Andrea Stefani ka bërë një shkrim tek gazeta Dita sot, ku krahason Sali Berishën me Hitlerin.
Ai shpjegon pse e krahason Berishën me Hitlerin.
“Kur e kam krahasuar Sali Berishën me Hitlerin, kam patur parasysh kryesisht një ngjashmëri karakteriale mes tyre, ngjashmëri e faktuar nga dhuna, autokratizmi dhe kulti i individit në karrierën e tyre. Kam patur parasysh edhe pohimin e Jungut se “hitlerët” vazhdojnë të jenë prezentë si demonë në jetën tonë.
Por të paaftë për të mësuar nga historia e jonë dhe e të tjerëve, ne e kemi falur disa herë “Hitlerin” e demokracisë sonë. Edhe kur në vitin ’97 armatosi fanatikë paramilitarë për të mbajtur pushtetin e korruptuar me dhunë, edhe kur dhunoi zgjedhjet në vitin 1996, edhe kur në shtator ’98 organizoi një puç të armatosur (fiks si Hitleri në Mynih), edhe kur më vonë sulmoi komisariatin në Tropojë, edhe kur biznesi mafioz i klanit të tij vrau në Gërdec, edhe kur ai vetë dhe kukulla e tij Basha vranë në mes të sheshit në 21 janar.
Tani e falëm përsëri. E fali, në fakt, mungesa e një sistemi që nuk toleron krime të tilla. E falëm edhe pse u bëri thirrje kriminale shqiptarëve: Armatosuni, armatosuni, armatosuni! Qartë, histerikisht dhe pa asnjë ekuivok. Një ulërimë kinse e inspiruar nga kërcënimi i “shullazërve” por që në fakt, gjakonte te shndërronte çdo shqiptar në një bandit të armatosur. Rruga për të mbrojtur popullatën nga kërcënimi i “shullazërve” dhe banditëve nuk është armatosja e shqiptarëve por çarmatosja e banditëve. Edhe e atyre që sot nuk i përmend askush. Të atyre që vetë Berisha ka qenë i pari që i ka përdorur për rrëmbim votash që në vitin ‘96 kur inaguroi vesin e grabitjes së zgjedhjeve në Shqipëri.
T’u kërkosh shqiptarëve të armatosen “për vetëmbrojtje” kundër shqiptarëve, është ta shtysh shtetin në gjendjen hobesiane të natyrës, ku secili i lan vetë hesapet me secilin. Eshtë taktika më dinake, në emër të gjoja mbrojtjes së “popullit”, për rrënimin e atij pak shteti që është ndërtuar në Shqipëri. Eshtë përpjekja destruktive për t’u dhënë edhe një provë tjetër armiqve të shqiptarëve se këta nuk bëkan dot shtet. Ashtu si viti ’97 kur rrënoi shtetin për pushtetin, ashtu si dhe në shumë raste të tjera kur ka sakrifikuar gjithçka e këdo për pushtetin, me thirrjen e tij Berisha provoi se është i sunduar nga një instinkt vdekjedashës që nuk mund të mos e shtyjë drejt rrënimit këdo që i nënshtrohet udhëheqjes së tij. Thelbi i thirrjes së tij për armatosje është të “konfirmojë” dështimin total të shtetit në Shqipëri”, shkruan Stefani.
“Meqenëse kemi për referencë Hitlerin, është interesante të vëresh se, sipas një studimi të bërë nga një grup psikanalistësh në prag të ardhjes së nazistëve në pushtet, kish rezultuar se po rreth 10-15 përqind do të ishte mbështetja fanatike për Hitlerin. Kjo mbahet, përgjithësisht, si mbështetja më minimale, por edhe më e pashkatërrueshme, që i ka rrënjët në afërsinë karakteriale dhe psikologjike të diktatorit dhe diktaturës me një pjesë të turmës. Tashmë edhe mbështetja për destruktivistin dhe nekrofilin Berisha, është reduktuar ekzaktësisht në kufijtë e këtij solidariteti narcist të grupit me idhullin e tyre të ngritur në kult.
Eshtë konstatuar se thuajse po kaq, është ajo përqindje e popullsisë që, për nga karakteri i saj biofil, do kundërshtonte deri në fund çdo diktator e diktaturë dhe nuk do të nënshtrohej. Pjesa tjetër, prej 70 përqindësh e popullsive, zakonisht nuk mbështet vendosmërisht asnjërin prej opsioneve. Pra as diktaturën dhe as lirinë. Por do t’i bashkangjitet me duartrokitje hipokrite opsionit fitimtar, e nxitur nga nevojat a përfitimet e momentit”, shkruan më tej Stefani.
REspekte Z. Stefani. Ja keni numeruar gjithmone ne balle zullumet ketij fatkeqsie kombetare
Gabimi me i madh eshte krahasimi i cdo figure me Hitlerin, Hitleri ishte nje personalitet qe e donte kombin e vet dhe donte ta vinte mbi te tjere ndersa bastardet tane politikane si majtas dhe djathtas duan tja fusin popullit te vet pra nuk ka vend per krahasime.
Do isha kureshtar të dija se ç’mendon Kadare për këtë idiotësinë e fundit berishiane.
Eshte nje problem kur behesh bajat me keto krahasime, por kur e perserit kete krahasim 6 here ne vit dicka nuk shkon ne karakter. Te krahasosh Berishen me Hitlerin dhe kete ne token shqiptare, nuk ke bere gje tjeter, por vec se Berishes i ke ngritur vlerat, jo vetem vlerat por gjithshka, e ke bere idhull. Me kuptoni, kete e them se ne kushtet shqiptare, ne te vetmin vend ku “Mein Kampf” u be bestseller dhe u shit para se te jepej leja nga Landi i Bavarise, kjo vetem ne Shqiperi ndodhi. Ne Shqiperi ku cudite ose marrezite jane prezente si peshqit ne oqeane simpatia ndaj Hitlerit nuk eshte e paket si ketej dhe andej kufirit. Dhe me keto shkrime Andrea ne vend te vendose vetulla nxjerr syte, packa se para tyre ka syze te tipit ministrit sovjetik te puneve te brendshme te kohes se Stalinit, Berija.
Dhe meqe ekziston nder shqiptare simpatia ndaj tij dua, dhe une si nje pjese e kesaj vorbulle shqiptare te them disa gjera qe bien komplet ne kundershtim me tallavate e Andreas, qe faktet historike i deformon si te doje duke gjetur ne fund Eureken me shprehjen: Berisha-Hitler!!!!
Andrea, si filozof qe je dhe si ish-pedagog i M-L, nese me lexon, po te them dicka:
Adolf Hitler ishte nje personazh qe nuk doli papritur ne truallin gjerman. Ai u formua ne klasat e larta filozofike gjermane, u formua dhe u impresionua nga muzika, arti, kultura, poezia e Goethes, teorite e filozofise kantiane dhe hegeliane, u rrit ne sallonet e klasave ta larta gjermane dhe idete e filozofit Chaimberlain u kthyen per ate ne postulate ne teorite dhe praktiken e tij per ti vene ne jete ato. Puci bavarez nuk ishte gje tjeter vec se nje kunderhtim me arme ne dore kunder “Republikes sovjetike te Bavarise” i vete forcave militare si ndikim i drejteperdrejte i revolucionit socialist te Tetorit. Ishte pikerisht nje reagim e forcave te djathta me ato militariste nen drejtimin e gjeneralit te famshem gjerman Luttendorf.
Te krahasosh Berishen me keto idivide, skenare dhe ngjarje eshte me te vertete per te qeshur.
Ndikimi i tij sa vinte dhe rritej. Mussolini kishte marre pushtetin qe me 1922. 11 vjet me vone Hitleri mori pushtetin dhe ndikimi i tij ne popull u rrit ne menyre te jashtezakonshme. Hyrja ne vendlindjen e tij ne Austri ku u prit nga masat e medha popullore tregonte simpatine e jashtezakoshme qe kishte kudo, sipmati qe kishte dale dhe jashte Gjermanise. Dua ta le anen politike te pushtetit hitlerian, dua te tregoj vetem anen e zhvillimit ekonomik dhe shkencor qe arriti Gjermania ne ate kohe.
Ne cdo fushe ai shtet la prapa tere perandorite e vjetra dhe te reja. Fuqia militare me raketa V2, qe mund te godisnin dhe Uashingtonin, se Londra ishte arritur me kohe, avionet ku pilotet gra testonin reniet e avioneve ne pikiade ne kushte lufte (gra aviotore te dekoruar nga Göering ne vitet 1938!!!!), zhvillimi i industrise kimike, metalurgjike, se komunikacionit pa harruar ketu fillimet ne fushen atomike ku disa superfuqi dje dhe sot i moren ato te gatshme. Von Braun kerkonte ne ate kohe ne Warnemünde te pushtonte vete kozmosin!!!!! Te gjitha keto u ngriten ne skaje te papara vetem ne Rajhun e III-te.
Arsimi gjerman ne ate kohe ishte ne shkallet me te larta, ku disiplina, mesimdhenia dhe jeta jashteshkollore ishin ne nivele si askund tjeter ne bote.
E dini i dashur Andrea se per cfare nivelesh behet fjale?
Ti na ben krahasim me Berishen ne nje fshat oriental plot prapambetje, si Shqiperia!!!!!
Edhe kaq sa kam treguar, kam treguar shume per te thene ate, qe eshte me teper se qesharake te beh krahasime te tilla.
Gjej ndonje diktator nga Afrika dhe Kaukazi se me Hitlerin keto krahasime shkaktojne vetem te qeshura edhe po gjete ndonje shiko se mos e gjen shekuj me pare se dhe ne Afrike zor se gjen.
Faleminderit nese me ke lexuar i nderuar Andrea.
Mos be me krahasime te tilla se tregon shume.
Claus tregon kufizim dhe mungese mirekuptimi me gjithçka qe ka shkruar Andrea. Cdo krahasim nuk mund te mos caloje diku dhe padyshim do te gjesh diferenca. Keshtu Hitleri ishte gjerman, Berisha eshte shqiptar, Gjermania e madhe, Shqiperia e vogel, Gjermania e perparuar, Shqiperia e prapambetur, Hitleri elokuent, Saliu folklorik etj, etj. Dallime ka sa te duash por veshtiresia eshte te gjesh te perbashketen. Dhe pikerisht kete ka bere Andrea. Ka evidentuar te perbashketen karakteriale mes Hitlerit dhe Berishes, natyren nekrofile dhe destruktive. Edhe kultin e individit qe eshte me brire ne PD e Saliut. E pe, e gjithe partia ndoqi Saliun jashte parlamenti vetem pse ai mori ndalim 10 dite?! PD eshte parti e Saliut ashtu si Partia nacional-socaliste ishte parti e Hitlerit. Per keto ngashmeri ka shkruar shume sakte Andrea si dhe per rrenimin qe po i sjellin projektit te demokracise ne Shqiperi njesoj si Hitleri ne ate kohe ne Gjermani. E kupton o Claus?
HAHAHAAAAAAAA Te falenderon more Andrea ne qofte se e ke lexuar filozofin claus hahahahaha. Claus, ose eshte jashqitja e personazhit Strazimiri te bordellos se SHQUP-it ose jane gatuar ne te njejten miter.
Hitleri qe nuk mundi te marri kurre diplomen e shkolles se mesme, “u formua ne klasat e larta filozofike gjermane”?????!!!!!
Claus! Cfare eshte kjo pacavure qe ke shkruajtur????!!!! Si paske “harruar” se si e mori pushtetin Hitleri, se si i eleminoi kundershtaret e ti politik me burgime, izolime ne kampe perqendrimi e pushkatime, se si i zhduku hebrenjte, komunistet, socialistet, romet, etj dhe pa folur per mijra e mijra gjermane me probleme mendore ne psiqiatrite e vendit qe shfarrosi duke i futur ne dhomat e gazit si prove gjenerale per zhdukjen e hebrenjve????!!!!
Sigurisht, me Hitlerin nuk mund te krahasohet askush dhe kjo, jo se Hitleri ishte i paaritshem per “te mirat” e tij, por per te keqiat e tij!
Europa per here te pare ne historine e saj eshte mbi 70 vjet ne paqe dhe kjo, vetem e vetem se popujt e Europes (perfshire dhe gjermanet) nuk deshirojne te kthehen ne vitet e “lumtura” te Rajhit te Trete!
Vetem harresa mund te ringalli gjarprin e zi, fatkeqesisht!
Jeni gabim z.Stefani, Hitleri vrau popujt e tjere per idene e tij te çmendur te pushtimit te botes dhe per pastertine e races ariane, vertete vrau dhe burgosi disa kundershtare te tij, kjo per arsyen e qellimit te idese se tij te “madhe”, kurse Sali kerma vrau, preu, masakroi, vodhi, shiti, poshteroi popullin e tij. Krahasimi nuk qendron.
krahasimi me hitlerin eshte shume i drejte kushdo qe tenton te minimizoje rrezikun e rikthimit te viteve te eeresires e terrorit ndihmon ose eshte pjesmarres ne aventuren antinjerezore jane faktet kokeforte qe simmbolizojne saliun me te keqen .nuk ka rendesi se je vend i Vogel apo i madh e keqja perhapet me shpejtesi
JASHTË SHQIPËRISË TË GJITHË MALOKËT.
NENI NR 1 I KUSHTETUTËS.
ti je njepakice kpmbetare ..nga ata qe e shitet kosoven qe ne vitin 44….vetem qe ta mbanit pushtetiin per 50 vjet….nuk po them edhe ca te verteta tjera te trishtueshme per ty dhe sojin tend…se nuk eshte momenti
Po,per te gjitha e ke me te drejte por nje fakt ke harruar se dallimi ndermjet ketyre dy Hitlerave eshte se Hitleri i Gjermanise ,e ka zhvilluar shume ekonomine gjermane,ndersa ky i yni gjithcka ka shkaterruar!!!
Klaus : Ne pergjithesi e mbeshtes idene e komentit tuaj se nuk mund te krahasohet nje ” i çmendur” qe dogji Shqiperine , me nje te çmendur qe dogji gjithe Evropen . Por ata kane disa gjera te perbashketa qe i ka nenvizuar z.Stefani ne shkrimin e tij . Nuk me pelqen paraqitja “glorifikuse” qe i beni ju arritjeve te Hitlerit , sepse rezultati i atyre arrijeve ishte miliona te vdekur dhe nje Gjermani e rrafshuar nga themelet . E me sa kam lexuar V2 dolen nga fundi i luftes dhe ishin me rreze te shkurter veprimi (shpejtesi me te madhe > nga v1) .
Pershendetje.
Z.Stefani asnje shqipetar nuk e ka falur kriminelin Berisha ate e ka falur stafi drejtues i drejtesise shqipetare shiku prokuroria gjykata policia te gjithe te emeruar prej tije.
Z.kampion i mediokritetit Stefani.Ti je nje AntiBerishe patologjik e i paguar.Perpos kesaj je dhe qesharak.Jo vetem ti por edhe keta te “semuret” e chatit.Krahason Berishen me Hitlerin?!?!??.Cudi se ti i bie te jesh Gelbesi i Propagandes Majtiste.I varfer ne leksiologji dhe metafore ,per tu dukur interesant e i ditur ben nje shkrim me baze krahasuese dy figura qe as koha as vendi e as sistemi nuk le vend per krahasim.Kulmi eshte kur permend Karl Jung.Por ti kokrra e injorantit aktiv qe vete sistemi qe Berisha perkrahu dhe ndertoi ,te dha mundesine te behesh dikush.Te dha mundesine ky sistem me te mirat e te mangetat e tij qe Ty personalisht dhe nje tufe me sharlatanesh majtiste te nxjerrin buken e gojes e te bejne karriere ne emer te antiberishizmit.Dhe para z.Stefani ,shume para.Ky eshte sistemi i Berishes.Sistemi i Hitlerit cdo bente me Ty e te gjithe gjirizin qe Ti perfaqeson.???.E thjeshte ,sapun ose ilac rrobash do perfundoje.Nuk do kishe kohe e mundesi te beje as heroin.Sic beni tani ju te persekutuarit milionere e miliardere nga Berisha.Posedues te vilave ,jahteve ,salloneve bizneseve ,shijues te cdo pervesiteti mondan si kapitalista te vertete dhe demagog llapaqener majtist.Ptuuu race e peshtire !Por kur gjen Ti dhe ata te tjeret gazetare felliqesira, viktima vullnetare te injorances e i ushqeni me te tilla shkrime pacavureske ju lumte ,100 here ju lumte.Shko bej check-up vullnetar te Vilma Nushi .Jep dhe ti kontributin tend ne vjedhjen ne menyre te shendetshme te popullit.Dhe lere Jung ,se po i dridhen kockat nga tmerri.Sa per Berishen ….ti dhe shoket e tu do mbeteni perjetesisht breshka mocali.Historia eshte gjykuesja me e mire ,koha do e tregoje.Berisha ka bere histori, ju dhe soji juaj llapaqenizmin e kthyet ne art.
Andrea, keni gabuar ne krahasim.
Brsvo ylli.Berisha te paska dhene formen qe meriton,Ti e adhuron vertet nje superkriminel .sepse ti dhe ay dhe mjafte te tjere jeni te ngjashem dhe njesoj si ay nese do ndodhte te ishit ne postin e tij do benit te njejten qe ay beri:Djegjen e shqiperise””bravo!..sa me shume te kete shqiperia si soji yt dhe i Berishes aq me “mire”do shkojne punet ne shqiperine tone te pergjakur…
ne fakt hitlerin e kemi kryeminister(piktor deshtak ishte edhe hitleri po ashtu eshte edhe Rama..)
z.Stefani argumenti juaj eshte qesharak
https://en.wikipedia.org/wiki/Godwin%27s_law
Respekt per Sali Berishen.Sa eshte gjalle ai ,do kesh ke te shash.Pa ate nuk do ishe bere “analist”.