë tjetër nuk ia zinte dot vendin.

Kjo mungesë e çimentos shoqërore është ideale për regjimin. Mosbesimi i lashtë i shpirtit klanor, që e sheh tjetrin si të huaj, i siguroi regjimit një rehati të madhe, sepse kështu nuk mund të krijohet as edhe embrioni më i vogël i ndonjë shoqate apo sindikate.

14 komente në “Thashethemet që qarkullonin për vetëvrasjen e Mehmet Shehut”

  1. Berlin says:

    Mehmet Shehu nuk ishte nga ata kakrakteret qe vrsain veten por luftojne deri ne fund.

    1. ☆~Gopisti i NSHRAK-ut~☆ says:


      1.
      Dhe këta
      Si ca të tjerë
      Pa e bërë
      Qefin qederë
      Me qitap
      Çojnë haberë
      Plot gabime
      Pa një vlerë.
      2.
      Ne albanët
      Si shqiponja
      Do harrojmë
      Hallet tona
      Me romuze
      Me qyfyre
      Do qëllojm
      Librin e tyre.

      P.S.
      Meqë libri
      Vend ju zuri
      Mirëserdhët
      Po ç’dreq ju pruri?!!

    2. antifashisti says:

      Gazetaret shqiptare jane gati te botojne edhe shkrime ku u shahet nena e tyre si prostitute dhe kenaqen me honoraret qe fitijne nga shkrimi i tyre!
      Keta franceze jo vetem mashtrojne por jane edhe TUAFE kur shkruajne gjera qe tre gjithe ne i dime se csi kane qene.
      E quajne M.Shehun HERO KOMBETAR!!!
      Haaaaaa!
      Ku e gjeten kete titull keta ordinere?
      Po ata 30 refugjatet antikomuniste qe paskan zbarkuar ne Vlore e jo vetem 4 vete qe zbarkuan ne Divjake,ku i gjeten keta sharlatane?
      Pale na e bejne Vloren antikomuniste!
      Haaaaaaaaa!
      Vlora ka qene e do mbetet nder jete te jeteve ZEMRA E ATDHETARIZMIT,IDEALIZMIT DHE QENDRESES SE POPULLIT SHQIPTAR PER LIRI E DEMOKRACI!
      Permbi te gjithe VLORA ka qene ZEMRA E LUFTES NACIONAL-CLIRIMNTARE,pra edhe e PKSH-se!
      Cojeni kete zhgarravine ne wc per te fshire menderen se aq vlen!
      Jo cdo gje qe llapin te huajt eshte e mire apo e vertete per shqiptaret e ndershem e patriote!
      Ky shkrim eshte per te kaluar ne orgazme bashkepuntoret me pushtuesit dhe te gjithe kelyshet e tyre antishqiptare!
      ” Balliste e zogiste te te gjitha trojeve shqiptare,bashkohuni te hame nga nje PULE TE PJEKUR per njeri”!
      Se per te tjerat ………NJE MUT JENI!

  2. nikaja says:

    fecor shehu nuk ishte nipi i mehmet shehut s kane te bejne fare vetem se jane nga nje krahine

  3. kritiku says:

    I paska von lente zmadhuse gjonave.
    ne shtpi shqiptart fusnin miqt e jo te tjer.
    ate banden e xhevdet mustafes e paska 10 fishu ne numer.
    duket tendency dashakeqsije ne pershkrimin e gjerave,duke I pa me size t errta.
    po t vesh size t errta edhe francen e sotme e shef keq. ja p sh. nji pershkrim me titull “franc demokraci milenjumi I ri”
    ne rrug njerzit as nuk e shofin njeri tjetrin e jon me ta pershnesin .
    jan individualist qe su bo pershtypje se ca ndodh perreth
    punojn gjith javen nga agu ne muzg dhe dalin te bshtunen e pijn drog e alkkol si te cmendur per te kriju iluzionin e lumturis qe e kan humbur ne pun.
    punojn jo per vete por per t tjeret,aqsa e kan edhe si shprehje nuk thon psh “punoj ne fabriken Rua de Lon” por “punoj per Rua de Lon”.
    I ndrrojn dashnoret si qeni bucet,si dhe abuzojn seksualisht deri ne qirje massive. esht normal qe nji femen te pallohet njekohsisht nga tre meshkuj nji k.. ne p… nji k.. ne byth dhe tjetri ne goj. ndersa nja per k.. te tjer presin ngati perpjet ne corridor. dhe tv I jep live. degjenerim.
    vet presidenti a kryeministri ka dashnore si vagonat e trenit..
    pra pershkrime te tilla behen per cdo system dhe jan te besushme

  4. vjeshta says:

    Vlora antikomuniste? !!!! Jeni ne vete apo jo?!
    Edhe sot është çerdhja e komunistëve, jo më atêherë.

  5. xhonson says:

    Ne se edhe botuesit e ketij shkrimi nuk do kishin te njejtat ndjesira dhe interesa si te ketyre dy francezeve,ky shkrim do te hidhej ne wc si pa asnje vlere!
    Nga fillimi e deri ne fund eshte djallezor,i pasakte,shpifes dhe duket wqe eshte bere me porosi tre ndonje regjizure anti shqiptare!!
    Kush e lexon ne Shqiperi kete zhgarravine i vjen per te vjelle!
    Vetem armiqte e Shqiperise dhe te huajt qe nuk e kane njohur gjendjen mund ta pranojne si te vertete kete!
    Sidoqofte botuesi eshte fajtor qe pranon PLEHRA te tilla,mjafton qe te shaje SOCIALIZMIN!
    Pas 26 vjet KAPITALIZEM,duket se nuk kane ndonje gje te mire per te thene ,prandaj merren me sharjen e te kaluares!
    Tregojini botes se cfare te mirash ka perfituar shumica e popullit te varfer nga KAPITALIZMI dhe boll u moret me te vdekurin!

  6. MAJAKOVSKI says:

    Me te vertete kishim nje vend ta varfer por njerezit ishin te qete dhe te shoqeruar. Vendet tjera jashte Shqiperise ruhen apo pergjohen me camera 24/7 ndersa shqiptaret e njohen cameran pas viteve 1990. Nuk kishte camera absolutist ne asnje vend. Populli ishte i edukuar te mbronte pronen e perbashket dhe normalisht do raportonte . Nqs nuk do vepronte keshtu do te ndodhte si sot ne France, Brussels etj.

  7. Arben says:

    MEHMET SHEHU U VRA NGA KGB-JA RUSE.

    KERKESA U BE NGA UDB-JA SERBE DHE U MIRATUA, DHE EKZEKUTUA NGA KGB-JA.

    VRASJA VJEN DIREKT PAS VDEKJES SE TITOS, I CILI ISHTE AI QE MBANTE NJE EKUJLIBER NE ISH-JUGOSLLAVI, DUKE U DHENE DISI HAPESIRA SHQIPETAREVE.

    ME VDEKJEN E TIJ, KLANI SERB FILLOI “MESYMJEN” ANTISHQIPETARE.

    MEHMET SHEHU MBRONTE INTERESAT SHQIPETARE, DHE DUHEJ ELEMINUAR.

    PAS TIJ I ERDHI RRADHA ENVER HOXHES, I CILI U ELEMINUA PER FAKTIN E VETEM SE ISHTE SHQIPETAR, PASI SERBET DONIN NJE SLLAV SI RAMIZ ALIGOVIC NE KRYE TE REPUBLIKES SE SHTATE DE FAKTO TE JUGOSLLAVISE.

    NDERSA PER EKZEKUTIMIN E KETYRE TE DYJA VENDIMEVE U NGARKUAN TE SHOQET E KETYRE TE DYVE.

    MEHMETIN E EKZEKUTOI E SHOQJA ME PISTOLETE, NDERSA ENVERIN E ELEMINOI ISUF KALO, ME “KUREN” QE I ADMINISTROI DHE ME MBULESEN QE I BERI NEXHMIJA KESAJ “KURE”.

    PERFUNDIMISHT, KOMUNIZMI SLLAVO-KOMUNIST ISHTE THELLESISHT ANTISHQIPETAR, DHE ME E KEQJA ESHTE SE AKOMA NUK E KEMI HEDHUR POSHTE.

  8. LORA says:

    Shkrim I denje per bajgat frankofone,,,,shpifesire,,,,,,rreket te percudnoje kujtesen publike , per jeten e shoqerise sone para 1990-es.
    Keta francezet konkurojne njeri-tjetrin per perversitete.

  9. joel shkodra says:

    Pjesa e botuar s’ka te beje fare me titullin. Ndoshta ka pjese te tjera qe shpjegojne titullin.

  10. Mallakastrioti says:

    Theksoj se Enver Hoxha i ka Deklaruat te Birit Sokolit: UNE NUK E BESOJ SE MEHMETI VRAU VETEN!!!!Athere kush na e zgjidhe Enigmen e Vrasjes se Shekullit???
    Po te shohim Foton e Mesiperme ajo eshte nje Akuze e hapur per Vrasesit:Nuk ka shenja Tkurrje apo ngerdheshje te Fytyres, nga dhembjet. Mehmeti duket sikur bene nje Gjyme te Embel me syze mbi Balle, pra kemi te bejme me Nje Helmim, dhe per te qene te Sigurt se Vdiq i dhane edhe dy-Plumba ne Zemer sikurese Flitet me n je Pistolet te Tipit Makarov.
    Naten e “Vetevrasjes” thuhet se Kadri Hazbiu beri nje Vizite te shkurter te Vila e Mehmetit, c´fare u Bisedua???Dhe c´fare u tha???Kadri Hazbiu ne Gjyqe u mundua me c´do kuishte qe te Mohonte se ka qene te Vila e Mehmetit, duke sjelle si “Alibi” NJE FESTE DITELINDJE ne Laprake.
    A thua Kadriu soli Letren Testament, te Parapregatitur me Pare nga Specjalistet e Agjenturave te Huaja???
    Fiqirete Shehu eshte po ashtu ne Listen e te Dyshuarve per VRASJEN E BASHKSHORTIT, a thua ja dha ajo dy Plumbat ne Zemer, dhe ju PREMTUA RUAJTJA E FEMIJEVE DHE GJITHE POSTEVE QE KISHIN??????A thua kete jua Premtoj Kadri Hazbiu;i cili bente Loje te Dyfishte sa me Mehmetin dhe sa me Ramiz Aline?????Pse Mehmeti shkruante ne Letren Testament se Alia ishte Jago???
    Pse nuk u DEGJUA Krisma e Pistoletes?????
    Nje Varjante tjeter eshte:Thuhet se ne naten e “Vetevrasjes” Mehmetit i Cuan nje Infermjere te Re…Emri i se ciles eshte i panjohur???Dhe nese kjo Infermjere e Helmoj,pse nuk Deshmoj Fiqirete Shehu???Bashkim Shehu, si dhe Skender Shehu dy Djemte qe Mbijetuan Tragjedine do te ishte me e Ndershme tu thone Shqipetareve te Verteten:Kush e Vrau Mehmetin???A munde ti shpetonte Kush Syrit te Fiqireteti, si zonje Shtepie????
    APO Djemte e Mehmetit do te “Pajtohen” ME Historine e “Vetevrasjes” se keshtu u behet Mire atyre????Shpjegimi i Bashkimit se ate e “Vrau” Sistemi qe ai vete Ngriti dhe Punoj…eshte vetem nje Justifikim aspak Llogjike….
    Pra Pyetja Mbetet :Kush e Vrau Mehmet Shehu?????

  11. franc says:

    Kjo franceze ishte .. nje e papune ne France qe u detyrua te vinte tek ne! Si ne sot ne emigracion… nje lyrashe. Me lyrash jane ata qe i shkojne prapa.

  12. Viktor says:

    Me sa di une, jo nga vetja, por nga dokumentet qe nuk kundershtohen dot nga pallavraxhinj te tille, siç jane gazetaret e sotem, ata qe vinin per te punuar ne Shqiperi ne ate kohe, ishin, ose deshtake hallexhinj ne vendet e tyre qe, pasi e shpallnin veten “marksiste-leniniste” gjenin nje rroge ne Shqiperi, ose aventuriere te paafte qe nuk dinin te benin asgje ne vendin e tyre dhe perseri, veteshpalleshin “marksiste-leniniste”, mbeshtetes te PPSH-se dhe Enver Hoxhes per te ngrene buke ne Shqiperi. Por gazetaret e sotem, injorante dhe pa kurrefare kulture, qofte edhe minimale, na i shesin per koka te medha qe duhen besuar dhe marre si pika reference edhe per nje kohe, te cilen e njohim me mire se ata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje