Blushi në Peshkopi: Rama nuk do e bëjë “Rrugën e Arbrit”

25 Prill 2016, 08:42Politika TEMA

Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi kanë zhvilluar në Peshkopi një takim të hapur me qytetarë ku prezantuan platformën e tyre “Shqipëria mbi Partinë”.

Ben Blushi theksoi se pas konsultimeve me shqiptarët ka ardhur koha për lëvizje të re politike që do të ndryshojë jetën e shqiptarëve.

“I keni parë ministrat të vijnë të flasin këtu me ju, të ulen të bisedojnë apo ndonjë deputet të tyre? Nuk e bëjnë këtë gjë, për këta rëndësi ka ndriçim në mes të Tiranës, pllaka majolike në Durrës, kulla në Korçë, stadium në Elbasan. Cila parti i mbron të varfrit? I mbron Rilindja? Unë them që jo, Rilindja është vetëm me të pasurit, nëse është edhe me ta. I mbronte PD? Sigurisht që jo, sepse edhe PD-ja këtë varfëri mbolli, që Rilindja po e vazhdon dhe po e korr. Rilindja s’bën asnjë punë, sepse nuk merret me njerëzit. A keni dëgjuar Edi Ramën të rrijë me një të varfër? Po Shqipëria është 905 e varfër. A e keni dëgjuar, e keni parë me kë rri? Vetëm me njerëzit e mbarë, i ka shokët vetëm të pasur”,- tha Blushi.

Sakaq, deputetja Hafizi gjatë fjalës së saj tha se Dibra ka burra dhe gra të zgjuar që do e çojnë vendin në drejtimin e duhur dhe jo në udhë pa krye sikundër po ecën Rilindja.

“Këtë qeverisje nuk e meriton Shqipëria, nuk e meritojnë shqiptarët. Kjo jo politikë për qytetarët. E keni parë dje me Partinë Demokratike dhe sot me Rilindjen. Ne besojmë se kjo Shqipëri meriton një politikë më të mirë”,- deklaroi Hafizi.

Dy deputetët nënvizuan se rruga e Arbrit është një nga projektet më strategjike të vendit, me rëndësi në zhvillimin ekonomik të zonës, por që sipas tyre, nuk ka për të parë dritën e realizimit nën qeverisjen aktuale.

“Nuk kam besim absolutisht se Rilindja ka për ta bërë rrugën e Arbrit, po rruga e Arbirt mund të jetë në dy apo tre investimet strategjike të Shqipërisë”,- shtoi Blushi.

1 komente në “Blushi në Peshkopi: Rama nuk do e bëjë “Rrugën e Arbrit””

  1. dada says:

    O Blusho je bere si roberte cumcakizi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje